E shtune, 20.04.2024, 04:04 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Analiza e re në gazetën e vjetër!!

E premte, 30.01.2009, 10:30 PM


“ZEMRASHQIPTARE” GJURMON BASHKËPUNËTORËT E PUSHTUESVE-SHPIRTËRAT E ZEMRAT E SHITURA!

“Urim Gjata: Ish-komunistët socialistë nderojnë inspektorët e UDB-s Serbe
Wednesday, 28-01-2009, 10:52pm (GMT)

Deputeti socialist Servet Pëllumbi vlerësohet me një inspektor të UDB-s

Rasti më ekstrem ka ndodhur vetëm pak muaj më parë kur shoqata “Balkan Politica Forum” nderoji me Mirënjohje profesorin dhe deputetin z. Servet Pëllumbin, në një aktivitet që organizoi në Korçë. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe kur nderohet një figurë e lartë si z.Servet Pëllumbi, por kur deputeti shqiptar merr të njëjtën Mirënjohje me një Inspektorë të UDB-s diçka nuk është mirë me drejtuesit e Partisë Socialiste. Sepse pas pak kohe po ky FORUM vrapon në Maqedoni dhe nderon me MIRËNJOHJE KOMBËTARE Inspektorin e Lartë të UDB Nafi Çegrani. I cili nga marsi i vitit 1969 deri 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Ai ka burgosur me mijëra shqiptarë të atyre trevave. Shqiptarët e atjeshëm e njohin mirë këtë UBD-ash. Të njëjtët nderuar me MIRËNJOHJE edhe kryetarin e Komunës së Strugës z.Ramiz Merkon. Patriotizmi i FORUMIT bëri vlerësime të politikanëve shqiptarë me inspektorët e UDB-. I bukur krahasim dhe vlerësim. Këtë FORUM e kanë themeluar ish-ushtaraku i lartë i sigurimit të sistemit diktatorial Guri Pejo nga qyteti i Korçës, i cili në vitin 1997 ishte Kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Me 2007 Guri Pejo u ndalua dhe u arrestua nga policia shqiptare në Kapshticë, sepse u kap duke kaluar një vajzë të panjohur me pasaportën e bijës se tij. Atë vit u akuzua për trafik qeniesh njerëzore dhe bëri pak kohë burg. Një tjetër drejtues i FORUMIT është edhe ish-ushtaraku tjetër me origjinë greke Kosta Panajoti i cili ka shërbyer edhe ky në Korçë. “Balkan Politica Forum” është legalizuar në Gjykatën e Selanikut dhe ka një veprimtari të gjerë të dyshimtë për vetë faktet se drejtohet nga njerëz të ish-sigurimit të shtetit. Drejtuesit e “Balkan Politica Forum” e shtrinë veprimtarinë e tyre edhe në Tetovë ku bënë anëtarë të saj një ish-profesor i UT. Por ata nuk u ndalën me kaq duke shkuar deri në Bullgari për ti propozuar ish presidentit të Bulgarisë z.Zhelevit të bëhet anëtar Nderi. Ai pranoji me kënaqësi në fillim, por pasi mori informatat e duhura e refuzoji nderimin nga ky FORUM I me prapavija të dyshimta. Këta ish Sigurimsa të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë arritën me anë të mashtrimeve të afrohen edhe me drejtuesit e “Balkan Political Club” që ka qendrën në Selanik, por Kryetari i këtij KLUBI POLITIKANËSH të nderuar i larguan me të mësuar se kush janë në të vërtetë drejtuesit e “Balkan Politica Forum”.”

 

ANALIZA E RE NË GAZETËN E VJETËR!!

( Kardiologut dhe Ministrit të Mbrojtjes-Tiranë )

 

 

Zoti Sabit Brokaj, Tungjatjeta!

 

 E lexova analizën Tuaj për humbjet e reja të PS-së, në gazetën tuaj të vjetër „ Zëri i popullit „: në vitin e 54-të të botimit të saj!!!???

Aty Ju gjeni „ rrezikun evident të krijimit të një pushteti totalitar „- duke harruar se çfarë keni thënë para pak kohe: se Sali Berisha ka drojë nga enveristët e ramizistët!!??

„ ... në planin moral dhe politik...pushteti unitarist...PS dhe opozita synuan dhe luftuan që shoqëria të demokratizohet dhe të civilizohet progresivisht.“

Poashtu për Referendumin për Kushtetutën:“ para të gjithëve dhe më mirë se kushdo këtë e kuptoi populli, dhe ai bëri të tijën.„

Jo zoti deputet, populli nuk e kupton, populli është një foshnjë e rritur, na mëson Herman Hesse. Po habia jonë është se nuk e keni kuptuar as Ju!? Kushtetuta ra për shkak se presidentit i epte një varg funksionesh; po ajo nuk ra për shkak se të gjitha trevat jashtë kufijve të sotëm politikë, i konsideronte diasporë!!!- Neni 8/2. Për këtë pikë, Juve me kompani, as ju ka dhimbtë xhani atëherë as sot: ju do ta donit një Kushtetutë edhe më të keqe.

Në një faqe gazete të „ analizës „- keni bërë disa gabime: komprome(n)tuar! Pra, n-ja është e tepërt për botën e civilizuar!- elektorat!- verdikt! ( verdikt-verdikt!! ), përgatiten! E keni harruar edhe një: e k u i v o k e!!- edhe një: e m ë r g j e n c ë!!- edhe një: k i n k a l e r i!!- edhe një: r o s t i ç e r i!!- edhe do: v ë n d, m ë n d, z ëm ë r!!!

Po të shkruan një ish-pacient Juaji, të cilin e keni shpallur apo „ zbuluar „ se paska maskë, paska role dhe se na ardhka nga kuzhinat e huaja!!??

Një çun më tha: Baca Kadri, mirë ta paska gjetur z. Sabit Brokaj, se ti, vërtet, vie nga kuzhinat e burgjeve serbijane!!!

Heshtja ime e deritashme, mund të Ju kish gëzuar e ngazëllyer: ja, e bëra të heshtë me ca etiketime pas traditës së zezë moniste-fashiste!!??

Po unë as kam heshtur: reagimin tim të gjatë, nuk e pati botuar RD-ja, konkretisht, Dukagjin Hata-ja.

Reagimin tjetër nuk e botoi „ Rimëkëmbja „. Titullin e kanë pasur: Një Parti e re me mballoma të vjetra!! Pas ca analizash zbulova se lëpushka „ 24-Orë „ ishte socialiste e Tiranës dhe se kryeredaktor i saj ka qenë dhe ka ngelur Thoma Gëllçi, sikur edhe te lëpushka „ Zëri i Popullit „. Pra, kot tentuat të na „ bindni „ se ajo nuk na qenkësh socialiste, as artikullshkruesi nuk ishte socialist, por pavarësisht nga kjo, Ju nuk e folët asnjë fjalë kundër G. Mirit ( Frrok Çupit ), por u vërsulët kundër meje, duke më implikuar edhe në disa opinione të LDK-së!!! Duke u trembur se mos kam „ kaluar „ te PD-ja, Ju me dhelpëri më quanit „ mik „- për të më „ prishur „ edhe me ata!!

Ju nuk mund ta imagjinoni njeriun e lirë, si zogu në degë??

 

Në Tiranë, më 13.11.1996

 

Kadri (Os )Manaj

Kutia postare 158-

 

T   i   r   a   n   ë

 

Të nderuar lexues, këtë Letër ish-mjekut tim ia pata dërguar me postë në Spitalin Nr. 1, po letra u kthye, atëherë e kam çua dhe e kam dorëzua në sportelin e ndërtesës të LS ku, sportelisteja e pranoi me gëzim për udhëheqësin e saj!- kushedi, mbase ka menduar se jam bashkëpunëtor i Tij!? Më tutje nuk di: mjeku ka heshtur!?-mbase ishte i zënë me punë me revolucionin e vonuar demokratik të Vlorës „ heroike „!!!

 

Pak histori konflikti

 

Te gazeta „ 24-Orë-plus „ ( socialiste e Degës Tiranës ), më datën 26.2.1995 f. 2, e nënshkruar nga G. Miri (më vonë morëm vesh se ishte- Frrok Çupi!), pos tjerash, shkruante: Kosovarët e dëbuar nga Evropa mund të jenë një rrezik për Shqipërinë. (!!). Lidershipi Berisha: nuk ua kufizuaka kosovarëve as të Drejtat e as Liritë e Njeriut!!?? Kurse  Miri, Mirko, Mirkoviqi, Mirkotakisi: do t`ua kufizonte të gjitha, madje edhe do t`i përzinte e do t`i vriste „ ardhacakët „- ngaqë ata kanë shtetin e tyre- Serbinë!!!? „ Jo or pus e dri, or G (omar ) Miri, or i ziu gjiri, ti puthe në B...Serbinë,- se të gjithë shqiptarët, një nënë kanë, vetëm Shqipërinë.“- ia përplasja në surrat te RD-ja ( Rilindja Demokratike ) e diele, 5 mars 1995 f.3.- dhe artikullin e përfundoja:

„ Po ju bëj thirrje deputetëve që i njoh dhe i kam çmuar: Servet Pëllumbi, Xhevat Lloshi, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Musa Ulqini...çfarë kanë të na thonë me këtë rast tragjikomik??? „

Një ditë pas botimit të atij artikulli skandaloz, e të hapur armiqësor, pra, më 27 shkurt 1995, kam vrapuar te mjeku Sabit Brokaj: e takova në hyrje të pallatit, Ai mendoi se mos kam shkuar për ilaçe, jo, i thashë, kam ardhur për një telashe më të madhe se ilaçet, se shëndeti im; në gazetën e djeshme, „ 24-Orë „ është botuar një artikull antikombëtar, Ju lutëm lexojeni dhe pastaj bisedojmë se çfarë duhet të bëjmë? Mjeku heshti, heshtën edhe të tjerët. Tash më vjen keq vetëm për zotin Xhevat Lloshi, profesorin tim të stilistikës... Të tjerët nuk i çmoj më: z. Servet Pëllumbi ( si edhe gazetarëve e kryeredaktorëve dhe vetë drejtorit Përparim Xhixha, ky farë drejtori- pastaj ra në burg... ) ia kisha kritikuar lëpushkën „ Zëri i Popullit „- po nuk hëngri llaf. Dritëro Agolli-pijan! Musa Ulqini-hajvan!

Zoti Sabit Broka ( Bruka, nga serbokroatishtja: turp, i turpit!! ), te lëpusha neveritëse „ Intervista „

(në faqet e saj të zeza kanë defiluar artikujt e fytyrat më antikombëtare) duke vjell helm e vrer prej kobre helmuese:

„- Emri juaj ditët e fundit u përmend në shtyp, lidhur me problemin e Kosovës...?“

„- Po. Ishte fjala për një replikë në „ RD „ lidhur me një shkrim në gazetën „ 24 Orë „ ku thuhet se „kosovarët janë rrezik për Shqipërinë „. Unë atë shkrim nuk e kam lexuar. Thelbin e tij ma tha miku im kosovar K. Osmani ( i cili në gazetën „ RD „ më kërkonte të shprehja mendimin tim).

Së pari, sqaroj se gazeta „ 24 Orë „ është gazetë private, e pavarur, jopartiake, ndaj të mos konsumohet gjithë ai mllef kundër socialistëve, vetëm se një gazetë jopartiake, quhet gabimisht gazetë socialiste. Po në qoftë se nuk është socialist, dhe në të vërtetë nuk është i tillë, si e justifikoni furinë antisocialiste që shpërtheni?

Së dyti, shprehja se kosovarët janë rrezik për shqiptarët është gabim i madh. Në të gjitha pikëpamjet i papranueshëm. Shqipëria, pavarësisht nga qeveritë dhe pushtetet në të, do të jetë streha dhe mbrojtja për kosovarët. Shkrimet e tilla nuk i shërbejnë çështjes shqiptare. Përgjigjja ime mund të përfundonte këtu, por edhe shkrimi i të nderuarit K. Osmani, i cili ishte përsëritje e disa opinioneve të disa kosovarëve për socialistët, nuk mendoj se i shërben çështjes kombëtare. Shkrime të ushqyera  nga zemërimi që akuzojnë parti ( qofshin edhe të vogla ) si PS që është më e madhja, me elektoratin më të madh në vend, e që mbjellin përçarje, nuk i shërbejnë çështjes  shqiptare. Akuzohen socialistët për politikën 50 vjeçare ndaj Kosovës. Nuk e dinë zotërinjtë se PS është krijuar 3 vjet më parë dhe ka program dhe platformë krejt tjetër nga partia që kërkojnë ta identifikojnë. Por ju keni të drejtë në një pikëpamje, se te ne ka mjaft nga ish komunistët, por përse këta ish duhet të përgjigjen për 50 vjetët e kaluara dhe jo ata ish të partive tjera? Pse kjo zgjedhshmëri që 50 vjetët e kaluara t` ia ngarkojnë socialistëve?

Meqenëse na njohin të dyve, përse unë ish duhet të përgjigjem për politikën ndaj Kosovës për 50 vjet dhe të mos përgjigjet edhe Sali Berisha? Pse, se unë jam socialist e ai i PD-së? E bukur arsye!

Kur popujt e Jugosllavisë krijojnë sot me sakrifica shtete, qeveritarët tuaj në Kosovë edhe tanët në Tiranë, që dihet që janë antisocialistë të egër, kërkojnë hapësira demokratike, të drejta njerëzore, ose më saktë, nuk dinë se çfarë kërkojnë, pasi politika  e tyre është një pelte që merr formën e enës që i ofrojnë të mëdhenjtë. E përsëri ju shani socialistët. Politikanët e djathtë në Kosovë e Tiranë as nuk belbëzojnë asnjë reagim e protestë, kur edhe termit autonomi iu hoq cilësimi „ maksimale „ ose „ e lartë „, dhe përsëri shani socialistët. Janë pikërisht përfaqësuesit e LDK dhe PD që nuk marrin pjesë në aktivitete brenda e jashtë Shqipërisë që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare, dhe ju përsëri shani socialistët. Takimi i Londrës, e thënë shqip, dështoi, pikërisht për faj të udhëheqësve të LDK e PD, dhe sërish shahen socialistët.

Ne socialistët u themi politikanëve në Kosovë e Tiranë dhe të tjerëve „ hajdeni të mblidhemi të përcaktojmë se çfarë duhet bërë në të gjitha pikëpamjet: diplomatike, politike e më tej „. Të jeni të sigurt se ne socialistët do të jemi shumë konsekuentë. Ja sheshi, ja mejdani. Dhe lërini akuzat që përgatiten në kuzhinat antishqiptare dhe që synojnë të na përçajnë. Në mos po, hiqni maskën e zbuloni rolet që ju kanë caktuar. Uniteti kombëtar, faktori bazë i çështjes shqiptare nuk zgjidhet skutave e me intriga, por hapur e në mënyrë të ndershme.„

 

 Unë për lisa, ai për fshesa!

 

Përse, zotëri, Partia e re 3-vjeçare, në gazetën e vjetër!?- atëherë- tha dikush- 51-vjet të gazetës duhet t`i hajë! Kurse unë u mëshirova, dhe shtova: a bën t`ua lehtësojmë atë dënim e t`ua mundësojmë që t`i hanë me sherbet!!? Tutje thotë se Berisha ka drojë nga enveristët e ramizistët!!? Donë të thotë se atje e ka mendjen dhe zemrën, tek e kaluara moniste-fashiste. Ata kinse angazhoheshin për një shoqëri-demokratike!! Po të kishim qenë bashkë në burg: do të t`i kisha mësuar që të gjitha njëkohësisht: ta kisha fut shuplakë që sytë të kishin qitur njëkohësisht kalanica të kuqe, të verdha e të kaltra!!! Nuk e përkrahja as PD-në, andaj isha i përcjellur e i ndjekur me kërcënim arrestimi në Tiranë, sikur në Prishtinë e në Beograd; si dje si sot!! Por e kisha një imunitet që Ju nuk mund ta kuptonit as dje as sot: kam një kapital ( tash Kardiologu e Ministri „ mendon „: ky kosovari i dreqit paska-l e k ë!! ), që Ju me kompani nuk do ta arrini as për dy e as për tri jetëra!!! Jam unë „ i nderuar „ apo jo, këtë e di unë, kurse Ju ironinë e cinizmin e ligësinë prej rrondokopi, vari në lule të ballit. Ju jeni kapur në flagrancë: duke dirigjuar rebelët-shantazhistë-vandalistë-terroristë vlonjatë, që të vërsulen kundër institucioneve të shtetit- për mëri të Salih Berishës!!!- për ta zëvendësuar!!!

 

 

Alergjia e veçantë

 

Me këtë titull, juristi i mirënjohur, zoti Nijazi Jaho, shkruante te „ Kombi „ se tipat sikur Ju thonë: ku e ke botuar artikullin- te „ RD-ja?- nuk e shoh dot me sy!- te ZP-ja?- nuk e honeps dot!- te „ Koha e Re „- mos ma zë ngoje... Në vend se ta lexosh e ta analizosh njerëzisht, dhe vetëm atëherë, pas mënyrës së Dialektikës të të Mendimit Njerëzor, të nxjerrësh përfundimet e konkluzionet, e të mos më fusësh në çdofarë „ opinionesh „ të imagjinatës tënde të prishur.

Tash po t`i përplas në surrat thëniet tua dhe po ta thyej kokën me gurët që më gjuajte dje: si e justifikoni furinë tuaj, mllefin dhe konsumimin e gjithë atij bagazhi: jo më antisocialist as antidemokratik, por- antikombëtar!!? „ Së dyti, shprehja se kosovarët janë rrezik për shqiptarët „- kosovarët-shqiptarët!!- ky tip i hurit shkon edhe përtej çupistëve: ai nuk e ka thënë ashtu; hapi sytë e veshët ca më mirë kur të flasësh me mua:“ Kosovarët e dëbuar nga Evropa mund të jenë një rrezik për Shqipërinë „ ( G. Miri ). Por Juve ju pëlqen që kosovarët të mos i llogaritni fare shqiptarë!!! Edhe njëherë në banesën Tuaj, jeni shprehur tekstualisht:

„ Përse kosovarët pyesin për bunkerët?- çfarë duan ata?- ne i kemi ngritur për vete dhe atyre nuk iu duhet gjë!!!“ Unë pata heshtur se nuk e dija mirë a je pijanec me raki a pa raki!!??- më vinte keq që një person i shkolluar të bjerë aq poshtë, më poshtë se çdo shkja i shkinës; sepse s`ka as shkja as shkinë që nuk e duan Kosovën, por pa kosovarët. Tragjikomikë e palaço cirku. Nuk ishte ajo një „ replikë „: ne po ua shanim të gjallë e të vdekur atyre atëherë e juve sot: jeni një bajgë e ndarë përgjysmë; por, ata ishin më budallenj, ju jeni më të poshtër e më kriminelë: atë çfarë bërën çetnikët serbë kundër Bosnjës e boshnjakëve, ju bërët kundër Shqipërisë e kundër shqiptarëve!!! Dhe ende ka  budallenj e idiotë të cilët ju besojnë se edhe mund „ ta rregulloni „!!!

Kurse unë atëherë Jua kam kërkuar mendimin, tash as dua të Jua dëgjoj më zërin as t`ua shoh surratin. Tash Jua di „ platformën „ dhe vijat e vijaskat e trurit tuaj antikombëtar e antinjerëzor, barbar e tradhtar. Sepse, duke mos ia pre biografinë e gazetës, e keni marrë mbi vete gjithë periodën moniste antikombëtare. Pra, ju jeni ata që e keni ngarkuar vetveten, e jo unë jua paskam „ ngarkuar „!!! Ata mund të ishin antisocialistë të egër, ju antikombëtarë të egër!!!-„ konsekuentë „ në paudhësi e në poshtërsi!! Për çfarë „ skuta „ dhe „   denigrime „ më hidhnit romuze!!?? Fytyra të bukura që e shëmtoni këtë atdhe të bukur...

Tash lexuesi e ka të qartë se nuk paskeni „ sqaruar „ gjë, po keni mjegulluar atëherë e sot e gjithmonë: ju nuk mund të qeverisni vendin, ngaqë nuk mund ta qeverisni as vetveten, as fjalorin tuaj helmues-antikombëtar. Ai nuk ishte një „ gabim i madh „: ai ishte një skandal-sinjal për alarm, atëherë keni tentuar ta mbani në ilegalitet, sot e bëni në TVSH- m b r e t!!!-si mund të ishte kryeredaktor i gazetave socialiste një- josocialist!?!

Për përfundim: atëherë më keni lehur me hamendje e kot, se s`keni pasur fakte: tash që e keni SHIAK-un ( shërbimin informativ anti-kombëtar ), hulumtoni dhe në afatin prej 30 ditësh të dilni me dokument?- ndryshe do ta harroni këtë reagim, kur t`ua gruhat me zhargonin e robërve të burgjeve serbijane, nga kuzhinat e të cilëve kam ardhur në qytetin M. M (qyteti i mimozave dhe i mutit!!).

 

(Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Shtëpia Botuese KOHA, Tiranë, 1999, f. 286-292)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora