E marte, 23.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Ndrekë Gjini: Rivrasja e Azem Hajdarit (I)

E diele, 25.01.2009, 03:09 PM


Ndrekë Gjini

RIVRASJA E AZEM  HAJDARIT

(Gjyqi)

Prill-Qershor 2001

Kurthet dhe atentatet kundër Heroit të Demokracisë Azem Hajdari

Ja pritat dhe kurthet kundër Azemit!

Kudër Heroit të Demkracisë Azem Hajdari janë organizuar një sërë atentatatesh që synonin eleminin e tij fizik. Këto prita janë dirigjuar nga strukturat kriminale të ish-sigurimit komunist shqiptar, sipas porosive dhe urdhërave  nga Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Fatos Klosi e qarqet antishqiptare, serbe e greke. Atentatet kundër Azemit u finalizuan me vrasjen e tij tragjike me 12 shtator 1998.

-Më 18 Shtator 1997, deputeti Azem Hajdari u godit në Parlamentin Shqiptar me pesë plumba prej deputetit socialist Gafurr Mazreku. Deputeti Hajdari shpëtoi edhe pse kishte marrë pesë plumba në trup. Kurthi i klikës në pushtet kishte llogaritur vdekjen e tij.
-Më 14 Shkurt 1998, forca të shumta policore e rrethojnë Azem Hajdarin në Urën e Milotit, qëllojnë mbi makinën e Azem Hajdarit, ku ishte edhe djali i tij për ta eleminuar. Por edhe ky kurth dështoi. Hajdari mbijetoi. Më pas policia  arrestoi disa dhjetra përsona duke i akuzar pa asnjë provë apo fakt. Ky proces kundër këtyre të arrestuarve nuk ka mbaruar edhe sot e kësaj dite. Ndër të arrestuarit e kësaj ngjarje nga klika në pushtet qe edhe ish-ministri i Brendshëm Ali Kazazi.
-Më 4 Qershor 1998, Azem Hajdarit i organizohet pritë në qytetin e Bajram Currit. Dhjetra plumba derdhen mbi makinën e tij. Në këtë pritë mbetet i plagosur gazetari Bardhyl Pollo.
-Më 12 Shtator 1998, një pritë makabre e qeverisë neokomuniste, të Fatos Nanos, i merr jetën Heroit të Demokracisë, njeriut të shtrenjtë të demokratëve shqiptarë dhe gjithë atyre që aspirojnë demokracinë në këtë vend, Azem Hajdarit, vetëm pak metra larg selisë së Partisë Demokratike.

NË VËND TË HYRJES

Denoncimet publike të liderit Azem Hajdari për zyrtarët më të lartë të shtetit

Ja pse e vrau shteti Azem Hajdarin

- Më 6 Shtator1998, në TVSH:

Azem Hajdari paraqiti prova autentike të përfshirjes së shtetarëve të lartë shqiptarë në rebelimin komunist të ‘97-ës, në një emision debati në TV shtetëror. U dhanë vetëm provat me zë, por nuk u lejua transmetimi i provave filmike rreth krimeve që shtetarët më të lartë të “Aleancës për Shtetin” kishin kryer ndaj institucioneve. Hajdarit iu premtua transmetimi i tyre pak më vonë, por ende pa u bërë një javë nga ky premtim, ai u vra.

- Në mitingun e Durrësit, më 7 Shtator 1998:

"Revoltat antidiktatoriale do ta përmbysin Nanon dhe komunistët në pushtet, të cilët erdhën qeverisje me djegie, vrasje, dhunë, shkatërrime dhe vjedhje një vit më parë”.

- Në mitingun e Shijakut më 9 Shtator 1998:

“Fatos Nano ka mbaruar. Ai është njeri i krizës, faktori antishqiptar në vend. Tek Nano shqiptarët shohin imazhin e diktatorit. Demokratët shqiptarë nuk mund ta lënë Shqipërinë në dorën e një bande kriminelësh".

- Në mitingun e Lezhës më 11 Shtator 1998:

"Populli në mbarë Shqipërinë është ngritur në këmbë për të rrëzuar qeverinë. Edhe Qeveria Amerikane është prononcuar dje, për lirimin e gjashtë ish-funksionarëve të PD-së. Protestat tona kanë bërë që të kthejmë besimin tek shqiptarët dhe të gëzojmë përkrahje kudo tek miqtë tanë në Europë dhe tani edhe në SHBA. Përshëndes qëndrimin e fundit të SHBA-së në përkrahje të PD-së, e cila ka kërkuar lirimin pa kushte të gjashtë ish-funksionarëve të saj, të burgosur politikë nga klika në pushtet dhe bojkotimin që zyrtarët e lartë amerikanë i kanë bërë Nanos, duke refuzuar kërkesën e tij për ta pritur...."

- Në mitingun e demokratëve të Fierit, mëngjes, më 12 Shtator 1998:

Azem Hajdari, lideri i Dhjetorit të vitit 1990, që drejtoi protestat e para mbarëpopullore për rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri, brohoritet nxehtësisht nga mijëra e mijëra demokratë të Fierit. Para tyre ai deklaroi: "Kjo qeveri nuk e ka të gjatë...Nano dhe klika e tij janë sot qëniet më të urryera për shqiptarët, që në një vit sundimi të komunistëve, shohin se iu është grabitur pasuria, mirëqënia, liria, qetësia dhe puna..."

Farsa gjyqësore për vrasjen e Azem Hajdarit filloi nën terrorin e SHIK-ut dhe policisë

Prokuroria akuzon “ushtarët” për të mbrojtur “gjeneralët”

Prokuroria: Vrasësit e Azemit ishin të gjithë zyrtarë policie. Ata e kishin përgatitur vrasjen kohë më parë.

Vrasësit e deputetit Azem Hajdari, ishin të gjithë zyrtarë policie. Ata e kishin parapërgatitur këtë vrasje që shumë kohë më parë. Për të realizuar këtë akt kriminal, autorët e krimit kanë mbërritur në Tiranë që më 11 shtator 1998 me makina policie dhe të veshur me uniformë policie, - kështu thuhej ndër të tjera në akt-akuzën e Prokurorisë për dosjen e çështjes “Hajdari”. Kjo akt-akuzë u lexua në seancën e parë të gjyqit të çeshtjes “Hajdari, para trupit gjykues të Gjykatës së Tiranës që po gjykon këtë çështje.Kjo akt-akuzë u lexua nga kryetari i grupit të prokurorëve që kanë hetuar mbi këtë dosje, Haxhi Giu. Prokuroria kishte vënë  në bangën e të  pandehurve duke i akuzuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari tre persona, të cilët nuk janë direkt vrasësit. Sipas vetë akt-akuzës, ato kanë partur në këtë krim rolin e ndihmësit. Pra përmes kësaj farse gjyqësore këto prokurorë pasi zhdukën me qindra e qindra prova e fakte rreth kësaj vrasje duan të fshehin urdhëruesit e këtij krimi politik, të cilët janë ende në pushtet. Dhe kjo tani, pas tre vjetësh kur po me urdhër të atyre që urdhëruan vrasjen e Azem Hajdarit janë vrarë edhe autorët direkt të këtij krimi politik.
Gjykimi i dosjes së çështjes “Hajdari” ka nisur në Gjykatën e Faktit Tiranë, duke shënuar shtyrjen e parë për shkak të mosnjohjes së avokatëve me materialet që përmban kjo dosje. Pra, në këtë seancë u bë vetëm prezantimi i palëve në proces, leximi i akt-akuzës dhe paraqitja e kërkesave paraprake të avokatëve.

Gjykata me rrethim të blinduar, SHIK-u dhe policia terror ndaj gazetarëve dhe qytetarëve

Godina e Gjykatës së Faktit Tiranë, u rrethua që në mëngjez herët nga qindra e qindra forca policie dhe agjentë të SHISH. U mbyllën të gjitha lokalet në periferi të Gjykatës si dhe u pezullua veprimtaria e Gjykatës së Faktit. Policì??????????????t’i futur gazetarët në oborrin e gjykatës. Pas dhjetë minutash një urdhër tjetër doli nga këto radio policie. Gazetarët të dalin një herë jashtë e të futën më pas brenda, urdhër ky tipik kinez. Kështu u bë. Gazetarët u nxorën jashtë me të shtyra e më pas në rresht u futën brenda. Pas pesë kontrolleve të imtësishme arritën të futen në sallë.

Si nisi seanca e parë, dhe si u prezantuan të akuzuarit e gjallë dhe ato të vrarë

Në bangën e të akuzuarve qëndronin ulur Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia dhe Fatmir Meta. Jo si zakonisht të pesë prokurorët e kësaj çështje qëndronin jo përballë të akuzuarve, por në rreshtin e parë të stolave të sallës. Në rreshtin e parë të stolave të sallës, por në krahun tjetër qëndronin avokatët e të pandehurve. Një grua e vjetër me syze që më vonë u mësua se ishte një prokurore norvegjeze që ndiqte procesin qëndronte në rrethin e dytë të stolave të sallës së bashku me një përfaqësues të OSBE.
Hyjnë me radhë në sallë. Fillimisht familjarët e më pas gazetarët. Policët nisin të shtyjnë e të shajnë gazetarët duke i detytruar që të mos inçizonin dhe filmonin pa marrë urdhër paraprakisht nga trupi gjykues i kësaj çështje. Hyri trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Arben Micko, i cili së pari e nisi me “porositë” për gazetarët e kameramanët. Micko, tha se ky proces do të jetë i hapur dhe publik siç e kërkon ligji me përjashtim të disa seancave të cilat me kërkesën e prokurorëve do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Ai tha se gazetarët nuk duhet të bëhen pengesë për mbarëvajtjen e procesit gjyqësor dhe se duhet të pasqyrojnë realisht këtë proces. Filmimet sipas Mickos do të lejohen vetëm në dhjetë-pesëmbëdhjetë minutat e parë të seancës pasi më pas pengojnë mbarëvajtjen e procesit.
Gjyqtari nisi më pas me proçedurat e prezantimit. U prezantuan palët. Trupi gjykues kryesohet nga gjyqtari Arben Micko, anëtarë janë Ilir Mustafaj dhe Ilir Celiku. Prokurorë të çështjes janë Haxhi Giu, Artur Selmani, Sokol Stojani, Arqile Koca, dhe Shkëlqim Hajdari.
Të akuzuar sipas prokurorisë në këtë proces janë Jaho Salihi, (në mungesë), Izet Haxhia (në mungesë),si dhe Fatmir Meta, Ismet Haxhia dhe Isamedin Haxhia të pranishëm. Për të akuzuarit e tjerë, prokuroria i ka pushuar hetimet pasi rezultojnë të vdekur. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit e tjerë në këtë proces të cilët kanë vdekur janë Fatmir Haklaj, Halil Haklaj, Feriz Kërrnaja dhe Naim Cengu. Ndërsa për Astrit Muldakën u tha se është i akuzuar, por ndodhet në burg në Itali.
Avokatë mbrojtës në këtë proces janë Pëllumb Zaimi për Jaho Salihin, Fatos Shanaj për Izet Haxhinë, Agim Dishnica për Ismet dhe Isamedin Haxhinë, ndërsa Fatmir Meta mbrohet në këtë proces nga avokatët Saimir Visha dhe Hysni Beti.
Fillimisht gjykata vendosi të dëgjojë pretendimet e palëve. Prokurori Haxhi Giu, kërkoi gjykim të pandërprerë dhe deklarimin e mungesës për Jaho Salihin dhe Izet Haxhinë, ndërsa avokatët e Fatmir Metës thanë se nuk janë njohur në tërësi me materialet e dosjes dhe kërkuan që të shpallet pavlefshmëria e akteve të hetimit, pasi sipas tyre ka kaluar afati dyvjeçar i kohës kur këto hetime duhej të përfundonin. Ata kërkuan pavlefshmërinë e sigurimit të provës për Astrit Muldakën pasi ai është njësoj i akuzuar në këtë proces dhe gjithashtu pavlefshmërinë e provës për Sali Lushën pasi kjo provë është marrë pa praninë e avokatëve dhe të vetë Fatmir Metës. Këto avokatë kërkuan gjithashtu edhe ndarjen e çështjes së Fatmir Metës nga kjo dosje pasi sipas tyre nuk ka lidhje me këtë proces. Këto kërkesa u hodhën poshtë nga gjykata.

Çfarë tha dhe çfarë nuk tha ,  prokurori Giu

Në aktakuzën që lexoi  para trupit gjykues Prokurori Haxhi Giu, tha se vrasësit e Azem Hajdarit e kishin parapërgatitur me kohë këtë vrasje. Por nuk tha se kush i kushte udhëzuar dhe urdhëruar për të kryer këtë akt kriminal. Ai tha se që të gjithë vrasësit e deputetit Azem Hajdari ishin zyrtarë policie, por nuk tha se kush i kishte graduar në polici këto vrasës dhe çfarë u kishte premtuar atyre pasi të kryenin këtë vrasje. Ai tha se autorët e krimit ishin shumë dhe se kishin ardhur në Tiranë që më 11 Shtator 1998 me makina policie dhe me uniformë policie, kishin bërë plane për të kryer vrasjen dhe madje kishin inspektuar edhe zonën. Ai tregoi edhe  lokalet ku kishin qëndruar vrasësit dhe se çfarë kishin biseduar, por nuk tha se kush i udhëzonte dhe mbrojtjen e kujt kishin këto vrasës me spaleta policie. Prokurori Giu përmendi edhe tipet e makinave të policisë që kanë marrë pjesë në këtë vrasje, madje edhe celularët me të cilët është biseduar, por nuk tha se kush i ndihmoi këto vrasës, për t’u larguar nga Tirana. Nuk tha asgjë as lidhur me faktin e bërë publik se vrasësit  disa orë para se të kryenin krimin kishin pirë në Rinas me Fatos Nanon që sapo ai ishte kthyer nga  Lisbona. Ai tha se grupi i vrasësve i kishte marrë makinën dhe celularin shefit të Komisariatit Tropojë dhe se i gjithë ky grup i madh ishin nën komandën e dy shefave të tjerë të këtij komisariati, siç ishin Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj, por nuk tha se kush i kishte urdhëruar këto vrasës për të kryer këtë krim. Prokurori në fund nuk harroi të thotë se shumica e vrasësve janë vrarë, ndërsa disa të tjerë nuk janë kapur ende dhe shëtisin nëpër Evropë... Por tha se para gjykatës janë sjellë tre të akuzuar si bashkëpunëtorë në këtë vrasje. Pra gati sa nuk tha se kemi sjellë këtu për të kryqëzuar tre “ushtarë” me synimin për të fshehur “gjeneralët” që urdhëruan këtë vrasje.
Prokurori Giu, tha se do të paraqesë në këtë gjyq 102 dëshmitarë dhe mbi 350 prova shkresore në mbështetje të akuzës. Avokatët nga ana e tyre u shprehën se dosja është nisur në gjykatë pa u njohur paraprakisht nga to, dhe se nuk kanë patur kohën e nevojshme për studimin e materialeve që gjenden në të. Ato i kërkuan trupit gjykues kohë në dispozicion për të studiuar dosjen. Gjykata vendosi ta pranojë kërkesën e avokatëve dhe ta shtyjë gjyqin për më datë 13 prill 2001.

PD paraqet fakte të reja denoncuese për urdhëruesit e vrasjes së shekullit

Ja pushtetarët që vranë Azemin

PD ka akuzuar si organizatore të kësaj vrasjeje ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ka pasur lidhje të ngushta me bandën e vrasësve. Nano është shoqëruar prej tyre nga Rinasi në Tiranë përpara vrasjes dhe ka qënë Nano, i cili është njoftuar i pari me telefon, vetëm dy minuta më pas, për ekzekutimin e Azem Hajdarit

Sipas fakteve të fundit Petro Koçi, aktualisht sekretar i PS, ka qenë dhe personi i dërguar nga PS si përfaqësues në vendimmarrjen për vrasjen e Hajdarit”

“Skënder Gjinushi ka qënë njeriu i cili pasi kontaktoi me Fatmir Haklajn, mori përsipër dhe liroi nga birucat Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhinë për ti angazhuar më pas sëbashku me nipin e tij në vrasjen e Azem Hajdarit”.

“I implikuar direkt është kryetari i shërbimit sekret Fatos Klosi, i cili ka organizuar vrasjen dhe ka vënë në shërbim njerëzit e tij, i implikuar direkt është dhe prefekti i Tiranës Taulant Dedja, i cili ka vënë në dispozicion të vrasësve makinën e tij dhe të nesërmen e vrasjes është përpjekur t’ju krijojë atyre alibi të rreme”

Partia Demokratike duke komentuar fillimin e  gjyqit rreth vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari ka deklaruar një ditë pas seancës së parë të këtij procesi se “ky gjyq nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim tjetër, një farsë gjyqësore në të cilën janë vendosur në bankën e të akuzuarve vetëm disa prej ushtarëve dhe bashkëpunëtorëve në vrasje duke lënë jashtë kokat e krimit”. Këto komente  i bëri  zëdhënësi i PD-së, zoti Edi Paloka gjatë një konference shtypi të dhënë  në selinë qendrore  të PD-së.
“Në Gjykatën e Tiranës ka filluar farsa gjyqësore mbi ekzekutimin e deputetit dhe liderit të dhjetorit Azem Hajdari, mbas më shumë se dy vjet e gjysëm zvarritjesh, Arben Rakipi ka dërguar në gjykatë, tani përpara zgjedhjeve, një dosje të përgjysmuar me qëllim që të fshihet e vërteta mbi krimin e shekullit në Shqipëri”, tha zoti Paloka.
Ai u shpreh në vazhdim se “Prokuroria është detyruar të pranojë se ekzekutimi i deputetit Hajdari ka pasur arsye tërësisht politike dhe është kryer me mjete shtetërore nga njerëz të veshur me uniformat e shtetit, por në dosjen që Rakipi ka dërguar në gjykatë qëllimisht janë eliminuar mjaft prova e fakte të cilat implikojnë drejtë për së drejti në këtë krim, funksionarë të lartë shtetërorë dhe politikanë të lartë të partisë në pushtet.”
PD në bazë të provave, dëshmive dhe fakteve të tjera, tha Paloka, ka akuzuar si organizatorë të kësaj vrasjeje ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili ka pasur lidhje të ngushta me bandën e vrasësve. Nano është shoqëruar prej tyre nga Rinasi në Tiranë përpara vrasjes dhe ka qenë Nano, i cili është njoftuar i pari me telefon, vetëm dy minuta më pas, për ekzekutimin e Azem Hajdarit.
“Ndërkaq sipas fakteve të fundit Petro Koçi, aktualisht sekretar i PS, ka qënë dhe personi i dërguar nga PS si përfaqësues në vendimmarrjen për vrasjen e Hajdarit”, bëri të ditur zëdhënësi i PD-së. Duke folur për implikimin e Gjinushit në vrasjen e deputetit Hajdari, zëdhënësi i PD deklaroi se  “Skënder Gjinushi ka qënë njeriu, i cili pasi kontaktoi me Fatmir Haklajn, mori përsipër dhe liroi nga birucat Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhinë për t’i angazhuar më pas sëbashku me nipin e tij në vrasjen e Azem Hajdarit”.
“I implikuar direkt është kryetari i shërbimit sekret Fatos Klosi, i cili ka organizuar vrasjen dhe ka vënë në shërbim njerëzit e tij, i implikuar direkt është dhe prefekti i Tiranës, Taulant Dedja, i cili ka vënë në dispozicion të vrasësve makinën e tij dhe të nesërmen e vrasjes është përpjekur t’ju krijojë atyre alibi të rreme”, tha Paloka. PD denoncon gjithashtu si bashkëpunëtorë në fshehjen e krimit kryeministrin Ilir Meta, i cili në kohën që ishte zëvendëskryeministër deklaroi se po vriteshin vrasësit e Azem Hajdarit, por që më pas u bë bashkëpunëtor në fshehjen e tyre”, pohoi zëdhënësi i PD-së, duke shtuar se “PD konsideron si bashkëpunëtorë në krim kryeprokurorin Rakipi dhe ish-kryehetuesin Agim Tirana, të cilët jo vetëm janë përpjekur dhe kanë eliminuar provat dhe faktet për këtë vrasje, por kanë vepruar direkt si bashkëpunëtorë në eliminimin e disa prej ekzekutorëve dhe dëshmitarëve të kësaj vrasjeje”.
 Gjithashtu do të konsiderohen si bashkëpunëtorë të gjithë ata prokurorë apo punonjës të drejtësisë të cilët me qëllim kanë mbuluar faktet dhe provat që kanë dalë gjatë hetimit, u shpreh zëdhënësi i selisë blu. Zoti Paloka duke u shprehur në emër të Partisë Demokratike deklaroi  se: “në  këto kushte PD rideklaron se ky proces do të mbetet një farsë deri sa të mos përgjigjen përpara drejtësisë të gjithë funksionarët e lartë shtetërorë të cilët kanë organizuar krimin dhe kanë bashkëpunuar për fshehjen e tij”.  “Ne jemi të bindur se askush prej tyre nuk do i shpëtojë drejtësisë”, u shpreh i sigurtë zëdhënësi i PD-së.

Manipuluesit e hetimit ndajnë përgjegjësinë me vrasësit

Çështja  Hajdari,  krim politik që akuzon krerët e pushtetit aktual

Ku (sh) janë ata që përlyen duart me gjakun e deputetit të vrarë demokrat, përgjegjësitë e vrasësve ekzekutorë dhe organizatorë,  zhdukësit e provave, dëshmive dhe dëshmitarëve. Përgjegjësitë e  prokurorëve e të tjerëve të implikuar në manipulimin e hetimit të krimit të Shekullit në Shqipëri  

Çështja “Hajdari” po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes së  opinionit publik shqiptar, për shkak të fillimit të procesit gjyqësor ndaj një pjese të të akuzuarve, si ekzekutorë të këtij krimi. Personat e arrestuar e të akuzuar nga Prokuroria janë konsideruar si ushtarë nga opozita dhe një pjesë e gjerë e opinionit publik,  ndërkohë që jashtë gjykimit madje edhe hetimit kanë ngelur ata që tashmë njihen si gjeneralët e këtij aksioni terrorist, që mban firmën e krerëve më të lartë të shtetit dhe koalicionit në pushtet.
Të tre të arrestuarit, dy vëllezërit Haxhia dhe ish-komisari i  Tropojës, Fatmir Meta, që janë vënë në bangën e të akuzuarve nga Prokuroria, kanë dëshmuar se pas tyre qëndrojnë krerët e lartë të  shtetit. Isamedin Haxhia ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë  kryetarin e SHISH-it, Fatos Klosi, madje ka kërkuar që ai të  paraqitet si dëshmitar në gjyq për të thënë arsyen përse e ka liruar nga burgu. “Nëse Fatos Klosi deklaron se më ka liruar për të vrarë Azemin, atëherë vrasësi jam unë”, ka deklaruar në dëshminë e tij të depozituar në gjykatë i akuzuari Haxhia, gjë që përbën një provë  të mjaftueshme për të nisur një çështje penale ndaj kryetarit të   SHISH-it. Mirëpo provat për implikimin e Klosit në këtë vrasje  janë edhe më të shumta. Kohë më parë ish-shefi i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Koçiu, akuzoi  Klosin dhe drejtorin e hetimit në këtë Prokurori se kanë    planifikuar dhe më vonë kanë realizuar lirimin nga burgu të njërit prej të akuzuarve si vrasës, Fatmir Haklajn, i vrarë në rrethana ende të dyshimta e të pasqaruara në Tropojë jo shumë kohë pas lirimit nga burgu. Duhet të kemi parasysh se Klosi është një nga  zyrtarët kryesorë që opozita e akuzoi bashkë me Nanon, Gjinushin, Haklajn e Salihin, menjëherë pas atentatit ndaj Hajdarit dhe truprojeve të tij në 12 Shtator1998.                
Një tjetër person i superakuzuar për implikim në këtë vrasje për të  cilin vetë Prokuroria ka prova të mjaftueshme për ta akuzuar, madje edhe ndaluar është prefekti aktual i Tiranës, Taulant Dedja. Nga hetimet e vetë Prokurorisë del se ekzekutorët kanë përdorur makinën shtetërore të ish të dërguarit të plotfuqishëm të qeverisë në Tropojë, Taulant Dedja. Dedja ka qenë një nga zyrtarët e lartë të shtetit që është deklaruar në krah të vrasësve që të nesërmen e vrasjes. Sipas ish-ministrit të Rendit, Perikli Teta, Taulant Dedja me cilësinë e të dërguarit të plotfuqishëm të qeverisë ka garantuar  se natën e vrasjes, Jaho Salihi dhe të tjerë që Prokuroria i ka akuzuar aktualisht për vrasje kanë qenë në Tropojë. Kjo alibi u përdor për shumë kohë nga qeveria për të justifikuar jo vetëm  vrasësit, por për t’i mbajtur ata në detyrat e larta në polici edhe  shumë kohë pas vrasjes së Azemit. Bashkë me vrasësit në detyrë  të lartë shtetërore ishte dhe vazhdon të jetë ende edhe Dedja, megjithëse sipas prokurorëve fajësia e tij është e dukshme dhe  përbën disa vepra penale; implikim në vrasje, përkrahje mbas kryerjes së krimit, pengim me dashje të drejtësisë dhe  dezinformim të qëllimtë të opinionit publik.        
Ndërkohë, opozita ka bërë publike shumë prova dhe fakte që  vërtetojnë lidhjet e ekzekutorëve me politikanët e lartë si Klosi, Gjinushi apo Koçi, që vlerësohen njëherazi edhe si organizatorë të  vrasjes. Implikimi i Petro Koçit në këtë krim, sipas opozitës, vërtetohet edhe nga qëndrimi që ai mbajti ndaj vrasësve pas ardhjes në krye të Ministrisë së Rendit Publik disa ditë mbas krimit. Të gjithë ekzekutorët, megjithëse akuzohesin çdo ditë publikisht si vrasës, qëndruan në krye të komisariatit të policisë në  Tropojë edhe për disa muaj të tjerë. Ata paguheshin dhe kryenin detyra të rëndësishme shtetërore, duke e përdorur komisariatin e policisë edhe për krime të tjera. Kështu gjatë kësaj periudhe u  vranë në qendër të qytetit dy persona të pafajshëm, pikërisht nga drejtuesit e  komisariatit të policisë, të akuzuar për vrasjen e Azemit që paguheshin dhe gradoheshin me firmën e  Petro Koçit.
Prova për implikim në vrasje apo në mbrojtjen e vrasësve janë sjellë edhe për të tjerë zyrtarë të lartë të shtetit. Agim Tirana, ish- drejtori i hetimit është cilësuar si njeri i lidhur me vrasësit. Bashkë me Klosin ai liroi Fatmir Haklën nga spitali burg me një detyrim pasuror, kusht ky që nuk parashikohet në asnjë prej dispozitave të Proçedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Sokol Koçiu ka  bërë publike një provë tjetër që implikon Tiranën në këtë çështje. Ai deklaroi publikisht se në xhepin e njërit prej ekzekutorëve të Azemit, Feriz Kërrnajës, në momentin e vrasjes ende të pazbardhur iu gjet një kartëvizitë me adresën e plotë të shefit të hetimit, Agim Tirana. Specialistët juridikë thonë se në aksionin e vrasjes së Hajdarit ka edhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit të të gjitha niveleve që me një hetim fare të thjeshtë, por sigurisht të ndershëm e të orientuar nga ligji, emrat e vërtetë të vrasësve organizatorë e ekzekutorë do të dilnin në dritë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora