E enjte, 25.04.2024, 05:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Shevki Sh. Voca: Skender Luarasi: Letërsia moderne në Shqipëri

E diele, 01.02.2009, 04:35 PM


Shevki Sh. Voca
Shevki Sh. Voca
SKENDER LUARASI: LETËRSIA MODERNE NË SHQIPËRI

  

Nga Shevki Sh. Voca

 

Me qëllim të afrimit dhe të njohjes sa më të mirë dhe më objektiv me të kaluarën e Ballkanit dhe të popujve të saj qoftë në aspektin historik, kulturor, tradicional, fetar, kombëtar, letrar etj., Instituti Ballkanik në Beograd në gjysmën e parë të shekullit të kaluar botoi dy fletore me materiale shkencore me titull “Libri për Ballkanin” I dhe II. Libri i parë u botua në vitin 1936, me XVI+ 448 faqe e cila përveç kumtesave shkencore përmban edhe biografitë e shkurtë të autorëve, të ilustruar me fotografi, dhe tjetra një vit më vonë, më 1937, me XVI+348 faqe. Në librin e dytë nuk figurojnë të dhënat biografike të autorëve. Në këto dy fletore janë paraqitë punimet e 73 punonjësve shkencor nga të gjitha vendet e Ballkanit por edhe nga Evropa si për shembull nga Italia, Franca, Gjermania, Zvicra, Polonia, Anglia etj. Në mesin e këtyre punonjësve shkencor janë edhe dy figura të njohura të kulturës shqiptare nga Shqipëria, të cilët me trajtesat e tyre shkencore paraqiten në librin e parë, me disa të dhëna të shkurta biografike. I pari është dr .Eqrem Çabej (1908-1980) nga Gjirokastra, i cili paraqitet me punimin “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” me gjithsejtë 17 faqe të librit, dhe me disa fotografi mjaft interesante, kurse tjetri është Skënder Luarasi (1901-1982) diku shkruan i lindur në Selanik, diku tjetër në Luaras, ndërsa në “Librin për Ballkanin I” në fq. 431., shkruan i lindur në Kolonjë i cili paraqitet me punimin siç e kemi titullin e këtij shkrimi, dhe ka më pak faqe se ajo para saj (me 5 faqe dhe tre fotografi). Ne më këtë rast për lexues tanë të nderuar kemi zgjedhur shkrimin e këtij të dytit me shpresë se gjeneratat e reja të cilëve nga shkaqe të ndryshme nuk iu është mundësuar qasja në këto dy libra të njihen me disa të dhëna mjaft interesante të krijuesve tanë.

   Është me rëndësi me këtë rast të theksojmë se instituti në fjalë botoi edhe revistën “Revue Internationale des Etudes Balkaniques”, e cila për tre vjet rresht doli në disa numra. Në bashkëpunimin e kësaj reviste që botohej në gjuhët më të njohura evropiane kishte shkencëtar dhe hulumtues nga mbar Evropa si dhe nga Amerika,numri i të cilëve kalonte mbi treqind. Në revistën e tretë të Revue internacionale des etudes balkanikues, botuar në vitin 1936, përkrah shkencëtarëve më eminent botëror, evropian dhe ballkanik paraqitet edhe Eqrem Çabej me punimin e tij në gjuhën gjermane. Të shtojmë se kryeredaktor i numrit të parë të kësaj reviste ndërkombëtare që botohej në Beograd ishin filozofi dhe linguisti serb Millan Budimir dhe kroati dr.  Petar Skok profesor i njohur i Universitetit në  Zagreb si dhe ekspert në lëmin e romanistikës,  toponomastikës dhe të lidhjeve ndërballkanike. Ndërkaq, dhe me që kjo revistë shfaqi interesim të madh jo vetëm tek shkencëtarët ballkanik, por edhe te ata evropian dhe botëror, redaksia e cila përbëhej prej dy anëtarëve zgjeroi numrin e komitetit të saj redaktues në tetë anëtarë. Tani aty përveç emrave të  njohur siç ishin Aleksander Beliqi, nga akademia e shkencave dhe arteve serbe; N. Ekzarpohullosi, prorektori i Universitetit të Athinës; B. Fillovi, profesor universitar i Sofjes; N. Jorga, ish kryetar i qeveris në Bukuresht; M. Fuad Kyprili, dekan i fakultetit filozofik  të Stambollit; figuronte edhe emri i një eruditi shqiptar, e ai ishte Lumo Skendo (Mithad Frashëri), shkrimtar nga Tirana.

 

Skender Luarasi
Skender Luarasi
Edhe pse është pak e zhvilluar, gjuha jonë shqiptare është e pasur dhe e bukur të cilës “bijtë e shqipes” i kanë kushtuar kult të vërtet, kështu e fillon shkrimin e tij Skender Luarasi. Rrethanat e theksuara historike, e në radhë të parë zotërimi i huaj më tepër se katër shekuj ka bërë që jashtë çdo mase të pengohet çfarëdo lloj rilindje kulturore të një populli të dashuruar në liri.

Ne do ta lëmë anash edhe folklorin-e cila në vete përmban një kapitull tejet interesante-si dhe ai vargu tjetër i veprave religjioze, të filluara qysh në shekullin XV, rëndësia e të cilave në rend të parë është linguistike. Atëherë do të shohim se gjysma e dytë e shekullit të kaluar (është fjala për shek. XIX. SH. V.) shënon paraqitjen e veprave të para letrare të cilat deri diku janë bazë e letërsisë moderne shqiptare.

 

Shkrimtarët e parë shqiptarë, forcat e tyre intelektuale dhe morale i futën në shërbim të pavarësisë së atdheut. Ata para se gjithash janë Jeronim de Rada, Pashko Vaso Pasha, Naim Frashëri, Zef Skiroi, dhe at Gjergj Fishta. Veprat e tyre kontribuuan shumë në forcimin e vetëdijes kombëtare shqiptare. Pas tyre vijnë Zef Serembe, A. Z. Çajupi, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, dhe Fan S. Noli. Me veprat e tyre letrare të përshkruara me një patriotizëm të fort, disa kanë vepruar për lirimin nga robëria,  ndërsa të tjerët prapë për lirim, por tani nga lirimi i fanatizmit fetar në të cilën veç ishin fundosur. Dhe në fund, të tretit, të cilët duke i përkthyer veprat më të mira nga letërsia botërore, kontribuuan në krijimin e një jete më intensive kulturore.

  

Jeronim de Rada (1814-1903), plaku i nderuar i kolonisë shqiptare në Itali botoi vepra romantike, në mesin e të cilave edhe “Milosau” dhe “Skënderbeu”, dhe një numër të madh të vjershave ritmi i cilave na përkujton shumë në këngët tona të vjetra popullore. Në shpirtin e të mërguarve të shkretë sikurse që ishte edhe vetë, ai dinte ta ngjalli nostalgjinë e dhembshme, nostalgjinë me vendin e largët, me ditët e lumtura të kaluara dikur në vatrat familjare në kohën e Shqipërisë përparimtare. Si redaktor shumë vjeçar i gazetës së tij të njohur “Flamuri i Arbrit”, ai para botës u tregua si mbrojtës shumë i rëndësishëm  për të drejtat e pa prekshme të popullit Shqiptar.

  

Vendasit të tij më të ri Zef Skiroi-t (1865-1927) i takon lëvdata dhe merita, sepse ai në mesin e shqiptarëve të shpërngulur në Italinë e Jugut, idealin kombëtarë e lartësonte shumë.

  

Tani vetëm kalimthi ta përmendin poetin e butë Zef Seremben. Për shkak fatalitetit e cila e lëndoj, ai shumë i afrohet shkrimtarit nga Austria, Lenau-t: me shpirt ëndrrash po si ky, endacak i përhershëm, ai vdiq në një azil diku shumë larg, në San Paulo, në Brazili.

  

Shkodrani Pashko Vaso Pasha (1827-1892) mund të futet në krye të atyre të cilët më së shumti e dërmuan popullin nga letargjia e tyre shekullore. Shpirt luftëtari, mbrojtës i lirisë, ai hyri si vullnetarë i ushtrisë në mbrojtjen e Venedikut, që u sulmua nga Austria. Më vonë kur iu njohë autoriteti i guvernatorit të Libanit, shkroi elegjinë: “Oj Shqipëri e mjera moj Shqipëri...” Kjo është një elegji e thjeshtë, e dhimbshme dhe e fuqishme, e cila shkaktoi shumë derdhje loti.

  

Skenderbeu
Kurse sa i përket Naim Frashrit (1846-1900), ai është mësuesi i popullit të vetë, ai pushtuesit turk i shpallte luftë pa kursye. Librat e tija të shkruara në Stamboll,-gjatë kohës kur sipas shprehjes metaforike të asaj kohe, “ishte i burgosur në kafazin e art të sulltan Hamidit”,-ato botoheshin në Bukuresht, prej nga pastaj fshehurazi ç’kepeshin në tërë Shqipëri. Librat e tija për gjithë shqiptarët e sinqertë shpejtë u bënë libra të lutjeve. Poet epik dhe poet lirik, ja ky është Frashri i plotë. Shqiptarët i kanë borxh dy epopeja kryesore të cilat përbëjnë pjesën më të rëndësishme të veprave epiko-letrare të tija. Epopeja e parë mbanë titullin “Qerbelaja”, për fat të keq për shkak inspirimit religjioz të saj është e dobët. E dyta, përkundër, “Historia e Skënderbeut”, e shkruar me vargje të forta, përshkruan luftërat legjendare të trimit tonë kombëtar kundër ushtarëve të Portës së lartë. Ne ia kemi borxh edhe vjershën lirike “Lulet e pranverës” në të cilën ndihej një ndikim i qartë i ideologjisë orientale tek shkrimtari i cili, megjithatë, plotësisht kishte një edukim klasik. Ta përmendim edhe poezinë e tij baritore “Bagëti e Bujqësi” e cila edhe shumë kohë në letërsinë tonë do të konsiderohet si njëra nga krye veprat më të pastër të këtij lloji, me gjithë që ajo nuk e përbënë fotografinë e saktë të karakterit tonë të jetës fshatare.                                                                                     

 

 
Gjergj Fishta
Gjergj Fishta
At Gjergj Fishta (1871)
do të shkoja rrugës së njëjtë të cilën e hapi Naim Frashri. Për kundër asaj, që dikush në mes të këtyre dyve sheh një dallim të madh: derisa at Fishta në veprat e tija zhvillon një theksim të fortë të shpirtit regjional, madje më mirë të thuhet të asaj veriore, gjer sa N. Frashri mundohet që në veprat e veta të shprehet i tërë shpirti shqiptar, pa dallime krahinore dhe fisnore. Për atë arsye nuk është për tu çuditur pse kryevepra epike e Fishtës “Lahuta e Malësisë” nuk pati sukses në zgjimin e përgjithshëm  entuziazmues në kohën kur megjithatë tërë popullata entuziazmohej për pavarësinë kombëtare. Vepra e tij “ Mrizi i Zanave” duhet të manifestonte figurën e vërtet të njeriut poetit i cili kishte vazhduar rrugën religjioze, ndërsa poezia elegjiake “Një lules vjeshtore” e cila i lëshohet vullnetit të vajtimeve dhe gjëmimeve të dhembshme, të një zemre bujare por të dëshpëruar. Këtu është shumë vështirë të përcaktohemi se cili prej këtyre dyve është shkrimtari më i madh epik, Frashri apo Fishta. Por në çdo rast ne me plot bindje mund të pohojmë, që satiriku jonë më i madhi Fishta, është gjithashtu edhe liriku më i madh, që për ti shprehur ndjenjat e veta, mjerisht, atij nuk i pengonte disiplina e ashpër dhe e pamëshirë e bijve të Shën Frangut

  

Nëse tani kalojmë në letërsinë moderne, ne pa u hamendur do t’ia dorëzojmë palmën poetike, poetit tonë më të ri, i cili quhet Lasgush Poradeci (1890), një poet i pastër dhe filozof i merituar. Sa i përket formës së hartuar të vargjeve të tija nuk do të lejonim kurrfarë kundërshtimi. Me pikënisje, më tepër proletare, ai diti që të ngritët sipër pa përcaktueshmërisë së kësaj jete dhe me plot kuptimin e fjalës të bëhet artist, dhe me pa dyshim duke krijuar “lar pul lar” (art sa për art) që me  poezitë e veta zbulonte botën e ndjenjave të ideve. Ai kalon përtej ideve tanë politikë. Andaj ai për këtë arsye inspirimet e tija shkon t’i kërkoi jo vetëm në poezitë popullore Shqiptare, por në poezitë popullore në

Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci
përgjithësi. L. Poradeci veprat e tija i ndanë në cikle. Në ciklin e katërtë janë poezitë e tij erotike. Në mesin e shumë motiveve nga të cilat dridhen telat e lirikës së tij, po e përmendim nostalgjinë e venitjes në vjershën “Partir, , c’est mourir un peu” (Venitje deri diku do me thënë vdekje) të cilin poeti jonë e ndjeu më tepër se çdo kush tjetër. Duhet t’i cekim edhe dy seria të vjershave filozofike të tija, prej cilave njëra titullohet “Loja e amshimit” kurse tjetra “Loja e vdekjes”. Nëse ndër poetët tanë të cilët, pak a shumë, gjatë jetës së tyre qëndronin anash, ekziston një boshllëk, atëherë duhet të konstatojmë se këto boshllëqe i kanë plotësuar prozatorët tanë, më në krye monsinjor Fan Nolin.

 

Fan Noli është lindur më 1880 jashtë vendit, ku në të vërtet edhe deri para pak kohe ka jetuar. Por, megjithatë  kjo nuk i pengonte që të marrë pjesë aktive në jo stabilitetin e fatit të popullit të vetë me të cilët mbetet në bashkësi intime. Në stilin poetik, ndonjëherë me ngjyra humori, por e cila shpesh ngritët deri në shkëlqesi dhe patetik, ai për aspiratat dhe ndjenjat e vëllezërve të vet u bë dragoman. Vepra e tij kryesore “Historia e Skënderbeut”, përkthimet e veprave të Servantesit, Shekspirit, Izbenit, e natyrisht veprës gjeniale të Edgar Poas “Korbi” dhe “Rubajat” të Omer Kajamit, Shqipërisë dhe botës letrare ia zbuluan mundësinë e gjuhës tonë, të aftë-kur mundet njeriu të shërbehet me të-që të shprehin të gjitha ndjenjat njerëzore. 

     Në fund, sot e tërë plejada e shkrimtarëve të rij po shkon gjurmëve të mësuesve të tyre. Kosta Çerkezi, Gj. Bubani, S. Malishova, Z. Fundo, e kanë hapur rrugën e gazetarisë. Tajar Zavallani me gjuhën e tij të popullarizuar me përkthimet e Tolstoit, Çehovit, dhe Gorkit masave të gjëra ua zbuloi bukurinë e letërsisë ruse. Ernest Koliqi, përkthyes i klasikëve të njohur italian, në “Novelat”, e veta të shkruara me një stil të këndshëm përshkruan mjedisin e tij “borgjez”. 

    Nga shumë të tjerë që janë tek në fillimin e veprave të tyre, disa dëshirojnë të marrin pjesë në gostit e zotëve, ndërsa të tjerët, më pak ambicioz, kënaqen duke e ngjyer kafshatën e bukës në veprat e thjeshta baritore,fshatare dhe punëtore. 

   

                                                                                             Marrë nga libri “Libri për ballkaninë I” faqe     

                                                                                                              344-348, Beograd 1936.  

  

Shënim: Fotografit e Skender Luarasit, Skenderbeut dhe ajo e Lasgush Poradecit janë nxjerrë nga libri, ndërsa ajo e At Gjergj Fishtes nuk është nga libri.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora