E enjte, 18.04.2024, 11:40 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mal Bajgora: Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare

E premte, 16.01.2009, 09:40 PM


Dëshmori Mehë Uka
Dëshmori Mehë Uka
Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare
Në 12 vjetorin e rënies

Nga Mal Bajgora
 
Mehë Uka u lind më 20 dhjetor 1962 në fshatin Bajgorë të rrethit të Mitrovicës. Fëmijrinë e tij e kaloi në kullën prej guri të cilën e kishte ndërtuar stergjyshi i tij Bali Bajgora

Në të brez pas brezi ishin përkundur djepa dhe ngjeshur armë lirie .
Po me atë ndjenjë kombëtare do të brumoset edhe Mehë Uka. Rridhte nga një familje patriotike dhe atdhedashurie.
Pesë klaset e para të fillores i kreu në vendlindje, kurse të gjashtën, të shtatën dhe të tetën në Mitrovicë. Pastaj u regjistrua ne gjimnazin e Mitrovicës ku kreu vitin e parë. Duke qenë shumë i zgjuar veçmas ne shkencat ekzakte profesorët e rekomandojnë që të shkojë në Prishtinë.
Vizioni i tij patriotikë do të shfaqet për hërë te parë në gjimnazin e Mitrovicës ku gjatë një pushimi mes orësh në tabelë te klases kishte shkruar: Arsimtarë të nderuar ua tregoni të vertëten nxënesve, dhe Trepça punon Beogradi nderton.
Prej asaj kohe deri në rënje kurrë nuk u nda nga lufta për liri, dije e Bashkim kombëtar. Në moshen 16 vjeçare për herë të parë bie në burg për veprimtari “armiqësore” kundër “bashkim vllazërimit”. Pas një kohe lirohet sepse konsiderohej si i mitur. Mirëpo Meha tani veq kishte nisur rrugën e tij më vision të qartë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ishtë maturant i gjimnazit në Prishtinë vitin në te cilin ndodhën demonstratat e ’81 dhe Meha qe më i vendosur dhe në ballë të tyre.
Meha kapet nga UDB-ja dhe denohet me 60 ditë burg, të cilin e vuan në Mitrovicë e Smrekovnicë. Pas lirimit ai prap vazhdon veprimtarinë patriotike dhe pas një viti denohët me 18 muaj e me vonë me 7 vite burg.
Veprimtarinë e tij kombëtare Mehë Uka e zhvilloi në dy drejtime; në atë politike dhe ushtarake. Ai më vizionin, diturinë dhe guximin e tij i forconte radhët e rinis heroike të Kosovës. Ato demonstrate ishin me të organizuara dhe të fuqishme kundër sllavo-komunizmit që kishin ndodhur ndonjëherë. Ne ballë të tyre hapëronte kolosi Mehë Uka. Që nga viti ’81 e deri në ’99 u vranë me dhjetra e qindra studentë, profesorë, punëtor për liri e vetëvendosje. Meha sot s’është gjallë të tregojë, por le të tregojnë shokët e tij për sakrificën dhe të vertetën.
Meha pra që nga viti 1979 e deri më 29 dhjetorë të vitit 1996 kur u vra nuk u nda nga vizioni dhe rruga e tij për çlirim e bashkim kombëtar . Nëntë vitet e tij nepër burgje jo vetëm qe nuk e thyën por perkundrazi e çelikosën edhe më shumë. Pas vuajtjes së denimit, ai prapë vazhdon studimet.
Lidhjën kurrë s’e shkëputi nga vendlindja e tij. Sa herë vinte prej Prishtine në Bajgorë, me vete sillte revista e libra që botoheshin në Shqipëri dhe propagandonte përgatitjet për luftë çlirimtare. Ai mbante lidhje edhe me atdhetarët e viseve tjera shqiptare. Lidhje mbante edhe me mërgatën shqiptare, me shokët e tij të idealit si në: Gjermani, Zvicërr, Angli, Suedi e Norvegji... Ata i porosiste që të propagandonin në botën përendimore për gjendjen e rendë të shqiptarëve në Jugosllavi.
Ai diti të mobilizonte tërë aftësinë intelektuale e politike për çështjen madhore kombëtare. Ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha tubimet ilegale dhe legale e shpeshherë edhe kryeorganizator dhe udhëheqës i tyre. Për ketë arsye la gjurmë të thella e të pashlyeshmë në çështjen kombëtare duke mbetur i rrespektuar e i nderuar te nxënesit e tij dhe te kolegët me të cilët punoi . Ishte luftëtarë i pakompromis i çështjes kombëtare, duke qenë përherë aktiv në të gjitha qështjet vitale dhe rrethanat politike të kohës . Vizioni i tij i madhë i dijes me shqisa te mprehta intelektuali bëri që t’i shtronte qartë mendimet dhe guximin e tij .Nga natyra ishte aq i dashur , i afërt e zemërgjërë e i durueshëm kur kërkonte momenti por edhe i rrembyeshëm e tepër i ndieshëm ne çështjen madhore.
Karakterizohëshin te Meha guximi, trimëria e mençuria kur e kërkonte nevoja. Ishte meritë e tij e madhe sepse e vuri historinë në rrugën e drejtë të çështjes kombëtare. Ishte i prirur që ne çdo bisedë e kuvend të nxirrte konkluzione të arsyëshme, se i kishte hije vendi e kuvendi .
Edhe sot shokët e tij tregojnë për humorin e tij të lehtë e me shije të hollë. Karakteri i fortë e patriotik ishte fryt i një pune me plotë vështërsi, sakrifica e sprova jetësore të një lufte të gjatë më të keqen duke qëndruar si shkëmb graniti ndaj bindjeve dhe parimeve të veta për çka fitoi rrespektin e veçantë te të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare. Andaj lirshëm mund të thuhet se Mehë Uka ishte një luftëtar i pa epur i lëvizjes kombëtare që një jetë të tërë ia kushtoi luftës për çlirim e bashkim kombëtar . Nga të gjitha shenimet, nga shokët e ilegales e gjejmë Mehën të ketë qenë prezent e herë herë aktor kryesor i marrjës se qendrimeve e vendimeve për vazhdimin e luftës dhe çlirimin e trojeve shqiptare.
Si i tillë ai mbetet ndër patriotet më të mëdhenjë te kombit në periudhën e tij, i cili duhet të ketë vendin që i takon në historinë e tij kombëtare . Jeta e tij e flijuar për liri ishte dhurata më e madhe dhe e vlefshme që mund t’i ipet atdheut për çlirim e bashkim kombëtar.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora