E marte, 19.03.2024, 06:15 AM (GMT)

Kulturë

Colin Farrell

E premte, 09.02.2007, 12:16 AM


Aktori irlandez Colin Farrell u bë papritur i famshëm në Hollivud në një periudhë të shkurtër kohore, falë karizmës së tij, dhe fizikut që e dallon nga të tjerët. Tërheqës dhe me një prezencë intensive në skenë ai ka punuar shumë për Hollivudin, dhe për këtë Colin Farrell është bërë një nga yjet më të ndritur në këtë biznes.

Ishte në xhirimet e filmit në Londër kur Colin tërhoqi vëmendjen e Kevin Spacey-it i cili u impresionua aq shumë nga interpretimi i tij saqë ai u morr menjëherë në filmin Ordinary Decent Criminal. Por ishte interpretimi i tij në Tigerland ai që e bëri atë të hyjë në elitën e Hollivudit dhe të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Nga aty ai ka realizuar një film pas një tjetri. Në filmin Outlaw pamë Colin të fshihte për herë të parë theksin e tij irlandez në portretizimin e rebelit amerikan Jesse James. Për Colin roli i një karakteri kaq të njohur, ishte një ëndërr që u kthye në realitet.

Harts War ishte filmi që pasoi American Outlaw dhe bashkoi Colin me veteranin e ekranit Bruce Willis. Roli i Colin në dramën e luftës së dytë botërore bëri që ai të vlerësohej nga kritikët dhe i dha atij një platformë të barabartë me atë të aktorëve si Willis, Cruise dhe Pacino. Ishte pas filmit Harts War kur Colin kaloi në rolet e thrillërit futuristik Minority Report ku luan përballë kundërshtarit Tom Cruise.

Colin kishte një shans për t’u larguar përkohësisht nga zhanri i luftës për një rol manipulues që përsëri i bëri kritikët të ngriheshin në këmbë. Filmi The Recruit and Daredevil pasoi suksesin. Colin ishte shumë tërheqës, aq shumë në fakt saqë i erdhi koha të interpretonte në role qëndrore. Joel Schumacher kërkoi Colin të luante Stu Shepard, një njeri i bllokuar në një kabinë telefoni nga një snajper i padukshëm në thrillerin Phone Booth.

Nga ky projekt erdhën role të tjera kryesore si Aleksandri në epikun Aleksandri i Madh që edhe pse u debatua shumë si nga historianët edhe kritikët i dha aktorit rastin të burrërohej dhe të ishte përkrah Angelina Jolies. Megjithatë e veçanta e Colin është mungesa e konformitetit. Ai është e kundërta e hollivudianëve të stërvitur, vegjetarian dhe që praktikojnë jogan. I pëlqen të pijë një birrë apo katër, pi cigare me paketa dhe shan me shprehje që do të turpëronin edhe më të paskrupulltët.

I njohur si James Dean i kohëve tona Colin po kap role që e kanë afruar atë me më të suksesshmit në industri dhe e kanë ndihmuar ti dallohet talenti. Hollivudi është larg Dublinit në Irlandë ku Colin kthehet pas çdo xhirimi. Aty ai mund të jetë thjesht Colin Farrel, djali i futbollistit të famshëm, Eamon Farrel. Jo një nga 50 njerëzit më të bukur të revistës People dhe jo mashkulli më tërheqës.

SWAT e bashkoi atë me të madhin Samuel L. Jackson si Jim Street, një oficer i dëshpëruar për të provuar veten. Colin megjithatë nuk e ndjen se ja vlen të provojë veten ndaj askujt. Ai është karizmatik, i hapur dhe shpesh i vështirë për publicistin e tij. Ai ka qënë i lidhur me Britney Spears, Demi Moore dhe Kim Bordenave dhe është në shoqërinë e emrave të tillë si Brad Pitt, Steven Spielberg dhe Ben Afflect. Mbi të gjitha paguhet rreth 8 milion dollarë për film. Në fund të fundit Colin Farrell duket se po shijon kohën më të mirë të jetës së tij, duke bërë atë që bën më mirë, të jetë vetja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora