Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdin Islami: Lajme nga Kosova

| E marte, 27.01.2009, 07:14 PM |


Nga Hajdin Islami

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka pritur sot zv.dejtoreshën e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, Cihan Sultanoglu  


Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot zv.dejtoreshën e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, Cihan Sultanoglu-VushtrriaPRESS
Prishtinë, 27 janar 2009(VushtrriaPRESS)-Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot zv.dejtoreshën e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, Cihan Sultanoglu. Thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, si dhe agjensioneve të tjera që veprojnë në kuadër të OKB-së, duke u mbështetur edhe në Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit, ishte temë themelore e takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi me znj. Cihan Sultanoglu, zëvendës asistente e Administratorit dhe zëvendës drejtoreshë e Byrosë Rajonale për Evropë dhe ish - shtetet sovjetike, me bazë në Nju- Jork._____________________________
 
Në Ferizaj nesër reduktime të planifikuara të energjisë elektrike prej orës 12:00 deri në 15:00  
Në Ferizaj nesër reduktime të planifikuara të energjisë elektrike prej orës 12:00 deri në 15:00-VushtrriaPRESS
Ferizaj, 27 janar 2009(VushtrriaPRESS) – KOSTT ka njoftuar se nesër me 28 janar 2009, prej orës 12:00 deri në 15:00, ekipet e KOSTT sh.a do të realizojnë një intervenim preventiv në njërin transformator të Nënstacionit 110/35 kV Ferizaji, për të eliminuar një defekt i cili është vërejtë. Gjatë kohës së intervenimit do të ketë kufizime prej 30 MWh/h në furnizimin me energji elektrike në Nënstacionin NS Ferizaji.
 
Në Prishtinë është bërë sot hapja e Projektit të Binjakëzimit në vlerë 2 milionë euro  

Në Prishtinë është bërë sot hapja e Projektit të Binjakëzimit në vlerë 2 milionë euro-VushtrriaPRESS

Prishtinë, 27 janar 2009(VushtrriaPRESS)-Sot në Prishtinë është bërë hapja e Projektit të Binjakëzimit në vlerë 2 milionë euro mbi  bazën e Kontratës së nënshkruar në mes të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë Federale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë me MBPZHR, përkatësisht Agjenicionin Veterinar dhe i Ushqimit të Kosovës. Ky projekt nga të pranishmit është cilësuar si  shumë i rëndësishëm për ekonominë dhe bujqësinë kosovare. Projekti ka për qëllim rritjen e potencialit komercial dhe eksportit të produkteve bujqësore dhe forcimin e zinxhirit ushqimor në Kosovë përmes përmirësimit të kontrollit të shëndetit të kafshëve, sigurisë dhe kualitetit të ushqimit në linjë me standardet dhe kërkesat teknike të BE-së. Të pranishëm në këtë solemnitet kanë qenë Katrin Lehmann, nga departamenti i ekonomisë në Ambasadën Gjermane, Hans Dieter Ëiesner nga Ministria Federale e Ushqimit, Bujqësisë dhe mbrojtjes së Konsumatorit, Eberhard Haunorst, president i Zyrës Federale për Sigurinë e Ushqimit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (LAVES) në Gjermani, Kazimieras Lukauskas, drejtor i shërbimit shtetëror të Veterinës dhe Ushqimit (SHSHVU) Lituania.