E enjte, 28.03.2024, 07:52 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Ilir Çumani: Jetimët me Status, të pajisen falas me kartën e identitetit

E enjte, 15.01.2009, 08:17 PM


Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Jetimët me Status, të pajisen falas me kartën e identitetit

ILIR ÇUMANI: “Qeveria duhet të marrë seriozisht në konsideratë  jetimët me status, për t’i trajtuar si grup specifik në nevojë në përjashtimin e plotë nga taksa për pajisjen me dokumentin e identitetit”

Dje, qeveria shqiptare nëpërmjet deklaratës së kryeministrit z. Sali Berisha bëri publike se cilat  janë grupet sociale të shoqërisë që do të përfshihen në skemën e rimbursimit për pajisjen me kartat e identitetit, duke përfshirë punonjësit e administratës publike, pensionistët, studentët  dhe familjet me asistencë.

Por, ajo që të bie në sy është fakti se grupi më në nevojë i kategorive sociale që janë jetimët, nuk është përfshirë në këtë skemë të qeverisë për rimbursim.

Në deklaratën e tij publike z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, është shprehur se është e papranueshme të përjashtohet nga skema e rimbursimit dhe të  shpërfillet kjo kategori sociale  e cila jeton nën minimumin jetik dhe në ekstremin e varfërisë, pa punë dhe pa familje.

Mendoj se mund të jetë thjesht një lapsus dhe mungesë e vëmendjes e atyre që janë marrë me përcaktimin dhe klasifikimin e atyre grupeve që do të përfitojnë nga kjo skemë e rimbursimit, por assesi nuk mund të jetë një përjashtim i qëllimshëm apo diskriminues.

Shpresoj dhe besoj se kryeministri Berisha nuk është vënë në dijeni për këtë fakt. Ai e ka dëshirën e mirë dhe humanizmin që të reagoj menjëherë për të përfshirë në këtë skemë edhe  këtë kategori sociale.
Madje, do të propozoja që për jetimët që gëzojnë statusin e jetimit sipas ligjit 8153, dt. 31.10.1996, ky dokument t’u jepej falas, sepse numëri i atyre që e gëzojnë këtë status është relativisht  simbolik në krahasim me numërin e plotë të kategorive të ndryshme të jetimëve në Shqipëri.
Kjo nuk e dëmton aspak “xhepin” e shtetit, pasi  janë saktësisht 988 jetimë që nga viti 1999 që e gëzojnë këtë status, të cilët mund të përjashtohen tërësisht nga kjo taksë.
Nga ana tjetër, nëse do të merrej në konsideratë ky propozim nga qeveria shqiptare, ky do të ishte një tregues sinjifikativ i dinjitetit të shtetit tonë, të cilit nuk  i ka munguar dhe s’mund t’i mungoj profili dhe aspekti social në të tilla raste.  

Të rinjtë më status jetojnë në grupe dhe pa familje; jetojnë në kushte mizerabël si në geto,  në mjediset e konvikteve të shkollave të mesme të kryeqytetit dhe në qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.
Ata janë të pa punë, të pa strehë. Të ardhurat  me asistencën që merr sejcili prej tyre  nga shteti kapin vlerën prej 3000 lekë në muaj.
Me këto të ardhura është e pamundur përballimi i kostos financiare për pajisjen e tyre me këtë dokument të rëndësishëm

Janë të rinj dhe të reja jetimë mbi moshën 18 vjeç,  të cilët në ditën e votimit kanë të drejtë  si të gjithë shtetasit e tjerë  në Republikën e Shqipërisë t’i drejtohen kutiave të votimit për të votuar  dhe për të shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe të plotë sipas të drejtës  që u jep kushtetuta e këtij vendi.

Përveç kësaj, kjo do t’i penalizojë ata edhe më rëndë në të ardhmen, për shkak të pamundësisë në kryerjen e shumë veprimeve administrative nëse nuk do të kenë në duar këtë dokument identiteti.

Z.Çumani theksoi gjithashtu se nëse qeveria do të marrë në konsideratë propozimin për të përjashtuar tërësisht nga taksa për pajisjen me kartë identiteti  jetimët me status, këta të fundit duhet të riciklojnëdhe legalizojnë specimentin e firmës që ka nënshkruar dokumentin e “Statusit të Jetimit”, pranë titullarit të Shërbimit Social Shtetëror, me qëllim për të shmangur rastet abuzive të pajisjes me këtë dokument të personave që nuk janë jetimë.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUTI KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË
Adresa: Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë
Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611, Mobile:  0692035431, 0682035431, 0692601054
Email: nifao.orfan@gmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora