Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Nji liber me vleft kapitale

| E premte, 16.01.2009, 08:50 PM |


NJI LIBER ME VLEFT KAPITALE

Nga Selim Hasanaj

Ka dy vite që në Shtutgard të Gjermanisë pata ble librin; " NË THEMELET E TRADITES KOMBËTARE SHQIPTARE" të autorit Xhafer Leci dhe që në fillim të këtij shkrimi  e pranojë se z. Xhafer Leci per mue nuk ishte ndonji emen i njoftun i pendes dhe unë librin e pata vu në sirtaret e bibliotekes time private. Nji ditë të dhjetorit të vitit të kaluem derisa kerkoja dicka në librat e bibliotekes sime pash atë libër dhe meqense nuk kisha dicka që aktualisht e lexoja , nga kurreshtja e mora dhe fillova së pari ta shfletojë , por që në start titujt e kapitujve më zgjuen vemendjen time dhe interesi per ta lexue u ba i padurueshem. Pothuej gjatë tanë dhjetorit lexova këtë liber të z. Xhafer Leci dhe tash e ndjej të nevojshme ti thamë disa fjalë per librin por edhe per vetë autorin e librit në mënyrë që ata që nuk e kanë lexue këtë liber të vlerave të jashtzakonshme , mos të vonojnë dhe ta lexojnë.
Z. Xhafer Leci me nji mjeshtri të pashoqe pergjatë tanë librit të vetë sado që ai vetë asht personazhi kryesor i librit, megjithate ai vetveten e pershkruen si njeri të thjeshtë, si njeri puntor që në mergim ka dal per ta fitue kafshaten e gojes dhe as edhe me nji fjali nuk e pershkruen Xhafer Lecin ashtu c`farë ai në realitet asht. Pra nuk e pershkruen Xhafer Lecin si njeri me nji kulturë të naltë kombëtare, si nji njeri me nji arsimin të mjaftueshem që z. Leci i mundëson ta shpreh guximin qytetarë, ta thotë të vertetën dhe vetem të vertetën gjithmonë dhe kudo pa asnji ngurrim, tipare këto që ate e paraqesin jo vetem të tjeshtë, modest dhe të zakonshem, por edhe të zotin, të aftin dhe trimin. Sado që Xhafer Leci (sikur e shkruen vet) ka të mbarueme vetem shkollen e mesme dhe atë të drejtimit ekonomik, megjithate ai në librin në fjalë lexuesit i del nji krijues i permasave të jashtzakonshme sepse libri " NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE SHQIPTARE" veq se asht nji llojë KRONIKE , nji MONOGRAFI, nji DOKUMENTAR aty lexuesi i gjanë edhe vleftat artistike krijuese që mjeshtrisht dhe thjeshtë autori z. Xhafer Leci i hudhë neper faqet e librit të vetë voluminoz.
Unë kamë ndegjue se disa paskan thanë se libri i z. Xhafer Leci asht liber intim, familjar. Shfrytzojë rastin ta thamë mendimin tim si koment per thanjet e tilla dhe kategorikisht i hudhi si të pabaza thanjet e tilla. Sado që libri asht i stolisun me foto të shumta të vet z. Xhafer Leci dhe të familjarve të tij , megjithate mendojë se janë pikrisht ato që edhe i rritin vleften librit sepse ate që z. Xhafer e shkruen ai pa ngurrim e argumenton me fotografi. Ky liber asht nji arhivë e gjallë që mjeshtrisht asht sistemue dhe arkivue nga njani nder vetë protagonistet e ngjarjeve dhe ndodhive  që ngjanë në Gjermani neper nji hapsinë të madhe gjeografike të saj, ku mergata e jonë veq punve të randa dhe të mundimshme që i kryente per të mbijetue dhe per ta ndihmue familjen , ata pa asnji lodhje panderpre vepronin dhe punonin per sensibilizimin dhe nderkombtarizimin e qashtjes tonë kombëtare të pergjithshme në Siujdhesen Ilirike , por gjithmonë me theks të posaqem per qashtjen e Dardanisë si e vetmja koloni që kishte mbetë në fund të mileniumit.
Unë nuk jamë mjeshter i kritikes së artit të shkruem, andaj ky shkrim i mimi as që e ka atë qellim, por megjithate unë e pergëzojë z. Xhafer Leci per mjeshtrinë e tij në zotimin e renditjes së mendimeve dhe fjalve në leter.

Xhafer Leci
Xhafer Leci
Sado që z. Xhafer Leci asht vet pothuej gjithmonë njani nder veprimtaret prijetarë të rasteve dhe veprimeve , ky nga modestia e tij tipike shqiptare që ka burimin nga rranjet tona pellazgo-ilire asnjiherë nuk e ven veten e vetë në plan të parë. Gjithmonë janë miqet, bashkveprimtaret, kusherinjet, vëllaznit e kushdo tjeter ata që penda e Xhaferit u jap meritat pa asnji zbukurim dhe hyperbollizim, ndersa per veten e vetë, per veprimet e veta të jashtzakonshme, per guximin dhe trimnitë e tija të shumta , per ndihmat e mëdhaja materiale nuk flet fare ose i permend ashtu shkarazi dhe me padashje. Virtyt ky tipik i BURRNISË, NJERZISË, DHE TRIMNISË. Andaj unë thamë se z. Xhafer Leci asht BURR, NJERI dhe TRIM.
Që fjalet e mija duhet të merren si udhërrefyese per librin dhe per autorin e librit per të gjithë ata që e lexojnë ketë shkrim dhe akoma nuk e kanë lexue librin, unë ju betohem se pos atë ditë kur e pata ble atë liber kurr në jetë nuk e kamë pa as nuk e njof z. Xhafer Leci. Zotin Xhefer Leci e njof tash dhe e cmojë e respektojë deri në kupë të qiellit per hir të librit të tij " NË THEMELET E TRADITES KOMBËTARE SHQIPTARE". Ky asht nji liber i jashtzakonshem, aty pa pardon thuhet e verteta, aty me cmim jete mbrohet vlera e kombit dhe idividit që ka vlera, sikurse pa mëshirë luftohet dhe demaskohet jonjerzorja, vandalizmi, antivlera, tradhtia, rrena e xhelozia.
Per fund them se u kamë lakmi të gjithë atyne shqiptarve që kanë pas dhe kanë rastin të njofin per së afermi, të veprojnë e bashkveprojnë me të madhin shqiptarë Z. Xhafer Leci. Lexone librin e tij dhe do bindeni në fjalet e mia.

Selim M. Hasnaj
Sarpsborg
Norvegji