E marte, 23.04.2024, 08:59 AM (GMT+1)

Mendime

Arben Llalla: ''Trimëria'' mashkullore e BDI përpara Skënderbeut

E diele, 18.01.2009, 11:38 AM


Arben Llalla
Arben Llalla
“TRIMËRIA” MASHKULLORE E BDI PËRPARA SKËNDERBEUT

 

Nga Arben LLALLA

 

Ceremonia e shënimit të përvjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që u organizua nga Lëvizja Qytetare ZGJOHU në Shkup në çarshinë e Vjetër para bustit të heroit kombëtar nuk kaloi pa incidente. Në këtë incident u treguan “muskujt” mashkullorë të pushtetarëve.

Të gjithë ishim dëshmitarë të “ trimërisë” mashkullore të personaliteteve të lartë të partisë së BDI ndaj gjinisë femërore në ditën e shënimit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeut më 17 janar 2009. Incidenti i rëndë kishte për autorë rojet e “fortë” të ministrave shqiptar të BDI të cilët treguan një nivel të ulët të kulturës individuale dhe familjare gjatë ceremonisë së kujtimit të Heroit në Shkup. Brutaliteti u vu re edhe nëpërmjet kanaleve televizive që i kushtuan vëmendje të madhe kësaj ngjarje që nuk duhej të tregonte përçarje, kërcënime politike, por respekt dhe bashkim Kombëtar. Tek e fundit përkujtohej burri që ka mundur të bashkonte shqiptarët në një Kuvend burrëror. Ministrat “foshnjorë” të BDI në prezencën edhe të poetit “romantik” Fazlli Veliut, bënë sehir kur shoqëruesit e tyre u morën me një grua që në dorë mbante lulet e paqes. Por pas gjesteve që shfaqën njerëzit e paedukatë nuk mbetën edhe dy ministrat e partisë në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami të cilët nuk u treguan pak xhentiles, pak respekt për gjininë femërore. Ata kënaqeshin kur dëgjonin fjalorin e ulët dhe forcën kërcënuese të rojeve meshkuj që ndaluan të vinte kurorë me lule delegacionin e Partisë së DR që kryesohej nga një femër, nga një motër shqiptare që nuk mbante armë por lule, nuk thirrej në emër të pushtetit, por në emër të kujtesës së historisë, respektin ndaj Heroit Gjergj Kastrioti.

Do t’ju thosha këtyre “TRIMAVE” meshkuj që më shumë kanë përfituar nga gjaku i dëshmorëve se burrat e shquar punuan për kombin, e ju punoni për tu pasuruar vetë. Ata ishin lisa, ju të sotmit jeni filiza. Skënderbeu ishte burrë që u mat me burrat, ndërsa ju u treguat meshkuj që u matët me një femër më 17 janar 2009. Tek e fundit Skënderbeu nuk është pronë private dhe nuk ka librezë të asnjë partie. Por ai i takon të gjithë shqiptarëve pa dallim feje dhe ngjyre politike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora