E marte, 23.07.2019, 08:12 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Will Smith

E enjte, 09.03.2006, 01:10 AM


Aktori Will Smith, i talentuar në muzikë dhe kinematografi, Smith është bërë një nga artistët më të suksesshëm në këto industri. Roli që e bëri të dallohej nga kritikët ishte Ali. Filmi i tij i fundit që po shfaqet në kinematë amerikane është The Pursuit of Happyness, rol që ka të ngjarë t’i japë Smith përveç kandidaturave, edhe çmime të lakmuara.

Suksesi nuk është i panjohur për Will Smithin. Ai e filloi karrierën në industrinë e muzikës, repist në moshën 12 vjeçare dhe grupi i tij DJ Jazzy Jeff dhe Fresh Prince arritën sukses në botën e muzikës pop. Karriera e tij si aktor filloi në moshën 21 vjeçare me komedinë The Fresh Prince of Bel Air. Ishte filmi Six degree of Separation ai që i dha Willit shtytje në aktrim dhe filmat e tij kanë vazhduar të jenë mjaft të suksesshëm përfshi Men in Black për të cilin ai kompozoi edhe kolonën zanore.

Përkrah Kevin Cline në komedinë Wild Wild West dhe me filma të tjerë të shquar përfshi Independence Day, Will Smith është bërë shumë popullor. Ishte roli i tij në filmin Bad Boys megjithatë që e bëri atë të famshëm. Ishte filmi Ali bazuar në jetën reale të boksjerit të famshëm Mohammad Ali i cili i dha atij vlerësimin e kritikëve dhe kandidaturat për aktorin më të mirë për tre çmime të ndryshme përfshi Golden Globe.

Will u vlerësua me një kandidaturë për aktorin më të mirë nga Akademia për rolin që sipas tij e ndryshoi atë përgjithmonë.

Me dy djem, dhe një vajzë Will Smith është më shumë sesa shihni në ekran. Rëndësia e fëmijëve në jetën e tij dhe e gruas së dytë Jada Pinkett provon se ka thellësi në shpirtin e këtij aktori të talentuar përtej famës dhe suksesit që i ka dhënë Hollivudi. Smith e kupton se fama vjen e shkon dhe nuk ka të ngjarë të jesh gjithnjë në krye.

Jeta është në rrugë të shpejtë për Will Smith dhe me suksesin e tij të tanishëm në aktrim dhe muzikë duket se ai është një star hollivudian si asnjë tjetër. Ai e pëlqen interpretimin dhe i heshti kritikët me rolin në filmin Ali. Por janë filmat e tij më të lehtë si Bad Boy që e bënë atë të njohur. Stili i tij i komik dhe karizma janë cilësitë që e kanë bërë atë një nga argëtuesit më të suksesshëm të viteve 1990.

Në filmin The Pursuit of Happyness, Will Smith luan një rol të fuqishëm disi ndryshe nga personazhet e tjerë të sjella në jetë prej tij, dhe që Smith shpreson t’i japë atij më në fund një Oscar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT