E diele, 16.06.2019, 05:54 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Kevin Kostner

E premte, 09.02.2007, 12:29 AM


Kevin Kostner nuk është nga ata që u largohen sfidave. Ai vë zemrën dhe shpirtin në rolet që krijon dhe megjithë suksesin apo dështimet në aparencë, ka vazhduar të ecë me ritmin e tij. Dances with Wolves mori vlerësime të kritikës dhe e veçoi atë si një regjizor me vizion duke i dhënë çmimin Oscar.

Filmi Waterworld megjithatë u kritikua dhe doli pa sukses në kinema por Kosnerit nuk ju mohuan meritat e interpretimit të rolit. I’ll breathe for both of us. Ai është kavalieri klasik. Një njeri me etikë të fortë të punës, Kevin pëlqehet nga kolegët dhe admiruesit e tij që e duan. Dragonfly është një tjetër film i dëgjuar: "Më pëlqen ideja që edhe në se humbet ditë ndoshta vërtet nuk e ke humbur. Është një pyetje që askush nuk i ka gjetur përgjigje. Ky është misteri i madh. Sfida për të besuar se në atë që ka ndodhur dhe të marrësh emocione nga dikush që vjen përsëri në jetën tënde përmes njerëzve të tjerë dhe ndikon tek ti", shpjegon Kostner.

I vlerësuar me yll në bulevardin e famës në Hollivud, Kevin me stilin e tij të zakontë, përshëndeti mbështetjen dhe punën e vështirë të kolegëve të tij. Kevin ka një bazë të gjerë admiruesish që e pëlqejnë karakterin e tij të hapur dhe mundësinë për të qënë bindës.

Kostner ka lindur më 18 janar të vitit 1955 në Kaliforni. Ndërsa ishte student në marketing, Kevin u përfshi me një kompani teatri dhe pas diplomimit vendosi ta merrte më seriozisht aktrimin. Ai është i dhënë pas sportit dhe e ka treguar këtë dhunti në disa filma përfshi Bull Durham dhe Field of Dreams.

Megjithë disa filma jo të suksesshëm, Kevin ai vazhdon të jetë një figurë e qëndrueshme e Hollivudit dhe ikonë e nderuar. Çdo gjë ndryshoi për Kostner kur punonte si marketues në Orange County. Në një fluturim nga Meksika aksidentalisht u takua Richard Burton i cili e inkurajojë të provonte aktrimin.

Pasi provoi një numër punësh, i vendosur më në fund provoi veten në filmin The Big Chill që ishte fillimi i rrugës së tij në Hollivud. Aktori ka një numër filmash hit përfshi Robin Hood dhe BodyGuard me Whitney Houston. “Aktori duhet ti kushtojë çdo filmi të njëjtin pasion dhe këtë aktori e ka në gjak pasi disa nga këta filma bëhen të përjetshëm, mbeten në mendjet e njerëzve që i shikojnë dhe paguajnë për ti parë. Prandaj për çdo vendim që merr, duhet ta bazosh në idenë se do ketë momente që shikuesi nuk do ta harrojë kurrë”. Kevin fitoi çmimin Oskar për regjisorin më të mirë në vitin 1990 për epikun Dances with Wolves dhe Ariun e Argjendë në festivalin e filmit ndërkombëtar të filmit në Berlin. Ai vazhdon të jetë një yll i vërtetë në Hollivud përmes roleve që çudisin si admiruesit e tij edhe kritikët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT