E shtune, 20.04.2024, 05:20 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hajdin Islami: Në fshatin Studenqan dhe Gjinoc të Suharekës, u paraqit epidemia e hepatitit viral “A”

E merkure, 14.01.2009, 07:25 PM


Në fshatin Studenqan dhe Gjinoc të Suharekës, u paraqit epidemia e hepatitit viral “A”

Nga Hajdin Islami

Suharekë,14 janar 2009 - Pas shfaqjes së epidemisë të HVA në objektin e Komunës së Suharekës, kryetari i kësaj komune, Sali Asllanaj, ka mbajtur një takim me të gjitha strukturat relevante të ngarkuar me këtë çështje: përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të shëndetit publik të Kosovës nga Prishtina, përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik nga Prizreni, përfaqësues të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Suharekës, Drejtorisë së Arsimit, inspektori sanitar.Siç njofton zyra e Informacionit pranë kësaj komune në takimin e mbajtur Dr.Nurishahe Hulaj dha raportin e përhapjes së epidemisë HAV nga IKSHPK, dega në Prizren, departamenti i epidemiologjisë ku sipas këtij raporti nga data 05.01.2009 deri më 13. 01.2009 janë paraqitur 30 raste në fshatin Studenqan dhe 3 raste në fshatin Gjinoc dhe sipas analizave 7 rastet janë epidemi familjare në Studenqan dhe 1 rast është epidemi familjare në Gjinoc dhe të gjitha rastet janë fëmijë parashkollor.Kurse përfaqësuesja nga IKSHPK në Prishtinë, kërkoi nga Komuna që të ndermirrën të gjitha masat, të bëhet një mobilizim për sanimin e gjendjes së krijuar dhe tu sigurohet uji i pijes atyre familjeve deri sa të bëhet analiza e përgjithshme e ujit në tërë fshatin. Ndërkaq inspektorët sanitar kërkojnë që ujësjellësi të hyjë patjetër në sistemin e menaxhimit regjional.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora