E diele, 15.12.2019, 05:47 PM (GMT)

Komente

Urim Gjata: Ish-komunistët socialist nderojnë inspektorët e UDB-s Serbe

E merkure, 28.01.2009, 10:52 PM


ISH-KOMUNISTËT SOCIALIST NDEROJNË INSPEKTORËT E UBD-s Serbe

Deputeti socialist Servet Pëllumbi vlerësohet me një inspektor të UDB-s

Nga Urim GJATA

Gjatë një mbrëmje diplomatike pak ditë më parë në Selanik të Greqisë Konsulli serb në bisedë të lirë i thotë një diplomatit shqiptar se Kosova është një qime hunde e Serbisë. Diplomati shqiptare nuk i përgjigjet, por me buzëqeshje ironike e injoron Konsullin serb. Duke qenë dëshmitar i kësaj ngjarje dhe i shumë ngjarjeve të tjera të tjera që lidhen me Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare në Ish-Jugosllavinë më ngacmojë të sjellë disa ngjarje që vërtetë dora e gjatë serbe vazhdon të ruaj agjentët e saj që punojnë në dëm të kombin shqiptar.
Disa shqiptar që dikur i kanë shërbyer sistemit diktatorial komunist në Shqipëri ruajnë sot me fanatizëm lidhjet e ngushta me agjentët dhe inspektorët e lartë UDB. Duke i nderuar edhe me medalje apo mirënjohje për kontributin që kanë dhënë duke i shërbyer Serbisë. Para disa vitesh kryetari i PS Edvin Rama i dhuroji çelësin Artë të Bashkisë së Kryeqytetit këngëtarit serb Gjukanoviçit që i ka kënduar këngë trimërie ushtarëve serbë që bënë masakrat në Bosnjë dhe Kroaci mbi popullsisë e pambrojtur. Në ato vite nuk e mendova thellë këtë vlerësim, por kur sot mësojmë se edhe anëtarë të lartë të Partisë Socialiste që veprojnë në Greqi u ndajnë Mirënjohje Inspektorëve të UDB, këto gjëra nuk duhet të kalojnë në heshtje.
Rasti më ekstrem ka ndodhur vetëm pak muaj më parë kur shoqata “Balkan Politica Forum” nderoji me Mirënjohje profesorin dhe deputetin z.Servet Pëllumbin në një aktivitet që organizoji në Korçë. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe kur nderohet një figurë e lartë si z.Servet Pëllumbi, por kur deputeti shqiptar merr të njëjtën Mirënjohje me një Inspektorë të UDB-s diçka nuk është mirë me drejtuesit e Partisë Socialiste. Sepse pas pak kohe po ky FORUM vrapon në Maqedoni dhe nderon me MIRËNJOHJE KOMBËTARE Inspektorin e Lartë të UDB Nafi Çegrani. I cili nga marsi i vitit 1969 deri 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Ai ka burgosur me mijëra shqiptar të atyre trevave. Shqiptarët e atjeshëm e njohin mirë këtë UBD-ash. Të njëjtët nderuar me MIRËNJOHJE edhe kryetarin e Komunës së Strugës z.Ramiz Merkon. Patriotizmi i FORUMIT bëri vlerësime të politikanëve shqiptar me inspektorët e UDB-. I bukur krahasim dhe vlerësim. Këtë FORUM e kanë themeluar ish-ushtaraku i lartë i sigurimit të sistemit diktatorial Guri Pejo nga qyteti i Korçës, i cili në vitin 1997 ishte Kryetar i Komitetit të Shpëtimit. Me 2007 Guri Pejo u ndalua dhe u arrestua nga policia shqiptare në Kapshticë sepse u kap duke kaluar një vajze të panjohur me pasaportën e vajzës se tij. Atë vit u akuzua për trafik qeniesh njerëzore dhe bëri pak kohë burg. Një tjetër drejtues i FORUMIT është edhe ish-ushtaraku tjetër me origjinë greke Kosta Panajoti i cili ka

Ish-Inspektori i UDB Nafi Cegrani
shërbyer edhe ky në Korçë. “Balkan Politica Forum” është legalizuar në Gjykatën e Selanikut dhe ka një veprimtari të gjerë të dyshimtë për vetë faktet se drejtohet nga njerëz të ish-sigurimit të shtetit. Drejtuesit e “Balkan Politica Forum” e shtrinë veprimtarinë e tyre edhe në Tetovë ku bënë anëtarë të saj një ish-profesor i UT. Por ata nuk u ndalën me kaq duke shkuar deri në Bullgari për ti propozuar ish presidentit të Bulgarisë z.Zhelevit të bëhet anëtar Nderi. Ai pranoji me kënaqësi në fillim, por pasi mori informatat e duhura e refuzoji nderimin nga ky FORUM I me prapavija të dyshimta. Këta ish Sigurimsa të Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë arritën me anë të mashtrimeve të afrohen edhe me drejtuesit e “Balkan Political Club” që ka qendrën në Selanik, por Kryetari i këtij KLUBI POLITIKANËSH të nderuar i larguan me të mësuar se kush janë në të vërtetë drejtuesit e “Balkan Politica Forum”. Së fundi ish-sigurimsat Guri Pejo Kosta Panajoti u kanë shkruar letra kryeministrit të Greqisë Kosta Karamalisit, Dora Bakojanit, Kryeministrit Sali Berishës etj., politikanë në Europë që ti nderojnë me MIRËNJOHJE. Por një gjë është e qartë se politikanët demokrat nuk mund të pranojnë MIRËNJOHJE nga një FORUMI që ua ka dhënë Mirënjohje edhe Inspektorëve të UDB-s të cilët kanë torturuar dhe vrarë njerëzit që kërkonin lirinë dhe demokracinë. Siç duket drejtuesit e Partisë Socialiste nuk e kanë të lehtë të shkëputen nga ish-sigurimësat që ruajnë me fanatizëm lidhjet me Inspektorët e Lartë të UDB-s. Ndoshta një ditë do tu duhen për ta ridjegur edhe një herë Shqipërisë si në vitin 1997, ku roli i ish-sigurimësave ka qenë vendimtarë për ta rrëzuar demokracinë që sapo kishte lindur në Shqipëri pas 50 vitesh diktaturë të egër komuniste. Prandaj sot intelektualët e vërtetë Socialist duhet ti thërresin mendjes dhe të shkëpusin lidhjet me ish-sigurimësat dhe inspektorët e UDB, duhet të distancohen nga veprimtarët e tillë që kanë qëllime të errëta nga Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në botë.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT