E marte, 23.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Gjergj Kastrioti; Nuk bindemi për Matin a Dibrën?!

E premte, 30.01.2009, 07:23 PM


 

Lek Pervizi - Betej e Fushë Kuqës, 2 shtator 1457
Lek Pervizi - Betej e Fushë Kuqës, 2 shtator 1457

Nga Ilirjan Gjika, Historian  

Fakte të reja mbi origjinën e Skënderbeut. Në të gjitha territoret e kontinentit të vjetër lexuesit, përveçse janë njohur me jetën dhe bëmat e Skënderbeut, kanë mësuar se: Kastriotët janë me origjinë nga një krahinë e Shqipërisë që quhet Mat (M. Barleti Botimi Shqip 1964, fq.65). Vetëm në Shqipëri, Barleti kontestohet për këtë fakt dhe nuk kontestohet për të tjera të dhëna, që ai i parashtron në këtë biografi të parë mbi Skënderbeun. Deri tani ekzistojnë përveçse përcaktimit të Barletit për origjinën Matjane të Kastriotëve edhe tre variante të tjera, ku studiues autoritarë dhe historianë të njohur argumentojnë se: Kastriotët mund të jenë edhe nga Hasi, Mirdita apo Dibra. Gjithashtu përmes fakteve edhe dita e 6 majit nuk është dita kur lindi Gjergj Kastrioti siç pretendojnë disa autorë, por është festimi i ditës së Shën Gjergjit në trevat që bënin pjesë në Principatën e Kastriotëve, ku Mati si vendlindja e tyre zë një vend të veçantë

Qysh nga botimi i parë i librit “Historia e Skënderbeut” të Barletit në vitin 1510 në Romë, kanë kaluar jo pak por 498 vjet, pra afërsisht pesë shekuj. Në këto vite ajo është ribotuar sipas një statistike të formuluar nga profesor Kristo Frashëri (K. Frashëri, Skënderbeu, jeta dhe vepra, 2002, 5), katër herë në gjuhën latine në: Romë, Strasburg, Frankfurt, Zagreb, katër herë në gjuhën gjermane, në vitet 1533-1771, pesë herë në gjuhën italiane në vitet 1554-1580, dy herë në gjuhën portugeze në vitet 1567-1588, në gjuhën polake në vitin 1569, në gjuhën spanjolle në vitin 1597 dhe e ripërshtatur ose e përmbledhur ajo është botuar në të gjitha gjuhët e Evropës, duke përfshirë edhe tre botime në shqip; Tirane, 1964, 1968, dhe Prishtinë 1968.

Në të gjitha këto territore të kontinentit të vjetër lexuesit që e kanë marrë në dorë këtë libër, përveçse janë njohur me jetën dhe bëmat e Skënderbeut, kanë mësuar se: Kastriotët janë me origjinë nga një krahinë e Shqipërisë që quhet Mat (M. Barleti Botimi Shqip 1964, fq.65). Vetëm në Shqipëri Barleti kontestohet për këtë fakt dhe nuk kontestohet për të tjera të dhëna, që ai i parashtron në këtë biografi të parë mbi Skënderbeun. Deri tani ekzistojnë përveçse përcaktimit të Barletit për origjinën Matjane të Kastriotëve edhe tre variante të tjera, ku studiues autoritarë dhe historianë të njohur argumentojnë se: Kastriotët mund të jenë edhe nga Hasi, Mirdita apo Dibra.

Ndërkohë që përveçse përcaktimit të Barletit se Kastriotët ishin Matjanë, ekzistojnë edhe një sërë të dhënash të tjera me karakter etnografik, folklorik, toponimastik, sociologjik etj., që dëshmojnë këtë origjinë. Disa prej copëzave të këtij mozaiku faktesh dëshiroj që t’i parashtroj edhe unë në këtë shkrim. Si shembull të parë do të paraqitim diçka nga armatura e Skënderbeut.

Dihet që përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut ruhen në KUNSTHISTORICSCHE MUZEUM në Vjenë, Austri, në sallën XXV, e quajtur e Maksimilianit. Përkrenarja përbëhet prej çeliku dhe rrethohet nga një rrip i larë me ar. Në majë të saj është vendosur si simbol koka e dhisë me brirë. Duke marrë në shqyrtim simbolikën shohim se: në pjesën e rripit përkrenarja ka të gdhendur një mbishkrim prej dy shkronjash çift, që ndahen midis tyre me rozeta si: IM*PE*RA*TO*RE*BT që deshifrohet kështu: Jezusi i Nazaretit, bekon Skënderbeun, Princin e Matit, Mbretin e Shqipërisë, tmerrin e osmanëve, Mbretin e Epirit.

Thuhet se përkrenarja iu dhurua Skënderbeut nga Papa Piu II-të, kurse rripi me mbishkrimin iu shtua asaj nga pasardhësit e familjes Kastrioti që lindën pas emigrimit të saj në Itali.

Është e natyrshme që kushdo që porositi mbishkrimin qoftë Papa ose pasardhësit e heroit, ata e dinin mirë origjinën e Skënderbeut dhe u kujdesën aty që të shënonin edhe titullin e tij të parë si: Princi i Matit dhe pastaj Mbret i Shqipërisë, apo Mbret i Epirit. Ky fakt nuk mund të mohohet ose të anashkalohet, sepse ai është një tjetër tregues se Kastriotët ishin nga Mati.

Ndërkohë në librin e tij “Skënderbeu, jeta dhe vepra” të botuar në Tiranë në vitin 2002, në fq.419, Profesor Kristo Frashëri thekson se: “Ballaban Pasha që ishte nga Batra e Martaneshit në Mat, përpara se të vinte jeniçer në Turqi shërbente si bari dhensh në tufat e Gjon Kastriotit”.

Pra, nga kjo e dhënë del se i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, ishte edhe një “dhënar” i madh dhe tufat e tij të deleve i kishte pranë Batrës, e cila ndodhet në Mat. Ndërkohë duhet të themi se nga historia dimë se: baza ekonomike e Matit ka qenë Blegtoria, së cilës i është kushtuar edhe një pjesë e së drejtës zakonore. Sipas një legjende të mbledhur në Shqefën të Matit nga dijetari Dilaver Kurti tregohet se: kur vinte Skënderbeu në Shqefën, fisi HUTRA shtronte në sofër një mçerë (masë) djathë që ishte më e madhe se sofra (D. Kurti, Shënime etnografike në Mat, 2004 fq. 23). Po kështu të dhënat e drejtpërdrejta të marra nga populli dëshmojnë se: dita e Shën Gjergjit është festa më popullore e blegtorisë që bëhet në Mat, në çdo 6 maj.

Kështu mbrëmja e parë e Shën Gjergjit quhet nata e shqerrave. Për Shën Gjergj theren qengjat e parë dhe piqen në hell dhe festa shoqërohet me ceremoni të shumta nga të mëdhenj dhe të vegjël ku: bëhet lakror, lyhen vezët me të kuqe, bëhet spërkatja me ujë, vendosen degë are në dyert e shtëpisë etj.

Në Shën Gjergj tufat me bagëti çohen në madër, që është një organizim blegtoral i disa fshatrave, mbi bazën e kullotës së përbashkët, e cila si dikuri ndodhte veçse në Mat. Marrja e prodhimit të Madrës d.m.th. (shkrehja) e saj, bëhej ditën e Shën Mërisë në 15 Gusht, siç quhej në këtë krahinë Shën Mëria e Bazit, sipas famullisë së fshatit Baz.

Ndikimit të këtyre festave dhe riteve lokale që festohen në Mat nuk i shpëtoi as familja e Gjon Kastriotit, i cili dy prej fëmijëve të i tij i quajti: Mara (Marie) dhe Gjergj. Këtë tezë e përforcon edhe fakti se Gjon Kastrioti ishte një besimtar i denjë ndaj fesë. Kjo gjë shihet tek dy aktet që ai dhe djemtë e tij nënshkruajnë me Manastirin e Hilandarit, ku u varros edhe njëri nga djemtë e Gjonit, Reposh Kastrioti (Historia e Popullit Shqiptar, I, 2002 fq. 313-319).

Dukuria blegtorale-ekonomike e “Madrës” dhe e drejta zakonore e pashkruar mbi të u përfshi si një kapitull i veçantë nga Skënderbeu në të drejtën, që ai formuloi dhe që ne e njohim me emrin Kanuni i Skënderbeut.

Kështu 6 maji nuk është dita kur lindi Gjergj Kastrioti siç pretendojnë disa autorë, por është festimi i ditës së Shën Gjergjit në trevat që bënin pjesë në Principatën e Kastriotëve, ku Mati si vendlindja e tyre zë një vend të veçantë.

 

 

Çfarë na dëshmon mbishkrimi i shpatës

Përveçse përcaktimit të Barletit se Kastriotët ishin Matjanë, ekzistojnë edhe një sërë të dhënash të tjera me karakter etnografik, folklorik, toponimastik, sociologjik etj., që dëshmojnë këtë origjinë. Disa prej copëzave të këtij mozaiku faktesh dëshiroj që t’i parashtroj edhe unë në këtë shkrim. Si shembull të parë do të paraqitim diçka nga armatura e Skënderbeut. Dihet që përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut ruhen në KUNSTHISTORICSCHE MUZEUM në Vjenë, Austri, në sallën XXV, e quajtur e Maksimilianit. Përkrenarja përbëhet prej çeliku dhe rrethohet nga një rrip i larë me ar. Në majë të saj është vendosur si simbol koka e dhisë me brirë. Duke marrë në shqyrtim simbolikën shohim se: në pjesën e rripit përkrenarja ka të gdhendur një mbishkrim prej dy shkronjash çift, që ndahen midis tyre me rozeta si: IM*PE*RA*TO*RE*BT që deshifrohet kështu: Jezusi i Nazaretit, bekon Skënderbeun, Princin e Matit, Mbretin e Shqipërisë, tmerrin e osmanëve, Mbretin e Epirit.

Thuhet se përkrenarja iu dhurua Skënderbeut nga Papa Piu II-të kurse rripi me mbishkrimin ju shtua asaj nga pasardhësit e familjes Kastrioti që lindën pas emigrimit të saj në Itali.

Është e natyrshme që kushdo që porositi mbishkrimin qoftë Papa ose pasardhësit e heroit, ata e dinin mirë origjinën e Skënderbeut dhe u kujdesën aty që të shënonin edhe titullin e tij të parë si: Princi i Matit dhe pastaj Mbret i Shqipërisë, apo Mbret i Epirit. Ky fakt nuk mund të mohohet ose të anashkalohet, sepse ai është një tjetër tregues se Kastriotët ishin nga Mati.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora