E marte, 19.03.2024, 09:47 AM (GMT)

Mendime

Ajet Nuro: Lamtumirë Bush, mirësevjen Obama!

E enjte, 22.01.2009, 06:21 PM


Ajet Nuro, Washington
Lamtumirë Bush, mirësevjen Obama!

Nga Ajet Nuro

Unë as kam patur, as kam të drejtë të votoj në Shtetet e Bashkuara. Por nëse do të kisha patur të drejtë vote para tetë vjetësh ndoshta nuk do kisha votuar për Xhorxh Bush. Epoka e Bill Klinton për amerikanët ishte një nga më të begatat sepse rrallë një ekonomi njeh suksese të tilla siç njohu ekonomia amerikane në vitet '90. Ishte ekonomia që bëri që amerikanët të bënin sikur nuk e shikonin edhe ndonjë çapkënllëk të presidentit të tyre siç qe skandali Lewinsky. Madje nëse do kishte një mundësi për një mandat të tretë, Klinton do ta kishte të sigurt. Por, për shqiptarët, Klinton është ai që tha « zjarr » dhe urdhëroi NATO-n të ndërhynte në Kosovë për të shpëtuar jetë njerëzish. Edhe sot një rast si ai i Kosovës në vitin 1999, ngelet unik. Luftë për çështje humaniare apo « Humanitarian bombing » nuk kanë gjetur shembull për tu bërë dy. Në këto kushte, mes një kauboji teksan dhe një zvendësit të Klintonit sigurisht, të paktën nga larg, një shqiptar nuk do të hezitonte,  megjithëse historikisht shqiptarët preferojnë republikanët. Dhe, ndoshta shqiptarët që votuan demokratin Al Gore gabuan. Kur u votua Bush në vitin 2000, nuk besoj se ndokujt do ti ketë shkuar në mendje se ai mund të tejkalonte Bill Klintonin. Gjithmonë në politikat me shqiptarët.

Trashëgimia Bush

Bush do të mbahet mend si i pari president që iu dha e drejta e presidencës nga Gjykata e lartë e ShBA për shkak të problemeve në numërimin e votave në Florida. Pa mbushur vitin në shtëpinë e bardhë, Xhorxh Bush iu desh të përballet me 11 shtatorin 2001, ditë që do të ndryshonte gjithçka në marrdhëniet brenda Shteteve të Bashkuara dhe sidomos me botën. Sulmi ndaj kullave binjake në New York ishte sulm ndaj Amerikës dhe si rrjedhim i tyre duhet kuptuar lufta në Afganistan dhe Irak. Nga të gjitha karakteristikat personale, një është e dallueshme tek Bush, krenaria.  Makiaveli, këshillonte dy mjete për t’ia arritur qëllimit në politikë, lufta dhe diplomacia. Bushi i ka përdorur të dyja por fatkeqësisht shumë më tepër të parën. Futja e vendit në dy luftra, sigurisht pati ndikimin e vetë në rënien ekonomike të vendit që u përkthye me renien e popullaritetit të tij , sidomos në mandatin e dytë. Kriza ekonomike që ka përfshirë sot Amerikën, nuk mund ti vishet Bushit, por mund të themi se disa politika të tij e  përkeqësuan situatën. Kemi parasysh shpenzimet e jashtëzakonshme për luftën në Irak që thelloi borxhin e brendëshëm të Shteteve të Bashkuara. Por siç e tha edhe vet Bush në fjalimin e lamtumirës, gjithçka që ai bëri e bëri në të mirë të Amerikës.

Bushi dhe shqiptarët

Kur një president amerikan  i përmend shqiptarët (në malin e çështjeve që ata duhet të trajtojnë) përbënë një ngjarje të shënuar, por, kur një president amerikan viziton një vend si Shqipëria dhe mbi të gjitha kur ai vendos ndoshta edhe në dëmë të imazhit të tij të mbështesi pavarësinë e Kosovës, në sytë e shqiptarëve ai është një hero. Këmbëngulja e Xhorxh Bushit për ta bërë Kosovën të pavarur do të ngelet e pashembullt. Shqiptarët kanë qenë dhe janë ndoshta kombi më filoamerikanë në Europë dhe ndoshta në gjithë botën. Administrata e Bushit me vizitën e Bushit në Shqipëri, më 10 qershor 2007 dhe me njohjen e pavarësisë së Kosovës bënë që kjo ndjenjë të bëhet edhe më e fortë. Në këtë ditë, që Xhorxh Bush po lë shtëpinë e bardhë do të doja ti thosha “Faleminderit, pëer gjithë sa bëre për shqiptarët”. Lamtumirë Bush ! Se ...

Mirësevjen Obama!

Zgjedhja e Obamës po konsiderohet historike për faktin e origjinës së tij por edhe për gjendjen në të cilën ndodhet Amerika sot. Amerikanët i kanë kthyer syt nga ai dhe ai premton ndryshime. Mbi të gjitha Obama reflekton shpresë. Sa për shqiptarët, vazhdimësia në politikën amerikane i siguron se administrata e re do të vazhdoj në të njëjtën rrugë si dhe administrata Bush (mbase jo me ato prioritete...). Por për shqiptarët fakti që gruaja e Bill Klinton është shefe e diplomacisë amerikane është inkurajuese dhe ajo do të jetë në krahun e shqiptarëve në sfidat e pambaruara siç është njohja e mëtejshme e Kosovës si vend i pavarur dhe ruajtja e tërësisë territoriale të saj etj. Në këtë ditë të parë të mandatit të tij le ti urojmë “Mirë se erdhe zoti Obama dhe paç fat!”

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora