E shtune, 20.04.2024, 01:36 AM (GMT+1)

Mendime

Xhavit Dalloshi: A ishte vitit 2008, vit i ''sukseseve'' të qeverisë së kualicionit?!!

E premte, 16.01.2009, 09:14 PM


Xhavit Dalloshi
Xhavit Dalloshi
A ISHTE VITI 2008, VIT I “SUKSESEVE” TË QEVERISË SË KUALICIONIT?!!

Shkruan: Prof. Xhavit DALLOSHI, Anetar i CDU Gjermani

Është bërë thuajse traditë tek ne shqiptarët, sidomos tek përfaqësusit e partive poltike, që edhe dështimet e tyre politiko-ekonomike dhe shumë dështime të tjera t’i quajnë si suksese të tyre!

Në raportin e punës një vjeqare të kualiconit qeveritar, i dhanë lavdata vetëvetes aq shumë sa ,që ky vit u quajt edhe si një vit “historik” vit i mrekullirave dhe i sukseseve” të qeverisë së tanishme!

Është çudi se,  si veç ne shqiptaret në tërë rruzullin e globit, mburremi me humbjet, dështimet politike dhe ekonomike si dhe me tradheti kombëtare. Vetëm ne shqiptaremt, i shpallim patriotët,tradhetar, kurse tradhetarët i shpallim patriot, ose tradhetaret e kombit i dekorojmë si patriotet e kombit kuse patiotetët e vertetët të kombit i shpallim “tradhetar”!

Në kohën e fundit shofim çdo dite, presidentin e Kosovës, se si i shpall udbashet, dezertoret e luftës bashkpunetoret e udbes, ata të cilët distancuan, dënuan dhe larguan nga puna vëllërzrit tanë, me të vetem arsyje se,  pse kërkonin të jemi të barabartë me popuj të tjerë, kërkonin republikë dhe shtet. Janë po ata politikan që, sot udheheqin këtë popull, ata të cilët na denonin, na distanconin dhe na izolonin, me arsyjen se ne pse kerkonim liri, mbroje, ndryshime kushtetushe, që ato ndryshme u bënë me pajtimin e këtyreve që sot e quajnë veten e tyre “demokrat dhe patriot”

Këtyre udbashëve iu bashkuan edhe ata që e udhehoqen luftën çlirimtare të Kosovës, dhe të cilët tradhetuan idealet dhe betimet e tyre që kanë bërë, poashtu tradhetuan edhe amanetin e dëshmorëve të kombit, të cilët e dhanë edhe jetën e tyre për bashkim kombëtar. Këta politikan të qoroditur po manipolojnë edhe në emer të dëshmoreve të renë, i dëgjojmë shpesh duke thenë se, qëllimi dhe amaneti i dëshmorëve u realizua, kinse se Kosova na qenka berë “shtet i pavarur dhe demokratik”

Ish udbashi, Fadil Hoxha, kishte udhëhequr luftën çlirimtare me iden madhore, pra iden e bashkimit të trojeve shqipare,por pas luftë ai tradhëtoi idealet e tija dhe të shokëve të tij që ishin për bashkim kombëtar, ai i ekzekutoi të gjithë dhe atëherë pranoi bashkim-vëllazrim nën Jugoslavinë e Titos. Por, ai kishte edhe ca merita të vogëla që ky bëri: ruajti identitetin dhe kombin shqiptar në kuadër të Jugoslavisë, ruajti edhe Flamurin tonë Kombëtar me shqiponjën e zëzë dykrenare.

Edhe liderët e UCK-së u betuan për të njejtën gjë gjatë luftës, pra për idealin e madh, bashkimin e trojëve shqiptare, por pas përfundimit të luftës ata i harruan ato betime dhe filluan të punonin dhe luftonin për interesat e tyre personale dhe karreriste, pra për pushtet. Këta pranuan që Kosova të shpallet “shtet i pavarur” sipas Planit të Ahtisaarit dhe sipas Rezulutës 1244, kur dihet fare mirë se, sipas kësaj Rezulute, Kosova as nuk është shtet sovran dhe as shtet demokratik, por ka qenë me vite të tëra Protektoriat i UNMIK-ut dhe që tani është Protektoriat i EULEX-it. Tani pas kësaj “shpallje” jemi edhe më keq, këta tani hoqen dorë edhe nga identiteti i tyre shqiptar, dhe madje edhe veten e tyre e quajnë “kosovar” që nënkupton që ne sipas tyre kemi një komb tjetër.

Disa herë kemi cekur dhe tërhequr vrejtjen se, plani i Ahtisaarit është plan antishqipar, është një plan i gatuar në kuzhinat serbe dhe I restauruar vetë nga dora e  krimieli Miloshovic, por ia që miku i tij, Ahtisaari arriti që para botës këtij plani të ia ndryshoi kuptimi, dhe që e deklaroi si një plan “shpëtimtar” për Kosovën, mos të harrojmë se,  Ahtisaari ishte një mik i ngushtë i Milloshovicit.

Azem Vllasi dhe politika koministe, titiste na ndryshuan Kushtetutën dhe Flamurin, por bile sadopak ruajti Flamurin dhe shqiponjën dykrenarshe, kurse këta “luftëtarët” të UCK-së na hoqen edhe Flamurin me shqiponjën dykrenarshe, dhe e zëvendësuan Atë me një “Flamur Multietnik” me gjashtë yje, edhe pse në Kosovë jemi mbi 95% shqiptar etnik. Këta pranuan edhe eklavat e Kosovës në baza etnike, trashegimin kulturore dhe fetare ua dhanë kishave otodokse serbe, që përfshinë një një hapësirë nga 15 km 2 e cila është dhe  do të jenë nën jufidiksionin serb mbrenda Kosovë së “pavarur”, pranuan edhe dencentralizim në baza etnike, keta shkaterruan UCK-ne edhe TMK-ne dhe tani shpallen nje force sigurie e cila nuk eshte ushtri por per detyre kane intervenimin kure te kete vershime apo katastrofa natyrore dhe dhe do te kene rolin e zjarrefikesve dhe ajo dote jete multietnike me shqiptare te ndershem dhe ishe bashkpunetore te serbise dhe prap këta mburren për “sukseset e tyre”!...

Tani shtrohet pyetja, se për ke janë duke punuar këta lider poltik?!!

Unë mendoj se për të gjithë janë duke punuar këta, por vetëm për shqiptarët, JO!!

Koha do të tregoi shumë shpejt se,  kush ka të drejtë, ne që po kritikojmë, apo ata që po e mashtrojnë dhe po e rrejnë popullin e tyre nëpërmjet mjetëve të informimit, të cilët janë nën cenzurën si në kohën e Milloshovicit!! Liderët politik nuk kanë asnjë të drejtë morale dhe as juridike që të flasin në emër të dëshmorëve që dhanë jetën për liri dhe ribashkim kombëtar, këta mund të flasin vetëm në emrin e tyre personal dhe në emrin e tradhëtisë dhe mashtrimit të tyre.

Opozita kinse se po e kritikon qeverinë, kurse ka harruar se, këto „merita“  të shpalljes së “parvarësisë” është berë edhe me bashkpunim me opozitën , kurse tani këta kinse se po kritikojnë, as vetë nuk ishin dhe nuk janë më të mire se këta që janë tani, gjithë janë karrirista, janë për shurjen e gjithckaje që është shqiptare, janë të gjithë të dëgjueshëm sa për të përfituar edhe  ndonjë Euro më shumë. Kanë harruar se këta nuk i kanë votat shumicë të popullit, pra populli nuk i ka votuar,  ato vota që keni, i keni të vjedhura, dhe që në “pushtet” erdhet nga OSB-ja dhe nga UNMIK-u, tani jeni berë servil të tyre, për këto arsyje këta të huajt po u “done”, që ata më ndihmen e juaj kanë arritur edhe më parë që nga Hesat Pashët e vjetër dhe të rinjë, Ahmet Zogistet të vjetër dhe të rinjë, Ali Shukrioviqet të vjetër dhe të rinjë; Rrahman Morina , Ahmet Krasniqat Tahir Zema që të shuajnë çdo gjë që ka qenë dhe është shqiptare, tani jeni berë edhe ju si ata .

Sukseset e juaja që keni arritur në vitin 2008 po shifen fare mirë, vetëm per nje dite iu kane bashkangjitur  në AKSH, 200 anëtar të TMK ish ushtarë të UCK-së dhe që nuk duanë të harrojnë amenatin e tyre të dhënë,kurse që çdo ditë e më shumë po shtohet antarësimi i të rinjëve në AKSH.

Ibrahim Rugova me politikën e tij të mjerë dhe pacifitste pat ndikur dikur si ju tani në UCK që ,për një kohë shumë të shkurtër u bashkangjitën një numër shumë imadhë në UCK, të njejtën gjë dhe të njejtën politikë pacifiste si të Rugovës, po e ndjekni edhe ju tani.

JU thuani se kosoven po e njofin si shtet te pamvarur shume shtete dhe se shpejti dota njef edhe serbija,po eshte e vertet po ata shtete nuk njofin kosoven siq ju mashtroni dhe genjeni popullin e juaj!

Te gjitha ato shtete qe e njofin Kosoven si shtet e njofin ne baze te planit te Artisarit dhe ne baze te rezolutes 1244 dote thote nj lloje vetqeverisje multietnike pa sovranitet dhe pa ushtri,por shume shpejte kete status do te njefe edhe serbija kete kena cekur vite me pare .

Ju thuani se teritori i kosoves eshte i pa cenueshem dhe i pa prekshem,kurse ju nuk keni fare kontrolle ne enklavat serbe mbrenda kosoves e most e flasim per veriun e kosoves qe nuk guxoni as kemben te vendosni.

SErbet ndertojne Posta infrastukturen serbe ne tere kosoven ato jene  vendosur ne mijdise te kosoves ,kane qeverine e tyre kurse ju prap mundoheni te naj mbylleni syte. 

Një ditë do iu dënon historia, dhe vetë ky populli do të iu gjykon për tradhëti kombëtare dhe për dëmet që keni berë dhe po i beni këtij populli, kurse të huajtë do iu shfrytëzojnë deri sa kanë nevoi për ju dhe tani do u hedhin si leckë në mbeturinat e tyre të shumta.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora