E premte, 22.11.2019, 12:48 AM (GMT)

Komente » Ukaj

Kundër tendencave për grabitje te ikonës sonë, Nënës Terezë

E marte, 03.02.2009, 06:35 PM


Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

Kundër tendencave për grabitje te ikonës sonë, Nënës Terezë

Me Ikonën tonë kombëtare Nënën Terezë, nuk duhet lejuar të luhet, të abuzohet, e, më së paku, ajo nuk mund të përvetësohet. Nëna Terezë nuk mund të shpallet vlerë e askujt, ngase ajo është vlerë e gjithë njerëzimit, por, mbi të gjitha, ajo është e gjakut dhe rrënjëve shqiptare, argument ky që s'do koment, ngase si i tillë është i mirëditur në gjithë globin, ku dihet e shkruhet për ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë. Këtë fakt ajo e ka vulosur me fjalët e saj, me dëshmitë e saj, me shkrimet dhe intervistat e saj, e mbi të gjitha, me vetë atë që është jeta e saj. Në këtë kontekst, ne komuniteti i shkrimtarëve, intelektualeve, artistëve shqiptar të kudo ndodhur, e vlerësojmë tejet fyese tendencën maqedonase për të nëpërkëmb identitetin e saj shqiptar, nëpërmjet lojës së ligë që po luhet me Shtëpinë përkujtimore në emër të nobelistës sonë, Nënës Terezë, ku thuhet se gjitha sendet dhe materialet që do të prezantohen, janë në gjuhën maqedonase. Ne jemi të indinjuar thellë me këtë akt jo civilizues dhe së këndejmi shprehim revoltën tonë kundruall kësaj tendence të marrë, e cila tendencë përpiqet të kulmon me ndërtimin e Kishës Ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë.

Për ne nuk është asgjë e re tendenca qëllimkeqe, e cila vjen nga shteti maqedonas për të përvetësuar, ikonën tonë Nënën Terezë, nëpërmjet zhbërjes së gjurmëve e të rrënjëve të saj. Kjo përpjekje dashakeqe është në vazhdon e tendencave të herë pas hershme që shfaqin mendjet e marra, për të  përvetësuar figurat tona madhore, shenjat e identifikimit nacional nga fqinjët tanë gllabërues. Rasti i përurimit të Shtëpisë Përkujtimore  kushtuar humanistes dhe të lumes Nëna Terezë, dëshmon edhe njëherë sheshazi se shteti maqedonas me gjithë aparaturën e tij është vënë në shërbim të idesë së marrë, për të tjetërsuar identitetin e Nënës Terezë, nëpërmjet maqedonizimit të saj dhe zhdukjes së gjurmëve të saj shqiptare, në Shkup. Ky është një precedent alogjik, absurd, aspak human dhe shumë djallëzor, që më së paku ndihmon marrëdhëniet ndëretnike, në këto pjesë të trazuara të botës. E, mbi të gjitha kjo mënyrë e abuzuarit me këtë Shenjtëreshën tonë shqiptare, nuk i rri për shtati humanizmit, emrit dhe veprimtarisë së Nënës Terezë, e cila tërë jetën e saj ja ka kushtuar paqes, dashurisë dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve.

Nënshkrues:

Ali Podrimja (Kosovë)
Dritoro Agolli (Albani)
Anton Nikë Berisha (Kosovë- Itali)
Zef Skiro Di Maxho (Hora Arbëreshe, Itali)
Pandili Çina (Albani)
Xhevahir Spahiu (Albani)
Fatos Arapi (Albani)
Moikom Zeqo (Albani)
Sadik Bejko (Albani)
Akil Koci (Kosovë-Angli)
Ndue Ukaj (Kosovë)
Luan Daka (Kosovë)
Basri Çapririqi (Kosovë)
Anila Xhekaliu (Albani)
Ibrahim Kadriu (Kosovë)
Jeton Kelmendi (Kosovë)
Sali Beqiraj (Kosovë)              
Agim Gjakova (Kosovë)
Mazllum Seneja (Kosovë)
Frrok Kristaj (Kosovë)
Prend Buzhala (Kosovë)
Engjëll I. Berisha (Kosovë)
Lekë Musolli (Kosovë)
Rrok Berisha (Kosovë)
Sarë Gjergji (Kosovë)
Fehmi Ajvazi (Kosovë)
Nikolle Kerhanaj (Kosovë)
Labinot Berisha (Kosovë)
Edita Kuci Ukaj (Kosovë)
Fatime Ahmeti (Kosovë)
Mikel Gojani (Kosovë)
Besim Muhadri (Kosovë)
Aleksandër Çipa (Albani)
Baki Ymeri (Bukuresht)
Asllan Dibrani (Gjermani)
Myftar Halili - Dragidella (Gjermani)
Arif Molliqi (Hamburg-Gjermani)
Halil Rrustemaj (Bon-Gjermani)
Hamza Halabaku (Nyrenberg Gjermani)
Alma Papamihali (Albani - Gjermani)
Selim Hasanaj (Dardani - Norvegji)
Lisbeth Johansson (Norway)
Adem Berisha (Republika e Kosovës)
Kadri Mani (Republika e Kosovës)



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT