E premte, 29.03.2024, 08:56 AM (GMT)

Speciale

Baki Ymeri: Patriotizmi vullkanik i Petru Vullkanit

E marte, 27.01.2009, 09:36 PM


Patriotizmi vullkanik i Petru Vullkanit

(filoshqiptari më i shquar i rrethit të Manastirit)

 

“Serbët u pengojnë të flasin dhe shkruajnë në gjuhën arumune. Ata nuk kanë të drejtë të lajmërojnë një pagëzim, një kurrorëzim, apo një varrim në gjuhën amtare. E drejta e minoriteteve attje nuk ekziston. Dhe kjo dilemë i shtyu arumunët ta çojnë mendjen te vëllezërit e tyre shqiptarë”. Duke patur parasysh alergjinë e albanofobëve të Shkupit kundër shkollave shqipe, vlen për hirë të aktualitetit të jepim fragmente nga artikulli i Petru Vullkanit (“Serbët e turbullojnë përsëri paqen e Evropës”), i shkruar në vitin 1921, dhe i botuar në të njëjtin numër Shqipërisë së Re, që e redaktonte vetë Vullkani, me një grup shqiptarësh. Në kuadrin e tij, thuase fshihet misteri i likuidimit të Kolë Bojaxhiut, që pat ngjarë dy vjet më parë (1919).

 

 

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

 

 

Në fondet e Ministrisë së Jashtme të Rumanisë, ekzistojnë burime të shumta mbi veprimtarinë intenzive ndërmjet arumunëve dhe shqiptarëve, në periudhën e Rilindjes Kombëtare. “Për arumunët përforcimi i elementit shqiptar në këto vise paraqiste problem jetësor , sepse këto dy nacionalitete të afërta janë simpatizuar midis tyre gjithmonë, dhe dhe do të ndihmohen reciprokisht edhe në të ardhmen, në aksionet e përbashkëta politike për mbrojtjen e interesave të tyre kulturore”11. Revista Dodona” e Konstancës, boton para 80 vitesh admirimin e shkrimtarit arumun me prejardhje nga Manastiri, Petru Vullkan: "Shqiptarët në botë s'kanë fis më të afërmë se sa Maqedo-romenjtë" (dmth. arumunët). Në kuadrin e artikullit Fisi i Shqiptarëve, autori thekson faktin se çështja shqiptaro-vllahe e ka preokupuar që në rini. “Që nga mosha e hershme e djalërisë sime, nuk pashë zgjidhjen e kësaj çështjeje, veçse në një bashkim vëllazëror dhe të sinqertë të këtyre dy elementeve. Lufta të cilën e zbatova që tani 15 vjet, do të kish dhënë pemë edhe më të mira, po të mos kish vdekur i palodhuri Doktor Shunda, patriotizmi i ndritur i të cilit ndikonte që t'i kuptojë punët me largapamësi” (Dodona, Nr.1, Konstancë, 1922).

            Doktor Shunda dhe Petru Vullkani janë figurat më të shquara të inteligjencisë arumune, që kanë vepruar dekada të tëra për afrimin, afirmimin dhe krijimin e një lige të përbashkët shqiptaro-vllahe. Ata ëndërronin madje, edhe për krijimin e një mbretërie të përbashkët, e cila do ta mbante emrin Albano-Maqedonia. Që të dy kishin revistat e tyre: “Viata Albano-Romana” (Jeta Shqiptaro-Rumune) e dr. Shundës (1909) dhe “Tribuna Albano-Romana” e Petru Vullkanit (1916). Petru Vullkani u lind në Ttërnovë të Manastirit, më 1870. Gjyshi i tij, sipas Gjergj Bubanit, ka qenë konstruktor i dëgjuar që ka ngritur kazermat e Manastirit. Sypozohet se  ka qenë “prej fisit shqiptar, ngase fliste shqip”12. Porsi Asdreni, Eftimiu etj., erdhi në Rumani në moshë të njomë dhe iu përkushtua letërsisë arumune, duke dhënë kontribute publicistike të panumërta, edhe për çështjen shqiptare. Ëndërronte një Maqedoni multietnike dhe militonte për çrobërimin e saj nga tutela e Beogradit. Që nga nr.14 i 10 Nëntorit 1920, emri i tij defilon si “redaktor i gjuhës vllahçe” në të përjavshmen bukureshtare “Shqipëri e Re” (1919-1935).

“Shqipëria e Re” filloi të dalë atë vit kur serbët ia shembën shëndetin babait të Nënë Terezës në Beograd, po atë vit kur ata e dënuan me 101 vjet burg të rëndë, Halil Emurllain, komitin shqiptar të Novo Sellës së Tetovës (1919). Kush s’u beson këtyre fakteve, le ta shfletojë veprën e Renzo Allegrit (Tereza dei poveri), dhe le ta pyesë dr. Rexhep Emurllain në Tetovë! Gazeta delte në Konstancë dhe botonte herë pas here edhe artikuj mbi lidhjet farefisnore shqiptaro-vllahe, mbi vuajtjet dhe persekutimet e shqiptarëve, arumunëve dhe bullgarëve, mënjanë nga administrata serbe, ndërsa në anën tjetër nga ajo greke. Është autor i një numri të madh përmbledhjesh poetike, romanesh e dramash, për të cilat ka përfituar mirënjohje të ndryshme letare. Dy nga veprat e tij më të njohura, janë romani “Liliçea Pindului” (Lulja e Pindit) dhe drama “Fërshërotii” (Frashërllinjtë).

            Redaktori i Shqipërisë së Re dhe Sekretari i Kolonisë Shqiptare të Konstancës, Petru Vullkani, sipas gazetës “Stralucitorul” (Shkëlqimtari), karakterizohej me rastin e vdekjes së tij si “Stolia e nënëpunësve, shpresa e Arumunëve dhe gëëzimi i Shqiptarëve”. Vdiq në Konstancë, më 4 Gusht të vitit 1922. Ky lajm, sipas nekrologut të Gjergj Bubanit, ra si një rufe jo vetëm në zemrat e shqiptarëve dhe të arumunëve, por në githë popullin e Konstancës, ku kishte fituar simpati të madhe me sjelljet e tij fisnike. Në varrimin e këtij shkrimtari të madh, krejt shqiptarët me lot në sy, kishin marrë pjesë dhe jo vetëm ata, por edhe banorët e panumërt të Konstancës. Varrin e tij, në atë pasdite të ftohtë të 7 Shkurtit, krahas kurorave të tjera, e pat stolisur edhekuroraeKolonisëShqiptaretëKonstancës.



  

Petru Vullkani
Ksenofobia pansllaviste dhe ksilofonia shqiptaro-vllahe

Duke hulumtuar shtypin shqiptar të Rumanisë (1887-1938), konstatojmë se publicistika e Petru Vullkanit me prejardhje vllahe nga Maqedonia, ka vlera të pakontestueshme historike. Kështu, në kuadrin e artikullit “Arumunët i braktisin vatrat e tyre” (Shqipëria e Re, Nr. 54, Konstancë, 6 Nëntor 1921), konstatojmë një trishtim ballkanik që ende i mundon rumunët e Timokut (që jetojnë në rreth 300 fshatra ndërmjet Nishit, Beogradit dhe Klladovës, pa kurrfarë të drejtash kombëtare apo konfesionale në gjuhën amtare): “Të shpëtuar vetëm me jetën si pasojë e kësaj lufte të përgjakshme, ata nëse i kanë humbur të gjitha, nuk duan assesi t’ua shesin shpirtin, as serbëve dhe as grekëve. Serbët u pengojnë të flasin dhe shkruajnë në gjuhën arumune. Ata nuk kanë të drejtë atje (në Maqedoni) të lajmërojnë një pagëzim, një kurrorëzim apo një varrim në gjuhën amtare. E drejta e minoriteteve attje nuk ekziston. Dhe kjo dilemë i shtyu arumunët ta çojnë mendjen te vëllezërit e tyre shqiptarë. Dhe shkuan në shtetin e tyre të lirë, ku janë të bindur se do të gjejnë strehim të sigurt në mesin e të cilëve ata nuk mashtrohen ngasedo ta ruajnë integritetin e tyre etnik.Dhe na gëzon ky fakt. Elementi shqiptaro-vllah do të duhet të formojë atje shkëmbin mbi të cilin do të përplasen planet djallëzore serbo-greke për shkombëtarizimin e kombeve(...)”.

            As që ka nevojë për komentimin shkencor, të kësaj retrospektive historike. Lidhjet (a)rumuno-shqiptare dhe afirmimi i kauzës shqiptare të Kosovës në veri të Danubit, na shtynë ta lëmë mënjanë për një periudhë të gjatë, finalizimin e dizertacionit, dhe s’na vjen keq për këtë. Pse? Ngase ishte koha e atillë (1989-1999), kur dikush duhej ta fliojojë jetën, dikush pasurinë, dikush kohën, dikush mençurinë, për përkrahjen e një kauze të shenjtë. E shenjtë përnga pikëshikimi historik, shpirtëror, kulturor dhe kombëtar, na duket edhe kauza e dikurshme shqiptaro-vllahe, ngase kjo e tanishmja ende mbetet e pakristalizuar si pasojë e pandjeshmërisë së atyre që e shfrytëzojnë ekstremizmin fetar për përçarje, si dhe e administratës shqiptare që s’ua dha do shkolla që i meritojnë. Thonë se disa arumunë që studjojnë në vende të huaja, kthehen në Shqipëri pa kurrfarë admirimi ndaj interesave të Saj. Pse? Ngase edukata bolshevike e shkollave të huaja, i stërvit për për t’i dhënë prioritet karierës, për përfitimin e funksioneve, për diskreditimin e demokratëve shqiptarë, për zbehjen e dashurisë ndaj shpirtit shqiptar, për shumëfishimin e dashurisë ndaj majmërisë.

Duke iu shmangur temës, po shtojmë faktin se nuk mund të ketë kob më të madh për Ministrinë e Mbrojtjes, jo vetëm në Shqipëri, se sa të inkorporojë në gjirin e saj, ndonjë element të huaj, me prejardhje të huaj, e me shkollë të huaj, krokodil që s’i han palla për kopalla. Pse u shemb forca ushtarake e Shqipërisë, para shtatë vitesh? Kush janë ata që i gllabëruan paratë e firmave piramidale? Mos është vallë fjala këtu për ndonjë mish-mash shqiptarësh të shitur, me prejardhje sovjetike? Dhashtë Zoti që mos të jenë të gjithë të këtillë!

Jo për arumunët e kishim fjalën në kuadrin e këtij digresioni, por për pseudo-demokratët, për fundrinat e antishqiptarizmit, për ata që ende s’e kanë parë veten, në shtyllat e shtypit shqiptar. Për t’u ndërlidhur me subjektin e parashtruar, po shtojmë faktin se kur vjen fjala për Rilindjen kombëtare, fjala është për një subjekt, ende i paprekur sa duhet, nga studjuesit tanë. Admirimi që kanë arumunët ndaj shqiptarëve, dhe anasjelltas, është një vlerë europiane e relacioneve interetnike. “Është kjo një joshje e natyrshme ndërmjet arumunëve dhe shqiptarëve, është zëri i gjakut që i afron dhe tenton t’i bashkojë shpirtërisht, ashtu siç e meritojnë: në mënyrë të përsosur. Mu për këtë vllehëve u është mbushur zemra me gëzim, sa herë që shqiptarët korrnin ndonjë sukses, qoftë përmes rrugës së armëve, qoftë përmes ndonjë fitoreje të re në fushën politiko-sociale. Dhe i ka kapluar trishtimi arumunët, sa herë që shqiptarët kanë përjetuar ndonjë vuajtje apo agresion nga ana e serbëve apo grekëve(...)”.

 

            Serbët e turbullojnë përsëri paqen e Evropës

            Një artikull tjetër i Petru Vullkanit, që e botoi Shqipëria e re në të njëjtin numër në gjuhën rumune, mban titullin Historia ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Bëhet fjalë për “serbët e pangopur dhe përherë të papërmbajtur”. Autori mendon se “do të mbushen me mend po qe se do t’i braktisin territoret e Shqipërisë që i mbajnë me dhunë dhe se do të hyjnë në legalitet, më në fund duke i lënë popujt fqinj të zhvillohen secili sipas virtyteve të së drejtës për ekzistencë. (...)  Nga pikëshikimi i cilësisë së racës, serbët e dinë këtë gjë, se u janë inferiorë shqiptarëve dhe se shkombëtarizimi i këtyre prej të parëve është një pamundësi matematikore. (...) Në kohët e vlimeve aktuale, mund të vërehet fare lehtë se sa herë që serbët u janë vardisur fshatrave shqiptare, i kanë plaçkitur, i kanë kallur, duke i përshkuar pastaj përsëri banorët nëpër flakë e shpatë. Por, sa herë që është paraqitur ushtria e rregullt shqiptare, serbët kanë qenë ashpërsisht të dënuar, duke humbur municione të shumta, topa dhe kafshë, në duart e shqiptarëve. (...) Nëse tani Serbia është bërë një Jugosllavi e madhe dhe e fuqishme, dhe e mundur nga petrita të lindur me armë në duart e Shqipërisë, mund të marrim parasysh se ç’do të bëhet më vonë Shqipëria, kur do të organizohet dhe konsolidohet fuqimisht nga pikëpamja ushtarake, politike dhe ekonomike. Serbët përmes lakmisë dhe natyrës së tyre gllabëruese, e kanë tejkaluar vetveten aq, saqë përçdo ditë komplotet e atjeshme, ziejnë si bletët përreth anëtarëve të doinastisë(...)” (Shqipëria e Re, Nr. 54/1921).

           

Arumune dhe shqiptare se bashku
Duke patur parasysh alergjinë e albanofobëve të Shkupit kundër shkollave shqipe, vlen për hirë të aktualitetit të jepim fragmente nga artikulli i Petru Vullkanit (“Serbët e turbullojnë përsëri paqen e Evropës”), i shkruar në vitin 1921, dhe i botuar në të njëjtin numër Shqipërisë së Re, që e redaktonte vetë Vullkani, me një grup shqiptarësh. Në kuadrin e tij, thuase fshihet misteri i likuidimit të Kolë Bojaxhiut. “Zyra e shtypit nga Tirana dhe gazetat rumune të kryeqytetit (Bukureshtit), sjellin për çdo ditë lajme alarmuese mbi mizoritë e bandave serbe në territoret shqiptare, dhe mbi shkatërrimin e vendbanimeve, si dhe mbi vrasjen masive të popullatës civile shqiptare (...). Janë po ata serbë që e kallën magazinën me dinamit të Sarajevës, duke e kallur krejt botën. Janë po ata që duke mos i përfillur vendimet e Fuqive të mëdha, tani po tallen me do gjeni ushtarake të Anglisë dhe Amerikës, ngase ata nuk duan të respektojnë asgjë nga ajo që kanë vendosur kongreset e paqes si pasojë e triumfit të drejtësisë kundër fuqisë së grushtit(...). Është një monstruozitet që një shtet i ri dhe plot gjallëri, siç është shteti shqiptar, të mos mund të hyjë në periudha qetësie dhe të zhvillohet në rrugën e qytetërimit sipas gjeniut të tij kombëtar, si pasojë e kësaj bishe që e përmendëm, e cila gëzon lirinë për të bërë kërdi”.

“Është e panjerëzishme dhe kriminale na ana e serbëve të mos korogjojnë shprehitë, që mos të shndërrohen po ata në shkakun e një kataklizme të ardhshme. Bota i sheh, bota ua ndjek hapin, ua zbulon intencat dhe në kohë do të dijë t’i tërheqë në përgjegjësi. Shtypi poashtu i mbikqyr dhe ai nuk do të pushojë kurrë pa e alarmuar Evropën mbi një katastrofë të re, që po e provokojnë serbët, njësoj si në të shkuarën e afërt” (Shqipëri e Re (Albania Noua), Nr.54, 6 Nëntor, Konstancë 1921). Artikulli qe shkruar dhe botuar rumanisht më 1921, dhe ribotuar fragmentarisht në shtyp (1994). Në ndërkohë, para dhe pas këtij viti, shijet paranoike të Beogradit e turbulluan disa herë paqen e Evropës. Gjurmat dhe pasojat e këtij turbullimi, i gjen në bibliotekat dhe arkivat bukureshtare, si dhe në kujtesën e diplomacisë evro-amerikane, që e regjistroi përgjatë këtij viti, edhe një turbullim të ri: agresivitetin e intolerancës pansllaviste, kundër arsimit shqip, të albanofobëve të Shkupit (dhjetor, 2003).

 

Dr. Pandi BelloMuzikolog i shquar shqiptar me prejardhje arumune

           

1.Autor studimesh të rëndësishme mbi muzikologjinë kosovare

Thonë se vlerat shpirtërore janë çelsi i ardhmërisë. Thonë poashtu se miqët dhe dashamirët janë do dhurata që i meritojmë vetëm atëherë kur na i jep Zoti. Paralelisht me priftin vllah, Papallambro Ballamaçi, që hapi paralelet e para shqipe, krahas paraleleve arumune, tre vjet para hapjes së Mësojtores së Korçës (1883), Zoti ia ka falur Shqipërisë edhe nja dy vllehë të tjerë, dr. Pandi Bellon (i lindur më 1955), dhe bashkëshorten e tij, zonjën Eliza. Që të dy i kemi nga qyteti i famshëm i familjes së famshme të Ballamaçëve: Korça. E kanë njohur njëri-tjetrin qysh në bangot e Universitetit të Tiranës, ku kanë studjuar artin e harmonive hyjnore dhe shkencën e tyre: muzikologjinë.  Përgjatë periudhës së diktaturës komuniste, duke qenë redaktor i emisioneve të Radio Kuksit, zoti Bello ka fisnikëruar shpirtin shqiptar me një thesar të atillë folklorik, që askush nuk mund ta harrojë (Dervish Shaqa, Fatime Sokoli, etj.). Është autor i një numri të rëndësishëm studimesh shkencore mbi muzikologjinë kosovare.

Kosova ka patur deri tani traumat e saj, prej të cilavet ende nuk ka shpëtuar, por të shpresojmë se një ditë, në shenjë respekti e reciprociteti, do ta nderojë këtë mik shqiptarësh, me një vëllim antologjik, ku do të përfshiheshin studimet e tij më të arrira, të destinuara për ta parë dritën e botimit. U njohëm me zotërinë e tij në Bukuresht, ku erdhi për të kryer doktoratën e dytë (pas asaj të Tiranës) në të njëjtën fushë, të muzikologjisë. Viteve të fundit është drejtor i Pallatit të Kulturës në Korçë. Po i shkëpusim me këtë rast, disa nga kujtimet e tij, që na i la përgjatë qëndrimit të tij në Rumani, lidhur me lidhjet e fuqishme shqiptaro-vllahe, që kanë mbretëruar përgjatë shekujve:

Tribuna Albano-Romana (1916)
2. At Papallambro Ballamaçi - pishtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

“Dua të kujtoj një thënie të shkruar në shtypin e kohës përgjatë periudhës së Pavarësisë së Shqipërisë, kur dihet shumë mirë se krah për krahu me shqiptarët, kanë luftuar edhe vllehët, prej nga edhe mbet në popull suntagma “Vllahu është vëlla”. Bëhet kështu pra, një transplatim i emërtimit vllah prej vllahut me fjalën shqipe vëlla. Për fat të keq, shumë pak dihet ndër ne se një fat i përbashkët i ka bashkuar në një territor të përbashkët të Shqipërisë, që nga Janina e deri në Manastir, Krushevë, Tetovë, Shkup e Kumanovë. Kemi të drejtë ta themi këtë, sepse ndarja administrative është diçka tjetër, dhe vllehët kanë jetuar së bashku me shqiptarët, edhe jashtë territorit të sotëm të Shqipërisë administrative”.

