Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Azili politik, si mund te merret ne Itali

| E diele, 08.07.2007, 08:11 PM |


Marrja e azilit politik tanime ka kaluar ne procedura te reja ne Bashkimin Evropian (BE), ku ben pjese dhe Italia. Renia e shteteve totalitare ka bere qe shtetet BE-se, te vene kushte te reja ne lidhje me marrjen e ski tij statusi i cili i siguron personit qe e posedon disa te mira. Keshtu per te marre statusin e "azilantit politik", ne Itali, duhet te plotesohen disa kushte te cilat jane te panegociueshme. Po kush mund ta fitoje kete status? Sipas dekretit te propozuar nga Ministria e Brendshme Italiane dhe te miratuar nga qeveria e ketij vendi, statusin e azilantit politik, mund ta marrin personat te cilet ne vendin e tyre jane te persekutuar per motive te meposhtme si: per shkak te races, per shkaqe fetare, shkake kombesie, perkatesia e nje grupi te vecante, social apo per opinioni personal ne lidhje me politike, ose nese ke formuar apo provuar per nje levizje, qe ne rast te kthimit te personit ne fjale ne vendin e origjines, mund ti kushtoje burgun apo dhe me shume, jeten, kjo e fundit ne baze te Konventes se Gjeneves.

Por dhe pse nje person mund te plotesoje njerin nga kushtet e mesiperme ka raste kur atij mund ti refuzohet marrja e azilit politik. Keshtu, nje personi mund ti refuzohet azili ne rastin kur: te eshte mohuar njehere kjo kerkese, kur ke marre nje tjeter status me perpara, kur vjen nga nje shtet, i ndryshem nga ai i nisjes qe ka aderuar ne Konventen e Gjeneves ne te cilin personi qe aplikon ka qendruar, per nje fare kohe ku nuk ka kerkuar njohjen e statusit te refugjatit, nese ne Itali ke vuajtur nje denim per nje krim te kryer kunder personaliteti apo sigurise se Italise, apo ke kryer nje krim kunder nje objekti publik, nje denim pasi ke bere skllav nje person, ose je i perfshire ne trafik ilegal armesh apo droge dhe ne fund nese je pjesetar i nje organizate mafioze apo nje organizate me baza terroriste. Gjithashtu nuk te jepet azili politik ne personave te cilet kane kryer krime lufte, kunder paqes apo kunder njerezimit.

Por nese nje shqiptar, mund te plotesoje kushtet e mesiperme cfare hapash duhet te ndjeke qe te beje aplikim dhe me pas te fitoje te drejten e azilit politik ne shtetin italian. Ku duhet te dergohen dokumentet dhe ku mund te kerkosh azil politik? Sipas dekretit te miratuar mund te kerkosh azil politik ne policine kufitare menjehere sapo ke shkelur token italiane, ose ne Zyren e emigracionit ne Kuesturen e qytetit ku ndodhesh, gjithmone nese aty nuk ka perfaqesues apo nje zyre te Policise se Kufirit. Por me te mberritur ne zyrat e mesiperme cfare duhet te beje, personi i cili kerkon azil politik. Menjehere pas paraqitjes ne dy zyra, mund te besh kerkesen aty dhe me pas funksionaret e zyres do te japin formularet e gatshem ne te cilet duhet: te shpjegosh arsyet per te cilat kerkon statusin e refugjatit politik; te japesh te gjitha te dhenat apo dokumentet qe disponon, kjo per te mbeshtetur kerkesen per statusin e refugjatit. Gjithashtu duhet te paraqesesh nje kopje te nje dokumenti identifikues i cili eshte i vlefshem, si psh., pasaporten, karten e identitetit, etj., si dhe duhet te furnizosh policine me te gjitha te dhenat e tua personale, per interesin e personit te kerkuar. Me pas kuestura apo zyra e Policise se Kufirit, te jep kopjen e kerkeses se bere si dhe te dokumenteve te dorezuar. Gjithashtu ne keto zyra behet dhe marrja e fotografise si dhe te shenjave te gishterinjve.

Pas ketij hapi, kush do te vendose qe aplikanti do te marre statusin e refugjatit politik. Sipas te dhenave, nga Kuestura dokumentet e tua do te dorezohen ne Komisionin Territorial per Njohjen e Statusit te Refugjatit, i cili do te vendose per te te njohur kete status apo jo. Ne Itali jane shtate komisione te tilla, ne Gorizia, Milano, Roma, Fogjia, Sirakuze, Krotone dhe Trapani. Data e marrjes se vendimit nga ana e komisionit te behet e ditur nga Kuestura. E rendesishme eshte qe personi i interesuar duhet te komunikoje me Kuesturen ne te gjitha menyrat per te marre informacionin e nevojshem dhe me te shumte, qe eshte ne interesin e aplikantit. Shume e rendesishme eshte qe aplikanti te shpjegoje te plote situaten ne te cilen ndodhet, qe te mos krijoje dyshime tek komisioni. Me pas anetaret e ketij te fundit do te vendosin ne baze te dokumenteve qe vete i interesuari ka paraqitur ne zyrat e Policise Kufitare apo ne Kuesture, menjehere sapo ka mberritur ne Itali.

Ku mund te kerkosh azil

Mund te kerkosh azil politik ne policine kufitare menjehere sapo ke shkelur token italiane

Ne Zyren e emigracionit ne Kuesturen e qytetit ku ndodhesh, gjithmone nese aty nuk ka perfaqesues apo nje zyre te Policise se Kufirit.

Kerkesa

Ne zyrat e Kufirit apo Kuestures mund te besh kerkesen dhe me pas funksionaret e zyres do te japin formularet e gatshem ne te cilet duhet:

Te shpjegosh arsyet per te cilat kerkon statusin e refugjatit politik;

Te japesh te gjitha te dhenat apo dokumentet qe disponon, kjo per te mbeshtetur kerkesen per statusin e refugjatit.

Duhet te paraqesesh nje kopje te nje dokumenti identifikues i cili eshte i vlefshem, si p.sh., pasaporten, karten e identitetit, etj., si dhe duhet te furnizosh policine me te gjitha te dhenat e tua personale.

Kuestura apo zyra e Policise se Kufirit, te jep kopjen e kerkeses se bere si dhe te dokumenteve te dorezuar.

Cfare vendimesh mund te jape komisioni i statusit te refugjatit?

Komisioni territorial, brenda 3 diteve pas seances ku aplikanti eshte marre ne pyetje duhet te shprehet nese;

I njeh statusin e refugjatit politik aplikantit

Mund te mos e pranoje kerkesen e bere, por mund te rekomandoje Kuesturen qe duke pare rrezikun qe i kanoset aplikantit mund t'i leshohet ketij te fundit nje leje qendrimit per qellime humanitare, leje e cila ka kohezgjatje 1 vit dhe mund te riperterihet dhe gjithashtu te jep te drejten per te punuar.

Nuk pranon kerkese dhe ne kete rast policia te kerkon te lesh territorin italian.

Nese nuk njeh gjuhen italiane?

Nese nuk njeh gjuhen italiane atehere mund te kerkosh ndihmen e nje perkthyesi apo te nje ndermjetesi kulturor per te plotesuar apo perkthyer modelin informativ apo deklarimet per motivet e kerkesave, ne gjuhen e aplikantit ose ne gjuhet me te njohura si, Anglisht, Frengjisht, Spanjisht dhe Arabisht.

Cfare ndodh pas prezantimit te kerkeses ?

Pasi merret kerkesa nga aplikanti, Kuestura pervec verifikimit te dokumenteve, leshon dhe nje leje qendrimi tre mujore dhe mund te rinovohet ne rast se komisioni qe ka te drejten e dhenies se statusit ende nuk ka marre nje vendim.

Nese ke mberritur ne Itali, pa asnje lloj dokumenti qe nuk mund te identifikoje personin apo prejardhjen e tij, atehere ai akomodohet maksimumi per 20 dite ne Qendren e Identifikimit.

Nese nuk ke te ardhura me te cilat te sigurosh jetesen atehere mund te kerkosh ndihmen e prefektures se qytetit ku je vendosur per te jetuar dhe mund te kerkosh akomodimin ne nje nga qendrat komunale te kesaj prefekture.

A.Cena - Koha Jone