E marte, 23.04.2024, 05:22 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Aleksandër Marku: Greqia, ratifikon MSA-në me Shqipërinë, me shumicë votash

E merkure, 14.01.2009, 08:04 PM


Greqia, ratifikon MSA-në me Shqipërinë, me shumicë votash

Nga Aleksandër Marku

Parlamenti grek ka miratuar MSA-në me Shqipërinë. Pas një seance të gjatë parlamentare, në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori shqiptar Vili Minarolli, është ratifikuar me shumicë votash Marrëveshja e asocim stabilizimit e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Kjo seancë është shoqëruar nga protesta në ambientin e jashtëm përballë parlamentit, të organizuara nga grupe të minoritetit helen OMONIA.

PARLAMENTI GREK PËR MSA 

GREQI/ TIRANE

Topalli përshëndet nënshkrimin e MSA-së 

Ora 21: 10 Nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit të Shqipërisë më BE nga ana e parlamentin grek është përshëndetur nga kryeparlamentaria e Shqipërisë zonja Jozefina Topalli. Në një mesazh përcjell mediave Topalli ka përcjell falënderime homologut grek për këtë ratifikim, si dhe e ka quajtur kënaqësi përfundimin e kësaj procedure.

Ora 20:40 Është arritur të ratifikohet Marrëveshja e Asocim Stabilizimit e Shqipërisë me Bashkimin Evropian nga ana e parlamentin grek. Edhe pse gjatë seancës së sotme ka pasur debate të shumta mes deputetëve grek në lidhje me mos ratifikimin e MSA-së, Kuvendi me shumicë votash i ka thënë “PO“ MSA-së.
“Pro” marrëveshjes kanë votuar partitë më të mëdha greke, si ajo e PASOK, Demokracia e Re dhe Partia Komuniste.
Ndërkohë në fund të kësaj seance parlamentare drejtuesja e seancës ka përshëndetur ambasadorin Shqiptar në Greqi zotin Vili Minarolli, i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë pas kërkesës së tij.

Greqia, pritet ratifikimi i MSA-së së Shqipërisë. OMONIA proteston

Ora 19:25 Në një seancë të posaçme me debat Parlamenti i Greqisë ka nisur sot shqyrtimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë kësaj seance partia nacionaliste greke LAOS ka dhënë qëndrimin e saj kundër ratifikimit të MSA-së ku përdorën si argument letrën e firmosur nga organizata OMONIA-s dhe disa organizata të tjera të minoritetit grek që kërkojnë mosratifikim të MSA-së për Shqipërinë nga ana e Greqiasë, përsa kohë sipas tyre Shqipëria nuk respekton të drejtat e vorio-epirotëve.
Ndërsa, partite kryesore greke, Demokracia e Re, e Pasokut dhe Partia Komuniste që në fillim të seancës kanë deklaruar votën pro MSA-së.
Ku sipas tyre integrimi i Shqipërisë në BE është një kusht më shumë për mbrojtjen e minoriteteve. Madje deputetë të Pasok propozuan dhënien e nënshtetësisë greke për të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, propozim i cili u kundërshtua nga nacionalistët. Deputetë të tjerë kërkuan që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mos të jetë thjesht integrim gjeografik, por integrim thelbësor
Ky proces është ndjekur me vëmendje edhe nga ana e ambasadorit Shqiptarë në Greqi Vili Minarolli, i cili ndodhet i pranishëm në Kuvendin grek dhe po ndjek më nga afër zhvillimet e kësaj seance.
Ndërkohë pak para fillimit të seancës plenare rreth 150 përfaqësues të minoritetit grek dhe anëtarë të shoqatës ultranacionaliste “Hrisi Avgji” u mblodhën para parlamentit ku protestuan dhe kërkuan qe kuvendi grek të mos ratfikojë MSA-në me Shqipërinë.

Afro një muaj e gjysmë më parë, OMONIA i kërkoi zyrtarisht Greqisë të mos e ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor, Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, kjo shoqatë apelonte domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t’i japë “OK”-in hyrjes së saj në familjen evropiane.
Vendi fqinj ka ngelur i fundit i anëtarëve të Bashkimit Evropian, që nuk e ka ratifikuar ende MSA-në. Athina zyrtare e ka argumentuar vonesën në ratifikimin e dokumentit me procedurat burokratike, duke mohuar që të ketë shkaqe të tjera.

(a.r – e.n/news24/balkanweb)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora