E merkure, 02.12.2020, 07:10 AM (GMT)

Komente

Baki Ymeri: Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre

E shtune, 24.01.2009, 06:13 PM


Shqiptarët dhe Bashkimi i Principatave Rumune në 150 vjetorin e tyre

Më 1859, koloneli Al. I. Cuza dekretoi instrukcionin publik të detyrueshëm dhe e krijoi për herë të parë armatën e rregullt rumune. Deri në atë kohë, ata që e përkujdeseshin për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në trojet rumune, ishin arnautët tanë.

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

24 Janari është Dita Kombëtare e Bashkimit të Principatave Rumune. Në gjithë vendin zhvillohen manifestime dedikuar ditës së Bashkimit të  Moldovës me Banatën, Transilvaninë dhe principatat tjera të këtij vendi të bekuar nga engjëjt. Rumunët e hedhin sot Vallen tradicionale të Bashkimit nëpër kremtime të panumërta që zhvillohen, që nga Timishoara, Bukureshti e deri në Jash të Moldovës. Manifestime të denja u mbajtën sot edhe në Fokshan, Bukuresht e gjetiu. Rumunët e hedhin këtë ditë e Vallen e Bashkimit (Hora Unirii), e përcjellë me hymnin e tyre kombëtar nga i cili u inspirua Asdreni ynë, duke e qëndisur në Bukuresht poezinë Rreth flamurit të përbashkuar, që më vonë do të bëhet Hymni ynë Kombëtar. Ishte insistimi i një profesori rumun dhe i korit shqiptar në Sala Transilvaniei (1907), që Asdreni ta shkruajë një marsh për ta kënduar kori përkatës. I prekur nga ovacionet e dashamirëve: Rroftë Asdreni, marshin Asdren, marshin shqip, marshin shqiptar! Bylbili i Drenovës tërhiqet në një skaj të sallës dhe i sajon vargjet e para, poezi të cilën më vonë do ta kompletojë, duke ia përshtatur variantës rumune të këngës Pe al nostru steag (Mbi flamurin tonë), për të cilën Lasgushi do të shkruajë: “Fjalët e Asdrenit, të ardhuar më pas, nuk bënë veçse t’a shtojnë efektin e këngës me atmosferën e frymës shqiptare që është merita e tij e veçantë”.

         Për shpalljen e revolucionit dhe aktin patriotik të bashkimit janë bërë parapregaditje serioze nga njerëz të zgjedhur, qysh para dhjetë vitesh. Nga libri Rumania Masonike (Bukuresht, Editura Tesu, 2005),  e autorit me prejardhje hebraike, Teşu Solomovici kuptojmë: “1848. Anëtarë të Komitetit Revolucionar të Bukureshtit, zgjedhin për pregaditjen, shpalljen dhe udhëheqjen e revolucionit, një Komision Ekzekutiv të përbërë nga Nicolae Balcescu, Ion Ghica dhe A.G. Golescu-Negru. Pas vajtjes në misione diplomatike në Konstantinopojë, Ion Ghica zëvendësohet nga C.A.Rosetti. Të gjithë bënin pjesë në frankmasoneri. Pas disfatës së revolucionit, pothuajse të gjithë masonët rumunë vetë/mërgohen dhe veprojnë në lozhat e vendeve ku u strehuan (cnf.OMR.). 1859-1866. Në pregaditjen dhe realizimin e Bashkimit të Principatave, pjesëmarrin masonë rumunë dhe francezë. Udhëheqësi i zgjedhur, Alexandru Ioan Cuza, është edhe ai mason. Ai  është përpjekur që përgjatë shtatë vjetëve të zotërimit të tij (1859/1866), të ndërtojë shtetin e ri rumun sipas parimeve masonike. Një historian, Daniel Ligou, shkruan: Nën udhëheqjen e Alexandru Ioan Cuza, në Rumani u krijua një Parlament, u vendos e drejta për votime për çdo kategori sociale. Cuza dekretoi instrukcionin publik të detyrueshëm dhe e krijoi për herë të parë armatën e rregullt rumune.” (f.224). Deri në atë kohë, ata që e përkujdeseshin për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në trojet rumune, ishin arnautët tanë.

           Bashkimi është një akt patriotik i ekzistencës së një populli.. Ka ardhur koha kur për shqiptarët dhe rumunët e shkuara del ballë për ballë me të tanishmen. Nevoia de unire, thonë rumunët.. Nevoja për bashkim thonë shqiptarët. Pse nuk dimë ti nderojmë heronjtë për çdo ditë e jo vetëm në ditët e kremtimit! Presidenti rumun i falënderoi qytetarët e Fokshanit për mbajtjen gjallë të memorjes ndaj bashkimit të principatave, duke thënë se “Fokshani ka një rol të rëndësishëm ngase din ta mbajë gjallë shpirtin e bashkimit, ngase këtu para 24 janarit funksionuan komitetet më aktive, ngase para Bukureshtit këtu qe pranuar Alexandru I. Cuza me entuziazmin më të madh. Fokshani para bashkimit ishte një vend që i ndante rumunët, ndërsa pas Bashkimit të Principatave i bashkoi jo vetëm përmes njerëzve që e krijuan bashkimin, por edhe përmes atyre që na frymëzojnë.  Proklamata e Cuzës ishte: Të na rrojë Rumania ! Ju jeni ata që e doni atdheun dhe që dini ta prëforconi, dhe roli më i rëndësishëm për përforcim i përket klasës politike të sotme”.

         

Arnauti me kobure
Arnauti me kobure
Manifestimet në Bukuresht Filluan në orën 12, te Harku i Triumfit, me  një paradë militare. Krerët e Rumanisë duke pregaditur një deklaratë publike për flakjen e marrëveshjes së turpshme Stalin-Ribentrop-Mollotov përmes së cilës iu aneksua Basarabia (Republika e Moldovës) Bashkimit Sovjetik, dhe për rikthimin e saj në gjirin e Atdheut/Mëmë (Rumanisë). Deklarata iu drejtohet kancelarive të mëdha euro/amerikane që vendosin për fatin e popujve të ndarë.. Kurë do ta flakin shqiptarët aktin e turpshëm të Konferencës së Ambasadorëve për rikthimin e Kosovës në gjirin e Shqipërisë! Këtë mund ta bëjë elita politike me marrëveshje historike me faktorin ndërkombëtar, me dialog, me argumente, me bindje, me punë diplomatike, e jo me gjakderdhje ballkanike. Cogalniceanu rekomandonte që ligji të bëhet i fuqishëm. Cuza theksonte se “ Moldova nuk ka tjetër mbrojtës përveç Zotit dhe shpatës së Tij. Betohem në shenjtërinë e engjëjve se preokupimi im elementar do të jetë mirëqenia juaj dhe mirëqenia e vendit.” Nuk jemi të ftuar për të dhënë leksione por e themi atë që të tjerët mund ta kishin thënë para nesh: Elita politike shqiptare është ajo që mund ta realizojë Bashkimin e Madh Kombëtar në 100 vjetorin e Pavarësisë, duke e vënë interesin kombëtar përmbi interesat partiake dhe personale, duke modernizuar vendin, duke hapur vende të reja pune, duke e përmirësuar mirëqenien dhe standardin e popullit.

          Masat e para për bashkimin e vendit koloneli Al. I. Cuza i mori menjëherë: bashkimin e taboreve të armatosura, intervenimin që të njihen mes vedi, të këmbejnë armë, uniforma e përvojë.  Më 1859 u kry bashkimi i principatave rumune. Kurë do të bashkohen “principatat” shqiptare për krijimin e Shqipërisë së bashkuar! Kjo nuk varet nga kameleonët e Internetit që kultivojnë kultin e përçarjes fetare apo enveristët që shesin patriotizëm elektronik, por kjo varet nga bashkimi i faktorit politik shqiptar. Duke evokuar momentin historik të 150 vjetorit të bashkimit, potencojmë faktin se Moldova ende nuk është e bashkuar me Rumaninë, siç nuk është e bashkuar Kosova me Shqipërinë, edhepse liderët shqiptarë dhe rumunë bëjnë përpjekje të mençura poltike, diplomatike, tregtare, kulturore e turistike,  për një unifikim të ngadalshëm e të mirëfilltë. Për realizimin e një bashkimi të madh kombëtar të Moldovës me Rumaninë dhe Kosovës me Shqipërinë, ekziston nevoja e inkorporimit të tyre në gjirin e NATO-s dhe Bashkimit Europian, rast me të cilin shembet vetëvetiu Muri i Berlinit që  i ndan këto vende të persekutuara  përgjatë historisë nga kolonializmi serb dhe ai sovjetik.  

Arnaut 1849
Arnaut 1849

Al. I. Cuza - themeluesi i Rumanisë moderne



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora