E enjte, 22.04.2021, 12:57 PM (GMT+1)

Mendime

Jetimët në Shqipëri të harruarit nga shteti

E merkure, 21.01.2009, 07:30 PM


Amnesty International dhe
Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë deklarojnë:

Jetimët në Shqipëri të harruarit nga shteti

Me inisiativën e  Koordinatores së Amnesty International për Evropën Juglindore me qendër në Vjenë – Austri dhe me mbështetjen e z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë, u organizua një tryezë e rrumbullakët për të diskutuar mbi gjëndjen e rëndë  në të cilën ndodhen sot jetimët në Shqipëri.

Pamje nga Salla e Hotel Tirana – International, ku u organizua ceremonia e takimit në tryezën për diskutim me operatorët qeveritarë dhe jo qeveritarë në këtë takim për gjendjen e jetimëve në Shqipëri, organizuar nga Amnesty International dhe Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Kjo tryezë përfshinte shumë aktorë që veprojnë në fushën e mbrojtjes të të drejtave të fëmijëve jetimë, ku nuk mungoi pjesëmarrja e  përfaqësuesve të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimi Social Shtetëror, përfaqësues nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit,  “Avokati i Popullit”, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve, Unioni i Romëve të Shqipërisë dhe shumë specialistë të fushës së sociologjisë,   të cilët asistuan në një dëgjesë  publike  me fëmijët dhe të rinjtë jetimë pjesëmarrës në këtë takim.
Temat që u diskutuan kishin të bënin me integrimin në shoqërinë shqiptare  të të rinjve dhe të rejave jetimë, si një problem që u la pas dore në shoqërinë shqiptare për gjatë gjithë kohës së tranzicionit shqiptar.

Z.Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe koordinatorja e Amnesty Interantional me qendër në Austri znj. Mirela Shira, gjatë diskutimit me operatorët qeveritarë dhe jo qeveritarë në këtë takim

Eshtë fjala për ata djem e vajza, të cilët të goditur nga fati i keq, ngelën pa prindër e familje, por, u goditën edhe më ashpër nga indiferenca e shoqërisë,  institucioneve, politikës,  dhe në shumë raste edhe nga mungesa e transparencës nga vetë shoqatat e fëmijëve jetimë.
Në moshën më të bukur të jetës së tyre, në vend që të gëzohen për një  veshje të bukur, të ëndërrojnë për shumë gjëra ashtu si bashkëmoshatarët e tyre, në vend që të vendosin se ku do të studiojnë  dhe ç’farë profesioni do të zgjedhin kur të rriten, këta adoleshentë lihen të braktisur në ftohtësinë e mureve të konvikteve në Shkodër; Korçë, Vlorë dhe Tiranë. Shumë prej tyre, në moshë më të vogël, shfrytëzohen për prostitucion në Shqipëri apo rrugëve të Evropës.

Amnesty International përshëndeti nismën e Kryeministrit të Shqipërisë z.Sali Berisha dhe ambasadorit Amerikan në Tiranë z. Xhon Ëithers, për të parandaluar trafikimin e fëmijëve dhe të rinjve, por ndërkohë është e vetëdijshme dhe shumë e ndërgjegjshme për përparimet në Shqipëri. Por, gjithashtu,  të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për jetimët në Shqipëri është bërë shumë pak. Sot, fëmijët dhe në veçanti të rijntë  jetimë në Shqipëri ndeshen me shumë probleme të mprehta sociale që rrezikojnë të ardhmen e tyre.

Nën përgjegjësinë që më jep një organizatë ndërkombëtare me emër të madh siç është  Amnesty International, me përgjegjësinë time morale si njeri, si nënë, si bijë e këtij vendi, këto ditë ndodhem këtu që të ndërgjegjësoj realitetin shqiptar, se tek ne, mbas moshës 14 - vjeçare, kur dalin jashtë dyerve të jetimoreve ku kanë kaluar fëmijërinë, këto vajza e djem jetimë nuk kanë më asnjë shpresë e mbështetje nga asnjë institucion. Ata përgjithmonë ngelen rrugëve pa asnjë çati mbi kokë,  ose me një të tillë që kushtet e jetesës janë ç’njerëzore.
Mundësia e tyre për t´u integruar në tregun e punës është zero, sepse s´kanë as arsim të lartë, por as arsim profesional. Këta fëmijë dhe të rinj jetimë nuk kanë vetëdijen e duhur që të jep familja.  Dhe kur kjo te mungon, obligohen  institucionet shteterore dhe një shoqëri e tërë për t’i pajisuar ata me këtë vetëdije.

Z.Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe koordinatorja e Amnesty Interantional me qendër në Austri znj. Mirela Shira, gjatë diskutimit me operatorët qeveritarë dhe jo qeveritarë në këtë takim

Kur në një shoqëri fëmijët dhe të rinjte jetimë luftojnë për të mbijetuar, atëhere janë të gjithë fajtorë: shoqëria,  shteti, institucionet, shoqëria civile. Qëllimi i organizimit të këtij takimi  nuk është që të bëjmë fajtorë njëri - tjetrin dhe aq më pak të mburremi se për jetimët shqiptarë kemi bërë këtë apo atë punë.
Qëllimi i organizimit të këtij takimi, është që të gjithë aktorët së bashku të bashkëpunojnë me njëri - tjetrin, të koordinojnë projektet dhe punën e tyre se si t´i ndihmojnë këto vajza e djem jetimë që  të kenë mbas moshës 14 vjeçare një banesë, t´u mundësohet një  arsimim me kualitet të lartë profesional, të ndërmjetësohen  dhe integrohen në tregun e punës, t´u jepet dora të ndërtojnë një jetë sa më normale e me një perspektivë të qartë për një të  ardhme pa prostitucion, drogë e probleme  psiqike.
Këta të rinj kanë nevojë për veshëmbathje dhe ushqim më të mirë. Fëmijë dhe të rinj nga komuniteti rom kanë braktisur shkollat dhe  mbledhin kanaçe për të mbijetuar. Probleme të tjera janë librat shkollore, të cilat duhet të ishin falas për jetimët.

Për mendimin tim,  problemet më të mëdha janë bashkëpunimi midis shoqatave të jetimëve, të cilat duhet të koordinojnë punën e tyre, të përpunojnë strategji në veprimtarinë  e tyre dhe të organizohen e të punojnë së bashku në një memorandum bashkëpunimi.
Për jetimët shqiptarë jepen para dhe ndihma, por transparenca tek këto të fundit lë  për të dëshiruar, sepse pak prej këtyre parave dhe ndihma shkojnë tek jetimët dhe persona të tjerë përfitojnë prej tyre.
Ligjet për jetimët janë në përgjithësi të mira, por  me dobësi të tilla si problemi i decentralizimit i cili nuk është kryer për t´i dhënë kompetencat  që duhet pushtetit vendor, buxhetet e bashkive të cilat janë  modeste, problemi i të drejtës së pronësisë mbi pronën e prindërve të tyre që duhet të kenë  jetimet, janë disa nga arsyet që e veshtirësojnë edhe më shumë statusin social që ata kanë.
Është tepër e rëndësishme që opinioni të reagojë për çështjen dhe problemet e fëmijëve jetimë. Ai duhet  të bëhet më i ndjeshëm për problemet e tyre dhe të reagojë me forcë për abuzimet që vihen re.
Jetimët duhet të kenë përfaqësuesit e tyre dinjtoz që të karakterizohen nga një integritet i pastër moral. Është shumë e rëndësishme që në drejtimin e këtyre shoqatave të  zgjidhen njerëzit e duhur.
Mendoj se edhe për përmirësimin e ligjeve ose edhe për përmbushjen e boshllëqeve në ligjet që rregullojnë të drejtat e jetimëve, duhet t´i paraqiten propozime parlamentit shqiptar. Po aq e rëndësishme është që këto ligje të mos mbeten në letër, por të vihen në  zbatim.

Z. Sabri Godo me të bijën Anilën dhe Ilir Çumani me bashkëshorten Nevilën në përfundim të ceremonisë, 06.03.2004

Pamje nga salla, te pranishëm, Nekryetare Kuvendit, M.Çeço, V.leskaj,zv.Ministri Kultures.E.Dragoti, I.Çumani, gjatë ceremonisë së dhënies se Titullit nga IKIJSH, Nënë Zyrasë pas vdekjes, 06.mars.2004

Vjollca, motra adoptive e Andit duke marre titullin Simbol i Vlerave Humane, per nene Zyranë, pas vdekjes, 06.Mars.2004

Pamje nga salla, 06.03.2004

Pamje nga ceremonia e dhenies se titullit Nënë Zyrasë, 06.03.2004

Andi Xhelili, djali adoptiv i Nënë Zyrasë, duke shprehur mirënjohjen publike, 06.mars.2004



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora