Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajdin Islami: Shënohet 10-vjetori i Masakrës së Reçakut

| E enjte, 15.01.2009, 07:12 PM |


Personalitetet vendore duke bërë homazhe në Reçak.
Personalitetet vendore duke bërë homazhe në Reçak.
Reçak-Shtime, 15 janar 2009 - Me rastin e shënimit të 10 Vjetorit të Masakrës së Reçakut sot në lokalet e Shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi si dhe personalitete të tjera marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut. Po sot personalitete të shumta pritet që të bëjnë Homazhe dhe vendosje të kurorave dhe luleve në Varrezat e Kompleksit Përkujtimor në Reçak. Të gjitha aktivitetet po zhvillohen nën patronatin Naim Ismajlit, kryetari i Komunës së Shtimes.