E shtune, 20.04.2024, 01:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

E hene, 12.01.2009, 07:32 PM


Vlera të reja shqiptare në disa revista rumune

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Numri i parë (janar 2009) i revistës letrare Malli ndaj Mallit (Dor de Dor) që del nën udhëheqjen e poetit Marin Toma, prezanton në dy faqe Vitore Stefa Lekën me poezi dhe ballinën e ditarit të Besa Salihut nga Kosova (Ndëshkime hyjnore), me fotografinë e saj.  Në numrin jubilar (20/21/2008) të revistës për kulturë,  Meandre, e cila del në qytezën Alexandria të Teleormanit, tribunë prej 100 faqesh e drejtuar nga publicisti Stan V. Cristea (kryeredaktor), eseisti i mirënjohur Mihai Antonescu, prezanton në një faqe reçensionin Për vetminë e shirave (Despre singuratatea ploilo)r, kushtuar librit më të ri të Sali Bashotës në gjuhën rumune Shiu pa Ty (Ploaia f?r? Tine). Numri 11/2008 i revistës Revista noua, që del në qytetin Këmpina (C?mpina, kryeredaktor Florin Dochia), i kushton tre faqe vlerave shqiptare të Kosovës në gjuhën rumune. Përmes reçensionit Çerdhe dashurie mbi turrë dhe flakë (Cuib de iubire pe rug si flacara), Mihai Antonescu prezanton antologjinë e tretë të poezisë kosovare në gjuhën rumune, Vullkani i durimit / Vulcanula r?bd?rii), si dhe poezinë e Sali Bashotës, e cila ka bërë bujë në mediat rumune, përmes botimit të 27 reçensioneve të favorshme (2004-2009).

Në këtë faqet e kësaj reviste prezantohet me poezi dhe një medalion eseistik, poeti kosovar me banim në Zvicër, Brahim Avdyli (fq.21), si dhe poetesha Radije Hoxha me vjershat Jam burrë apo grua, Në Liqenin e Ohrit, Në tavernë, Sa vështirë, Ti më do, (fq.22). Në kontekst të prezantimit të vlerave shqiptare në botën e huaj, vlen të potencohet edhe simotra e Shqiptarit të Bukureshtit, revista Dituria e QKSH Migjeni, që del në Boras të Suedisë (kryeredaktor Sokol Demaku), me bashkëpunëtorë të zellshëm si Bahtir Latifi, Rrahman Jashari, Lena Liden, Hakif Jashari, Arsim Daka; me informacione për programet në gjuhën shqipe të radio Jehonës, me artikuj për bibliotekat nordike në Skandinavi, 100 vjetorin e Kongresit të alfabetit shqip, poezi briliante të Xhevahire Izmakut, Hamit Gurgurit, Puntorie Zibës, Emine Hotit, Nehat Jahiut, me vargje të nxënësve shqiptarë në shkollat e Suedisë, me artikuj për Ditën e Flamurit, Festat e fundvitit dhe Gjuhën amtare në diasporë, etj. Gjatë këtij muaji, pason të dalë në Bukuresht, numri i parë (i këtij viti)  i revistës Shqiptari,  periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, dedikuar martirit të shkronjave shqipe, patriotit erudit Ilia Dilo Sheperit dhe pasardhësve të tij.

Vitore Leka ne revisten Dor de Dor (Malli ndaj Mallit), Janar, 2009

Besa Salihu në revistën rumune Malli ndaj Mallit (Dor de Dor)

Eduardi, Angela dhe Julia Dilo

Ballina e revistes Revista noua (nr.11-2008)

Ballina e revistes Meandre

Radio Dituria ne Boras te Suedise



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora