E premte, 19.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Këze (Kozeta) zylo: Ibrahim Rugova

E diele, 25.01.2009, 07:44 PM


IBRAHIM RUGOVËS
Burrit te madh te Kombit Shqiptar

Marr nga libri “Pranvere pa Mimoza”

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.

U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim në supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.

Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.

Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.

Simboli i bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr i rrallë,
Globi i botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.

22 Janar, 2006

UÇK-JA SHQIPONJË DYKRENORE

Kongresisit J.D.Guardi, Shirley D.Guardi, Q. Zylo organizator per tryezen e Kosoves, editori i TV. dhe web. Ereniku prej Kosove, N.Syla

U thinjën legjendat në këngët e popullit,
Dhe retë po mbarsen nga vajet prindërore,
Nga klithmat e nënave për djemtë e ikur,
Të kapur rob, në tokën arbërore.
Është hiri i robërisë që djeg vatanin,
E lulet mos më prek s’ka kush i ujit,
Në vrerin e shkjaut që pështyn fitoren,
Infektohet bota tash e për çdo vit!
Sepse bota e pabesë e ka vështirë të mësohet,
Me lirinë e njerëzve të robëruar,
Sjellë nga UÇK-ja, shqiponjë dykrenore,
Ku zanoret e Lirise në qiell janë harbuar.
Në lartësitë e fluturimeve zbulohen mëkatet,
Përdhunimet e ndyra, masakrat çnjerëzore,
Në përplasjet e krahëve, shkundin robërimin,
Lënë peshqesh, nga sallat mbretërore!

Brooklyn, 1999


STUDENTËVE KOSOVARË

Në kujtim të demonstratave të 1981-it

Studente shqiptare dhe te huaj, ne konferencen per Ceshtjen e Pavaresise se Kosoves, 28 Shkurt 2003
Në zërat brenda zhurmonte e ardhmja,
Kishte kohë që vetërridhte papushim,
Si një meshë e mekur në kishat e zbrazta,
Kryente ritin e saj gjer në amëshim!

Në miturinë memece, rritej qyteti,
Nga intrigat e kohës, rreshtat e ndyta,
Vdiste përdite, e bukura hyjnore,
Në vrasje kafenesh, me rrufitje të pista.

Papritur në terr, shpërthyen vullkanet,
Një shekull që zjenin, në vorbullën e tokës,
S’duruan dot hartën e gjymtuar,
Të bërë copë, në zyrat e Europës!

Por s’ishte e thënë të mbaronte me kaq,
Gjaku i Kosovarëve, vazhdonte të rridhte,
Shurdh-memecët e botës së marrë,
S’donin të kuptonin, çfarë brenda kishte!

2001

J.D.Guardi, K. Zylo, Q.Zylo, V. Z. Watkins, K.Halsted, M.Zotaj, A.Cano
HEU, KOSOVE!

Marre nga libri “Monumenti i Lotit”

Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Ku vendosej fati nga kasape te marre.

Me lere te endem e lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.

Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.

Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane.

Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s’te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.

Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.

E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur.

Manhattan, Prill,2005

PËR HISE VUAJTJEN

Marr nga libri “Mjelmat po te vijne”
Cikel poezish per Kosoven

Tash e sa mot me sëmbon,
Se e paskemi për hise vuajtjen,
Nëpër këmbët që na merren,
Kur ecim sokakeve të botës,
Me pelerinën e bërë copë nga plumbat,
Ku duken njollat e murrme,
Si harta e Shqipërisë atje,
Kafshuar e pertypur,
Sa s’ka një thërrime për be!
Vec një ditë nga uria e madhe,
Kur nuk do më ngop buka e sofrës sime,
Atëhere do të jetë vonë, tepër vonë,
Ku unë të lyp, mos e dhëntë Zoti,
Tek ata që na e lanë për hise vuajtjen!

 Maj, 2007



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora