E enjte, 25.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Baki Ymeri: In memoriam: Grigore Vieru (1935-2009)

E marte, 20.01.2009, 07:14 PM


Grigore Vieru
Grigore Vieru
In memoriam: Grigore Vieru (1935-2009)

Poeti i famshëm i Moldovës ishte simbol i patriotizmit dhe ndjeshmërisë

E donte dhe shkruante për Besarabinë siç e duan dhe shkruajnë shqiptarët për Kosovën. “Nëse ëndërra e disave ka qenë të arrijnë në Kosmos, unë një jetë të tërë kam ëndërruar ta kaloj Prutin”.

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Bukuresht, 20 janar 2009. I internuar në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve gjatë një ndeshje automobilistike, në Spitalin e Urgjencës në Kishinjëu këto ditë vdiq nga një stop kardiak njëri nga patriotët më të mëdhenj rumunë, poeti i famshëm, Grigore Vieru, akademik dhe anëtar korrespondent i Akademisë Rumune. Poeti kishte përjetuar kohë më parë dy sulme në zemër. Ai i mbylli sytë përgjithmonë në prani të bashkëshortes së tij e cila i qëndroi tërë kohën pranë shtratit spitalor. Trupi i tij do të varroset sot në varrezat e Moldovës, ndërsa dita e martë është shpallur Ditë Zie nga Presidenti i Republikës së Moldovës, ishrepublikës rumune që ishte deri para 20 vitesh koloni e Bashkimit Sovjetik. Njëri ndër zërat më të shquar rumunë tejmatanë brigjeve të Prutit qe zgjedhur gjatë vitit 1990 Anëtar Nderi i Akademisë Rumune, e cila e propozoi pas dy vitesh për Çmimin e Nobëlit për Paqë. Është i dekoruar me Medaljen qeveritare të Rumanisë “Eminescu” në 150 vjetorin e lindjes. Vargjet e tij kanë edukuar gjenerata të tëra. Ai dinte ta sensibilizojë ndërgjegjen e rumanizmit kulturor.
Grigore Vieru ishte simbol i atdhedashurisë rumune dhe autor i një numri të panumërt vëllimesh poetike, i përkthyer edhe në gjuhë të huaja, prezent edhe në revistën Albanezul/Shqiptari. Ka shkruar me të njëjtin përkushtim, si për fëmijë ashtu edhe për të rriturit. Është i admiruar (dhe studjuar) që nga foshnjoret e deri në Universitet. Admirimin e tij ndaj atdheut mëmë (Rumanisë së ndarë përmes lumit Prut nga Basabia), poeti patriot e shprehte përmes fjalëve “Nëse ëndërra e disave ka qenë të arrijnë në Kosmos, unë një jetë të tërë kam ëndërruar ta kaloj Prutin”. E donte dhe shkruante për Basarabinë siç e duan dhe shkruajnë shqiptarët për Kosovën. Thonë se Basarabia vjen nga emri i Basarabit, edhepse në hartat para 100 vitesh figuron me emrin Bessarabia, që ta përkujtoin Besën e arnautëve tanë. Ishte në moshën 40 vjeçare (1973) kur poeti erdhi për herë të parë në Rumani, si anëtar i Unionit të Shkrimtarëve Moldovarë, siç u thonin atëherë sovjetikët. Duke u kthyer nga një ceremoni kushtuar poetit të pavdekshëm, Mihai Eminesku, Grigore Vieru pësoi në një ndeshje automobilistike një muaj para se ti mbushë 70 vjet. Përkushtimin e tij në adresë të një poeti shqiptar me banim në Rumani, të cilit i uron “një jetë të ëmbël dhe të bukur si gjuha e Emineskut” (18 qershor 1981), e bëjmë publik me një rast tjetër. Zoti e shpërbleftë me dritën e Parajsës këtë simbol të atdhetarizmit dhe ndjeshmërisë!

Grigore Vieru

 

BESARABISË ME VAJ

 

Në mua ka qëlluar i huaji

Për Pashkët apo Denitë.

Por duke më anashkaluar torollakët

Apo moldovarët.

Se nuk jemi rumunë, i huaji

Mendimin e vet e mban.

Dhe të mitë më shumë i besojnë atij

Se sa mua.

Besarabi me vaj,

Besarabi,

Mbi shpatije e në luginë

Vaj Besarabi!

Të ngatërruar e ke jetën

Besarabi!

Si grurin që e rrah akulli

Besarabi!

Mua më kanë sulmuar edhe moldovarët

Jokrishërisht.

Por jam i lumtur që në ta

Ende jeton rumuni.

Ata thonë se s’jam rumun

Por lotë që shungullojnë në krahëror

Kur një Farkash apo Vikoveanka

Apo Gheorghe që i këndon

Besarabisë me vaj,

Vaj Besarabi,

Përmbi shpat e në luginë,

Besarabi!

Të ngatërruar e ke jetën

Besarabi!

Si grurin që e rrah akulli

Vaj Besarabi!

          (Shqipëroi: B. Y.)



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora