E premte, 19.04.2024, 06:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Rajmonda Bulku

E diele, 15.08.2004, 11:33 PM


Rajmonda Bulku

"Ylli më i shndritshëm i Shqipërisë", kështu e titullon artikullin e saj revista greke "S-magazine" e Athinës. Të gjithë patriotët e saj e krahasojnë me Aliki Valakulajn (aktoren më të madhe greke), që është edhe një nga idhujt e Rajmonda Bulkut, një aktore shqiptare me talent të madh.

Para pak ditësh ajo vizitoi Athinën. Aktorja e famshme shqiptare Rajmonda Bulku ka marrë pjesë në provat e filmit të regjisorit Konstandinos Janari "Pengu", xhirimet e të cilit kanë filluar këtë muaj në Greqi.

Si kontaktuat me regjisorin grek?
Kishte ardhur në Tiranë për të kërkuar tre aktorë për filmin e tij të ri. Duke pyetur, arriti tek unë.

I njihnit filmat e tij?
Jo. Nuk janë shfaqur në Shqipëri. I kam parë më vonë në videokasetë.

Filmi tregon një histori të vërtetë, për një autobus që u rrëmbye nga një shqiptar. Roliu juaj është ai i nënës së tij?
Po.

Të kthehemi mbrapa; çfarë ju shtyu të bëheshit aktore?
Xhirova filmin tim të parë në moshën 16-vjeçare dhe atëherë nuk isha ende aktore profesioniste. Aktore u bëra me kalimin e kohës. Kur dhashë provimin në Akademinë e Arteve për dramë, kisha bërë 7 filma.

Keni bërë karrierë të madhe në vendin tuaj. Sa e lehtë ka qenë?
Për fatin tim të mirë, megjithëse Shqipëria në atë kohë ka qenë një vend i veçuar për artin, kjo luajti një rol pozitiv, pasi ka pasur mjaft financime në këtë fushë. Shteti shqiptar, në përgjithësi i varfër, investonte shumë në art dhe arsyeja që qëndronte pas kësaj qe propaganda e partisë. Që ishim një vend i izoluar, kjo për ne artistët vërtetohej në shumë mënyra, por kishte një të mirë, që shpëtonim nga shumë gjëra prej të cilave të tjerët vuanin. Gjithashtu, brezi i mësuesve tanë ishte shkolluar në vitet '50-'60, në vende si Çekia, Rusia, Polonia e Rumania. Të gjitha vende me një traditë të madhe në artet e bukura, dhe ky ishte fati ynë i madh.

Gjatë karrierës suaj jeni marrë më shumë me teatër apo me kinema?
Mesatarja dy filma në vit nuk linte më hapësirë për të bërë teatër. E kjo gjendje deri në vitet '90, kur u hapën kufijtë e Shqipërisë. Në një periudhë 12-vjeçare kisha marrë pjesë e kisha realizuar 25 filma. Në këtë periudhë kam luajtur edhe teatër sa të ishte e mundur.

Mendoni ndonjëherë se keni humbur vitet e rinisë për shkak të profesionit tuaj?
Jo, nuk e kam menduar. Kinemaja më bëri të jetoja një jetë shumë të larmishme dhe mbi të gjitha mjaft të lumtur. Sigurisht, nuk mund ta dija se çfarë do të thoshte të ishe "i ri" në Perëndim, por në Shqipëri isha shumë me fat dhe mjaft e privilegjuar, sidomos nëse dikush mendon se në fillim të karrierës sime kam qenë vetëm 17 vjeçe.

A e mbani mend herën e parë që keni parë veten në një ekran televizioni?
Si mund ta harroj! Nuk kuptoja se çfarë kisha bërë. Papritur ndjeva që kisha humbur anonimatin dhe mendova: "Çfarë i bëra vetes!". Nuk mund të ecja në rrugë pa u ngacmuar, por më vonë kuptova që nuk ishte dhe aq keq.

Mendoni se karriera juaj u dedikohet rrethanave apo talentit tuaj?
Kur punon shumë, shpërblimi një ditë vjen vetë. Nuk besoj që çmimet e marra në Bashkimin Sovjetik dhe në Ballkanin e Lindjes kanë qenë vetëm për shkak të rrethanave.

Filmat tuaj shfaqeshin edhe në vende të tjera lindore?
Po. Për Perëndimin as që bëhej fjalë.

Si ndiheni kur shikoni filmat tuaj të shfaqen ende në ekran?
I shoh për 5 ose 10 minuta, pastaj fik televizorin.

Mendi se termi "yll kinemaje" (star) ecën paralelisht me punën tuaj?
Në Shqipëri nuk mund të përdorësh termin "star" apo yll kinemaje, pasi jemi një grumbull artistësh që punojnë vetëm për te realizuar filma. Ti merr një rol të besuar nga regjisori dhe kaq. Populli mund të ndeshet me ne në rrugë, jemi njerëz të thjeshtë që kemi jetën tonë shoqërore jashtë ekranit të kinemasë e na përshëndet. Mbi të gjitha janë shumë të sjellshëm me ne.

Ju bezdis fakti që jeni mjaft popullore?
Një ose dy herë më ka bezdisur, por njerëzit janë shumë të mirë me mua. Nuk ka arsye që unë të mërzitem apo të bezdisem.

Do arrinit të bënit gjë tjetër veç aktrimit?
Nuk e kam menduar ndonjëherë. Në moshën 40-vjeçare iu nënshtrova një shërbimi fotografish në Nju-Jork. Fotografi më tha që duhet të isha bërë modele. Qesharake, ta mendosh në moshën 40-vjeçare. Kur pashë fotografitë, u trishtova që Shqipëria nuk ishte një vend i hapur kur isha 18 vjeçe. Mbase do të kisha më shumë mundësi të bëhesha modele.

Besoni se një ditë mund të jetoni në Greqi?
Nuk e kam menduar ndonjëherë. Edhe kur kanë qenë trazirat e '97-s, ideja ka qenë të rikthehesha në Shqipëri, pasi ai është vendi im.
Marë nga revista greke, "S-magazine" Athinë

Regjisori grek: Bulku një aktore e shkëlqyer
Kisha dëgjuar shumë për të nga shokë e të njohur, kisha dëgjuar edhe për bashkëpunimet e saj dhe mezi prisja ta njihja nga afër", thotë regjisori Janari për aktoren Rajmonda Bulku. "Sinqerisht nuk dija se çfarë të prisja pasi për patriotët e saj ajo është idhull, -vazhdon regjisori- siç është Aliki në Greqi". Konstatimet e para të regjisorit grek kanë qenë mjaft të mira. "Kur e takova Rajmondën, konstatova se aktorja shqiptare nuk ishte një femër e llastuar e që kishte nevojë për përkëdhelje, siç ishte Aliki jonë, por një femër me karakter". Sipas regjisorit këto dy diva kanë shumë të përbashkëta, por ajo që i lidh më shumë sipas tij është fama.

Filmi për emigrantin shqiptar Flamur Pisli
Janë shkruajtur shumë skenare, mbi historinë e Flamur Pislit, por vendi që mori përsipër të xhirojë një film ishte Greqia. Nuk mund të harrohet historia e emigrantit shqiptar që nuk ishte paguar nga punëdhënësi grek e për këtë mori peng një autobus me pasagjerë grekë në Selanik. Ky është filmi "Pengu" i regjisorit grek, Konstandinos Janari. Në film merr pjesë edhe një aktor tjetër shqiptar, mjaft i njohur. Forcat e "Brisku-t" do të ekzekutonin më pas, pranë qytetit të Elbasanit, të riun shqiptar. Paniku për jetën pa kuptim dhe i pambrojtur, e çoi 24 vjeçarin Pisli në kryerjen e xhestit të shëmtuar. Shqiptari që ndjehej i poshtëruar nga pronari grek arriti të kryente një akt të dhunshëm me 28 maj të vitit 1999. Një akt i dënuar nga shoqëria shqiptare. Pa të drejta dhe i fyer, Pisli shkakton një incident me shtetin fqinj, një histori e paharruar për te gjithe,

Gazeta Shqiptare



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora