E premte, 29.03.2024, 02:57 PM (GMT)

Kulturë

Soprano Mariana Leka pjesmarrese ne ”Gala Concert”– St.Gallen-Zvicer

E marte, 13.01.2009, 06:59 PM


 

Mbasi përfundon studimet për kanto në Konservatorin e shtetit në Shqipëri, Mariana Leka e fillon karrierën e saj në Operën Shtetërore të Tiranës në vitin 1990 me rolin kryesor të operës « Traviata ». Që atëhere. Ajo këndon rregullisht në këtë teatër në të cilin është soliste e parë që prej vitit 1991.


Në vitin 1992 ajo fiton çmimin e parë Katia Ricciarelli në Mantova të Italisë, në vitin 1996 fiton përsëri  1er prix (çmimin e parë) në konkursin ndërkombëtar të operës italiane në Stuttgart dhe në të njëjtin vit, në 1996 po ashtu, fiton 1er prix (çmimin e parë) në Festivalin ndërkombëtar të operës, organizuar në Tiranë.


Ajo ka interpretuar po ashtu shumë role të mëdha operash në Austri, Gjermani, Itali, Greqi, Angli, Izrael, Portugali, Spanjë, Maqedoni e Amerikë. (Violetta në operën «La Traviata » dhe Gilda te « Rigoletto » e G.Verdit, Mimi-në në operën  « La Bohème » dhe Butterfly në operën « Madame Butterfly » të Puccini-t, Norma në operën « Norma » të Bellini-t, Fiordiligi tek « Cosi fan tutte », Susanna në operën « Le nozze di Figaro » dhe Zerlina teks « Don Giovanni » i Mozart-it, Micaela në operën « Carmen » dhe Leila tek « Les pêcheurs de perles » e ZH. Bizet, Sofia nèe operën « Il signore Bruschino » të Rossini-t, Clarisse tek « Il mondo della luna » e Haydn-it, Adina në operën « L’Elisir d’Amore » e Donizetti-t, e shumë role të tjera.)


Po ashtu, sopranoja e shkëlqyer shqiptare ka kënduar në shumë koncerte e gala brënda e jashtë Shqipërisë dhe ka marrë pjesë në shumë evenimente artistike të rëndësishme midis viteve1991 dhe 2008 të karrierës së saj, dhe dhe ka dhënë recitale të shumta. Shumë projekte të reja dhe ftesa të panumërata për pjesmarrjen e saj në opera e koncerte në Shqipëri dhe jashtë saj.


http://kosova.albemigrant.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora