Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Inva Mula, sopranoja e “La Scala-s”

| E marte, 10.07.2007, 05:08 PM |


Inva Mula ka lindur në 1963 në Tiranë. Ajo përfaqëson këngëtaren lirike më të famshme shqiptare në gjithë botën. Ndoshta më e njohur është për kulturën pop amerikane, për shkak se sopranoja i vesh zërin e saj personazhit të Diva-s, këngëtarja aliene tek filmi hollivudian “Elementi i pestë”. Pikërisht ky film ka lënë një gjurmë, që vështirë të hiqet nga kujtesa e miliona shikuesve të filmit të suksesshëm në gjithë botën. Vjen nga familja e artistëve Avni e Nina Mula, të dy këngëtarë lirikë, por i ati gjithashtu kompozitor. Në 1987 fiton konkursin "Cantante d'Albania" në Tiranë dhe në 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht.Në vitin 1992 fiton konkursin "Butterfly" në Barcelonë. Ajo fitoi edhe çmimin e konkursit të parë operistik “Placido Domingo” në Paris, 1993. Një CD e këtij eventi u publikua dhe kjo ishte një njohje e parë me publikun e gjerë. Më pas interpretoi me tenorë të shquar në koncerte që nga Opera Bastille në Paris dhe Bruksel për "Europalia Mexico", në Munich dhe Oslo. Në 1996 performoi në operën “Medea” të Luigi Cherubini (e transmetuar në televizion) në Compiègne të Francës. Më pas iu kthye operës së Gorges Bizet (Zhorzh Bize) “La Jolie fille de Perth” (publikuar në CD dhe video për TV dhe DVD në Japan) në 1998. pas kësaj ajo regjistroi “La Rondine” të Puçinit, me Angela Gheorghiu për EMI dhe në 2005 mori vendin e saj në rolin protagonist të Magda-s gjatë performancës në Tuluz dhe Paris. Në filmin “Elementi i pestë” (prodhim i 1997) ajo interpreton një arie të Donnizetti-t dhe këngën "The Diva Dance". Disa nga pjesët vokale të "The Diva Dance" mendohej të ishin të pamundura për tu interpretuar nga ana fizike, por muzikantët ishin të sigurt që Mula do t’ia arrinte dhe u pohua se nuk ishte modifikuar në mënyrë elektronike. Pas këtij viti, interpreton nga Bize “Ivan IV” në versionin koncertal, që dha recitalin debutues në Salle Pleyel të Parisit. Në 2001 gjendet e angazhuar në Italy, duke interpretuar nga Verdi “Falstaff” në teatrin “La Scala” dhe “Rigoletto” në Arena di Verona, të dyja produksione të shpërndara në DVD. Mula është një këngëtare e rregullt në “La Scala”, ku ajo ka kënduar “Lucia di Lammermoor”, “La bohème” dhe “Manon”, midis të tjerave. Ajo ka interpretuar disa herë Violetën në operën “La Traviata” kudo nëpër botë, që nga Tokyo, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 26 janar-6 shkurt 2007 ka performuar për herë të parë rolin e Norina-s tek “L'elisir d'amore” në Tuluz, në Theatre-du-Capitole. Ajo mban mbiemrin e bashkëshortit të saj Pirro Çako, por si emër arti të plotë Inva Mula- Tchako. Kjo vetëm deri në mesin e viteve ’90, por më pas jo më. Ka kënduar përkrah emrave më të famshëm të muzikës operistike botërore, si Placido Domingo, me të cilin ka dhënë disa koncerte. Ka interpretuar në disa nga teatrot e operave më të njohura, si Paris Opéra, Bonn, Hamburg, Vienna State Opera dhe Verona Arena, gjithashtu në disa koncerte në Amerikë, ku përfshihet edhe debutimi në Metropolitan Opera në rolin e Musetta-s në “La Bohème”. Bashkëpunimi i saj me Riccardo Muti ka çuar në interpretimet e shumta në “La Scala” dhe nëpër gjithë Italinë, ku vlerësohet shumë. Disa nga regjistrimet e saj më të mirënjohura janë ato në rolet e Mikaelës tek opera “Carmen” me tenorin Roberto Alagna dhe pjesëmarrja në operën e Bize-së “Ivan IV”. Së fundi, ajo ka qenë në 27 maj 2007 mes shqiptarëve të Kanadasë, në Toronto. 

Sot