E premte, 19.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Speciale

Ibrahim Feimi: Terrorizmi si formë e kriminalitetit bashkohor

E diele, 11.01.2009, 09:22 PM


TERRORIZMI SI FORME E KRIMINALITETIT BASHKOHOR

Nga Ibrahim Feimi*

Duke marrë parasysh fenomenin e terrorizmit si formë kriminaliteti i cili sot përbën një problem dhe një sfidë për demokracinë dhe shtetet bashkohore, si dhe pergjegjësinë si një jurist që sado pak të jap kontributin tim në luftimin e këtij kriminaliteti.Në këtë punim duke ju referuar literatures dhe mendimeve të autorëve dhe analistëve të ndryshëm, jam munduar të paraqes një njohje dhe studim modest rreth terrorizmit, shkaqet e lindjes së tij ,rrugët dhe metodat që ai përdor dhe konceptimin e tij nga këndvështrime dhe pika të ndryshme.
Duke mos dalë prej sauzave të realitetit dhe të ngjarjeve të fundit në botë dhe përmasat e tij, në këtë punim do të pasyrohet fenomeni i terrorizmit prej gjenezës së tij deri në organizimin e tij të mirëfilltë, si dhe format në të cilat ai manifestohet.
Nëpërmjet këtij punimi nuk synoj të pasqyroj dhe të shpejgoj gjithçka pasi ai është më tëpër i përhapur se çka mendohet ,por ajo që dua të përcjell është se terrorizmi si një akt çnjërëzor dhe barbar, njëherë e përgjithmonë duhet të demaskohet.

Lufta ndaj kriminalitetit padyshim se përbën një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet shoqëria e sotme.Kriminaliteti sot manifestohet në forma të ndryshme dhe individë të caktuar i shfrytëzojnë këto mënyra për ti sjellë vetes përfitime në mënyrë të kundërligjshme.Po aq më e ndërlikuar dhe problematike paraqitet situata kur kriminaliteti ka rrënjë dhe nga qarqe politike apo klika të pushtetit .
Por që ti kthehemi temës ku do të trajtohet një formë po aq e re dhe e vjetër e kriminalitetit e manifestuar në forma të ndryshme e cila sot paraqet një kanosje për sigurinë globale dhe ai është “terrorizmi”.

Por çfarë do të thotë fjala terrorizëm?

Fjala terrorizëm do te thotë: dhunë e paramenduar ndaj masës jo luftuese (popullsisë) me qëllim ndikimin e opinionit publik për te arritur më pas në goditjen e objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike. Për rrjedhojë marrin kuptimet e tyre fjalët terrorist dhe terrorizoj.
Pra siç u theksua se terrorizmi konsiston në kryerjen e një krimi nga një individ, një grup apo nga një shtet. Terrorizmi përdoret për të ngjallur te njerëzit një ndjenjë frike, pasigurie, e cila në shumë raste është shumë më e madhe se pasojat e vërteta të aktit. Këto akte zakonisht kanë dy shënjestra, popullsinë ose dikasteret e rëndësishme të një shteti. Shkaqet e terrorizmit janë politike, për destabilizimin e një shoqërie por edhe për hakmarrje. Qëllime të ndryshme kanë çuar në themelimin e organizatave të ndryshme të cilat më pas nëpërmjet mesazheve të tyre me karakter politik, fetar,apo ideologjik, ngjallin frikë dhe panik në radhët e popullsisë. Shumë ide politike janë instrumentalizuar nga organizata terroriste për të justifikuar veprimet e tyre. Si rrjedhojë nga kjo mund të themi se grupet terroriste ekzsitojnë në çdo ideologji .
Megjithëse kjo fjalë ka lindur në shekullin e XVIII metodat kanë ekzistuar gjithmonë. Për shembull: në perandorinë romake grupe vrasësish vrisnin legjionarët që patrullonin kufirin. Ndonjëherë, terrorizmi përdoret për të bërë presion. Këtë lloj terrorizmi e ka përdorur në 1871 qeveria e Tier-it kundër pushtuesit prus. Terrorizëm të kësaj natyre ka përdorur edhe Franca gjatë luftës në Algjeri kur ishte nën udhëheqjen e gjeneralit de Gol (de Gaulle), por gjithashtu edhe Britania e Madhe ne Irlandën e Veriut .(pra terrorin e kanë përdorur si presion për të arritur objektivat e tyre.
A është terrorizmi kërcenim real, dilemat dhe pasiguria?
Në qoftë se do ti kthehemi ngjarjeve të ndodhura qoftë ato të mëhershme apo të fundit, do të përballemi në një situatë komplekse nga dalja hapur e terrorizmit në luftë globale, kundër vendeve të zhvilluara perëndimore, gjë e cila ka sjellë vërtet një revolucion historik në fushën e elementëve të sigurisë dhe të asaj ushtarake, por njëkohësisht ka shtuar dhe dilemat prej mungesës së zgjidhjeve efikase strategjike të pas Luftës së Ftohtë për më shumë siguri. Terrorizmi ndërkombëtar ka mbi 20 vjet që i ka shpallur luftë Amerikës, ndërsa Amerika filloi të vlerësonte rrezikun dhe kërcënimet terroriste vetëm disa vite më parë.(akti terrorist i 11 shtatorit) .
Duke e analizuar me kujdes këtë formë të kriminalitetit do të shohim një angazhim dhë një forcë të brendshme tepër kurajoze saqë për një moment do të ngjallte një ndjenjë frike dhe pasigurie jo vetëm tek njerëzit por edhe tek pushtetarët dhe për këtë si dëshmi paraqitet përvoja e luftërave të fundit dhe e goditjeve që ka dhënë terrorizmi ndërkombëtar në shtetet e fuqishme perëndimore si dhe në Lindjen e Mesme, të gjitha këto tregojnë se roli i lidershipit politiko - ushtarak botëror dhe largpamësia e tij, mbeten faktorët kryesorë në vlerat e tyre vendimtare në fushën e sigurisë. Kohë më parë, sekretarja e shtetit për sigurinë kombëtare në SHBA, Condoleezza Rice, bëri dëshminë e saj para një grupi kongresmenësh dhe grupit hetimor për ngjarjet e 11 shtatorit në Amerikë. Zonja e sigurisë amerikane, pranoi faktin që “…askush nuk do të mund të ndalte sulmet terroriste nga brenda Amerikës…” . Tashmë ka kalu! ar një kohë e gjatë nga goditjet spektakolare të kullave binjake dhe çdo ditë që kalon e qartëson mendimin mbi sulmin terrorist dhe rivlerëson pasojat e vërteta që mund të veprojnë apo të përsëriten në të ardhmen.
Me këtë përvojë të hidhur amerikane të pasgoditjeve, mjetet e justifikimit mund të jenë deklaratat kundër terroirsmit per inkriminim e tij si kriminalitet i rrezikshëm.
Përvoja tregoi fare qartë se koha e gjatë e publikimit të kërcënimeve terroriste ndaj Amerikës, teprmimi i publicitetit arritën të kultivonin familjarizimin e opinionit me to, shkaktuan ulje të vigjilencës, shpërndarjen e informacionit për dezinformim dhe përgatitjen e kushteve perfekte për goditje të forta tronditëse. A mund dhe duhet t i ndodhte vërtet një gjë e tillë Amerikës?! Kjo ende nuk dihet saktë. Megjithatë, duhet pranuar se kështu i ndodhi Amerikës .
Me intensitet është kritikuar mendjemadhësia e strukturave të sigurisë amerikane,(mbas sulmeve të 11 shtatorit) të cilat nuk arritën të besonin se një ditë të do të ndodhte goditja e përmasave gjigante, që do të lëkundte nga themelet mitin e paprekshmërisë dhe të pathyeshmërisë së sigurisë amerikane. Përvoja e hidhur e Amerikës së vitit 2001, duhet ta bëjë njerëzimin të mendohet se në këtë çështje duhet pranuar dhe vlerësuar maksimalisht prania e parashikimeve, për t i dhënë kohë dhe mundësi veprimi një force zbuluese të përgatitur dhe të aftë të depërtojë brenda strukturave të krimit dhe terrorit, duke i dhënë shanse të plota për parandalimin dhe shmangien e pasojave prej goditjeve shkatërruese të cilat gjithmonë janë në pritjeve të rastit.
Pyetja që mund të lindë se çfarë ndikoi në zbehjen e vlerave të sigurisë në përvojën e hidhur amerikane? Çfarë duhet kuptuar mbi “gabimet e sigurisë” të Amerikës në rastin e ngjarjeve të 11 shtatorit?.

A mund të justifikohet deklarata e cituar e sekretares Rice “terroristët ishin në luftë me ne, por ne ende nuk ishim në luftë me ta” (Rice, Shekulli, 9 prill).
Nga analiza e situatës ndoshta për shumë kohë opinioni amerikan do të jetë në pritje të pranimit të fakteve të reja që “qeveria amerikane ka bërë gabime” me rastin e 11 shtatorit. Duke reflektuar në analizën e ngjarjeve është kuptuar se lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar nuk mund të mbetet asnjëherë vetëm një luftë në planin kombëtar. Masat kundër terrorizmit kërkojnë një ndërthurje të veprimtarive të bashkësive dhe organizmave ndërkombëtare, një paraojë e cila gjithmonë të jetë disa hapa përpara tij.

Terrorizmi gjithmonë ka shfrytëzuar situata të ndryshme për të depërtuar në rekrutimin e njerëzve një prej të cilave është dhe varfëria. Varfëria dhe pamundësia për të rritur standardet e jetesës, detyron shumë vende të pranojnë dhe të hapin rrugë të paligjshme, që stimulojnë terrorizmin dhe lejojnë përfshirjen e shtetasve të tyre në strkturat e krimit të organizuar. Jo vetëm ekzistenca e regjimeve diktatoriale, por dhe në strukturat e shteteve të përcaktuara si liberalo - demokratike, pranohet në një farë mënyre për interesa më të gjera, prania e elementëve veprues të shtypjes sociale e psikologjike, të shfrytëzimit ekonomik, të pranisë së rrjeteve të rrezikshme kriminale, gjë e cila në fakt në këto shtete duhet të jetë ndryshe.
Është parë se këtë dukuri shtetet e fuqishme e administrojnë më mirë në sigurinë e tyre të brendshme. Pa mëdyshje duhet pranuar se kështu ndodh në kontrollin e situatave prej elementëve të sigurisë kolektive të koalicionit ndërkombëtar antiterrorist. Konstatimet shpesh kanë treguar mobilizim në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht në momentet kur ai “ndihet gjallë”, nëprmjet akteve të rënda kriminale. Krahas faturës së rëndë të pasojave mbi njerëzit e pafajshëm, ndihet një rritje e zhurmës për nevojën e një fronti unik të luftës kundër terrorizmit, duke amplifikuar mendimin se në të ardhmen goditjet do të jenë edhe më të përgjakshme. Tentativat me linjat e aviacionit civil Angli – SHBA janë me pasoja psikologjike tronditëse. Kjo mund të jetë e vërtetë po aq sa mund të mos besohet, nëse do të bëjmë një analizë të asaj që ka ndodhur deri tani. Nga përvoja e historisë botërore në gjallërimin e stru! kturave të terrorizmit dhe përdorimit të mjeteve vrasëse masive, veprimet datojmë nga shfaqja e granatës shpërthyese të vendosur në një kafene në Jerusalem kundër palestinezëve në 17 mars të vitit 1937 e deri në rrëmbimin e avionit sirian për herë të parë në Lindjen e Mesme, në dhjetor 1954, të marrë nga forcat izraelite dhe i detyruar të ulet në aeroportin Lydda (Sot Lod) për të liruar pengjet e izoluara në të. Këto akte terroriste janë përsëritur shpesh deri në kufijtë e ambientimit me to, por pasojat e tyre nuk kanë qenë kurrë aq të rënda, sa rrëmbimi dhe kthimi i avionëve civilë në bomba të tmerrshme fluturuese dhe përplasja në objektet shumë të rëndësishme të institucioneve botërore me pasoja katastrofike.

Për të mos shkuar më larg, ngjarjet tronditëse të 11 shtatorit, detyrojnë të veçohet një dukuri, për të cilën do të flitet gjatë në të ardhmen. Ankthi i cili mban emrin “Al Caeda”, është bërë një tmerr kolektiv, tashmë kur mendohet me drithërimë, se mund t i qëllojë kujtdo që, një ditë, të ndodhet pranë një katastrofe “:një shpërthimi” një “rëmbim avioni”që mund t i kushtojë shumë rëndë. Ky terror psikologjik do të ulet e ngrihet në çdo kohë në efektet e ndjesive që përjetohen në veprimtarinë njerëzore, do të ketë reagime ekstreme, rritje të agresivitetit apo tërheqje të përkohshme të strukturave, që kryejnë aktet e terrorizmit në botë .
Analizat e tepruara që po zhvillohen në sistemin mediatik mbi çështjet e sigurisë,emisione televizive ,debate egoiste të cilat pohojnë se lufta kundër terrorizmit zë një vend të dukshëm dhe është një nga fushat më të vështira për të bërë parashikime dhe për t’u mbrojtur prej tij. Është kjo një arsye që detyron tërheqjen e vëmendjes ndaj këtyre reagimeve, të cilat në thelb nga autorët e tyre, japin të kuptohet, se ata janë njohës të përciptë të këtyre çështjeve dhe në shumë raste, dashur pa dashur, bien pre e servirjeve të skenarëve të sofistikuar me përmasa të mëdha,si dhe duke krijuar imazhin e demonit që e ka zënë për fyti njerëzimin dhe mund ta presë atë.
Por nëse do të thelloheshin më shumë në analizën e ngjarjeve dhe konstatimeve, duhet të mendohet se nuk është plotësisht kështu. Mjaft probleme, shpesh kanë nevojë për një shpjegim më të thjeshtë, për faktin se ato lexohen lehtë prej ngatërresave që lindin dhe që serviren jo pa qëllim. Të marrim një shembull të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.
Cilët janë më të rrezikuarit sot prej terrorizmit?
Çfarë duhet të pranojmë nga përvojat e ngjarjeve të deritanishme?
Të marrim rastin e Amerikës. Shpjegimet dhe reagimet e analizës amerikane mbi 11 shtatorin, janë tentativat që kanë bërë dhe bëjnë, në radhë të parë vetë amerikanët, për të gjetur rrënjët e tij dhe të nxjerrin në dritë të vërtetën. Në katastrofën që ndodhi, e vërteta është vetëm një dhe ajo duhet gjetur. Këtu qëndron vështirësia, për strukturat që duhet ta bëjnë këtë.
Në këtë çështje delikate analiza të çon në konstatimin e qëndrimit dhe reagimit të krahut kundërshtar, përballë fuqive të mëdha dhe koalicionit antiterror, të udhëhequr prej tyre. Edhe shtetet e tjera duan ta luftojnë terrorizmin, dhe ato nuk mund të lejojnë që në vendet e tyre të ndodhë si në Amerikë, në Stamboll, Irak, Londër e gjetkë. Atëhere, pse shumë shtete e kundërshtojnë Amerikën dhe Anglinë, të cilat, pa mandat politik dhe ushtarak, iu vërsulën Afganistanit, Irakut dhe kërcënojnë Sirinë, duke qenë të gatshëm të ndëshkojnë edhe Iranin? Në Afganistan rrëzohen talebanët dhe kjo është normale, në Irak rrëzohet Sadami dhe përsëri kjo është normale, por si mund të pretendohet, bie fjala, që të futet në një koalicion të tillë Greqia, kur në territorin e saj vepron organizata e përfolur “17 Nëntori”, për Spanjën kur ajo vuan pasojat e kundërveprimeve baske, po kështu në Irlandën e Veriut etj .?Ed! he kjo patjetër kërkon shpejgim se shtetet duhet të unifikohen ne luftimin e këtij kriminaliteti duke filluar nga branda shtetit të tyre deri në atë të shkallës globale, dhe kjo duke unifikuar një sërë mekanzimash dhe reformash ligjore .

Lufta kundër terrorizmit, zë vend të dukshëm dhe është fusha më e vështirë për të bërë parashikime dhe për t u mbrojtur prej tij.Kjo nuk është një luftë e mirefilltë në mënyrë që të bëhën parashikime. Kjo është një arsye më shumë, që duhet tërhequr vëmendja ndaj mosreagimeve, të cilat në thelb, japin të kuptohet se mjaft individë të veshur me pushtet janë njohës të përciptë të këtyre çështjeve dhe në shumë raste, dashur pa dashur, bien pre e skenarëve të sofistikuar me përmasa të mëdha,. Terrorizmi, nëpërmjet goditjes dhe filozofisë së vdekjes, transmeton një terror psikologjik ekstrem mbi njerëzit dhe institucionet, duke synuar të godasë moralin dhe duke tentuar të shkurajojë vullnetin e shoqërisë për siguri, harmoni dhe progres. Globalizimi i terrorizmit ka dhënë efekte në psikologjinë e mjedisit shqiptar. Goditjet në disa vende të botës dhe zgjedhja dy herë e Stambollit prej grupeve terroriste, tr! onditën opinionin ndërkombëtar dhe reagimet atë u ndjenë edhe në Shqipëri. Kjo situatë psikologjike ka lënë pasoja në treguesit e sigurisë personale dhe kolektive në vendin tonë dhe në ato vende, që janë të publikuara si “të rrezikuara” prej terrorizmit. Është pranuar përfundimisht pra se varfëria pjell dhe mbështet terrorizmin. Në këtë situatë dallojmë një çështje thelbësore, që ka të bëjë pikërisht me terrorizmin dhe burimin e rreziqeve prej tij

Sot, rrjetet e trafiqeve dhe të kontrabandës janë tepër të organizuara dhe të përhapura në të gjithë rajonin e Ballkanit .. Në strukturën e veprimtarisë së tyre, ato janë të përfshira në ethet e kompletimit dhe të pajisjeve me teknologjitë më të avancuara të kohës, të armëve të të gjitha llojeve, me pajisje logjistike për tu pasur vërtet zili, duke synuar, që t i vënë ato në dispozicion të strukturave të krimit.
“Ethet terroriste” të kësaj teknologjie ndihen kudo. Tendencat njihen edhe në Shqipëri. Pengmarrjet, asgjësimet me eksploziva me telekomandë, përdorimin e mjeteve të blinduara, rrëmbime të autobusëve, veturave, kamionëve, përdorime të mjeteve të shikimit natën, të tritoleve, eksplozivave plastikë (C4), mjeteve të përgjimit dhe të transmetimit brenda strukturave speciale shtetërore etj. janë fenomene, që e bëjnë opinionin të mendohet se çfarë pasojash mund të ketë në të ardhmen, nëse institucionet do të shfaqen indiferente ndaj një situate të tillë. Zhvillimet me tendenca terroriste në Shqipëri, janë me pasoja shumë të rënda nëse vlerësojmë kushtet sociale, politike, ekonomike dhe psikologjike që dominojnë në vendin tonë, me një popullsi të varfër, të traumatizuar nga mungesa e stabilitetit të brendshëm dhe varfëria. Duke i vlerësuar këto fenomene, të lidhura ngushtë me situatën në veprimin antiterror, strukt! urat institucionale të shtetit shqiptar, që kanë në bazë të misionit të tyre, forcimin e elementëve të Sigurisë Kombëtare, asnjëherë nuk duhet ta bëjnë “gjumin” të qetë, kundër terrorit të organizuar. Funksionimi i strukturave kriminale dhe përdorimi nga ana e tyre i teknologjive të avancuara për qëllimet terroriste, është rrezik dhe njëherazi kërcënim i hapur për shtetin dhe popullinshqiptar.
Por…..? A mund të ketë në Evropë një sistem unik antiterror në kushtet e valës së emigracionit dhe të bumit të përzierjes totale religjioze, që përveçse tolerancës nuk pranon asnjë kusht tjetër?! Portat e Evropës janë dhe do të mbeten të hapura për shumë kohë. Antiterrori duhet të jetë në çdo kohë disa hapa më përparanë pararojë sesa hapësirat që kërkon terrorizmi. Kjo është e vështirë, por jo e pamundshme. Nuk mund të pranohet lëvizja “në kohën e duhur”, vetëm atëhere kur terrorizmi godet,sepse kjo me të drejtë mund të iquhet një vetvrasje.
Zyrtarët e çështjeve të sigurisë, përfaqësues të institucioneve serioze, veçanërisht të atyre amerikane, duhet të jenë më të hapur në publikimin e elementëve formues dhe shmangës të luftës kundër terrorizmit, pasi vërehet kamuflimi i përfundimeve analitike dhe kuptohet që pesha specifike e trysnisë psikologjike shpesh “ “të eksportohen” në rajone dhe vende të tjera.
Terrori psikologjik do të ulet e ngrihet në çdo kohë nën efektet e ndjesive që përjeton njeriu paqësor, sa herë që do të ketë reagime ekstreme të rrjeteve terroriste në botë. Varfëria dhe pamundësia për të rritur standardet e jetesës, detyron shumë vende të pranojnë rrugë të paligjshme, që stimulojnë terrorizmin dhe lejojnë përfshirjen e shtetasve të tyre në strkturat e krimit të organizuar. Opinioni në Shqipëri, më shumë se sa një veprimi të organizatave terroriste, u frikësohet pikërisht kundërveprimeve dhe konfliktualitetit të jetës politike në vend, pas së cilës mund të fshihet çfarëdo reagimi terrorist me pasoja shumë të rënda për popullsinë e këtij vendi.

Po ti referohemi rastit të Turqisë, e cila brenda një kohe të shkurtër, është goditur disa herë nga terrorizmi. Kush mund të jetë i interesuar të godasë shpesh dhe pse Al Caeda duhet të jetë e interesuar të ndëshkojë këtë vend islamik? Myslimanët, sado “të këqinj” që të jenë, ata që besojnë tek Zoti nuk mund të vrasin njerëz të pafajshëm, për faktin se do të ligështohen me këtë rast presidentët e shteteve islamike dhe joislamike. Duhet të jenë të tjera motive që godasin kaq rëndë dhe nuk pyesin se kush e pëson në këtë mes. Ata që janë specialistë të çështjeve të sigurisë, nuk besohet se mund të jenë kundër mendimeve të pranueshme në planin logjik. Kështu po ndodh sot në Irak. Goditjet e grupeve kundërshtare guerrilje, janë bërë shumë të shpeshta dhe po i krijojnë ushtrisë së koalicionit mjaft shqetësime. Nuk mund të besohet se ka kaq shumë terroristë të ardhur nga vendet e tjera dhe që përfaqë! sojnë organizatat kriminale terroriste, për të luftuar tashmë në mbështetje të nostalgjisë për ish udhëheqsin e Irakut Sadamin. Duhet pranuar se struktura të tilla e kanë bazën në vend dhe luftojnë me motivime të një nostalgjie të fortë, për një rikthim të mundshëm, përderisa lideri i tyre është ende gjallë dhe financon moralisht lëvizjen. Pse iraku po shkon drejt luftës civile? Nostalgjia dhe nostalgjikët janë kontigjenti më i mirë që ushqejnë shpresat e një rikthimi të mundshëm dhe të ringjalljes së elementëve kundërshtues me bazë terrorin. Situata rrezikon që çështja “Sadam” të kthehet gradualisht në simbolikë me po të njëjtat vlera si Bin Laden. Ky mund të jetë shkaku kryesor i mungesës së stabilitetit. Kështu ndodh edhe më tej. Kujt i intereson akumulimi i peshës të organizatës terroriste Al Caeda?! E njëjtë është situata në Afganistan. Opinioni ndërkombëtar i ndjek me vëmendje dhe ka besim në aft! ësitë dhe mundësitë e shteteve të fuqishme në luftimin e! këtij krimilaliteti .

Sot më shumë së çdo kohë njerëzimit i intereson të jëtojë në paqë, ti sigurojnë vetes një jetë dhë një standart më të mirë nëpërmjet ekonomisë së lirë tregut dhe demokracisë.Në ditët e sotme, efektet psikologjike të zbulimeve të reja në fushën ushtarake, e detyrojnë njerëzimin, që herë pas here, t i bëjë thirrje arsyes së tij, për një botë pa armë, pa luftë e pa terror. Ngjarjet e viteve të fundit kanë vënë në lëvizje mendimin njerëzor, jo vetëm në nivelet e larta të drejtimit të politikës dhe strukturave të sigurisë, por në nevojën e formatimit të koncepteve të reja në tërësi edhe në masën e njerëzve të thjeshtë, të cilët janë të dëshiruar të qartësojnë mendimin mbi sigurinë se kjo teknologji sot në botë mund të kalojë në përdorim të terroristëve. Ajo nuk përfaqësohet vetëm nga armët dhe mjetet e sofistikuara, por mbi të gjitha ajo ndihet në pasojat tronditëse, deri tragjike, që mu! nd të shkaktojë një mendje e sofistikuar krimi, që synon të godasë qetësinë, pronën dhe jetën e njerëzve. Mungesa e elementëve të sigurisë shqetëson edhe opinionin shqiptar. Fenomene të ngjajshme me ato që po ndodhin në Irak, Afganistan, Irlandën e Veriut, në zonën baske në Spanjë, në Palestinë, Pakistan etj, ndonjë ditë të bukur do të tentojnë të shfaqen edhe në Shqipëri. Vetë pozicioni gjeostrategjik i vendit tonë, është një sfidë ndaj strukturave dhe rrjeteve të tilla, të cilat vazhdimisht do të tentojnë ta vënë atë nën kontrollin e rrugëve kriminale. Kjo nuk është pak, për të mos menduar më thellë se cilat mund të jenë pasojat e këtyre synimeve. Katastrofat që përgatiten shkallë - shkallë, për të goditur në një moment të caktuar e delikat, nuk vijnë as në një orë e as në një ditë. Ato janë rrjedhojë e planifikimeve të sofistikuara, të paracaktuara, me objektiva shumë preçizë, në përmbajtje! n e të cilave llogariten mjaft mirë pasojat dhe efektet psik! ologjike të padiskutueshme.

Nga përvoja pranohet se pasojat e goditjeve terroriste mbeten të paparashikuara dhe rëndojnë kryesisht mbi njerëzit e pafajshëm. Kjo dikton masa të ashpra, për të shmangur katastrofat. Në përbërjen e rrjetit global terrorist emrat janë të shumtë, por sfera e veprimit të tyre nuk besohet se është në një rrjet unik. Ato veprojnë të decentralizuara për interesat e prapavijave politike që i stimulojnë. Në këtë pikëpamje, sot filozofia e trajtimit të kësaj çështjeje në vlerat globale, në një farë mënyre, përveç asaj që duhet luftuar në front, në krahun tjetër nuk jep ndonjë arritje të vlefshme për t u pranuar si ide e mirë. Kështu ndodh me situatën në Lindjen e Mesme. Ngritja e mitit të Al Caedës dhe të Bin Ladenit, është kthyer në një ideologji të urryer për të gjithë, e cila dashur pa dashur përdhos një fe të madhe, që nuk ka asgjë të përbashkët me këto struktura kriminale. Bota ka kuptuar se ç është terr! orizmi dhe kush e mbështet atë por dhe çfarë është fondamentalizmi dhe kush e nxit atë. Në Kongresin amerikan, Dik Çenei theksonte presidentin Bush: “…Shtetet e Bashkuara duhet ta shohin sigurinë në një mënyrë të re, sepse vendi ynë është një fushëbetejë në luftën e parë të shekullit të 21-të…dhe gjatë 22 muajve të fundit SHBA e kanë kryer këtë luftë në mbarë globin…”. Amerika e konsideron një ngjarje paracaktuese në historinë e kombit amerikan dhe me të drejtë e konsideron këtë luftë një sfidë, sepse terrorizmi është një armik që nuk ka territor, që nuk mbron ndonjë popullsi, që nuk shtrëngohet nga rregullat e luftës dhe nuk respekton kurrfarë ligji e morali. Ky lloj armiku nuk mund të shkurajohet kollaj, nuk mund të kontrollohet dhe me të nuk mund të paqëtohet apo të negociohet.
Strategjia e luftës kundër terrorizmit mund të bazohet në vlerësimin real të armikut dhe të interesit kombëtar, por kjo nuk është fort e qartë në vlerat që përfaqëson, kur nuk dihet se kush është realisht ky armik dhe se cilat janë këto interesa kombëtare.

Zhvlillimi dhe progresi është duke ecur më një hov të madh dhe të pandërprerë .Njerëzimi sot është i kocetruar tek zhvillimi ekonomik dhe rritja e standarit të jetesës,npërmjet lirisë së tregut,prandaj terrorizmi si një shqetësim serioz, ka qenë dhe është një pjesë e rrezikshmërisë së ekzistencës së saj. Koncepti terrorizëm, lidhet me krimin, me politikën, me synime për të terrorizuar masa popujsh, zonash, kontinentesh, në pamje të ndryshme, për të futur me forcë ide, qëndrime, praktika, politika apo filozofi, duke ia imponuar në shumë forma popujve, pakicave kombëtare e zonave të caktuara. Kjo është pamja e përgjithshme. Por, terrorizmi shfaqet edhe nga individë, grupe familjesh, fisesh apo grupime të tjera relativisht të caktuara për të mposhtur në mendime e veprime, në qendra të caktuara, grupime apo individë të tjerë, për t’i imponuar ato, duke i terrorizuar në pamje të ndryshme Në zhvillimin h! istorik të shoqërisë njerëzore, ndeshemi me komplekse qëndrimesh terroriste, që në skllavopronari e në vazhdim, me lloj lloj diktaturash, gijotinash, ku për të krijuar terror, frikë e nënshtrim, janë vënë në gijotinë koka njerëzish të thjeshtë, apo koka mbretërish, në mënyra të hapura, qëllimisht të tilla, si dhe në mënyra të fshehta, për të mbytur plotësisht kundërshtarët e vet, për t’i terrorizuar ata që i ndjekin kundërshtarët, individë apo masë qofshin. Pushtuesit “varnin në degën e lisit”, luftëtarët krenarë e të vendosur kundër tyre për të krijuar frikë, terror e nënshtrim në masat e gjera të popullit tonë. Pushtues të tjerë internonin, burgosnin për të terrorizuar masat e gjera të popullit. Kjo dukuri botërore, sa e vjetër dhe e re, po nxjerr kokën haptazi dhe rrezikshëm edhe tek ne. Raprezalje terroriste ka vuajtur edhe populli ynë , me viktima të shumta nga bijtë e vet për t’i nënshtruar e ! mposhtur të pamposhturit.
Por terrorizmi është në shkallë të lartë, është i pranishëm, i egër e barbar edhe në kohët tona moderne, postindustriale, ku shkenca e teknika kanë arritur të ndryshojnë aq shumë planetin tonë. Ai ekziston duke shfrytëzuar edhe këtë teknikë të lartë, siç është energjia bërthamore, për të shkatërruar ato vlera që njerëzimi në zona të ndryshme të globit i ka ngritur me aq mundim e sakrifica të brezave të tërë. Hidhen në erë vepra gjigande banimi, mjete transporti: trena, avionë, shkatërrohen institucione, ura, vriten e plagosen mijëra e mijëra qënie njerëzore të pafajshme. Terrorizohen njerëzit e të gjitha moshave, nëpërkëmbet demokracia, humanizmi. Terrorizmi vret e shkatërron, përveçse objekte të caktuara, shumë herë edhe masivisht, pa dallime, me dëme kolosale, materiale e shpirtërore, produkte të vlefshme të shoqërisë njerëzore. Ndaj lufta, demaskimi dhe parandalimi i terrorizmit është pjesë e jetës së! vetë njerëzimit ndaj këtyre forcave negative e shkatërrimtare që kanë krijuar mendjet më të shëmtuara të shoqërisë njerëzore në historinë e njerëzimit. Pavarësisht nga emrat, demagogjitë, nga idetë që përdor terrorizmi në realizimin e synimeve të veta, nga maskimet e komplikuara që bën, ai paraqitet para masës pa ideale, pa fe, pa aspirata të shoqërisë demokratike. Ai është produkt i krimit të organizuar, i politikës së lidhur me këtë krim, aleat i tij, prandaj edhe duhet demaskuar e luftuar bashkë me krimet e të gjitha ngjyrave dhe kontrasteve.

Neglizhencë e medjave apo…

Media e publikon këtë qëndrim në mënyra të ndryshme, direkt apo tërthorazi, pa përjashtuar edhe ndonjë shërbim në kuadër të luftës politike që zhvillohet aktualisht në fushat ekonomike, shoqërore, etj. Meqenëse, mjerisht, mania e shfaqjet e terrorizmit janë produkt edhe i shoqërisë shqiptare, edhe media shqiptare, këtej e andej kufirit, nuk e ka për asgjë të pasqyrojë pamje të terrorizmit, në tërë larminë e tij, pa i bërë demaskimin e duhur kësaj plage me rrezikshmëri të thellë edhe për shoqërinë tonë.Terrorizohen nxënësit e shkollave nga individë të veçantë, prindërit e tyre, qytetarë të tjerë që nuk kanë asnjë faj, me telefonata mashtruese ose edhe me ndonjë grabitje fëmije. Prandaj, shumë prindër presin tek dera e shkollës. Siç njoftonte shtypi këto ditë, elementë të rinj, drejt formimit si terroristë, kishin terrorizuar një vogëlush që shkonte në shkollë, duke e detyruar të paguante çdo ditë nga 300! 0 lekë të vjetra, që ta “lejonin” të shkonte në shkollë. Një tjetër, tashmë i rritur dhe i stërvitur tek e keqja, ushtron presion terrori për të grabitur pronën e tjetrit, duke gjetur mbështetje nga ndonjë pushtetar vendor thellësisht i korruptuar, etj.Vendoset dinamit në shtëpi e dyqane, për të terrorizuar ose masakruar drejtpërdrejtë individë e grupe shoqërore, bëhen djegie të qëllimshme, vrasje, kanosje, grabitje, deri në veprime të dhunshme e krime edhe kundër uniformave blu, që i dalin në mbrojtje qytetarëve.
Por me mire le t’i hedhim një vështrim të shpejtë dukurive të kësaj natyre, të pasqyruara vetëm në dy-tre ditë në median e shkruar, kryesisht: “Maskat në Laç, tetë viktima”, “Gjendet i varur…”, “Eskortë për familjen e prokurorit” , “Prokuroria, çështje penale për 228 policë”, në Gazeta “Sot”, 28 gusht, 2004 . “Zhduket vajza e Zv/ministrit maqedonas, Doçi, “Shekulli”, 2 tetor, 2004. “Krimi shqiptar, kërcënimi më i madh për Evropën” , botuar me shkronja të mëdha në gazetat “Albania” dhe në “Korrieri”, me datën 9 tetor, 2004. Shkrimi i referohet një kumtimi në një simpozium për globalizimin, terrorizmin dhe kriminalitetin, të organizuar në Berlin, sipas August Hanning, President i Shërbimit Sekret Gjerman. Ndër rreziqet më të mëdha për Evropën, Presidenti i Shërbimit Sekret Gjerman, përmend krimin e organizuar në rradhët e shqiptarëve, për vetë shtrirjen e tij jo vetëm në Europë, p! or edhe në SHBA apo Australi. “…vihet re edhe një përzierje e krimit të organizuar dhe terrorizmit, deklaroi ai. Krimi i organizuar po ndërkombëtarizohet dhe sot ekziston një ndarje ndërnacionale e veprimtarive kriminale, sidomos në fushën e trafikantëve”.
Një shkrim tjetër, përsëri me titull me shkronja të mëdha : “Mafia flet shqip në SHBA”, botuar nga gazeta “Sot”, 20 gusht, 2004. “… mijëra shqiptarë, të cilët janë larguar vitet e fundit nga trojet e tyre etnike në Ballkan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë krijuar organizata mafioze të mëdha, madje edhe mjaft të rrezikshme…alarmi është dhënë nga zyrtarë të lartë të FBI-së, sipas të cilëve, organizata të shumta kriminale shqiptare po veprojnë në një hapësirë të gjerë në shtetet kryesore të Bregut Lindor, ku në krye qëndron ai i Nju York-ut”, vazhdon gazeta “Sot” e asaj dite. Terrorizmi vazhdon në nivele të larta në botë. “Terrorizmi godet në Egjipt dhe në Francë”, “Masakër në hotelin “Hilton””, shkruhet në gazetën “Albania”, 9 tetor, 2004. Pra, terrorizmi dhe shqetësimi për të, sa në një vend të madh e në një tjetër. Por, kjo pasqyrohet edhe në vend. “Digat në r! rezik nga aktet terroriste”, një faqe e “Gazeta Shqiptare”, 2 tetor, 2004, shkrim që i referohet arkitektit F. Hoxha, Kryetar i Komitetit të Digave, që jep alarmin për situatën e rëndë të digave në Shqipëri, të cilat mund të kthehen në burime fatkeqësish, me pasoja të rënda ekonomike, sidomos në jetë njerëzish. Nga Kosova: “Sulme të shpejta të maskave të armatosura në rajonin e Dukagjinit”, në “Bota sot”, 6 gusht2004.
Nga ato që janë cituar më lart mund të themi se media nuk ka përse të bëhet pre e propagandës së vetë terroristëve, të cilët për të siguruar mbështetje, u japin veprimeve të tyre karakter fetar. Tjetër janë çështjet dhe interesat, qofshin edhe nacionaliste të mirëfillta, dhe tjetër është çështja fetare. Janë dhjetëra shkrime e informacione që aktet e organizatave të ndryshme i emërtojnë “terroristë islamikë”, siç shihet dendur në media, siç ka edhe artikuj kundërveprues, si “Rrënjët dhe djepin e terrorizmit e gjeni te popujt e besimit të krishterë”, në gazetën “Rimëkëmbja”,19 tetor, 2004. Në media jepen materiale, herë- herë jo edhe tipike, për sensacione, pa bërë balancime, debate, pa sjellur edhe informacione që njoftojnë luftën kundër krimit që është i lidhur ose në shërbim të terrorizmit Me 15 tetor, 2004, në ditën e Ramazanit, Radiotelevizioni Shqiptar njoftoi se në Francë është një komun! itet me 5 milionë banorë të fesë islame, të cilët në mënyrë masive dhe të ndërgjegjshme dënojnë dhunën dhe terrorizmin. Por, në të njëjtin njoftim jepen edhe intervista grash të fesë islame, gjithnjë në Francë, që ankohen se nuk është e drejtë të identifikohen me krimin dhe terrorizmin, vetëm se janë muslimanë, pasi ata, muslimanët, janë për paqen, kundër terrorizmit dhe krimit. Terrorizmi dhe krimi nuk kanë pse identifikohen me përkatësinë fetare, sepse kjo gjë ndikon negativisht në mentalitetet dhe psikologjinë e njerëzve.Gjithë hapësira shqiptare shquhet për harmoni fetare. Kjo ndjenjë karakteristike është kultivuar gjatë shekujve dhe është transmetuar me sukses nga brezi në brez. Besimtarët kanë respektuar vëllezërit e tyre të një gjaku, të fesë tjetër, në të gjitha rastet, duke mbetur një shembull për ata popuj që në historinë e tyre kanë zhvilluar edhe beteja të përgjakshme mbi baza fetare. Pa u zg! jatur këtu, gjithmonë në hapësirën tonë, dhe jo vetëm b! renda te rritorit të kufijve shtetërorë shqiptarë, nuk ekzistojnë ndeshje dhe aq më pak terrorizëm, mbi baza fetare. Në parim, nuk ka asnjë fe tek ne që predikon ekstremizmin, sepse mësimet hyjnore thërrasin për paqe, dashuri dhe tolerancë, dhe kjo është vërtetuar me tërë jetën e shumë brezave. Islami, ku përfshihen edhe bektashinjtë, e jo siç thuhet ndonjëherë ndoshta jo rastësisht, si fe më vete, po janë një fe, një vëllazëri, dhe bashkë me fetë tradicionale në hapësirën shqiptare, njihen për bashkëpunim e tolerancë vëllazërore ndaj njëri tjetrit. Asnjë lloj kurdisjeje krimi e denigrimi nuk i ka përçarë ata, përkundrazi, ata, gjithmonë kanë harmonizuar veprimet edukative në funksion të interesave shqiptare e mbarë njerëzore. Ata nuk kanë pasur e as nuk shfaqin ndonjë dukuri ekstremiste.
Kisha, tek ne, të krishterët që janë prezentë, ortodoksët, katolikët, protestantët e rrymave të ndryshme, kanë qenë gjithnjë të vëmendshëm me vëllezërit e fesë muslimane, në shoqëri, miqësi e vepra të ndërsjellta, të dobishme. Në përgjithësi, nuk ka, duke i marrë në bllok qëndrimet ekstreme, sepse një njeri apo një grup mund të quhet ekstremist, kur e lëndon apo e sulmon dikë tjetër dhe kjo fatmirësisht, nuk ka ndodhur dhe shpresojmë se kështu do të jetë. Prandaj, terrorizmi tek ne nuk e ka bazën në fe. Por është politika që e nxit dhe i jep hov. Të tilla ka pasur dhe ka, duke i ngjitur emrin e vet, këtyre lloj terrorizmash, si terrorizëm fashist, terrorizëm nazist, etj, apo terrori i zonave të caktuara, pa i vënë mbiemër fetar, e cila fyen ndjenjat fetare të qindra milionë njerëzve. Terroristët nuk duhen emërtuar të lidhur me pikëpamje fetare, as muslimanë, as të krishterë, protestantë apo budistë, por në ba! zë të formës së dhunës që përfaqësojnë, mbas së cilës ngjall klimë frike, pasigurie, që fillon lart e deri poshtë. Në qoftë se individë apo grupe të caktuara terroriste, kryesojnë akte të tyre, edhe pse pjesëtarë të tyre kanë përkatësi fetare, nuk është e drejtë që aktin e tyre t’ia faturojnë kësaj përkatësie. Elementët apo grupet terroriste janë shmangur nga parimet themelore të moralit fetar. Kjo nuk gjen asnjë mbështetje as në Kuran e as në Bibël.Mbështetësit e akteve të terrorizmit mbartin me vete edhe emrin e forcës politike apo kriminale që përfaqësojnë.Fryma e terrorit fillon që në qelizën bazë të shoqërisë, në familje. Atje nuk duhen kultivuar e lejuar shfaqje të terrorit psikologjik dhe aq më pak të terrorit fizik ndaj pjesëtarëve të familjes, të vegjëlve e të mëdhejve. Një baba pijanec terrorizon familjen. Një i droguar, gjithashtu. Në institucione, si në shkolla, për rregull e qetësi të ! njohur, një alarm i rremë, terrorizon qindra vetë, e cila k! ërkon r regulla të brendshme të forta.Terrori është i lidhur edhe me ndjenja terroriste. Ndjenjat nxiten e kultivohen. “Tritoli” nuk zgjidh probleme, por ligji, rregulli, ballafaqimi, bindja. Ndjenja e terrorit kultivohet kur familjarët bisedojnë thuajse natë për natë se si zgjidhen problemet me vetëgjyqësi, atëherë kjo frymë ushqen edhe pjesëtarët e rinj të familjes, adoleshentët, etj. Kjo ngjitet edhe më tej, në vepra të tjera me karakter presioni e terrori “ndaj kundërshtarëve” ç’ka i shërben terrorizmit. Edhe në pikëpamje ligjore, si edhe fetare, kjo zgjidhje bie ndesh me bindjet Kuranore e të Biblës.
Epoka e tranzicionit, bashkë me prirjet e shëndosha të ndjenjave që edukon familja, shoqëria, shkolla, të cilat e karakterizojnë njeriun, përgjithësisht, po shoqërohet edhe me ringjallje ose huazime të disa dukurive negative, që gjithashtu kanë vend tek ne, të përsëritura por në përmasa të vogla ku zë vendin e vet edhe ndjenja e hakmarrjes, e cila ndonjëherë materializohet edhe në veprime barbare. Hakmarrja ekziston tek shqiptarët në nivelin më klasik, të egër e barbar. Kjo ndjenjë nuk është karakteristike vetëm për ne shqiptarët, ku në zona të ndryshme të trojeve tona shqiptare ka shtrirje në nuanca e pamje plagësh të hershme, por ndeshet edhe në popuj e vende të ndryshme të Ballkanit, si dhe në të katër anët e globit.Njeriu është një qenie biosociale shumë e komplikuar. Tek ai shfaqen ndjenja të shumta: të dashurisë, atdhedashurisë, të së bukurës, ndjenja solidariteti për njëri- tjetrin, të humanizmit e deri tek! konsolidimi i sjelljes se konsoliduar,instiktet e jetes dhe vdekjes etj. Por të gjitha fillojnë nga familja. Paqja dhe lufta, ka thënë Nënë Tereza, fillojnë në familje. Ne kemi raste konkrete të terrorit në familje të cilat, të mbyllur ngujuar me vite shkëputen nga jeta normale, ekonomike, sociale, arsimore e kulturore. Jetojnë në ditë e vite të vështira të terrorizuar nga frika se gjaksi do të zbrazë pushkën në trupin e tyre. Por, zakoni i hakmarrjes nuk duhet mbajtur si normë morale e shoqërisë sonë në etapën e tanishme kur funksionon shteti ,kushtetuta, ligjet, kur pretendohet se egzistojnë të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta për të jetuar, për t’u ushqyer, per të punuar, për të mësuar, për të luajtur etj. Gradualisht, është zvogëluar karakteri kolektiv i shpagimit të gjakut, duke kaluar nga fisi në shtëpi, duke insistuar që edhe kjo të kaloi direkt tek fajtori a fajtorët, pra duke shmangur situatën! e terrorit të fiseve e familjeve të tëra, për krime e dë! me që a to nuk i kanë bërë. Kurani jep porosi që të mos merret çdo gje e trashëguar nga breznitë por ato që janë të dobishme e bashkohore. “Të imitosh në mënyrë të verbër traditat e të parëve kur ato janë të dëmshme është gabim i madh… Trashëgimi i traditave të të parëve që janë në dobi të njeriut, duhen rruajtur e respektuar…Gjurmimi i hakmarrjes kundër dorazit që mbyt tjetrin pa kurrfarë të drejte e arsye është obligimi i bashkësisë, por në mënyrë dhe masë të drejtë, e jo në mënyrë revanshiste…” Kurani zgjon ndër njerëz ndjenjën vllazërore, duke e quajtur shumë sevap faljen e gjakut. Edhe në Bibël, në Dhjatën e re, në kreun “Ungjilli sipas Mateut” , në një nëntitull të veçantë trajtohet “Mësimi për hakmarrjen”, ku falja ka rrugëzgjidhjen e vet shumë humane. Është i qartë roli i madh edukativ i fesë edhe i klerikëve tek ne në mënjanimin e kësaj ndjenje të egër, antihumane, anticivilizu! ese, që krijon edhe terrorizmin e njerëzve. Njëkohësisht, optika fetare mbështet legjislacionin që keqbërësit të përgjigjen para ligjit dhe organizmave të tij për dëmet, të këqijat e krimet që kanë bërë ndër njerëzit.Në këtë kuadër ka ndikimin e vet të fuqishëm edhe hakmarrja në fushën politike. Hakmarrja në fushën politike, përveç një mori formash që shfaq në jetën sociale, që mund të kenë edhe shpjegime politike, merr një shtrirje shumë të komplikuar të dukshme e të padukshme. Ajo mund të ngjitet aq lart, sa mund të shkojë edhe në zhdukjen fizike, por pa u përzier me gjakmarrjen, me rrjedhoja që mund të vazhdohen si gjakmarrje.Kjo është e lidhur me luftën për realizimin e synimeve të caktuara politike, që kundërshtohen ose pengohen nga individë ose forca të veçanta politike, ndaj të cilave shfaqen ndjenja të një lufte hakmarrëse me karakter politik. Kjo mund të zhvillohet edhe midis grupeve shoqërore, mid! is forcave të veçanta politike, të brendëshme e të jashtm! e, të c ilat kërkojnë e përpiqen të përdorin hakmarrjen për synime politike ose ekonomike.
Në këtë fushë, ka hapësira të mëdha për të punuar me individë e mosha të caktuara, shkolla, familja, shoqëria, si dhe forcat politike, në kuadrin e pluralizmit politik, të thellimit të proçeseve demokratike, të mbështetjes së forcave të shëndosha që luftojnë terrorin e terrorizmin, që luftojnë terroristët e vërtetë në vend e jashtë tij, kudo në botë, duke forcuar pa rreshtur veprimin e organizmave të specializuara shtetërore, si dhe gjallërimin e komuniteteve për mbështetjen e ligjit e të veprimit të tij.

Përfundim: Sikurse u tha dhe më lart terrorizmi si një kriminalitet i përhapur dhe i manifestuar ne forma të ndryshme kërkon trajtim dhe hulumtim po aq dhe një angazhim në luftimin dhe prandalimin e tij, dhe kjo vetëm në bashkëpunim ndërkombëtar dhe unik më vendosmëri të plotë,duke nxjerrë dhe plotësuar një sërë aktesh dhe ligje të cilat do ti jepnin goditjen adekuate këtij kriminaliteti i cili është produkti më monstruoz që mëndja e njeriut mund të ketë shpikur ndonjiherë.

*University of Pristina
Faculty of Laë
Department of Criminal.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora