Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Julianne Moore

| E hene, 09.01.2006, 01:42 AM |


Me talentin dhe stilin e saj, Julianne ka pushtuar Hollivudin. Një aktore aventuriere dhe gjithmonë ndryshe, Julianne ndjehet mirë nga roleve që i janë besuar. Ajo është shumë këmbëngulëse dhe është kjo cilësi e kombinuar me punën e vështirë dhe talentin e dukshëm që e ka vënë këtë aktore në radhën e ndritur të yjeve. Ajo është cilësuar një nga 25 aktorët më të mëdhenj të viteve 1990, një titull plotësisht i merituar. Julianne sjell në ekran stil dhe thellësi në të gjithë rolet e saj.

Julianne e ka provuar veten si në filma me buxhet të vogël edhe në ata blockbuster. Ajo është një aktore që posedon gjallëri dhe dashuri për jetën cilësi që shfaqen në të gjitha interpretimet e saj. "Më bën të ndjehem mirë. Ndjehem mirë për filmat, për përgjigjen e njerëzve për ta. Nuk do të mund të isha më e lumtur se kaq", thotë aktoria.

Kandidate e shumë çmimeve, Julianne ka vërtetuar se është një aktore e talentuar dhe e gjithanshme. Ajo i zgjedh rolet ashtu siç vijnë dhe jo bazuar në potencialin që mund të kenë për çmime. Rolet e saj shpesh janë personazhe të thellë megjithatë kjo nuk e kufizon atë nga role në filma të mëdhenj si në Jurassic Park dhe Hannibal.

Ajo është nënë, grua dhe aktore dhe i kryen më së mirë të gjitha këto role. "Nuk mendoj se janë në pozita ndryshe nga çdo kush tjetër që ka një punë, ka fëmijë. Është gjithmonë e vështirë të gjesh balancën por nuk do të më pëlqente jeta ndryshe. Ndjehem shumë me fat që kam fëmijët e mi dhe punën".

Roli i shtëpiakes në filmin The Hours, bazuar në novelën e Virginia Woolf, Mrs. Dalloway e vuri atë përkrah Nicole Kidman dhe Meryl Streep, i dha vlerësime të kritikës dhe kandidaturën si aktorja më e mirë në rolin e dytë.

Pasioni për aktrim i filloi që në fëmijëri dhe kur u diplomua nga shkolla e mesme vendosi ta bënte atë karrierën e saj. Rolet e saj filluan me telenovelën As the World Turns që u pasua me një rol dytësor në thrillerin The Fugitive. Steven Spielberg u impresionua aq shumë nga interpretimi i saj saqë e mori pa kaluar në prova për filmin Jurassic Park. Ajo fitoi gjithashtu një rol në klasikun e Robert Altman Short Cuts në vitin 1993. Me këto dy filma ofertat e tjera nuk do të vononin.

Dhe përveç çmimeve nga kritika e filmit, roli në filmin The end of the Affair i dha asaj kandidaturën për Oscar në vitin 1999. Julianne interpretoi gjithashtu përkrah Pierce Brosnan në filmin e suksesshëm Laws of Attraction.

Julianne vazhdon të balancojë mirë jetën e saj personale me aftësinë e saj të shkëlqyer të interpretimit. Ajo sjell kaq shumë inteligjencë në rolet e saj saqë kritikët dhe admiruesit mirëpresin rolet e tjera që kjo aktore e talentuar do të sjellë në të ardhmen.