E premte, 19.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Shqiponja simbol i sterlashte i identitetit kombetar te shqiptareve

E hene, 18.06.2007, 08:37 PM


Ka dy qendrime per lidhjet e simbolit te shqiponjes me shqiptaret. Nje pale, kryesisht gjuhetare, mendojne se nuk ka asnje lidhje midis shqiptareve dhe shqiponjes se tyre te flamurit. Sipas tyre fjalet "shqiptar" dhe "Shqiperi" vijne nga ndajfolja "shqip" (flas shqip) dhe kjo prej latinishtes excipit-excipere, qe do te thote flas qarte, kuptueshem. Nje pale tjeter, kryesisht historiane, argumentojne se shqiptaret e marrin emrin e tyre nga shqiponja e flamurit dhe e traditave iliro-arberore.

Shpjegimi i natyrshem, qe e justifikon te vetequajturit shqiptar me simbolin e shqiponjes (shqipes-shkabes), eshte konsideruar folklorik prej gjuhetareve. Por edhe shpjegimi "shkencor" i albanologeve, shqiptare e te huaj, qe e arsyetojne vargun e fjaleve "shqiptar", "gjuhe shqipe" dhe "Shqiperi" me prejardhje prej ndajfoljes "shqip" (flas shqip, kuptoj), eshte ironizuar me te drejte qysh heret prej Faik Konices, i cili ka shtuar, se: "Shqiperia, atehere sipas tyre, do te thote dicka si kuptonjeria" (Konica "Vepra", Tirane 1993, f.383). Eshte vendi te theksojme se i pari qe vertetoi se shqiptaret duhet te kene si simbol te flamurit te tyre shqiponjen e zeze dykrenore ne nje fushe te kuqe eshte Faik Konica, i cili u mbeshtet kryesisht ne burime historike dhe zbuloi se stema e Skenderbeut ka qene shqiponja dykrenore. Por fakti se shqiponjen nje-dykrenore e kane edhe popuj te tjere si simbol te flamureve te tyre kombetare apo te emblemave zyrtare, shpesh here ka ngjallur dyshime: Mos valle shqiptaret e kane huazuar kete simbol prej te tjereve me ose pa vetedije, prandaj mund edhe te mos ishte shqiponja si simbol ne flamurin e tyre?

Nese deri sot dyshime te tilla kane qene teper anesore, nuk mund te jene te tilla aktualisht kur behet fjale per simbolet e shtetit te ri te shqiptareve te Kosoves, te cileve u duhen edhe simbolet e reja te flamurit dhe te shtetit. Me kete rast duam te theksojme se shqiponja eshte vertetuar shkencerisht se eshte nje simbol i lidhur qysh ne parahistori me iliro- shqiptaret, prandaj duhet te mbetet edhe ne simbolet e Kosoves.

Deri vone, lidhja e vetme ne mes te shqiptareve dhe te shqiponjes se flamurit te tyre ka qene epoka e Skenderbeut. Me pas u zbulua se ajo shqiponje e Skenderbeut trashegohej nga stema e shtetit te Arberit, por, edhe me heret, nga Pirrua i Epirit.

Dhimiter Pilika ne vepren e tij, botim postum, "Pellazget, origjina jone e mohuar" sugjeron nje ekuacion, qe nuk mund te lihet jashte konsiderates kur duam te argumentojme lidhjet historike te shqiptareve me shqiponjen. Ekuacioni i tij paraqitet keshtu: pellazge-ilire-albane-arbereshe-shqiptare kane te perbashket shqiptarin plus simbolin e shqipes, shqiponjes.

Nder pellazge shqiponja eshte simbol i Zeusit te Dodones dhe i heronjve pellazgo-ilire; homonim i Pirros se Epirit, embleme e Shtetit te Arberit dhe, si vazhdimesi e tyre, ne formen dykrenore del te flamuri i Skenderbeut. Rilindesit, shpjegojne historianet, e zgjodhen shqiponjen dykrenore simbol te flamurit kombetar, pikerisht per keto vlera historike, si "flamur shkabe... per Vegjeline" (Noli).

Xhyzepe Katapano shkruan ne librin e tij "Thot-i fliste shqip", botuar keto dite edhe ne gjuhen shqipe, se emri "ilir eshte i njevlershem me Shqiptar, dmth, bir i LIRISE dhe i DRITES. Ne te vertete, ilir ne shqip do te thote i lire dhe shqiptar do te thote bir i shqiponjes; dhe ju te gjithe e dini se shqiponja, zog i lartesive te medha simbolizon qe prej se pari driten" (f.28).

Gjeografikisht fiset ilire te epiroteve, dardaneve dhe albaneve jane paraardhesit e shqiptareve te sotem dhe trualli i tyre i mbetur eshte vendbanimi i sotem i shqiptareve, pavaresisht se ne kufijte shteteror te cilit shtet modern perfshihen. Skenderbeu emertohet princi i Arbenise dhe i Epirit (Sami Frasheri).

Historikisht emblema e epiroteve me shqiponje (shqype) eshte trasheguar nga shqiponja e Zeusit te Dodones pellazge (jo greke) te Shteti i Arberit, prej andej te Skenderbeu dhe Leke Dukagjini per te ardhur deri ne ditet e sotme, pavaresisht se ate simbol e kane perdorur perandori te dikurshme dhe e perdorin edhe shtete te sotme.

Politikisht fqinjet tane greke dhe sllave kane tentuar te mos i njohin shqiptaret ne trojet e tyre dhe ne shekullin XIX, kur formoheshin shtetet e tyre (Greqi, Serbi, Mali i Zi), menjanuan simbolet e shqiptareve, shtremberuan emertimet e tyre dhe pervetesuan troje arberore: Cameri, Kosove-Metohi dhe Malesite e Mbishkodres. Pikerisht ne kete kohe u zgjuan edhe shqiptaret dhe, duke u vetequajtur shqiptare, bijte e shqipes se Pirros, te Skenderbeut dhe te princerve te tjere shqiptare: kerkuan identitetin e tyre te neperkembur shqiptar se bashku me simbolet e tyre te sterlashta.

Simboli universal i Shqiponjes

Shpend simbolik shume i perhapur, vecanerisht, se bashku me simbolin e diellit e te qiellit dhe, me raste, edhe me vetetimen e bubullimen. Paraqitja simbolike eshte, mbi te gjitha, forca e saj dhe figura e paperseritshme e krijuar gjate ngritjes ne fluturimin me krahe te shtrire ne drejtim te qiellit.

Ne kulturat e ndryshme te fiseve indiane te Amerikes se Veriut shqiponja, e ngjashme me diellin dhe qiellin, i kundervihet Gjaguarit ktonik.

Pendet e saj kane qene perdorur si zbukurime rituale, si simbole te rrezeve te diellit.

-Shqiponja, e konsideruar "mbretereshe e kafsheve", qysh ne antikitet ishte nje simbol mbreteror e hyjnor. Ne periudhen klasike greko-romake ishte shpend shoqerues i Zeusit dhe simbol i tij. Per romaket nje shqiponje ne fluturim paraqiste (ose transportonte) shpirtin e sovranit qe ngjitej te zotat pas djegies se kadavres se tij.

Legjionet romake perdornin shqiponjen ne emblemat e tyre ushtarake.

-Ne Bibel shqiponja vjen si figure e madheshtise se Zotit, por edhe e fuqise se besimit.

-Shpjeguesit (fiziologet) i jepnin shqiponjes te njejtat cilesi si feniksit, i cili ne mesjete ishte edhe si nje simbol rilindjeje dhe pagezimi, ashtu si nganjehere simbolizonte vete Krishtin ne ngjitjen e tij ne qiell (pra, ne fluturim).

Mistiket e krahasojne here-here shqiponjen ne fluturim me lutjen.

Meqenese besohej (sipas Aristotelit) se shqiponja, duke fluturuar lart, mberrinte diellin, ka qene konsideruar simbol i kundrimit dhe i njohjes se thelle shpirterore.

Per shkak te ketyre karakteristikave dhe te fluturimit te saj lartesive, per me teper, eshte krahasuar edhe me nje cilesi te Gjon Engjellorit.

Ne mes te 7 mekateve kapitale, shqiponja simbolizon kryelartesine; ne mes te kater virtyteve kryesore, drejtesine. C.G.Jung sheh te shqiponja nje simbol ateror.

- Shqiponja, ne vazhdim te traditave romake, ka qene shqiponje perandorake e gjermaneve, dhe sot eshte shqiponje federale gjermane; sic eshte simbol i sovranitetit te shpallur ne emblemat e shume shteteve te tjera.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora