E marte, 19.03.2024, 04:35 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Personalitet i madh dhe mik i shqiptarve

E premte, 23.01.2009, 09:11 PM


Selim Hasanaj
PERSONALITET I MADH DHE MIK I SHQIPTARVE?

Nga Selim Hasanaj

Ka shumë kohë që kam pas idenë të shkruej per ZSH , per nji njeri i cili me sjelljet e veta njerzore dhe humane e meriton të renditet në nji nga miqet ma të mirë të shqiptarve nga të gjitha shtetet dhe popujt Skandinav.
Asht fjala per z. Ole Haabeth, i cili ka tri vite që asht URDFØRER i FYLKES që do të thotë se asht Guvernator ose nji si Kryetar i nji regjioni që në Zvicerr ta zam i thojnë Kanton. Ky burr per shumë vite ishte Prefekt i Komunes në nji nga qytetet ma të mëdhaja të Norvegjisë dhe qytet ku jetojnë nji grup i konsiderueshem i mergimtarve shqiptarë, në Fredrikstad , qytet ky në jug të Oslos diku 85 Km e që asht në kufi me Suedinë.
Per të shkrue per këtë njeri medomos më duhet të këthehem mbrapa në kohë. Ishin vitet 1997, 1998, 1999 kur maqineria vrastare e forcave pushtuese të Serbisë bante kerrdi neper fshatnat dhe qytetet e Dardanisë dhe kur mergimtaret shqiptarë si gjithkund neper botë edhe nga Fredrikstadi, Sarpsborgu, Haldeni, Moss, Mussen, Rakestad etj etj qytete të regjionit Østfold të Norvegjisë me krejtë cka kishin ndihmonin popullin e pushtuem të vendlindjes së vetë, Dardanisë Martire. Në njanen nga shkollat e Fredrikstadit punonte si mesues në mësimin plotsues në gjuhen shqipe edhe nji shqiptarë nga Mitrovica dhe aty veq nxansave tjerë ishte edhe vajza ime dhe unë pata thirr Rektorin e shkolles që neve i thomë Drejtor dhe e pata lutë per të na ndihmue me veshmbathje e gjana tjera per popullin e Dardanisë. Vetem mbrenda tri ditve në Shkollen BORGE UNGDOMSSKOLE në Fredrikstad janë mbledh disa ton rrobe dhe gjana tjera. Me këtë rast Prefekti i atëhershem i Fredrikstadit z. Ole Haabeth personalisht asht interesue që ato ndihma të grumbullohen. Derisa z. Haabeth ishte Prefekt shqiptaret e Fredrikstadit gjithmonë kishin klubet e veta dhe per mbajtjen  e tyne ndihmoheshin nga komuna. Kur paten fillue bombardimet e NATO-s dhe lufta në Dardani me ndihmen e z. Haabeth pata fatin dhe  mu patë mundësue që ta kem nji faqe të posaqme në gazeten lokale  DEMOKRATEN ku unë pothuej perditë shkrueja ( në gjuhen norvegjeze)per ato që ndodhin në Dardani sipsa lajmeve që ndegjoja nga burimet e ndryshme nga tereni dhe me këtë senzibilizohej populli i urtë dhe human norvegjez i cili deri ato vite kishte bindje të hatashme per popullin serb. Por tani me ndihmen e z. Haabeth dhe të shumë norvegjezve tjerë si dhe me shkrimet dhe propaganden tonë që e bajshim me shkrime dhe forma tjera norvegjezet u banë miqet tonë.
 Shkolla BORGEN UNGDOMSKOLE ma vonë me iniciativen e mësuesit shqiptarë dhe me perkrahjen edhe të vetë Prefektit z. Haabeth u binjakizue me nji shkollë në Mitrovicë dhe kjo miqësi e këtyne dy shkollave asht forcue dhe asht ba traditë që percdo vitë bahen vizita reciproke të delegacioneve arsimore dhe politike Fredrikstad-Mitrovicë. Në vitin 1998 , pikrisht per 17 Maj , datë kjo që asht dita e shtetit Norvegjez, unë pata organizue ashtu spontanisht nji grup të rinjesh shqiptarë që të vishen me rrobet kombëtare shqiptare dhe të dalim ashtu per ta pershendet kolonen e pafund të qytetarve norvegjez që atë ditë dalin dhe marshojnë e festojnë. Ka pas njerëz shqiptarë që nuk e kanë pas perkrah hapin tim dhe aty per aty kan sha e folë mas shpine sa edhe unë fillova të dyshojë mos vallë paskam gabue dicka, por në mbramje , që sipas traditës në sheshe ose vende të posaqme të qyteteve gjithmonë Prefekti u mban fjalë qytetarve, atë ditë , pra me 17.05.1998 Prefekti i Fredrikstadit z. Ole Haabeth fjalimin e tij e pat fillue me këto fjalë. " TË DASHTUN BASHKQYTETARË, UNË SI PREFEKT DHE SI QYTETAR I KËSAJ KOMUNJE NDJEHEM I LUMTUN DHE I PRIVILEGJUEM QË PERJETOVA , QË SOT BASHKQYTETARET E MIJË TË RINJË NA PERSHENDETEN DHE NA URUEN DITEN TONË SHTETNORE TË VESHUN ME PETKUN E VETË KOMBËTARË, ISHIN KËTA SHQIPTARET QË JETOJNË

Ole Haabeth
KËTU DHE TË CILET UNË I PERSHENDES, I FALENDEROJË DHE U UROJË MIRSEARDHJE NË NORVEGJI , POR MA SË SHUMTI UROJË QË SË SHPEJTI EDHE ATA TA KREMTOJNË LIRINË E SHTETIT TË VET...." Unë isha me familjen time dhe perkrah e kisha zonjen time , nga ato fjalë të mëdhaja që i foli atëherë ky njeri i Madhë nuk mujta ti permbaj lotët. Ata më paten shkue rreke. Besa edhe tash ka po i kujtojë ato momente lotet nuk po ndalen.
Z. Ole Haabeth , derisa ishte në jetë i ndjeri Faruk Spahiu prefekti i parë i Mitrovices  pat shkue disa herë në Dardani dhe ai e kishte lutë z. Faruk Spahiu që ti rregullon nji takim me Kryetarin e Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova. Kjo edhe kishte kjen vendimtare që z. Ole Haabeth perjetsishtë të bahet mik i madhë i shqiptarve.
Kur para tri viteve na la dhe iku në boten e Amshueshme Presidenti Ibrahim Rugova, pikrisht në shkollen ku u paten grumbullue ndihmat per Dardaninë tani u mbajtë Mbledhje Komemorative dhe aty erdhi edhe z. Ole Haabeth i cili lexojë nji leter të mrekullueshme dhe gjatë tanë leximit i shkonin lotet. Ai u neshkrue në librin e zisë dhe me lotë në sy patë thanë: Sot juve keni humb njeriun e shenjtë dhe prijsin që u solli lirinë dhe shtetin, por bota ka humb nji njeri të jashtzakonshem dhe special dhe do të presim me shekuj per të lind nji Ibrahim Rugovë i dytë.
Pra ky njeri që edhe vetë ka dicka humane, njerzore dhe të shejtë në shpirtin e vetë, ky njeri e quejti të Shejt Presidentin tonë Legjendë Dr. Ibrahim Rugoven.
Në shkurt të vitit 2007 në Kuvendin formues të Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, unë si kryesues i Këshillit inicues e pata thirrë z. Haabeth dhe ai pat ardh së bashku me bashkshorten e vetë dhe edhe me këtë rast pat mbajt nji fjalim në të cilin së pari i shprehi respektin dhe konsideraten që ka per të ndjerin President Rugova dhe pastaj se edhe neve na don dhe respekton se jemi të të njejtit komb si Dr. Rugova dhe se gjithmonë do jetë mik i yni.
Unë me ketë rast z. Ole Haabeth i pata nda nji mirnjohje në emen të Degës së LDD-së në Norvegji.
Z. Ole Haabeth ishte i pari nder të paret që më paten dergue mesazh urimi me 17.02.2008 kur i rikonfirmue shpallja e mvetsisë së Dardanisë, ai ishte edhe nga pjesmarrsit e nderit në festen per mvetsi që nga shqiptaret u organizue në Fredrikstad dhe ne¨Mussen.
Andaj edhe unë si nji nga shqiptaret që kemi fatin ta kemi MIK  nji njeri të tillë i shkrova me mburrje këta rreshta per ta pershendetë këtë njeri të MADHË  dhe të mrekullueshem i cili ashtë edhe njeriu i parë i regjionit ku neve jetojmë. Asht Guvernator, Lider i qytetarve të ØSTFOLDIT.
Të falemnderit miku i jonë zotni ORDFØRER O. Haabeth,
Selim Hasanaj



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora