Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Ahmet Nuhi - Mulaj, trimi i Podgurit dhe rrethinës

| E diele, 25.01.2009, 08:31 PM |


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
AHMET NUHI - MULAJ TRIMI I PODGURIT DHE RRETHINES?

Nga Selim Hasanaj

Kur para nji kohe botova këtu në ZSH , (ashtu në dorshkrim) nji Monografi per fshatin tim të lindjes Lubozhden, unë nder burrat e mëdhenjë të Istogut dhe rrethines , që me jeten dhe vepren e vetë janë futë në perjetsi të trimave të kësaj treve pata permend edhe Ahmet Nuhin - Trimin e Mivades sikur e kamë ndigjue shpesh ta thërrasin të vjetrit dhe bashkëkohaniket e tij. Që në fillim të botimit të monografisë mu lajmrue z. Isa Mulaj dhe më pergëzojë per faktin që permenda Ahmet Nuhin. z. Isa Mulaj asht vetë nji nga pinjollet e Trimit Ahmet Nuhi dhe ai me plotë zell ka ba nji intervistë me vëllaznit Adem dhe Rexhep ( Beqë) Mulaj me crast ka nxjerr disa të dhana të cilat janë të vlefshme per ta ndrique personalitetin e nji njeriu, nji luftëtari të devotshem dhe nji trimi të paperkulun per liri dhe bashkim të trojeve ethnike shqiptare. Intervistes së z. Isa Mulaj unë do i shtojë edhe dicka që unë kamë ndegjue per këtë trim të madhë të kësaj treve por në esencë do e shkruej intervisten ashtu c'farë ajo asht ba nga vet z. Isa Mulaj nga Shushica e Istogut.
Ahmet Nuhi - Mulaj ishte diku nja 45 vjecar kur u pushkatue në Skeneraj. Pra kjo verteton se ai ka lind diku në vitin 1900. Nuhi djali i tij i vetem e ka nji fotografi të tij. I kishte pas pshtue pa ju djeg në luften 1998-1999. Dhe unë kështu e ftojë ate që ta skanon atëfoto e ose ta dergon direkt në: admin@zemrashqiptare.net ose ta dergon në ¨-post adresen time : selimhasanaj@hotmail.com¨që ta botojmë perkrah këtij shkrimi per baben e tij trim dhe patriot. Ahmet Nuhi asht kjen mashkull i gjatë pak i hollë dhe mbante mustak. Gjithmonë mbante dy rrath me fishek të mbështjellun rreth krahnorit në formë të shkronjes X , plus nji rreth me fishek rreth  belit. Në bel mbante granata dhe kobure

AHMET NUHI - MULAJ
AHMET NUHI - MULAJ
ndersa në krahnor nji mauzerr të cilin kurr nuk e lëshojë nga dora.
Ishte i vetmi vëlla i tri motrave dhe kishte tri gra. Me Hanifen i ka pas tri vajza: Xufen, Shkurten dhe Mihanen. Xufa asht kjen e martueme në Istog të Vogel per Halit Keqen e Bajrave. Dhe Halit Keqa ishte poashtu nji burr trim, e patriot i cili të tillë i rriti edhe djemet e vetë : Salihin, Kadrushin, Isan, Ferizin dhe nji ma të vogël të cilit nuk ja di emnin. Këta djem e vertetojnë thanjen popullore se dardha pik ner dardhë. Kishin gjysh Ahmet Nuhin e madhë dhe babë Halit Keqin e mrekullueshem dhe edhe këta u banë djem të mirë e patriot per lakmi.
Vajza tjeter e Ahmet Nuhit , Mihanja ishte e martume në Stradran  dhe ka vdek vitin e kaluem në moshen diku 77 vjet. Ndersa per Shkurten nuk di se ku ishte e martueme dhe këto shenime nuk i ka nxjerr as Isaja.
Grueja e dytë e Ahmet Nuhit ishte Kada , mesa e Daut Dubovës. Me te Ahmet Nuhi i kishte dy vajza; Zojen dhe Hitleren. Zoja e martueme në Stradran dhe ka vdek para disa viteve ndersa Hitlerja asht e martueme diku në Drenicë dhe dihet se ka nji djalë. Thuhet se emnin Hitlere ja la vajzes per shkakun se në kohen e Jugosllavisë së kralit Ahmet Nuhin e kishin burgos dhe e kishin mundue shumë dhe posa kapitullojë ajo Jugosllavi dhe Kosova u pushtue nga Gjermania shqiptaret gëzuen liri dhe të drejta kombëtare dhe per respekt per këtë si dhe per ti irritue shkijet ai vendos që vajzen e vetë ta quen Hitlere.
Dhe grueja e tretë e Ahmet Nuhit, Serbezi e cila në realitet e ka pas emnin Cenka dhe ishte mesa e Ral Vuliqit kryeqetnikut të Lugut të shkive në Istog.
Këtu unë do spjegojë pak se perpara e besa edhe tani ka raste kur njeriu nuk ka fëmijë fare ose nuk i lind grueja djalë ai me pelqimin e grues per të sigurue trashegemtarë martohet edhe nji herë. Kjo me siguri duhet të ketë ndodhë edhe me Trimin Ahmet Nuhi, por kjo martesa e tij e tretë ka mujt të bahet me nji shqiptare, por si duket këtu ka pas ndikim shpirti i tij patriotik dhe per ta nenqmue deri në palc të shpirtit ky arrin të vej kontakt me mesen e nji cetniku cfar ishte Ral Vuliqi dhe e bind ate per martesë. Kuptohet se qellimi ishte ma teper provokues se sa dicka tjeter , por kuptohet kur Cenka bahet Serbez dhe ajo bile i perkushtohet jo vetem burrit por edhe familjarve të tij atëherë ajo martesë bahet e qendrueshme. Pra bashkohaniket e Ahmetit flasin se ai nuk e ka grabit me dhunë ate, por masi e merr disi heshtas pajtohen edhe familja e saj e Vuliqve në Istog. Serbezi gjithmonë vishej me veshen kombëtare të Podgurit me hotoz dhe marham dhe pshtjellak e këmish pelhure, i falte të gjitha vaktet dhe u thojke të tjerve; e pasha nanen nuk i nifni juve shkijet sa të poshter janë ata. Kjo ka vdek me 1983.
Martesa e saj ma vonë i ka kushtue me jetë nanës së saj dhe axhes Ral Vuliqit. Nanën ja vrasin partizanet per shkakun pse e kishte lejue vajzen ti martohet me nji NACIONALIST SHQIPTARË ndersa axhen Ral Vuliqin e pushkatojnë në Kullen e Popit në Istog si cetnik që ai ishte.Meqense jemi te rasti i cetnikut Ral Vuliqi unë do shkruej se ate në marrveshje me forcat policore dhe ushtarake të partizanve e pat mashtru dhe nxan Rexhë Murat Blakaj të cilin e arrestojnë së bashku me Ralin por pasi e ekzekutojnë Ral Vuliqin , Rexhë Muratin e lirojnë dhe ai merr ma vonë mirnjohje per ndihmen që dha per kapjen e cetnikut mizor Ral Vuliqit.
Por të këthehem te personaliteti i Ahmet Nuhit. Në Istog e posaqërisht në anen veri-lindore të Istogut bante kerrdi njifar vrasësi mizor që quhej Ral Haraqi. Bile ky asht kjen shumë ma i keq se Ral Vuliqi. Ishte gjakpimës i shqiptarve. Ky vrajke gra e fëmijë, vetem a asht shqiptarë. Ral Haraqi me do shkije e ka pre me thikë motren e Halil Kadrisë ( nga Shushica) me gjithë burr derisa vinin per Shushicë. Rali i preu në Mojstir, jo shumë larg ku tash asht  burgu i DUBRAVES. Atëherë asht kjen mal dushkaj asejde. Motra e Halil Kadrisë ishte nuse , e re , shtatzanë. Derisa ajo dhe burri i saj shkonin rruges, perpara ju del Ral Haraqi me shkijet e vetë bandit dhe ju thotë atyne, a e shifni ketë nuse , kjo kjenka shtatzanë dhe do e pjell nji albanac të mallkuem, a e dini se a do e bajë djalë apo vajzë. Jo djalë, jo vajzë dhe puna shkon deri aty sa ata vejn kusht dhe ai që ja qellon se cka asht fëmiu në bark të nanës ai e fiton nji liter SHLIVOVICË ( raki kjo e kumbulles). Dhe masi vejnë bast Ral Haraqi e nxjerr thiken dhe ja fut nanës së re shqiptare në bark dhe i nxjerr fëmiun e palindur në maje të thikes. E therë atë nuse të re dhe e ther edhe burrin e saj. Edhe sot ka njerëz të gjallë të asaj kohe të cilet rrenqethen kur e kujtojnë atë ngjarje tragjike.
Ky far Ral Haraqi bani plane qysh me e vra Ahmet Nuhin, dhe per këtë nin Ahmeti. C'ka ban ky, shkon e e merr Vesel Beken e Metajve prej Bellopoje. Vesel Beka ishte i varfen, hall lig, por trim , dhe shkonë Ahmet Nuhi së bashku me Vesel Beken në Syne në kullen ku rrinte Ral Haraqi, ishte kjo nji kullë dy katshe. Ahmet Nuhi e urdhnonë Veselin që të banë roje te dritarja me dy granata në dorë, ndersa vetë futet mbrenda. I thotë Veselit se nese ndegjon vetem ndonji krisem le ti hudhë granatat per dritare mbrenda dhe të ik sa ma shpejtë. Shkon Ahmet Nuhi te kulla dhe dera e kulles ishte e mbyllun. Futet per dritare në kullë , me pushkë e me kobure në dorë.. I zdathë këpucet per mos me u ndegjue dhe ngadal lehtas ec shkallve n'kat të dytë ku rrinte Ral Haraqi me kasapet e vetë. Posa i afrohet odes, me të shpejtë i bie deres me shqelem dhe e hap krahperkrah. Në ballë të odes ishte Ral Haraqi me pushken në prehen, por Ahmet Nuhi i drejton pushkë dhe kobure dhe e urdhnon të ngritet dhe të ecë para tij. Shkive tjerë që ishin aty ju pisket dhe ju thotë të rrinë të qetë sepse kulla asht e rrethueme me 300 luftetarë shqiptarë perjashta dhe do i kallin per së gjalli nese levizin. Unë po e marr Ralin me veti se po du me ja marr numrin e pushkes dhe e këthej apet te ju.
Posa i thotë këto fjalë del jasht dhe Ral katilin e kishte vu para tytes së pushkes. Shkijet që ishin në kullë nji kohë nga befasia dhe friga nuk levizin nga vendi por mas nji kohe qohen e shkojnë në Istog të postkomandanti i policisë që ishte Selman Shabani nga Muzhevinat dhe i tregojnë se Ahmet Nuhi e ka marr Ral Haraqin dhe ka shkue dika me te dhe se me siguri do ta vras. Qohet Selman Shabani dhe rrugës takohet me Ahmet Nuhin i cili së bashku me Vesel Beken e kishte vu Ral Haraqin perpara dhe kerkonte vend të pershtatshem per ta vra dhe per tu hakmarr kështu per shumë vrasje dhe mizori që ky cetnik i kishte ba.Këta takohen diku aty ku sod Loshet kanë nji fabrikë të tullave ( blloka) dhe Postkomandanti Selman Shabani i cili kishteme veti disa shkije dhe disa shqiptarë polic dhe hafi , e lutë Ahmet Nuhin të cakton nji vlerë në të holla (para) që atkohë quheshin NAPOLONA, dhe do ja jap per koken e Ral Haraqit. Do ja jap edhe 100 kren dele, lopë, drith e cka jo tjeter , por Ahmet Nuhi ju thotë, juve e keni kot unë me asgja nuk e ndrrojë ketë katil. Unë nuk shitem as nuk blihem me para, unë vras shkije të cilet kanë vra shqiptarë dhe kështu hakmirrem per vëllaznit e mijë. Ky katil këtu ka vra edhe gra dhe fëmijë dhe ka pi gjak fëmijesh në ven të vens dhe tash ju më kerkoni ta falë. Ikni se jua baj juve edhe ma zi se këtij dhe me nji dorë mban pushken ndersa me tjetren kap granatat që i mbante në brez. Të gjithë tmerrohen dhe fillojnë të ikun. Ahmet Nuhi e vret Ralë Haraqin dhe me Vesel Beken largohet nga vendi i ngjarjes.
Deshmitaret Adem dhe Rexhë Mulaj tregojnë se Ahmet Nuhi pothuej percdo mengjes ka dal në nji koder që thirret Perrlina dhe asht diku 200-300 metra larg nga kulla e Ahmetit dhe nga aty ka shikjue kur dalin jasht shkijet e Zhakovës dhe posa shifke ndonji shka tja ndizte mauzerre dhe i vriste nji nga nji.
Ramë Feken e kishte vra nji shka i Zhakovës në kohen e Jugosllavisë së kralit te Kerrshi i Rogës së Therrave që asht diku nji kilometer larg kulles së Ahmet Nuhit. Rama ashtu i plaguem vjen zhagas deri te krojet ( 200 metra larg kulles) dhe aty jep shpirt. Por pak para se të vdes e pyesin disa se kush e kishte vra dhe ai ashtu në agoni shqipton emnin e njifar Mihajli,por në realitet kishte dasht të thotë Mihajli i Zakes dhe mas kësaj Ahmet Nuhi ju thotë djemve të Ramës; Sadikut, Elezit dhe Alisë , pra ishte koha e okupatorit sikur i thojshin ose koha e Shqipnisë dhe Ahmeti ju jep pushkë djemve të Ramë Fekës që ta vrasin shkaun dhe ta marrin gjakun e babës por këta i thonë Ahmetit; jo valla baca Ahmet po na vjen gjynah. Shkojnë këta djem dhe i marrin shtatë tetë lopë prej shkijeve të Zhakovës si kompensim per gjakun e babës. Kjo e terbon Ahmetin dhe shkon te shpija e tyne e ju thotë: qetash kamë me ju farue krejtë, zoti ju marroftë , po qysh me marr planca per gjak të babës?! Këta ndjehen keq dhe shkojnë te Beqë Mulaj dhe e lusin që ti shpeton nga Ahmeti, dhe Beqa e bind Ahmetin se do e ulë autoritetin e vetë nese vret kusherinjet dhe Ahmeti del e e vret nji të aferm të ati far Mihajlit që kishte vra Ramë Feken dhe per qudi pikrisht këta djemet e Ramë Fekës shkojnë dhe ju thonë shkive, juve mashkllin jau ka vra Ahmet Nuhi. Adem dhe Rexhep Mulaj tregojnë se këta djemet e Ramë Fekës ishin fesatgjinjë dhe ngatrrestar me shqiptarë por me shkije ju vike gjynah. Ato lopë që i paten marr per shpirt të babës jau pat hanger ujku te Kerrshi i Zi ( dy kilometra larg kulles së Ahmetit) mbrenda nji nate.
Ahmet Nuhi ishte i rrept dhe i pamëshirshem në serb. Ai posa e takonte ndonji e vriste pa mëshirë. Shaban Halili i thojke: " rueju se ke ba nom" dhe Ahmeti i pergjigjej. Unë vetem hakmirrem per popullin tim. Besojë se per krejtë lagjen tonë Mulaj ( per kokë banori të kësaj lagjeje)unë i kamë vra nga shtatë a tetë shkije. Tash du me vra per veti. Ata që frigohen me vra shkije le ti vrasin dhe vrasjet le të mi lanë mue. Ashtë shumë e sigurt se vetem në Rakosh i ka vra 80 shkije sepse kishte pas deshirë ta kalojë shifren njiqindshe të shkijeve të vram nga dora e vetë. Dhe aty i vjen rasti per ta realizue andrren. Në kohen e pushtimit gjerman shkojnë do shpiuna rus dhe u thojnë shkive të Zhakovës të dalin e ta vrasin rojen gjermane te Shkolla e Ucës dhe të ikin. Shkijet dalin dhe e vrasin rojen gjermane. Ahmeti ishte oficer i gjandamerisë dhe del e i mbledh shkijet neper Zhakovë, Cerkolez e besa kishte pas shkue deri në Klinë dhe  me nji kamion i bjen në Rakosh dhe në prrue te ura e Rakoshit ku tani Haxhijajt e kanë nji shitore Ahmet Nuhi i vret të gjithë me doren e vetë. Ma vonë pushteti komunist i Jugosllavisë e ka pas ngrit nji permendore aty në shenjë respekti per shkijet e vram. Adem Beqë Mulaj tregon se ati i kishte tregue baba i tij Beqa se si Ahmeti i kishte ekzekutue shkijet dhe se si kishte qendrue per sa kohë tek kufomat per të prit a mos po qohet ndonji. Kur ai shef se si Vesa nga Zhakova ngadal e ngrit kryet, por Ahmeti posa e shef i thotë; hajde mixha Veso hajde, po unë ty jamë tue të pritë dhe ja lëshon pushk në lug të qafes.
Ahmet Nuhi e kishte perkrah Nimon Bekë Hasanaj per ta vrae Ramë Vuthaj i cili kishte vra trimin e kësaj treve Selman Kadri Hasanaj. Ai së bashku me Rexhep Halit Bardhecin e Muzhevinës i kishin dhanë edhe pushken Nimon Bekës. Dhe masi Nimoni  i ndihmuem edhe nga kusherini Hasan Zeqa - Hasanaj vrasin Ramë Vuthin dhe nxjerrin gjakun per Selmon Kadrinë, Ahmet Nuhi dhe imami i xhamisë së Istogut që quhej Haxhi Jahjaja urdhnojnë disa rom që ta hudhin kufomen e Ramë Vuthit diku ose ta varrosin ku të dojnë por jo në varrezat e shqiptarve sepse Ramë Vuthi kishte tradhtue dhe mbyt me soptat trimin Selmon Kadria pse ky kishte vra vojvoden e shkive Miliq Kerrsten.
Në nji rast tjeter që më ka tregue disa herë babai im ( ndjestë pastë) Mustafë Hajdin Hasanaj. Në fshatin Lubozhdë po sikur në Istog në Lugun e shkive aty edhe në Lubozhdë asht kanë lugu i fshatit per rreth kronit të fshatit perplot me shkije katil që ishin të gjithë kolon dhe zaptues takash , pronash dhe pasunish shqiptare dhe veq kësaj maltretonin pa nderpre fshataret shqiptarë. I njoftun per zullume të tilla kishte kjen në atë kohë pra në kohen e Jugosllavisë mbretnore njifar Steva Dakiq Zhivkoviq,( kolon ky i ardhun nga Leskofci me 1912) por në kohen e Shqipnisë diku viti 1943 vjen Ahmet Nuhi në Lubozhdë dhe shkon drejtë e te shpija e Stevës dhe e urdhnon ate të del derë per dere e ti thirrë burrat e fshatit sepse donte Ahmeti tu maj nji mbledhje. Vetë shkon në oden e Sali Bajramve të lagjes së Shales dhe aty ulet e banë muhabet me burrat e fshatit. Stevë Dakiq Zhivkoviqi masi e mbaron punen vjen dhe e raporton Ahmetin dhe don të ik , por Ahmet Nuhi  me nji buzqeshje ironike ja këthen: kadal Stevë Katili , nuk të dhash izen me shkue. Ti i ke shumë borqe këtij populli këtu, andaj sa nuk jamë ba nervoz del në divahane dhe aty janë qizmet e mia perplotë me baltë të mivades sepse kamë ardh kambë nga Shushica dhe lami mirë. Steva gadi sa nuk cmendet nga ky nencmim dhe merr guximin dhe i thotë Ahmetit: jo valla zotnija Amete za bozhi hater, cizme po lan gruaj jo burri, por Ahmet Nuhi nuk e len të perplitet ma tutje në belbzimet e veta në shqipe dhe e kap per fyti. Nuk ki me i la me ujë , por ki me i la me gjuhë. Ja rras tyten e kobures në fyt dhe e detyron të gerrmuset per të ja lëpi qizmet perplot baltë. Gjuha e Stevës u ba plotë gjak por qizmet u pastruen mirë. Në mbramje vjenë i tanë fshati në oden e caktueme dhe si perqudi aty vjen edhe Steva dhe ulet mas dere. Ate e shef Selim Bajrami dhe i thotë, hajde kumara Stevo folna dicka. Steva ja këthen, pata me folë po nuk po mujë se mu ka merdhi gjuha. Ai e mbante gjuhen jasht të ajun e të pergjakun.
Pra treva e Podgurit sikurse të gjitha trevat shqiptare që u okupuen nga thundra serbo-malazezo-maqedone gjithmonë ka pas burra që per liri dhe troje të veta nuk kursyen asgja. Ata dijten ta bajnë luften dhe qendresen dhe shumëherë ishin ndoshta edhe të pakompromis me kundershtarin shka , por kurr nuk ishin të pamëshirshem me gra e fëmijë cfarë ishin serbosllavet me gratë dhe femijet shqiptarë. Ahmet Nuhi nga Shushica e Istogut , pa dyshim asht nji nga trimat ma në za të kësaj treve e besa edhe ma gjanë dhe sado që ishte i pakompromis ai asnji herë nuk ishte mizor sepse kurr nuk perdorte as per së afermi masat per masakrra c'far i perdorte shkau kur vriste shqiptarë. Ahmet Nuhi asht hakmarr per vëllaznit e vetë shqiptarë, per kusherinjë e per motren e Halil Kadrisë, nuse e re e cila nuk u lejue të bahet nanë sepse frytin e saj e vranë se bashku me te cetniket e cmendun per ta fitue kushtin e nji litre raki. Andaj pa asnji dyshim Ahmet Nuhi- Mulaj , Tal Kurteshi, Smajl Ali Bicaj, Ramush Cetina, Shaban Bika, Mushak dhe Hasan Hasanaj, Selmon Kadri Hasanaj, Rexhep Halit Bardheci, Rrustem Nimon Kadaj e sa e sa trima tjerë të së kaluemes ton të bujshme të perpjekjeve per mbijetesë në Istog dhe rrethinë e kanë vendin në piedestalin ma të madhë të bijve të kësaj treve.
Ahmet Nuhi mashtrohet dhe tradhtohet nga disa serb komunist të cilet ishin të ndihmuem edhe nga disa shqipfolësa dhe ai shkon në Skenderaj ku e kishin ftue. Ishte kjo sipas të gjitha gjasave 7 ose 8 janari 1945. Aty ai vritet pasi partizano-cetniket i lidhin naten në tradhti me tela kamësh e dyersh dhe Ahmetin vet i nanti pushkatohet në vendin ku tash asht mazgjahu i lopëve në Skenderaj. Pikrisht këtë natë kur vriten tradhtisht Ahmet Nuhi me tetë burra tjerë , Komandanti Partizan i deriatëhershem Shaban Palluzha e shef tradhtinë Komuniste dhe hudhë pertoke uniformen partizane dhe vesh tirqit e del në malë per ta fillue rezistencen historike per liri dhe bashkim kombëtarë.
Po e pershkruej pak edhe se cka ndodhi me gruen e Ahmetit me Serbezin. Ajo nuk kishte ku të këthehej në familjen e vetë. Në fillim del dhe bahet partizankë si duket e detyruen per këtë, ajo arrin të ik nga partizanet dhe del në mal. Thojnë se nji vit ka ndejt në Vojdol ( bjeshkë e fshatit Ucë) dhe e ka ruejt Nuhin e vogël pasardhsin e vetem të Ahmet Nuhit. Ka nejt me kaqaket e Uces atje. Ramë Alia ishte si Kapidan i kaqakve. Ramë Alinë dhe shumë kaqak tjerë i paten vra Partizanet. Asht folë se kufomat e këtyne kaqakve patriot vetë Komandanti i Batalionit të Rakoshit, komunisti shqipfolës Sahit Zatriqi i ka shqelmue me shqelma në Rakosh. Sahit Zatriqi asht baba i Drejtorit të RTK-së Agim Zatriqit. Në kohen kur vritet Ramë Alia dhe kaqaket tjerë Serbezi i Ahmetit , me Nuhin e vogël kishte pas shkue në Sferkë e nga aty disa kohë ka ndejtë edhe në Lutoglavë te Rexhep Mult dhe ma vonë kur situata paksa qetsohet vjen në Shushicë dhe martohet me Dan Xhafen i cili me vite kishte kjen rival i Ahmet Nuhit. Ahmeti ishte djal i vetem dhe poqese vritej ai pa lanë pasardhës pasunia( që nuk ishte e vogël) do i mbetej kusherive. Per ketë atij ju ban disa zullume nga kusherini i vetë Dan Xhafa. Adem dhe Rexhep Beqë -Mulaj tregojnë se si Serbezi i kishte pas thanë Ahmetit a të dal unë e ta vras Danin, ndersa ky i thotë asaj se jo sepse kur të vdes unë ti do e marrish Danin. Kështu edhe ndodhi ma në fund. Serbezi u martue per Dan Xhafen.

Selim Mustafë Hasanaj
Norvegji