“Në këtë kontekst, meriton të shtojmë faktin se ndër të parët flamurtarë të çështjes shqiptare, kanë qenë shqiptarët dhe vllehët që kanë jetuar në Rumani, me Nikollë Naço-Korçarin, kryetar i “Dritës” shqiptare të Bukureshtit (1884-1913). Askush nuk mund ta mohojë kontributin që dhanë shqiptarët dhe vllehët e këtushëm për hapje shoqatash, për botime dhe sponsorizime librash e gazetash, dhe për hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë (1886). Është fat imi dhe i prindërve të mi, që jetojnë përballë shkollës që pat hapur Papallambro Ballamaçi në vitin 1883. Aty është përndryshe edhe e ashtuquajtura çezmë e Ballamaçit. Dhe është e vërteta se ai ka qenë një pishtar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, që ka rezultuar me sakrifikimin e jetës së tij, duke rënë viktimë e klerit fanatik grek, jo vetëm pse pat ngritur flamurin shqiptar në Korçë, por edhe si pasojë e faktit se hapi paralele për fëmijët arumunë dhe shqiptarë, që të mësojnë jo greqisht, por në gjuhën e nënës.

3. Serbët dhe grekët ishin të parët që i mbyllën shkollat arumune

Pason një periudhë e vështirë e Luftës së parë botërore, kur shumë gjëra erdhën mjaft të trazuara për Shqipërinë dhe banorët e saj, kur për fat të keq, nuk u vlerësua tërësisht veprimtaria e tij patriotike përgjatë Rilindjes Shqiptare, ndaj mendoj se duhet të vlerësohet shumë më lart figura e Ballamaçit, pikërisht për këto merita”. Po shtojmë me këtë rast faktin se bashkëshortja e dr. Pandi Bellos, zonja Eliza, është me prejardhje nga familja arumune e mbretëreshës së këngës shqipe, Eli Fara, e afirmuar edhe në Rumani, ku ka kënduar edhe në gjuhën amtare (vllahisht). Për lexuesit tanë, vlen me këtë rast të theksohet edhe një fakt tjetër, fare pak i njohur ndër shqiptarë: Bardi i letërsisë vllahe, Konstantin Belimaçe, në kuadrin e himnit “Dimëndarea përinteaskë” (Betimi prindëror), i namatis ata arumunë që e harrojnë gjuhën e tyre.

Është fjala këtu pra, për një porosi që të mos braktiset gjuha amtare, për një mallkim që t’i djegë zjarri, ata që e braktisin gjuhën e nënës. Jo më kot, shqiptarët e kanë një fjalë të urtë: Gjuha ruhet, atje ku shkruhet. Përgjatë kohës së Rilindjes, si pasojë e tolerancës së autoriteteve osmane ndaj minoriteteve të Arnautllëkut, vllahishtja dhe rumanishtja mësohej në 100 shkolla, që nga Janina e Selaniku, e deri në Manastir, Krushevë e Tetovë. Me rastin e krijimit të shteteve të reja ballkanike, këto shkolla filluan të mbyllen, së pari nga serbët, pastaj edhe nga grekët, bullgarët dhe regalistët e Ahmet Zogut, edhepse numri i tyre në Shqipëri, nuk ishte aq i madh , sa ishte ai shkollave dhe kishave (a)rumune, në Maqedoni dhe Greqi.

o/romana, Bukuresht, 1909)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora