E enjte, 25.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kungj e Laknur

E diele, 25.01.2009, 04:57 PM


Demir Krasniqi

 

Nga thesari popullor:

 

                                    KUNGJ E LAKNUR

 

            Një malësor i Karadakut , kishte shkuar mesit (shkues) për t’ ia kërkuara vajzën për nuse , një malësori nga një fshat tjetër , për një mik të vetin .

            Kur shkoi mesiti te ai malësori për t’ ia kërkuar vajzën , thirri te dyert e oborrit sipas zakoneve  malësore . Zoti i shtëpisë doli e përcolli dhe e shtyri brenda në odë .

            Pasi që i pinë kafet dhe i ndërruan kutitë e duhanit “kaçak” , në bisedë e sipër , zoti i shtëpisë duke e ditur se ky njeri ka ardhur për ndonjë zor , e pyeti mysafirin :

-         Po çka e mira të solli këndej , or dashamiri im ?

Mysafiri , pak si i turpëruar , iu përgjigj :

-Kam ardhë mesit “Allah nemrile “(arab. Në emër të Zotit ). Filan Filani e ka djalin në rend të martesës dhe asht ba shumë marak me u nxanë mik me ty! Ai, Juve ju ka ba kabull (arab. Ju ka pranua) për miq , e Juve s’e  di se çka po jav merr mendja për këtë punë?!

Pra, për çka të  ju interesojnë, Ju  pyetni e unë ju kallëzoj drejt për çdo gja !

Zoti i shtëpisë , pak si i habitur dhe i befasuar për këtë, ia ktheu mesitit :

            -Po hajrli (turq. Me fat ) koftë , o dashamirë !

Çikën , masi ta kiesh – 99 e lypin e nja e merr ! Pra, qaj qi e ka kismet ! Pra, n’ koftë kismet – s’ del qi e pret ! Po, mos koftë hajr – larg e ma larg !...

-Po çfarë djali asht ai, Allahile (Pashë Zotin)? A asht i zoti? A asht i hijshëm? A punon diku? A ka shkollë ? A ka zanat ???...

Mesiti iu përgjigj :

            -Djali asht shumë i zoti . Shoq të gjallë kun nuk ka . E ka krye shkollën e plotë!...Asht shumë i marrueshëm ,se hala ku rrinë burrat në odë – ai ngushtohet me hy !

            Asht merakli i gjave , qi me mujtë tu kamtë e gjave ju des , se ai  asht zemra e gjave !

            Në vetsh për tokë e punë të bujqësisë – ai asht zemra e tokës !Po, ai bre, des tu rraja e kallamboqit !

            Po, si n’ vetsh për marifet – ai asht qaq marifetli , sa qi  n’ jetë t’ vet , qito vjet i ka ba , e hala  krahën ,  as pasqyre n’ xhep t’ vetin nuk ka shti ! Po, ai nuk di qysh krehen flokët bre, as  qysh dredhohen , sikur qi poj shohim sot disa të rinj , qi po bajnë turli farë frizurash, e gjithë ditën po rrinë veç para pasqyrës !

            Sa për punë – ai, aq asht punëtor , sa çka t’ ia shohin sytë – duert ja punojnë ! Bile, aq asht i zoti , sa krejt katuni e thërrasin:”Kungj e Laknur”!

            Zoti i shtëpisë , u bind nga këto lëvdata dhe u çua e ia bëri  çikën për hajr – mesitit!

            Pas një kohe që e përcolli çikën për nuse – vendosi që të shkoj e ta vizitoj çikën dhe dhëndrin , për t’ i parë se si po jetojnë !

            Babai ,  e pyeti çikën e vet:

-Bijo, si po jetoni dhe si po kaloni me burrin?

Vajza iu përgjigj:

            -Paj, more babë, si të jetojmë?!... Ky burri i jem , nuk po dike kurrgja  me punue ! Për çdo punë, po jitke muhasere ! Beso  që , ni kungj saji nuk po ditke me e ngulë vet !

            Ni ditë, ju thye ni kamzë e shkamit, e ju dashtë me shkue e me e thirrën ni kojshi , për me ja ngjitë kamzën e shkamit !

            Kur erdh kojshija me ja ngjitë kamzën e shkamit, i tha:

            -Unë po ta ndreqi kamzën e shkamit, por duhet me ma qitë ni laknur!

            Ni ditë tjetër, doli me e thurë ni gardh e nuk ditke me i marue as hujtë e gardhit! Shkoj apet e thirri atë kojshin, me ja marue hujt e gardhit, e mue mu dashtë apet mej qitë laknur !

Valla, bre babë, nime ky burri i jem ish kanë i zoti , bash qysh ka thanë mesiti:

                        “Kungj e laknur”!

 

                                                                                                            Tregoi:

Refik Haliti, nga fshati Dobrosin, komuna e Bujanocit, më 1995.

                        Shënoi:

                        Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora