E enjte, 18.04.2024, 11:40 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Dashamiri & Kadri Mani: Historia e shkollës e fshatit Leshan

E marte, 13.01.2009, 09:10 PM


Bashkëshortëve Dida në vend të urimit për Vitin e Ri 2009!

 

HISTORIA E SHKOLLËS E FSHATIT LESHAN

/Zotni Sedat Dida/15.6.1926/- mësuesi i parë

 

Nga Dashamiri & Kadri Mani

 

Në procesin e Prizrenit, në saje të aktakuzës së përpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovçanin, të mbështetur tërësisht në montimin e "fakteve" nga UDB-a, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren, dhe me këtë rast u dënuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me 5 vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me 4 vjet burg të rëndë; Demush Cahani me 5 vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni me 3 vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me 2 vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me 2 vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg të rëndë.

--------------------------------------------

Nga të dhënat që kemi vërtetojmë se në fshatin Leshan qysh në kohën e perandorisë osmane ka pasur mejtep, ku gjyshërit tanë kanë mësuar në xhaminë e fshatit në gjuhën dhe shkrimin arabo-osman.                                                
Gjatë sundimit serbo-jugosllav u hapen shkolla për të dyja nacionalitetet, por vetëm në gjuhën serbe dhe me kufizime të mëdha për shqiptarët.
Shkolla e parë në gjuhën shqipe u hap më 1.shtator 1945, me mësuesin Sedat Dida nga Prizreni. Edhe në vendlindjen tone shkrepën shkëndijat e mësimit të shkronjave shqipe. Pas mësuesit Sedat Dida vjen mësues Jakë Shahini, Enver Mata, Hamëz Haliti, Nazim Llausha, Shaban Krasniqi, Nebih Jaha, Hazir Kabashi, Nehale Hoti dhe Adem Kuqi, i cili dha një kontribut të çmuar në arsimimin e brezave të tërë në këtë fshat.
Në fillim mësimet mbaheshin në disa shtëpi private dhe në xhaminë e fshatit Leshan. Themelet e para në shkollën në të cilën gjendemi edhe sot, u vendosen në vitin 1953 nga bashkfshatarët arsimdashës. Kurse mësimi në këtë shkollë filloi të mbahej nga viti 1954. Shkolla e Leshanit deri në vitin shkollor 1967/68 ishte paralele e ndarë fizike e shkollës në Suharekë, tash- Therandë.
Në vitin shkollor 1968/69 shkolla e Leshanit iu bashkua shkollës fillore ”Migjeni” të Gjinocit. Në vitin shkollor 1987/88 shkolla e Leshanit u bë shkollë e plotë fillore me seli në Leshan dhe me paralelen e ndarë fizike në Tërrnje. Kurse cingërrimat e para të ziles shkollore në paralelen e ndarë në Tërrnje u dëgjuan në vitin shkollor 1970/71.

Mësuesit e parë nga Leshani dhe Terrnja ishin: Bexhet Bytyqi, të ndjerët Qerkin Gashi, Haxhi Elshani, Latif Gashi, Mustafë Gashi, Refki Rexhaj. Kurse kanë dhënë mësim dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre edhe në ditët e sotme,  janë mësuesi: Mehmet Obrazhda, Kadri Kryeziu, Hysen Kabashi, Safet Gashi, Zenel Gashi, Shashivar Gashi, Binak Rexhaj, Ismet Gashi, Faik Kryeziu etj., si dhe një kontribut të çmuar kanë dhënë të ndjerët: Luljeta Gashi dhe Nexhat Vranovci.    
Në vitin shkollor 1990/91 në kohën kur pushtuesi serb vendosi masat e jashtëzakonshme në Kosovë si dhe në arsimin shqiptar të Kosovës, ishin arsimtarët dhe shkolla që nuk pranuan të punojnë sipas plneve dhe programeve serbe. Me iniciativën e arsimtarëve të shkollës sonë, u propozua që shkolla fillore e Leshanit ta mbajë emrin e atdhetarit dhe rilindasit tonë të shquar ”Vaso Pashë Shkodranit”. Para dhe gjatë luftës shkolla ka pasur shumë vështirësi, pasi që drejtoria e dhunshme serbe ka bërë ndarjen e dhunshme të shkollës me mur, ku gjysmën e lokalit shkollor e kanë udhëhequr serbët me 28 nxënës, kurse gjysmën tjetër të lokalit të vjetër e kemi shfrytëzuar ne me 360 nxënës. Para dhe gjatë luftës shkolla dhe arsimtarët tanë iu nënshtruan shumë herë dhunës dhe terrorrit të policisë dhe ushtrisë pushtuese serbe, mirëpo asnjëherë okupatori nuk mundi ta ndali hovin tonë për punë me nxënës.                                                  
Edhe nga kjo vatër e arsimit gjatë luftës heroike te UÇK-së dolën, nxënës dhe arsimtarë, të cilët luftuan heroikisht dhe ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.
Gjatë luftës shkolla pësoi shkatërrime dhe demolime të mëdha të inventarit, të dokumentacionit, kurse paralelja e ndarë fizike në Tërrnje u dogj tërësisht. Gjatë ofenzivës serbe të 25 marsit 1999 në fshatin Terrnje mbetën të vrarë arsimtarët Refki Rexhaj dhe Luljeta Gashi si dhe nxënësit: Besarta Gashi, Sedat, Fisnik, Natyra dhe Votim Gashi.
Mirpo arsimtarët e kësaj shkolle asnjëherë nuk u ndalën, ata vazhduan misionin e tyre historik dhe human për ngritjen e vetëdijes dhe zhvillimin e arsimit.

 

 DASHAMIRI

---------------

 

Në ditarin e jetës të datës 2.1.2008, kam shkruar:

“E pse nuk ia përmenda emrat e udhëheqjes së shkollës 8-vjeçare “Rilindja” të Keqekollës, fajin a meritën po ia ngarkoj zotit Sedat Dida (15.6.1926), njërit nga redaktorët më të vjetër të gazetës tonë të paharrueshme “Rilindja”, i cili më pati thënë: njëri nga drejtorët e burgjeve ka qenë shumë i keq, shumë i poshtër, ama po dëgjoj se fëmijët po e bëhen të mirë dhe nuk dëshiroj t’i ngarkoj me një  damkë të babait të tyre!”- dhe pas këtij shembulli as në një emision në TV për Mëragatën, nuk përmenda emra!

Ama ky qëndrim fort human e qëllimmirë, nuk doli i saktë: burimet tona nga “Shqipëria etnike” thonë se kroatët i paskan hapur dosjet dhe i paskan denoncuar bashkëpunëtërët e okupatorit, pikërisht që fëmijët e tyre dhe tërësisht familjet e tyre ta ndiejnë peshën e fajit të tradhtisë dhe të mos kenë të drejtë të zgjidhen në vende ushëheqëse (as drejtorë shkollash) për tre breza.

E tash edhe në Shqipëri u hapen dosjet: tash do t’iu cofin morrat edhe kosovarëve spinë të UDB-es jugosllave e të SHIK-ut të Shqipërisë, të cilët të trimëruar nga moshapjet e dosjeve, i patën ngritur kokat bash si derrat e egër!

Sot më 25.12.2008 sërish jemi mysafir në shtpinë e mikpritësve tanë te zoti Sedat e te zonja Nadire, në Rr.

 

SEDAT DIDA – BURRË I NDERSHËM DHE ATDHETAR I MIRË

 

Vetëm duke qëndruar i papërkulur para vështirësiva, mund të triumfojë e mira mbi të keqen!

(Sedat Dida, pedagog)

 

Kujtim nga klasa e I-A, Shkolla Normale në Prishtinë, viti shkollor 1942-43, 21 maj 1943, në mes e majtas janë theksuar me shigjeta mësuesi Feti Dizdari, shkodran e nxënësi Hasan Mekuli: gjysma kanë folur serbisht e gjysma turqisht, SI GJUHË E KULTURËS QYTETARE, i vetmi që e fliste shqipen, qe Behxhet Shala nga Shala e Bajgorës; Profesor Ymer Berisha jua ka mësuar shqipen!*

Sedat Dida, u lind në një familje qytetare të Prizrenit me traditë zejtare, ishte njëri ndër intelektualët e njohur, njëri ndër të akuzuarit dhe i dënuar si tradhtar në Procesin e Prizrenit në vitin 1956, në të cilin ishte i akuzuari i dytë pas Njazi Malokut.

Në një proces të montuar dhe të shkurtër dënohet me pesë vjet heqje lirie, ndërsa në burg qëndroi tre vjet. Sedat Dida për përjetimet e tij gjatë vuajtjes së dënimit nëpër burgje të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj, thekson “Si i arrestuar politik kam përjetuar çaste të vështira, duke ndërruar shumë burgje të Kosovës në kushte mjaft të rënda. Kështu qëndrova në burgun e Prishtinës, pastaj në burgun e Prizrenit dhe në burgun e Rahovecit, në kushte tejet të vështira mizore dhe më vonë më kthyen prapë në burgun e Prishtinës. Në të vërtetë gjatë procesit gjyqësor nuk kam pasur asnjë dëshmitar që ka mundur të dëshmojë kundër meje. Nga të gjithë të akuzuarit, asnjëri prej tyre nuk më ka njohur me përjashtim të Njazi Malokut, i cili ka qenë i detyruar, që të thotë disa fjalë të pavërteta për veprimtarinë time “armiqësore”, që mjaftuan që dënohem.

Nga burgu i Prishtinës pas disa ditësh nga përfundimi i procesit gjyqësor më dërguan në burgun e Mitrovicës të Sremit për ta vuajtur dënimin. Prandaj, gjatë vuajtjes së dënimit mbi dy vjet më kanë mbajtur në izolim, faktikisht në izolim i kam kaluar 27 muaj.

 

Sedat Dida, pedagog- 15.6.1926
Sedat Dida, pedagog - 15.6.1926
Një ditë në mëngjes më nxorën nga izolimi dhe më vendosën në një dhomë të burgut, në të cilën n[ ato momente nuk ishte asnjë i burgosur dhe unë vazhdova të flija. Më vonë u kthyen nga puna të gjithë të burgosurit që ishin të vendosur në atë dhomë. Në mes tyre ishte edhe Xhemil Fluku, i cili kur më pa u befasua, pastaj Ramadan Rexha, Hilmi Ejupi, Rrustem Statofci, Ramadan Qerimi dhe disa të tjerë, që unë nuk i kam njohur. Shpejt u njoftova me shumicën e tyre dhe gjatë bisedës u binda se gjendem në mes burrash të ndershëm. Tash më angazhuan që të punoja në një fabrikë të tullave. Puna ishte mjaft e rëndë, por jo edhe aq, në krahasim me izolimin e gjatë që kisha përjetuar. Kjo punë më dukej si një lloj pushimi. Këtë vështirësi ma lehtësonte edhe çështja se në këtë dhomë ku isha vendosur, hasa në të burgosur politikë, që kishin përvojë dhe me sugjerimet e tyre më lehtë përballoheshin vështirësitë.

Me Ramadan Rexhën dhe disa të tjerë i shkëmbenim mendimet dhe konsultoheshim për çështje të ndryshme. Posaçërisht këshillat e Ramadan Rexhës, si më i vjetër ndikonin që të qëndrojmë pa u përkulur para vështirësive që paraqiteshin gjatë vuajtjes së dënimit, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të triumfonte e mira mbi të keqen.

Derisa isha duke punuar në fabrikën e tullave, papritmas erdhi një milic dhe më mori. Ai më dërgoi në ambulancë të burgut. Fillova të kundërshtoja duke theksuar se nuk jam i sëmurë, ndërsa ai nuk ia vuri fare veshin kundërshtimeve të mia. Kështu arrita në ambulancë dhe aty e vërejta duke punar Rrustem Statofcin, i cili më dha shenjë që të hesht,  duke u bërë se nuk më njeh. Më kontrolli mjeku dhe ma lëshoi një vërtetim, kinse jam shëndetlig dhe kinse nuk guxoja të angazhohesha në punë të rënda. Kjo për mua ishte e mirëseardhur.

Një ditë erdhi bashkëshortja ime që të më vizitojë në burgun e Mitrovicës të Sremit. Ajo, pasi më lajmëroi se të gjithë ishin shëndosh e mirë, më informoi se kishte qenë në kabinetin e ministrit të punëve të brendshme dhe kuadrave në Beograd te Aleksandër Rankoviqi, të cilit i ishte ankuar, dke theksuar se bashkëshorti i saj përjeton kushte të vështira në burgun e Mitrovicës të Sremit dhe është i dënuar pa kurrëfarë faktesh të qëndrueshme. Megjithatë, kjo kishte ndikuar që ndaj meje të bëhen disa lehtësime evidente gjatë vuajtjes së më tejshme të dënimit.

Derisa punonim në oborr të fabrikës së tullave, pashë një plak tek mblidhte gurë. Milici që ishte aty, më tha që t’i ndihmoja plakkut. Iu afrova për t’i ndihmuar. Dhe i ndihmoja, vërejta se ishte fjaft komunikativ. Më vonë kuptova se ishte Gjuro Gjuroviqi, anëtar i Komitetit të çetnikëve. Të nesërmën këtij plaku ia dhashë një mollë. Ai pasi mori mollën, më tha:” Ti qenke komunist, ngase vetëm komunistët iu ndihmojnë të vjetërve”. Unë i thashë kam qenë komunist, por tash nuk jam. Atëherë ai u përgjigj: “Jo, jo, po shihet se ti je ende komunist dhe nuk mund të përmirësohesh”. Pastaj shtoi: “Titoja ju ka mësuar kinse që t’i ndihmoni dhe nderoni njerëzit e vjetër, por mos harro se ai është dinak dhe mashtrues. Në Ravna Gorë na ka detyruar ër të kaluar lumin pa u lagur fare”.

Xhemil Flukun jo vetëm që e kam njohur më herët, por familja jonë e ka pasur edhe dhëndër. Ky ka qenë me profesion zdrukthtar. Ka qenë më teër se zejtar i rëndomtë i Prizrenit, i cli me të madhe shoqërohej me profesorë, me studentë dhe me nxënës. Ishte i lidhur me aktivitetet e organizatës së njohur të ashtuquajtur “Merhamet”. Kur më pa mua në burgun e Mitrovicës të Sremit, u befasua, ngase unë kam qenë anëtar i Lëvizjes së Rinisë Komuniste, qyshkur isha i ri. Në  dyqanin e tij të zdrukthtarisë shpeshherë takoheshim dhe ngroheshim në ditët e ftofta afër stufës edhepse ai rekmandonte që të mos djegim dërrasa. Kur u takuam në burg, më ths se këtë nuk e ka besuar që Sedat Dida të dënohet. Unë i thash se kjo nuk është çudi, ngase çdo gjë mund të ngjajë. Mund të them se edhe këshillat e tij ma lehtësonin barrën, nga e cla deri atëherë nuk mundesha tabindja vetveten.

Shaqir Curri, nipi i Bajram Currit ishte i dënuar me vdekje dhe ky dënim më vonë i është zëvenëdsuar me dënim kohor 20-vjeçar. Me Shaqir Currin jam takuar duke grirë lakra në një kthinë të kuzhinës së burgut. Ai kishte të mbathura nanulla (të bëra nga druri) dhe ishte mjaft i shtyrë në moshë. Një milic dke e parë se ishte i lodhur, më angazhoi edhe mua që t’i ndihmoja. Unë ju afrova duke i thënë tungjatjeta. Ai u befasua dhe unë vazhdova për t’i treguar se jam nga Prizreni. Atij i erdhi mirë dhe vazhduam të bisedojmë. Ai më pyeti pse ke ardhur këtu? Unë i thashë nuk kam ardhur, por më kanë sjellë ngase isha kundlr teje, dhe kur ju ballistëve ju dënuan, unë duartrokisja që t’u shqiptohet dënimi sa më i rëndë. Prandaj ende po më dhëmbin shuplakat e duarëve duke duatrtrokitur me rininë e Prizrenit, e cila kërkonte që t’i të dënoheshe me vdekje. Dhe ja Zoti është i Madh, e ti ende qenke i gjallë. Ndërsa ai u përgjigj: “Megjithatë, koha e bën të veten dhe rrethant ndryshojnë”.

Nga burgu i Mitrovicës të Sremit pasi që ishim amnestuar jemi liruar së bashku unë, Ramadan Rexha dhe Rrustem Statofci. Të tre dolëm nga burgu, por Ramdani dhe Rrusemi, pasi që kishin vuajtur dënimin një kohë të gjatë në burg, nuk dinin fare të orientoheshin. Unë ju  dhashë zemër duke ju thënë se e njoh mirë qytetitn dhe komunikacionin dhe sëbashku do të shkojmë deri në Prishtinë. Në mëngjes me tren arritëm në Fushë-Kosovë. Pasi zbritëm nga treni, e pritnim autobusin për në Prishtinë. Unë i thashë Rrustemit po hipim në këtë autobus për në Prishtinë, por Rrustemi nuk kishte ardhur pas meje. Më vonë ai kishte ardhur me ten deri në Prishtinë dhe, kur zbter në stacion të trenit, e njeh një pajtanxhi, i cili e dërgon në shtëpi. Unë arrita në Prishtinë dhe zbrita para hotelit “Avalla”, që gjendej përballë kishës katolike, ku tash është sheshi para shtëpisë së vjetër të mallërave, pra në vendin ku sot gjendet përmendorja e Zahir Pajazitit.

 

(Ramadan Rexha: “KUJTIMET E MIA-DËSHMI HISTORIKE”,

Prishtinë, 2004, f. 137-139)

 

*Dy veteranët e arsmit, bashkëshotët: zotni Sedat Dida (15.6.1926) e zonja Nadire Sylejmani- Dida (27.11.1930).



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora