E premte, 29.03.2024, 03:30 PM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: “Fishkëllimë në errësirë” një pasqyrë e realitetit të sotëm shqiptar

E merkure, 21.01.2009, 07:03 PM


KRITIKA/ “Fishkëllimë në errësirë” një pasqyrë e realitetit të sotëm shqiptar

Një dramë që erdhi në skenë estetikisht bukur, me finesë dhe elegancë

Nga Albert Zholi
 
Regjisor, Spiro Duni
As/regjisore, Flaura Kureta
Skenografia, Fatbardh Marku
Formulues muzike, Klement Marku

Në role
Reshat Arbana (Artist i Popullit)
Anila Bisha
Naun Shundi
Bujar Asqeriu (Artist i Merituar)
Dritan Boriçi
Sokol Angjeli
Roland Saro
Saimir Sina

Tom Murphy (autor i veprës)

Është lindur në Galëay të Irlandës në vitin 935. Është dramaturgu më i njohur irlandez bashhkëkohor dhe ka bashkpunuar ngushtë me Teatrin Kombëtar Irlandez. Ka shkruar 25 drama dhe një roman (1994). Drama e tij e parë e suksesshme “Fishkëllimë në errësirë”, u refuzua nga udhëheqsi artistik i Teatrit Kombëtar Irlandez me preteksin se ulte figurën e irlandezëve, prandaj u vu në skenë në Londër në vitin 1961. Tashmë ai punon dhe jeton në Dublin. Puna e tij e madhe si dramaturg ka fituar admirimin e shumë audiencave teatrale në sallat më prestigjioze të botës. Në përgjithësi veprat e tij janë larg sentimentalizmave dramatike, por me konflikt të ashpër dhe me fund tragjik.

Unë

Javën e fundit të dhjetorit të vitit 2008, në Teatrin Kombëtar u dha shfaqja e fundit e dramës “Fishkëllimë në errësirë”. Kjo dramë pasqyron një realitet jetësor tejet të dhimbshëm, tejet të pakonceptueshëm në një shoqëritë civilizuar, në një shoqëri demokratike, në një shoqëri, ku duhet të respektohet e drejta dhe liria e fjslës, e drejta për të qenë vetvetja, pra pasqyron dhunën në familje , dhunën në shoqërinë e sotme. Dhe pse vepra është shkruar nga një dramaturg irlandez në vitin 1960, ajo duket sikur është shkruar nga një dramaturg shqiptar, pikërisht tani në vitet e demokracisë. Të gjithë ne shqiptarët të të gjitha shtresave shoqërore jemi dëshimtarë të një problemi shqetësues, të një problemi anakraonik, të dhunës në familje. Ndoshta jemi vendi, ku ky fenomen po përhapet dhe po gjen strehë në një numër të konsiderueshëm familjesh shqiptare. Ndoshat na vjen turp të themi,
ndoshta na vjen ndrojë, ndoshta tregon ende nivelin e ulët ndërgjegjësimit të shoqërisë së sotme shqiptare, por ajo duhet treguar. Duhet treguar me ashpërsinë, por dhe finesën, elasticitetitn, gjetjen e veçantë që pasqyrohet në këtë dramë. Në mediat shqiptare dhuna në familje përcillet me shifra alarmante. Ndoshta edhe me pak teprime duke rendur pas sensacionit, por ajo është një e vërtetë e hidhur që duhet të na vrasë në ndërgjegje. Një e vërtetë e hidhur që duhet pasqyruar dhe ndalur. Dhe kjo dramë përcjell një mesazh mjaft sinjifikativ: Ndal dhunës në familje, shoqëri e kudo! Jemi kaq pak për të ushqyer, ofruar, përkrahur dhunën. Jeta është kaq e shkurtër sa e keqja mbahet mend gjatë dhe e mira duket se është fshehur thellë në subkoshiencën shqiptare për të marrë përmasat e shprehjes kushedi se kur…Njerëz, jepni më shumë dashuri, më shumë buzëqeshje, më shumë fisnikëri, më shumë harmoni. Sa psherëtimëdhënëse janë lotët, po aq lumturisjellëse magjia e fjalës së bukur. Këtë mesazh merr me vete teksa largohesh nga dera e Teatrit Kombëtar, pasi ke parë plot ankth “Fishkëllimë në errësirë”. Një dramë tronditëse, por shumë mësimdhënëse. Kjo fjalë e fundit që po afrohet me shpresëdëshirën e venitur në mendjet dhe zemrat njerëzore të mbingarkuara me stres.

Spiro Duni (regjisor)


Vepra të cilën vumë në skenë pas suksesit të madh në Londër në vitin 1961 vazhdon ende dhe sot të ketë sukses të padiskutueshëm në shumë skena të botës. Motivi që më udhëhoqi për të punuar me këtë vepër është problemi i madh i dhunës brenda familjes dhe plagët e emigracionit. Pra dy probleme që në ditët tona janë më aktualet edhe për Shqipërinë post komuniste, madje më aktuale dhe sa për Irlandën sot (atdheun e autorit). Regjisori i madh Conald Morrison thotë se kjo vepër hedh dritë mbi faktin e trishtueshëm që Irlanda shumë rrallë ka qenë e zonja të sigurojë stabilitet dhe prosperitet për shtetasit e saj. Me këtë vepër ne u munduam të përcjellim në skenë me elegancë dhe dramacitet idetë e autorit të madh. Me këtë vepër u nënvizua mënyra se si një familje funksionon në opinionin shoqëror dhe si funksionon brenda katër mureve të shtëpisë. Uniteti i familjes i shfaqur jashtë kthehet në një konflikt të egër brenda. Arkitekt i çdo veprimi agresiv, pathologjik, thellësisht negativ është vetë babai i djemve. Megjithë dhunën, brutalitetin, egërsinë, drama jep mesazh të qart dhe do mbetet gjatë në mendjen e spektatorit.

Bujar Asqeriu

Për mua mbetet një nga realizimet më të vështira, por dhe më të bukurat. Është një dramë e një lloji të veçantë. Të përcjellësh në mënyrën më bindëse tek spektatori fenomenin më shqetësues të shoqërisë është përgjegjësi, dhimbje, thirrje në ndërgjegje, mobilizim. Vetë drama përmban një thirrje që sa të dhemb po aq dhe të ndërgjegjëson mbi realitetin që mundohet të fshihet. Një dramë që paraqet një familje ku mbizotëron dhuna, por që vjen në skenë estetikisht bukur, me finesë dhe elegancë. Jemi 5 vëllezër, ku protagonist të përhapjes të përqafimit të dhunës kemi babanë. Kupton babanë!!! Çfarë dhimbje, çfarë emocioni, çfarë fakti i pabesueshëm që sa të habit, po aq të rrëmben për një analizë të brendshme psikologjike të një lloji tjetër. Zbërthimi i karaktereve është një mesazh i qartë për spektatorin dhe lexuesin. Sa tronditje të jep gjatë ndjekjes në skenë, po aq të qartëson në rrugëtimin për në shtëpi. Gjithë drama është një dyluftim midis reales dhe ëndrrës, dhunës dhe dëshirës për paqe, Eshtë një rrugëtim i vështirë për të larguar të keqen që mundohet të zaptojë shpirtrat njerëzorë që janë aq delikat. Muzika e Tom Ueje bëhet një personazh me vete, ose më mirë të themi vëlla i gjashtë i familjes së dhunshme Kalni. Ne sot kemi nevojë për një dashuri altruiste, të thellë dhe të qëndrueshme. Për prindin dashuri do të thotë t’u tregojnë përzemërsi të ngrohtë fëmijëve dhe t’u vënë kufizime të qarta e të bazuara me moralin e sjelljes. Paqe, sa fjalë e ngrohtë në këto ditë dhe vite të vështira të ftohta, të tranzicionit utopik shqiptar.

Naun Shundi

Roli i Maikut ishte një nga rolet që i mungonte repertorit tim. Një rol i veçantë. Një fjalë e urtë thotë “Fyerja sjell fyerje dhe dhuna sjell dhunë”. Jetojmë në një kohë kur dhunën duhet ta përjashtojmë. Gatishmëria për të falur nuk është thjesht një lubrifikues i mirë për marrëdhëniet shoqërore, por edhe një ilaç i mirë shpirtëror. Në këtë aspekt është e rëndësishme edhe të kultivosh vetkontroll. Në jetë duhet të ecësh sipas rregullit të artë “Gjithçka që dëshironi të bëjnë të tjerët për ju, bëjeni dhe ju për ata”. Dhunuesi vjen një ditë që bie në varfëri të dyfishtë, ekonomike dhe shpirtërore. 
 
Loja e aktorëve

Shpesh herë kritikët apo ne gazetarët (mendimi im), në çdo premierë mundohemi të kapim anët negative, gabimin në skenë. Sigurisht, në asnjë realizim skenik nuk mund të arrihet e përkryera, e arrira, e pagabushmja. Në një shfaqje mbi një orëshe ndodhin dhe gabime, edhe stonime, por një vepër skenike duhet parë në tërësinë e saj. Në të gjithë elementët, si loja e aktorëve, skena, kostumografia, muzika, regjia, teksti, dhe së fundi puna në grup. Unë pikërisht këtë doja të veçoja tek drama. Të gjithë aktorët luajtën në mënyrë unitare, që gjithkush brenda pjesës së tij ndihmonte dhe përçonte idenë, mendimin e grupit, aq më tepër që bëhej fjalë për një familje. Realizime të tilla (për mendimin tim) janë të vështira pasi janë dhe të veçanta. Si zor që të gjesh në gjithë historinë e artit skenik një dramë që 6 personazhe të jenë brenda një familje. Dhe kur flitet për një familje dihet që personazhet që përqasin idenë e vëllazërisë duhet të kenë të përbashkëta në psikologji, mendim, veshje, mënyrën e jetesës (hanë bashkë, flenë bashkë, debatojnë bashkë, shokojnë gjatë njëri-tjetrin), idealet për jetën, sjelljen, sigurisht duke pasur dhe veçori. Por këtu veçohet e përbashkëta familjare duke kaluar në të veçantat e çdo karakteri njerëzor. Ata ndoshta skanë të njëjtën pamje fizike, të njëjtën shkallë arsimore, por duke jetuar bashkë marrin dhe japin tek njëri -tjetri. Puna e regjisorit Duni këtu ka konsistuar, që të dali në pah puna në grup, koletiviteti, ku në raste të veçanta të shpalosen dhe cilësitë individuale. Në këtë drejtim, në mënyrën e organizimit, bashkëpunimit, komunikimit, lëvizjeve, debatit, drama në vetevete është një realizim, ku të gjitha shkojnë në sinkron. Këtu nuk flitet për brendinë e dramës që është e dhunshme deri në frikë. Por
tek kjo frikë del fabula, e vërteta e hidhur e plagës më të madhe të shoqërisë së sotme shqiptare. Një dramë e dhimbshme, e frikshme që në skenë është ngjitur në mënyrë virtuoze dhe me mesazh të qartë. Në këtë pikë, No comment!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora