Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arnold Schwarzenegger

| E merkure, 09.05.2007, 12:23 AM |


Arnold Schwarzenegger u lind në qytetin Grac të Austrisë, në vitin 1947. I shtyrë nga i ati, ai u filloi të mirret me peshëngritje që në moshën 15 vjeçare. Pesë vjet më vonë ai fitoi titullin Mister Universe, në kampioniatin për bodibilding. Ky ishte çmimi i tij i parë nga 13 gjithsej që do të fitonte Arnold Zhvarceneger. Ndër tituj të tjerë janë Mister Olimpia dhe Mister Bota.

Kur ishte 21 vjeçar, Arnold Schwarzenegger erdhi në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte i interesuar në biznes dhe më vonë mori diplomën për biznes në universitetin e Wisconsinit. Ai e bëri këtë përmes një programi special kur jetonte në Kalifornia. Arnold Schwarzenegger gjithashtu investoi në prona në Santa Monica të Kalifornias. Por Arnold Schwarzenegger filloi të interesohet gjithashtu në filma. Në vitin 1977 ai u paraqit në filmin dokumentar “Mbushja e Hekurit,” film mbi kampionatin Mister Olimpia. Ky film i solli atij rolin në filmin e parë të Holivudit, “Conan the Barbarian”. Arnold Schwarzeneggeri luajti edhe në filma të tjerë të aksionit si “Terminatori,” “Predatori,” “Total Recall” dhe ” True Lies”. Mirëpo ai luajti edhe në komedi përfshirë këtu komedinë e vitit 1990 Kindergarten Cop.

 

 

Zoti Arnold Schwarzenegger, ka përkrahur përpjekjet për programe speciale për fëmijët e Kalifornisë. Ai ndihmoi zgjerimin e lojërave brenda qytetit të Los Anxhelesit edhe në 15 qytete të tjera. Ky është një program për fëmijët e rrezikuar nga dhuna në rrugë dhe droga. Ai gjithashtu shërben si ambasador i Lojërave Speciale Olimpike. Ky program filloi në vitin 1967 nga Eunice Kennedy Shriver, motra e presidentit John F Kennedy dhe e ëma e e Maria Shriver, gruaja e zotit Schwarzenegger. Maria Shriver njihet nga amerikanët si reportere televizive dhe të gjithë do ta kujtojnë momentin kur qëndroi pranë zotit Schwarzenegger kur ai bëri betimin si guvernator i Kalifornias, por këtë herë jo si gazetare por si zonja e parë e Kalifornisë.