Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhulio Andreoti mbush 90 vjeç: Ca sekrete të shtetit do t’i marr në parajsë

| E diele, 11.01.2009, 02:43 AM |


Xhulio Andreoti
Shkruar nga T.O.*
  
 
Pas disa ditësh Xhulio Andreoti mbush 90 vjeç dhe shikon gjithmonë përpara, "pa nxitim". Protagonist absolut i gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, fytyra dhe trupi më i njohur i republikës së parë, shtatë herë kryeministër, i akuzuar për bashkëpunim me mafian dhe vrasje, pastaj i çliruar në mënyrë definitive, sot senator i përjetshëm.  Andreoti lindi në  Romë më 14 janar të 1919, festa është të mërkurën e ardhshme.
Një dhuratë e vogël, tre kg karamele. Metoda, disiplina e ndihmojnë që të përballojë pleqërinë: "Nuk i ka ndryshuar asnjëherë veset".

 Afër finishit Andreoti arrin në një formë shumë të mirë. "Sot duket më se normale që të arrish në këtë moshë. Por kur isha adoleshent unë, një 30 vjeçar ishte i rritur dhe një 40 vjeçar ishte një plak".

Dhurata e parë në jetën tuaj?
Isha 14 vjeç, një fonografi me një disk të Vitorio De Sikës.
Ju nuk e keni njohur babain tuaj. Ju ka munduar shumë mungesa e tij?
Babai vdiq kur isha dy vjeç. Mamaja ka qenë shumë e zonja, rriti  tre fëmijë vetëm me pensionin e luftës, që ishin katër para. Megjithatë nuk na ka munguar asgjë. Jemi rritur në mënyrë të arsyeshme, e cila është një jetë mjaft e bukur. Nëse pastaj jeta të ofron më shumë, aq më mirë, ndryshe duhet ambientohesh. Unë jam ende arsyetues.
Në vitin 1969, Livias, gruas tënde i pate premtuar që do të tërhiqeshe në moshën 60-vjeçare. Por kanë kaluar 30 të tjera...
Ka premtime që mbahen. Livia në fillim këmbëngulte, por më pas pushoi së këmbënguluri. Kjo është jeta ime, nuk mund ta ndryshoj. Politika që bëhet tani është shumë më e qetë dhe jo vetëm sepse detyrimet e mia janë më të vogla. Në vitet e para isha një udhëtar i madh, i njihja të gjithë moshatarët në kolegjin tim, Lacion, nuk kam fjetur asnjë të shtunë në shtëpi. Është një lodhje, por që të mban gjallë. Kontakti me njerëzit më pëlqente. Të nxjerrësh një ide mbi problemet në letër, në një zyrë ose më keq, në televizion, nuk është politikë, bëhet pothuajse një teoremë matematikore.
Je i kënaqur me jetën tënde deri këtu?
Kam pasur gjithçka. Kam një familje shumë të thjeshtë, fëmijët e mi bëjnë një jetë të rregullt. Secili ka ndjekur rrugën e tij dhe disa kanë bërë karrierë. Njëri është zëvendës president në një firmë ndërkombëtare. Nga puna nuk do largohem. Ende edhe sot më kërkojnë artikuj, më ftojnë nëpër mbledhje dhe më pëlqen shumë të shkoj në komision. Megjithatë në sallë debati është pak i përmasave të vogla. Janë të largëta kohët e luftës së ftohtë, përballjeve të mëdha.  
Dhe në Amerikë është bërë President një i zi...
Është një zgjedhje historike. Madje më vjen keq që nënvizohet se aspekti racial pothuajse është rralluar.
Kush ju mungon nga protagonistët e një kohe?
Nga njerëzit, De Gasperi. Më mungon mbi gjithçka metoda, kontakti me njerëzit siç ishte në fillim. Tani gjithçka është më mekanike. Në atë kohë, partitë dhe sindikatat ishin më të forta dhe më të gjalla, kurse sot janë plot burokraci. Nga kundërshtarët kujtoj Di Vittorio. Një tip i fortë, që kur propozonte një grevë na bënte të dënoheshim për të gjithë javën. Por e respektonim. Gjatë një mbledhje dikush u ankua se pse Cgill nuk i stimulonte më shumë punëtorët. De Gasperi e ndërpret e thotë: Nuk mundemi të pretendojmë stilin anglo-sakson nga dikush i cili ka lindur në Pulia, ku për t'i dhënë fshatarëve dy herë në muaj rrogën, ne jemi detyruar të bëjmë një ligj.
Kriza e partive është një e keqe?
Sigurisht. Të heqësh një formacion politik që ndërtohet mbi njohjet historike, mbi lidhjet ekonomike  dhe ndërkombëtare. Politika nuk është vetëm një fakt epidemik dhe rastësor.
Kampioni i kësaj politike të re është Berluskoni...
Berluskoni u nis me një avantazh të madh: dinte se gjithçka që kishte bërë më parë, kishte vajtur mirë. Nuk ishte marrë kurrë me televizion, por ndërtoi një agjenci të barabartë me atë të shtetit, nuk kishte parë kurrë një tullë, por ndërtoi lagje të tëra. Nën këtë aspekt është një njeri që vlen. Ndoshta me fat, por ama i zoti.  
E si politikan?
Është përmirësuar. Në fillim bënte gabime jashtëzakonisht të mëdha, kur thoshte "ju politikanët". Po ai çfarë bënte?
Po si shtetar?
Herët e para që ulej në bankën e qeverisë ishte i mërzitur, shikonte vazhdimisht orën. Pastaj, sipas mendimit tim, i erdhi pasioni, i ndjek problemet, flet me kompetencë.
Pra, ju e keni votuar
Jo. Por as e kam votuar kundër.
Një kohë ishit ju njeriu më i fuqishëm i Italisë.
Aspak. Maksimumi, një i vlefshëm. Le të themi që shkoja mirë në kolegjin tim. Në rajonin e Lacios kisha konkurrentë të ndrojtur, edhe pse punoja nga mëngjesi deri në darkë.
Asnjeri nuk më ka dhuruar gjë. Lëviz ende shumë, rrallë e kaloj natën në shtëpi. Marr pjesë në mjaft mbledhje, edhe në takime të ndryshme që bëhen në familje. Janë njerëz të thjeshtë dhe flitet mbi gjithçka. Më parë informohem se më kë do të jem për të evituar hapa fals.
Proceset janë ujë i kaluar?
Kur rimendohem, ndjej një zemërim të pa përmbajtur. Të jesh nën hetim për gjëra që i kë bërë, është normale. Por kështu, jo. I kanë përdorur proceset ndaj meje për të nxjerrë jashtë loje politikisht. Ka qenë një moment i një politike shumë të keqe.  
Drejtësia dhe qeveria janë sërish në konflikt
Gjykatësit janë një problem i madh. Drejtësia është e njëjtë për të gjithë, përveç atyre. Ndoshta sepse nëpër gjykata e kanë të shkruar pas kurrizit të tyre dhe përtojnë të kthehen. Është e nevojshme të hiqen klanet e organizuara, sepse klanet janë lojëra që i bëjnë dëm politikës.
Në raportin tënd special me Vatikanin i keni bërë më shumë ndere Kishës se sa Italisë?
Jua garantoj, Vatikani nuk ka nevojë për ndihma, as timen as të të tjerëve. Sigurisht, Selia e Shenjtë është në Romë dhe atij të cilit i duhet të merret me politikë të jashtme, duhet ta ketë parasysh këtë. Ndërkohë që është Selia e Shenjtë që na kanë ndihmuar ne. Kur De Gasperi vajti më Amerikë pas luftës, kardinali Spellman na hapi mjaft dyer, pasi italianët shikoheshin mjaft keq.
Por ama "Observatori" roman është duke përgatitur një intervistë të madh për 90-vjetorin tënd.
Më bëhet qejfi. Kam filluar ta lexoj që në vitet '31, gjatë persekutimit të rretheve katolike nga fashistët, mamaja ime më jepte 40 qindarka për akullore, unë ndërkohë blija "Observatorin" dhe "Mesaggero-n". Ishte e rrezikshme ta blije, pasi përreth ishin këmishë zintë. Në ato vite, një herë u ndodha në Vatikan dhe pashë Papa Pio XI duke qarë e dukë bërtitur kundër atyre që kishin firmosur për bashkimin e Kishës me qeverinë fashiste.  Ajo skenë më turbulloi. Miqtë e mi më fshehën pas një tende të bardhë.
Do t'iu pëlqente një reformë presidenciale?
Do të thosha që jo. Kush ka kaluar një periudhë diktature duhet të jetë i kujdesshëm ndaj së kaluarës.  
Por kanë kaluar mbi 60 vjet...
Për arsye madhore. Nëse ke pasur një poliomielit të keq në moshën 18-vjeçare, mos prit të shërohesh në moshën 70-vjeçare.  
Mbani për vete shumë sekrete?
Njoh disa sekrete të shtetit. Shumë e njerëz nuk i dinë, dikush po. Por do t'i mbaj për vete. Nuk do të bëj kurrë një libër ose një intervistë për këto sekrete. Kategoria e folklorit politik nuk më përket mua.

 

Pasaporta

Emri: Xhulio

Mbimeri: Andreoti

ditelindja: 14 janar 1919

Profesioni: gazetar

Aktiviteti Politik: 7 herë kryeministër dhe 22 herë ministër

I zgjedhur: që nga viti 1945 parlamentar dhe që nga viti 1991 senator i përjetshëm

Studimet: Për drejtësi dhe gazetari

Andreoti dhe vrasja e gazetarit

A është Xhulio Andreoti referenti politik roman i "Koza Nostrës"? Gjykata e Apelit të Leçes i është përgjigjur "po" pyetjes së ngritur 12 vjet më parë nga prokuroria e Antimafias ndaj politikanit italian që ka qënë 7 herë kryeministër dhe 33 herë ministër. Një trup gjykues e dënoi senatorin e përjetshëm 83 vjeçar me 24 vjet burg për implikim në vrasjen e kryeredaktorit të revistës "Observatori politik", Carmine Pecoreli. Një histori zinxhir, tepër normale për krimet e organizatës mafioze më të egër në botë. Por, Andreotti duket sikur është mësuar me hetime e gjykime. E njëjta gjë i ndodhi atij edhe në 29 korrik të vitit 1993 kur ai u akuzua si hallka e fortë e lidhjes së mafias me politikën italine. Edhe atë herë u mbrojt, hodhi poshtë të gjithë akuzat dhe të gjithçka e quajti skenar të amerikanëve. Por, kur të gjithë e harruan atë që u quajt gjyqi i shekullit, mbërrin vendimi i Gjykatës së Apelit në Perugia. Por, me atë buzëqeshjen karakteristike ai është shprehur se është një vendim absurd. Duke shtuar më pas një frazë si "kam respekt dhe besim tek drejtësia".

Lidhja e Andreotit në vrasjen e Pekorelit
Historia e kësaj lidhje e ka zanafillën që në 16 mars të vitit 1978, në rrugën Fani në Romë kur u rrëmbye dhe pas 55 ditësh u ekzekutua kryeministri Aldo Mora. Trupi i Morës u gjend në portbagazhin e një autoveture më 9 maj të vitit 1978. Tomaso Busheta, i pandehuri i madh i Coza Nostrës italiane është ai që ka tronditur nga rrënjët kupolën e politikës italiane. Në një nga dëshmitë e atij ai çuditi botën teksa deklaroi se Andreotti kishte lidhje në këtë rrëmbim. Vrasja e Morës ishte bërë në kohën e Brigadave të Kuqe fama e të cilëve ishte në zenit. Aksioni i parë pas këtij krimi ishte ekzekutimi i gjeneralit Dala Kieza. Dhe arsyeja e vrasjes ishte se Kieza njihej si simbol i luftës ndaj këtyre organziatave. Dhe më kryesorja se ai dispononte disa materiale sekrete që implikonte shumë politikanë. Një prej tyre ishte Xhulio Andreoti. Ende sot mbetet shumë e errët fakti që Mora dispononte disa letra të zbuluar në 10 tetor të vitit 1990. Pikërisht këtu futen në linjë gjenerali dhe një gazetar. Della Kieza ishte në kulmin e një hetimi dhe papritur ai tranfersohet si prefekt i Palermos. Kjo ishte një detyrë mjaft inferiore me atë që ai kishte më parë në karabinieri si drejtues i luftës ndaj mafias. Vetëm 100 ditë më pas ai bashkë me gruan e vet Emanuela Seti Karraro, ekzekutohet. Por, lidhjet e letrave me persona që kishin dijeni apo i zotëronin nuk mbarojnë këtu. Kryeredaktori i revistës javore "Observatori politik" Carmeno Pecoreli gjendet i vrarë në 20 mars të vitit 1979. Pecoreli kishte lidhje dhe marrëdhënie me poltike me gazetarë dhe drejtues të shërbimeve sekret. Ai kishte bërë zbulime të bujshme me skandale qeveriatrësh dhe zyrtarësh. Këto nisnin që nga veprimtaria e shërbimeve sekrete, e deri tek kontrabanda me Libinë, gjurmët e intrigave të mafias me politikën,  dhe deri tek intrigat financiare. Edhe një herë motivin e kësaj vrasje e zbulon Busheta. Në dëshminë e tij, ai ka thënë se Pecoreli dispononte ekskluzivitete të çështjes së vrasjes së Aldo Moros. Interesnat është fakti i thënë nga avokati i të vëllait të Pecorelit: posedoj disa dokumenta të cilat si ti publikoj, si të mos i publikoj, do të ishin instrument vdekje. Nga hetimet e bëra rezulton se Pekloreli kohët e fundit ishte shumë i shqetësuar për anën financiare. Por kishte shpresë se do ta ndihmonte grupi i Andreotit. Vetë ish-kryeminsitri kishte kërkuar takim me të, një takim që nuk u realizua kurrë. Busheta i mëshon shumë idesë se Andreotti ishte tepër i preokuptuar se mund të dilnin në shesh sekrete të sekuestrimit të Aldo Morës, të cilat i dinin gjenerali Kieza dhe gazetari Pekoreli. Për rrjedhojë, ai ishte i interesuar. Duket se të gjithë këto fakte dhe dëshmi, janë marrë parasysh nga Gjykata e Apelit në Perugia teksa e ka dënuar Andreottin me 24 vjet burg. Ndoshta ka nisur një betejë e re që finishin do ta ketë në Gjykatën e Kasacionit. Deri atëherë askush nuk e di se çmund të ndodhë.

KRONOLOGJIA E NJE PROCESI

20 MARS 1979. Nis procesi për vrasjen e gazetarit Carmine Mino Pecorelli
6 PRILL 1993. I pandehuri i madh i "Cosa Nostra" dëshmon se Giulio Andreottin është i implikuar në vrasje.
29 KORRIK 1993. Senati jep lejen për procedim penal ndaj Andreottit.
4 GUSHT 1993. Anëtarë të bandës Magliana implikojnë në vrasjen e Pecorellit Claudio Vitalone, krahu i djathtë i Andreottit, në atë kohë Mionistër i Tregtisë së Jashtme
5 NENTOR 1995. Prokuroria çon çështjen në gjyq
11 PRILL 1996. Fillon procesi gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Perugia.
30 PRILL 1996. Prokurori kërkon burgim të përjetshëm për Andreottin dhe katër të pandehurit.
24 SHTATOR 1999. Gjykata e Perugias jep pafajësi për të pandehurit
13 MAJ 2002. Në Gjtykatën e Apelit në Perugia nis gjykimi
15 NENTOR 2002. Gjykata e Apelit prish evbndimin e Shkallës së Parë
dhe dënon me 24 vjet burg Andreotin dhe Gaetano Badalamentit me 24 vjet burg dhe lënie në fuqi për pafajësi për Claudio Vitalone, Mecelangelo La barbera, Giusepe Calo dhe Massimo Carminati.
15 NENTOR 2002. Avokatët Franco Coppi dhe Guiulia Bongiorno deklarojnë se nuk mund të dënohen urdhëruesity pa gjetur dhe dënuar ekzekutorët.
15 NENTOR 2002. Vendimi i Gjykatës së Apelit do të rekursohet në Gjkykatën e Kasacionit poor ai mund të ketë pasoja të rënda mbasi aktualisht ndaj Andreotti është një tjetër proces në Gjykatën e Apelit në Palermo, ku Andreoti akuzohet për bashkëpunim me Cosa Nostrën. Një proces ky që në Shkallën e Parë i ka dhënë atij pafajësi.
 

*Marrë nga “La Repubblica”