E enjte, 25.04.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Shevki Sh. Voca: Umberto Eko: Po, këta janë hebrejtë e Kaballës

E hene, 12.01.2009, 07:15 PM


Shevki Sh. Voca
Shevki Sh. Voca
UMBERTO EKO: PO, KËTA JANË HEBRENJTË E KABALLËS

 

    Prej neve nuk do të kërkohen dëshmi për të pohuar se atë shkallë të shoqërisë Trëndafili dhe Kryqi me shkathtësi e kanë  futur shefat e masonerisë...Identiteti i doktrinës dhe urrejtjes  së saj, si dhe praktikës së përdhosjes me atë në Kaballë,Gnosticizëm dhe Maniheizëm, na tregohet në identitetin e autorit, ndërsa ata janë vetë Hebrenjtë dhe Kaballistët.”

(Mons. Leon Meren, D. I. “Frank-Masoneria”, Sinagoga e Satanës, Paris, Reto, 1893, faqe, 182).

 

Nga Shevki Sh. Voca

 

  Umberto Eko nuk është emër i pa njohur në letërsinë dhe filozofinë botërore që nga gjysma e dytë e shekullit XX-të dhe të fillimit të shekullit XXI. I lindur në vitin 1932, në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij grandioze intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme qysh gjatë fillimit të viteve të 60-ta. Ai është një nga teoricienët, shkrimtarët dhe në përgjithësi, intelektualët më të fortë italianë dhe më gjerë. Është profesor mjaft me ndikim i semiologjisë (shkenca mbi studimin e shenjave SH. V. ) në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe Milano. Titulli, citati i mësipërm si dhe shkrimin të cilin do ta paraqesim më poshtë e kemi shkoqitur nga romani i tij “Lavjerrësi i Fukosë”, të cilën autori e ka nda në dhjetë pjesë me 120 kapituj, ndërsa kapitullin që do ta prezantojmë,  është i 95-ti sipas radhës dhe i takon pjesës së VI të këtij romani. Libri ka  gjithsejtë 550 faqe. Çdo kapitull fillon me ndonjë citat, për të cilat autori thotë: se ato (citatet) që gjenden në fillim të çdo kapitulli nuk janë fjalët e mia personale, por ato janë fjalë që i ka thënë dikush dhe citohen për t’ia veshur realitetit grotesken, të pabesueshmen dhe çmendurinë. Shumica e lexuesve këtë roman të Ekos e çmojnë si gjeniale. Në te Eko flet për shumë sekte të tipave të shoqatave të fshehta dhe teorive konspirative. Ai në pyetjen e një gazetari për romanin “Lavjerrësi i Fukosë” , se a ekzistojnë këto sekte ende dhe ju a i keni takuar ndonjëherë anëtarët e këtyre sekteve...etj., Eko thotë: “...Do tua shpjegoj: gjërat që i kam treguar nuk janë “të vërteta” në kuptimin që është e vërtetë se Parisi është kryeqyteti i Francës. Por janë të vërteta në të njëjtën mënyrë siç është i vërtetë tregimi se hebrenjtë në mesjetë kanë ngrënë fëmijë: shumë njerëz e kanë thënë dhe kanë shkruar për këtë, krejt çka thonë personazhet e mia i ka thënë dikush...”

 

***

  

Umberto Eko
Umberto Eko
“Kur shfaqen Fshehtësitë e popullit, jezuitët e shohin se Normat po iu përshkruhen atyre, atëherë ata i kapen taktikës së vetme ofensive të cilën ende askush nuk e ka shfrytëzuar dhe, përsëri duke shtie në dorë letrën e Simeonit, ato Norma ia përshkruajnë Hebrenjve.

    Në vitin 1869, në shekullin XIX, Guzhno de Muso i njohur si autorë i dy librave me përmbajtje magjike, për Hebrenjtë, hebraizmin dhe hebraizimin e  botës krishtere, shpalli një proklamatë në të cilën flitej për Hebrenjtë si shfrytëzues të Kaballës dhe adhurues të djallit, meqë një lidhje e fshehtë dhe e drejtë për drejtë e lidhte Kainin me gnostikët, Tempullarët, dhe masonët. De Muso në mënyrë të veçantë u bekua nga  Piu i IX.

   Sado që nuk ishin jezuit plani të cilën e romanizojë Siu i dytë gjithashtu  ndërroj. Një tregim i mirë bulevardin që ka ndodhur shumë më vonë ekzistonte. Me paraqitjen e Protokolleve, të cilat shumë seriozisht u pranuan në vitin 1921, Tajms-i zbuloi se si një çifligar monarkist rus pasi që ishte strehuar në Turqi kishte blerë prej një ish nëpunësi të policisë sekrete ruse i cili asokohe fshihej në Kostandinopojë një grumbull librash të vjetra në mesin e së cilave gjendej edhe njëra pa kopertina, ku anash saj vetëm mund të lexohej “ZHOLI”, me parathënien që mbante datën e vitit 1864., e cila dukej si të ishte një literaturë burimore e Protokolleve. Në Muzetë Britanike Tajms-i bëri hulumtime serioze me ç’rast zbuloi librin origjinal të Moris Zholi-t, Dialogu në skëterrë në mes Monteskues dhe Makiavelit, Bruksel (por me shënimin Gjeneva, 1864). Moris Zholi nuk kishte pasur kurfarë lidhje me Kretino-Zholin, me gjithë që analogjia binte në sy, e cila gjithsesi na bënte me dije se duhej të kishte ndonjë kuptim.

   Libri i Zholit ishte një pamflet liberal kundër Napoleonit III ku Makiaveli i cili paraqiste cinizmin e diktatorit, diskutonte me Monteskuen. Për shkak të kësaj iniciative revolucionare, Zholi u mbajt pesëmbëdhjetë muaj në burg dhe në vitin 1878 u mbytë. Programi i Hebrenjve në Protokollet gati në tërësi është marr nga ajo që Zholi ia përshkruante Makiavelit (qëllimi i arsyeton mjetet), dhe prej këtij Napoleonit. Mirëpo Tajms-i nuk e kishte vërejtur (ndërsa ne po) që Zholi ato lirisht i kishte marr nga dokumenti i Siut, e cila i paraprinte të paktën shtatë vjet më parë.

   Një autore antisemite, që ishte një besnike e pasionuar e teorisë mbi komplotet e Fuqive të Panjohura, para këtij fakti e cila i shpërkëndiste Protokollet në një kopje të dobët dhe banale, në mënyrë të jashtëzakonshme na pasurojë me parandjenja të qarta, të cilat mund ti ketë vetëm një nismëtarë i vërtet, apo një gjahtar i tyre. Zholi ishte i shuguruar, dhe kishte njohuri për planin e Fuqive të Panjohura andaj për shkak urrejtjes ndaj Napoleonit III atij ia përshkroi, por kjo nuk donë të thotë se plani nuk ekziston i pavarur nga Napoleoni. Meqë plani i prezantuar në Protokolle saktësisht përputhet me atë që thjeshtë hebrenjtë veprojnë, ashtu pra ajo edhe ishte një plan i Hebrenjve. Neve nuk na mbeti tjetër gjë përveç se me logjik të njëjtë ta korrigjojmë zonjën Vebster (Eko kur e cek zonjën Vevster, mendon për amerikanen Nasta Vebster, njohëse e madhe e shoqatave të fshehta dhe autore e shumë librave me tema te ngjashme, njëra prej tyre që është më e njohura dhe më e lexuara në të cilën edhe Ekoja mbështetet është “Shoqatat e fshehta dhe lëvizjet subversive” botuar në vitin 1920 në Amerikë, ekziston versioni i përkthyer në serbo-kroatishte i këtij libri, Plotësim SH. V.): pasi që ky plani saktësisht i përgjigjej asaj që me doemos duhej të mendonin Tempullarët, atëherë ajo edhe ishte plani i Tempullarëve.

  Pastaj logjika jonë ishte logjikë e fakteve. Ngjarja që ndodhi gjatë një varrimi në Pragë shumë na pëlqeu. Ajo ishte rrëfimi i njëfarë Hrman Getsheu-t, një nëpunës i thjeshtë i postës prusiane. Ai i kishte botuar disa dokumente të rrejshme me qëllim të diskreditimit të demokratit Valldet, duke e akuzuar kinse ka dashtë me vra mbretin e Prusisë. Mbasi u demaskua, u bë redaktor i gazetës së konservatorëve çifligar, Gazeta e Kryqit Prusian. Pastaj me emrin Gjon Retklif filloi të shkruaj romane sensacionale, në mesin e të cilëve “Bearici-n”, në vitin 1868. Këtu e përshkruan një skenë okultiste e cila ishte zhvilluar në varrezat e Pragës, që i ngjante shumë tubimit të Iluministëve të cilin Dima e kishte përshkruar në fillim të Xhozef Balsami-t, ku Kalastroja shefi i Fuqive të Panjohura, në mesin e të cilëve ishte edhe Svedenborgu, thuri një komplot me gjerdanin e mbretëreshës. Në varret e Pragut mblidhen përfaqësuesit e dymbëdhjetë fiseve izraelite të cilët i vënë në dukje planet e tyre për pushtimin e botës.

   Në vitin 1876, një pamflet rus e prezantojë një skenë nga Bearic-i, thua se me të vërtet kishte ndodhur. Njëjtë vepron në vitin 1881 Bashkëkohësi në Francë. Dhe thuhet se ky lajm vjen nga burimet e sigurta, nga diplomati anglez Gjon Retklif. Në vitin 1896, njëfarë Burnani e botoi një libër me titull “Hebrenjtë bashkë kohanikët tanë”, në të cilën bënë fjalë për ngjarjet në varret e Pragës, duke theksuar për fjalimin rrënues të cilën e mbajti rabini i madh Gjon Retklif. Një transmetim i më vonshëm, në të kundërtën, do të thotë se Redklifi i vërtet ishte dërguar në varret fatale nga ana e dhëndrit të Marksit, Ferdinand  Llasalli.

   Ndërsa këto plane pak a shumë janë ato të cilat disa vjet më parë më 1880, janë përshkruar, në Revistën  për Mësime Hebraike (antisemite) e cila i botoi dy letra në të cilat tregohet se çka i përshkruhet Hebrenjve të shekullit XV. Hebrenjtë nga Arllati kërkojnë ndihmën e hebrenjve të Kostandinopojës sepse janë të përndjekur, ndërsa ata iu përgjigjen:-Të dashur vëllezër në Mojsiun, nëse mbreti francez ju detyron që të bëheni krishterë, ju bëhuni, sepse tjetër mundësi nuk keni, por në zemrat e juaja  ruajini ligjet e Mojsiut. Nëse ju privojnë nga të mirat e juaja, përpiquni që fëmijët tuaj të bëhen tregtar, ashtu që pak nga pak ju do t’i privoni ata nga të mirat e tyre. Nëse e keni jetën në pyetje, shkolloni fëmijët e juaj për mjek dhe farmacist, në atë mënyrë që ata tua marrin jetën krishterëve. Nëse i rrënojnë sinagogat e juaja, detyroni fëmijët e juaj që të bëhen klerik- priftërinj, në mënyrë që ata tua rrënojnë faltoret e tyre. Nëse ju keqtrajtojnë në mënyra tjera, bëni nga fëmijët e juaj avokat dhe noter dhe le të inkuadrohen në punët e të gjitha shteteve, ashtu që duke i futur ju krishterët nën zgjedhën tuaj, ju do të sundoni me botën dhe do të hakmerreni për të tjerët.”

  

  

  FUND.

 

Marrë nga Umberto Eko,“Lavjerrësi Fukoos”, faqe 407-408.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora