Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa

| E shtune, 24.01.2009, 11:40 PM |


Gemb Xerxa
Gemb Xerxa
Interviste me piktorin Akademik Gemb Xerxa nga Gjakova, fitues i vendit te dyte ne Evrope.

''PERPARA PIKTURA ESHTE KUPTUAR, SOT AJO PERJETOHET''
 
Nga Albert Shala, Gjakove - Zemra Shqiptare

 
Me piktorin  e talentuar Gemb Xerxa i cili sapo u shperblye me mirenjohje nga Kuvendi Komunal i Gjakoves - Drejtoria e Kulures per punen e tij si piktor i shquar, bera nje interviste eksluzive per ''Zemra Shqiptare''.
 
Si filluat te pikturoni?

Duke menduar per artin thashe me vete se une i perkas botes se piktures. Keshtu ne moshen 16 vjecare fillova te merrem seriozisht me pikture. Ne fillim pikturoja pamje realiste, me vone kalova ne abstarkcion, ndersa tani jam nje piktor futurist.
 
Ku keni pas ekspozita?

Ekspozita e pare ka qene ne Gjakove, nje ekspozite kolektive, ndersa kam pas ekspozite edhe ne Belgjike, Tirane, Lushnje, Prishtine, etj.
 
Cka eshte preokupimi juaj ne pikture?

Preokupimet jane te llojllojshme, por me se shumti me terheq bota futuriste: shpejtesia, levizja, makina...
 
Ne Belgjike si i vleresuan pikturt tuaja?

Ne Belgjike e kam marre Cmimin e dyte ne vitin 2oo6,medaljen e  Argjende ne kuader te ekspozites kolektive Evropiane.Aty ka pas piktore nga mbare Evropa dhe afer 3o piktore nga Kosova dhe Shqiperia.Une ndihem i nderuar me Cmimin sepse jam cmuar si piktor.Gjithashtu ne Akademin e Arteve ne Prishtine te profesoresha Valbona Rexhepi kam marre mirenjohje si student i dalluar i piktures.
 
Cfare mendimi keni per pikturen?

Perpara piktura eshte kuptu, sot ajo perjetohet. Sot artisti kur e be nje pikture ai krijon nje realitet te ri sipas botekuptimit personal.
 
Cfare jane planet tuaja?

Te njoftohem me realitetin e ri dhe te vazhdoj rrugen time prej artisti.

© www.zemrashqiptare.net