Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Rexhaj: S'mund të pajtohem se ka vdekur Ibrahim Rugova

| E shtune, 17.01.2009, 10:53 PM |


Si e le Republikën e Kosovës- Presidenti  i ynë
Si e le Republikën e Kosovës- Presidenti i ynë
S`MUND TË  PAJTOHEM SE KA VDEKUR  IBRAHIM RUGOVA

Nga Xhevat Rexhaj - Cerrca

Në vitin 1999 në fund të marsit, shkiet e Isogut vranë dhe më pastaj i vunë zjarrin shtëpisë së Isuf Arif Rexhaj ku me atë makabritet u dogjën kufomat e 6 familjarëve të mi dhe familjes Rexhaj, shkurt te Arifzekët e Cerrcës. Pra u vranë dhe u dogjën, Zykë, Rifat, Isuf, Kadri, Shake dhe Sofie Rexhaj, nëna ime, vëllai i im dy djem të axhës dhe dy gra të djemve të axhës, po atë ditë ishin masakruar dhe vrarë edhe familjarë të familjes Rugova të Cerrcës. Ishte ky shoku i dytë i madh për mua dhe familjarët në atë kohë lufte,ku dy ditë përpare në fund të marsit, shkiet e Cerkolezit kishin vrarë dhe masakruar dajën tim Bekë Cenë Imeraj drejtor shkolle në Leqinë, njeri i fortë dhe guximtarë me 6 fëmijët e tij dhe shumë fqinjë të tij Imeraj.

Vrasja e dajës tim për mua ishte një termet i madh sepse aty ishin edhe fëmijët pra djali i vogël dy vjeçar, të cilit, në fund të marsit, shkiet ia prenë së pari dorën me thikë të madhe, e ku ai si  i vogël kishte klith,  “babi ky njeri ma mori dorën teme”, pastaj kishin vrarë të tërët, ende nuk mund të qetësohem nga barbaria serbe, e di se shumë raste të tjera të tilla kishte në Kosovë atë kohë, e di se mërzi dhe vuajtje kemi të gjithë shqiptarët për të gjitha viktimat ku ato kishin ndodhur. Mirëpo nuk do ta harroi kurrë një rast të një shqipfolësi në ato kohë i cili ishte dhe është ende kinse “ luftëtarë” kur vrasjet dhe viktimat civile, para meje i krahasonte me vrasjen e lopëve pra shtazëve, duhet thënë haptas se kishte dhe ka të tillë ende, dihet kah janë të orientuar politikisht... fatkeqësisht.

Nuk i ceka këto për të treguar apo për tu mburrur, thënë të drejtën në kohën e luftës unë nuk kam pranuar as të organizoi të pame politike për vrasjen e anëtarëve të mi të familjes , ahere kur dikush edhe për dajë apo kojshi organizonte të pame , kryeshëndosh,se mundoheshin të dukeshin  më patriot se ne disa të tjerë, sepse unë nuk e shihja të udhës që në Zvicër të bëjë propagandë për atë që unë nuk kam mundur ta mbroj nënën dhe vëllaun tim aty ku ishin, pra unë ndjehesha dhe ndjehem i lënduar se i kam lënë në mëshirë të fatit, pra unë do të jetoi me këtë ndjenjë sa të jem gjallë, por poenë politik si patriot i madh që kam humbur nënën dhe vëllamë në luftë  nuk dua dhe nuk pranoi, unë mbetem ai që jam me kaçikun temë.

Pse i tha sh këto të gjitha, për të treguar se ka vrasje, ka vdekje dhe ka humbje të njerëzve në jetë që peshojnë ndryshëm dhe peshojnë fortë në shpirtin dhe zemrën e njeriut. Jeta na ofron qaste të ndryshme, njerëzve u mbeten që të merren me to se çka dhe cila është e mirë apo jo e mirë, cila është e dhimbshme dhe cila e paharruar. Pra është vështirë të qëndrohet në mes, të jesh indiferent ndaj disa gjërave dhe ndodhive, pra duhet sinqeritet dhe duhet dashuri për të treguar se çka është mirë dhe jo mirë që të ofron jeta.

Nuk do i harroi kurrë nënën, vëllain dhe familjarët tjerë të mi të vrarë në luftë, nuk do i harroi kurrë Jasharajt, kurrë, Ahmetajt, Reqakun, Mejën, Krushën, Izbicen, Haradinajt, Rugovët e Cerrcës, ata  mijra heronj e dëshmor të cilët unë kurr nuk do i ndaj të këtij apo atij krahu, që të gjithë të rënët janë gjaku shqiptarë për Pavarësi,  janë plaga e jonë kombëtare.

Ama kurrë nuk do të pajtohem me vdekjen e Njeriut, për mua më të madh kombëtar, Njeriut që ndryshoi globin në të mirë të shqiptarëve, Njeriut që pata fat të lindëm në fshatin dhe shtetin Dardanë,ku ai ka lindur, Njeriut të urtë, Njeriut të qetë, Njeriut me kulturë dhe edukatë familjare, Njeriut besnik të trashëgimisë dardane shqiptare, Njeriut që hapi labirinthat e piramidave evropiane, Njeriut që Uashingtonin e bëri kryeqytet tonin, Njeriun që unë e shoh për çdo ditë në dhomën time, në kompjuterin tim, në mendjen time, në punën time pra shkurtë në përditshmërinë time, pra nuk pajtohem që ai ka vdekur , pra për mua nuk ka vdekur Ibrahim Ukë Rugova, ka shkuar në një botë tjetër, dheu i Dardanisë i qoftë i lehtë, eh... 21 janari i 2006 -ës..., u bënë 3 vite.

Shumica shqiptare do të të përkujtjnëi për të mirë gjithherë, e deshe shqiptarinë do të të do shqiptaria.