E enjte, 28.03.2024, 11:58 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Theodor Ippen: Balesium, Qyteti i Balshajve

E diele, 11.01.2009, 03:10 PM


Balesium, Qyteti i Balshajve

Nga Theodor Ippen, Konsulli i Austrisë

Në rrethinat e Shkodrës ka ekzistuar në kohët e lashta qyteti Balessium prej të cilit, siç thotë Barleti, që nga viti 1448 s 'kish mbetur tjetër gjë veç emrit.Ai ishte shkatërruar prej barbarëve, por duket se ishte rindërtuar, pasi pas periudhës avare përmenden ipeshkvë të dioqezave Palachiensis dhe Bal1eacensis. Emri i parë del nga një letër që i drejtohet arqipeshkvit të Tivarit në vitin 1062 nga Papa Aleksander II (Farlati, IIlyricum sacrum). Ipeshkvia ishte në varësinë e arqipeshkvit të përmen¬dur. Mesa duket ajo kish qenë më parë nën mitropolinë e Dokleas, e cila më vonë qe zhvendosur në Tivar. P. Vassilico S. J më ka njoftuar se në shekullin e XIV ka ekzistuar një ipeshkv me emrin Guljelmus, më vonë një Andreas dhe së fundi një ipeshkv Gervicus, që ishte emëruar nga Papa Klemens VI në vitin 1370. Nga viti 1356 në arkivin e Vatika¬nit ruhet një letër e Papës Inocent që i drejtohet ipeshkvit të Balcensisit Andreas, e cila thotë se të ardhurat e manastirit të Shën Johanit të urdhrit benediktin do të mbarteshin në dioqezën Drivastum. Ky ma¬nastir shënohet si "ab regni Rasciae schismaticis quasi totaliter dissipatum". Mbart ja e këtyre detyrimeve bëhej ngaqë dioqeza e Balesiumit ishte plaçkitur dhe varferuar prej skizmatikëve. Manastiri në fjalë, i cili shë¬nohet 5000 hapa larg kishës së Balesiumit, është manastiri i Rashit, që trajtohet në një nënkapitull në vijim të këtij studimi. Balesiumi si qytet duhet të ketë pushuar së ekzistuari që prej mesit të shekullit XIV, kështu që në vitin 1448 vërtet nuk kish mbetur tjetër veç kujtimit të tij. Ipeshkvia vazhdoi edhe më gjatë, përderisa titulli mbahej akoma nga një ipeshkv në vitin 1478. Në vitin 1448, gjatë luftës kundër venecianëve të Shkodrës, Skënderbeu zgjodhi vendin ku ndo¬dhej më parë qyteti Balesium për ndërtimin e një fortifikimi, garnizoni i të cilit duke mbajtur nën kërcënim të vazhdueshëm zonën e qytetit të Shkodrës, do t'i mbante të gozhduara forcat veneciane të atij qyteti dhe do r'i pengonte ato të përdoreshin për lirimin e Danjës së rrethuar nga Skënderbeu. Barleti e përcakton pozicionin e këtij fortifikimi në shpatin Deri tani nuk është fiksuar se ku ndodhej qyteti i dikurshëm dhe kështjella e mëvonshme e Skënderbeut. Me ndihmën e të dhënave të Barletit dhe duke u bazuar tek vetë emri i njëjtë unë besoj se pozicioni i Balesiumit mund të lokalizohet në kodrën Maja e Ballecit , e cila ndodhet në kra¬hinën e komunës së Rriollit. Nga Alpet Pa¬tun zbret përroi malor i Shën Rriollit, ndërsa nga mali i Bishkasit përroi Gura Kurtit; të dy përrenjtë ndahen nga një kurriz kodre; kundrejt derdhjes së tyre në lumin e përba- shkët vargu kodrinor përfundon me një kurriz të sheshtë, mbi të cilin ngrihet një majë në formë konike që njihet si Maja e Ballecit. Atje hasen disa rrënoja, që njihen si Kisha Ballecit. Kjo gërmadhë shënohet edhe në hartën e shtabit të përgjithshëm austriak, por pa të dhëna për emnin.

Me pozitën e saj midis dy përrenjve kodra është një pikë fortifikimi natyror. Prej saj mund të shohësh të gjithë fushën e Shkodrës deri te kështjella e qytetit dhe mund të zbresësh në fushë për një orë. Ajo i ka të gjitha kushtet për të qenë një pikë vrojtimi. Maja përfundon në pjesën e sipërme me një shesh me perimetër rreth 1000 hapa. Ai është i mbushur nga një pyll i dendur shkurresh, i cili ndoshta fsheh mbeturinat e citadelës së vjetër. Sheshi mbyllet nga një rreth muresh guri, për të penguar hyrjen e kafshëve. Sipas mendimit tim ky rrethim qëndron mbi mure të vjetra, të cilat në disa vende ngri¬hen mbi tokë në lartësinë e një njeriu. . Mbi majën më të lartë ndodhen gërmadhat e një kishe . Prej saj ruhet një pjesë e mureve të godinës dhe një fragment nga apsida. Përmasat tregojnë për një ndërtesë të vogël me gjatësi 20 hapa dhe gjerësi 10 hapa. Teknika e mureve është e thjeshtë dhe nuk tregojnë asnjë zbukurim."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora