E enjte, 28.03.2024, 03:26 PM (GMT)

Kulturë

Enkel Zhuti (balerin) pjesmarrës në ”GALA CONCERT”– St.Gallen-Zvicer

E hene, 12.01.2009, 06:25 PM


 

Lindur dhe diplomuar në Tiranë, pranë Akademisë së Operas dhe Baletit të qytetit të tij të lindjes, nën drejtimin e profesorëve të shkollës së “Balshoi Teatrit” (Moskë), Enkel Zhuti e nis karrierën e tij solistike në Tiranë, si solist i teatrito kombëtar.


Si solist i parë i trupës së balletit, ai e vazhdon karrierën  duke shëtitur Europën me çfaqjet e teatrit kombëtar shqiptar e në vitin 1991 transferohet në Itali.


Në Mantova, ku ai vendoset për herë të parë, Enkel Zhuti specializohet në danza Jazz me Catherine Campbell të “American Ballet Theatre” si dhe në baletin klasik me Jorge Esquivel të kompanisë së “Balletto Nazionale di Cuba” dhe Deborah Weaver (balerinë e parë soliste e “New York City Ballet”. Më vonë, ai kërcen si balerin i parë në Teatrin e Ri të Torinos, në teatrot “Donizetti” të Bergamo-s, në “Civico” të Vercelli-t, në “Romolo Valli” të Reggio Emilia-s, në teatrin “Smeraldo” të Milanos, në role kryesore si te baleti "Don Chisciotte", "Carmen", "Giselle", "Schiaccianoci", "La bella Addormentata" si edhe në prodhime çfaqjesh të baletit kontemporan e Jazz. Që prej vitit 1996 ai kërcen me kompaninë "Danza Viva", duke punuar parnë personaliteteve të tilla artistike si Alessandro Quasimodo (aktor i njohur teatri si edhe i biri i poetit të famshëm), Lanfranco Cis, drejtor artistik i festivaleve të mëdhenj ndërkombëtarë të baletit si "Oriente-occidente" si dhe parné regjisorit teatral, Roberto Marafante.


Enkel Zhuti është nderuar shumë herë me çmime të “Artistit më të mirë të vitit” në Itali dhe emri i tij është i njohur në të gjithë gadishulli jo vetëm si balerin e solist i klasit të parë por edhe si krijuesi dhe ideatori i parë i “Rasegna della Danza” dhe  “Olimpiadës së Baletit” në Itali dhe jashtë saj, dy aktivitete të mëdha artistike që kanë marrë përmasa edhe në vënde të tjera të Europës (Angli, Gjermani e së shpejti edhe në Zvicër).


Emri i Enkel Zhutit lexohet sot shumë shpesh nëpër gazetat italiane, jo vetëm pranë solistëve të tjerë të shquar, por sepse ai është bërë një simbol artistik për rininë italiane, për aktivitetet që ai organizon vazhdimisht për të e për pjesëmarrjen e saj sa më të gjërë në jetën kulturore e artistike të vëndit.


http://kosova.albemigrant.com/?p=5123#more-5123



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora