Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Duke u fshehur pas perçes

| E shtune, 10.01.2009, 12:59 PM |


Në Lindjen e Mesme, si kudo, nuk është veshja e femrave ajo që i bën ato të rrezikuara nga sulmet, por qëndrimet e meshkujve ndaj tyre

Hajde të flasim për lëpirëse, zemër. Si përgjigje ndaj një sërë sulmesh seksuale të profilit të lartë, të cilat kanë pushtuar shoqërinë egjiptiane, është shfaqur një fushatë në internet, që promovon veshjen religjioze si një kundërhelm ndaj sulmeve. Në të shfaqen dy lëpirëse ngjyrë rozë, njëra përplot miza dhe e dyta, e mbuluar me mbështjellës, e paprekur. "Nuk mund t‘i ndalësh, por mund të mbrosh vetveten". Mesazhi religjioz është i qartë: Vishu me modesti. Fushata është anonime, ndaj motivimi për këtë fotografi nuk është i sigurt (edhe pse imazhe të ngjashme janë shfaqur nëpër Kajro), mirëpo imazhi mbështetet në një premisë të gabuar. Ata, të cilët e kanë lidhur religjionin me sulmet seksuale, u kanë ndihmuar pa dashje autorëve të krimit, duke sugjeruar se gratë që nuk janë modeste sa duhet, duhen fajësuar për sulmet. Por sulmi seksual nuk është një formë e kthimit në fe. Është akt i dhunës. Kam shkruar më herët për trendet e feminizmit në Lindje të Mesme dhe për gjërat që ne në Perëndim mund të bëjmë për t‘i përkrahur ato. Por çfarëdo diskutimi mbi feminizmin në rajon, gjithashtu duhet të ketë parasysh qëndrime të caktuara shoqërore, mënyrën se si burrat bashkëveprojnë me gratë, dhe që ashtu si kanë treguar studimet dhe artikujt e kohëve të fundit, na sjellin drejt e para sulmeve seksuale, ulërimat e ujqve e më shumë, që duket se formojnë pjesën e zhurmës së sfondit për gratë që jetojnë në jug të Alpeve. (Të jemi të qartë, sulmet ndodhin gjithkund dhe shpesh u jepet një justifikim religjioz, të cilin nuk e meritojnë. Në Lindjen e Mesme moderne ky justifikim shpesh është futur në kornizat e islamit, ngaqë është feja dominante e rajonit, edhe pse justifikime të ngjashme gjithashtu ndodhin në shumicën e feve të tjera.) Ndoshta mënyra më e lehtë që të kuptohet se çka e thekson sulmin seksual është të fillohet në Perëndim, pa ndonjë bagazh kulturor. Dikush mund të mendojë për sulmin si të jetë në spektrin e dhunës seksuale, e cila përfundon me abuzim e madje me përdhunim. Në fillim të këtij spektri gjendet një rajon i hirit: ky është vendi ku në mes individëve të ndryshëm disa gjeste të dominimit janë të pranuara apo madje të mirëseardhura. Një mike italiane njëherë më pati thënë se si, duke jetuar në Londër, i mungonin ngucjet e Romës me fjalë, të cilat për të ishin afirmim i fuqisë së saj seksuale. Femrat e tjera ndihen tërësisht ndryshe. Kjo, sepse ky është një rajon i hirtë: gjestet e njëjta mund të kenë kuptime të ndryshme dhe të kuptohen ndryshe, dhe në dykuptimësinë e këtyre gjesteve praktikohet vallëzimi i çiftëzimit. Më thellë, në këtë spektër bëhet më e lehtë të thuhet se çka është e papranueshme, por më e vështirë të dihet si të reagohet. Të kapësh gjoksin e një gruaje apo të futësh duart në mes të këmbëve të saj në publik, qartazi është e papranueshme, por ajo që kuptohet më pak është se gratë të cilat kanë përjetuar sulme të tilla raportojnë ndjenja të ngjashme me ato të viktimave të dhunës seksuale (si përdhunimi): ndjenja e njëjtë e fajit se mund të ketë qenë faji i tyre, ndjenja e keqe se mund të ndodhë sërish, brenga që mund të provokojnë me anë të veprave të tyre. Kjo tregon pse sulmi seksual është një akt dhune, sepse përjetohet si një dhunim i vërtetë, një dhunim emocional. Për shkak të veshjes, disa burra e shohin një grua të veshur në ndonjë mënyrë, e cila dallohet nga të tjerat, si një formë sulmi. Ata shohin në këto gra një sulm të vazhdueshëm ndaj vetëdijes së tyre dhe më rëndësishëm, një refuzim. Kjo mund të shpjegojë pse mikeshat e mia kanë pasur epitetin "bushtër" apo "kurvë" nëpër rrugët e Londrës, kur ato vetëm kanë jetuar jetët e tyre. Provokimi nuk ka qenë për shkak të asaj se sa të ngushta i kanë pasur pantallonat, apo sa të shtrenjta kanë qenë xhaketat e tyre, por sulmuesi është ndier se këto gra kanë demonstruar tërheqjen e tyre, dhe në të njëjtën kohë e kanë refuzuar disi atë, dhe ai ka dashur të imponojë veten mbi to, në mënyrën që meshkujt mund ta bëjnë, përmes fuqisë sonë fizike, fuqisë sonë për të shkaktuar frikë. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është të diskutohet se stili i veshjes në fakt nuk ka rëndësi. Hulumtimet nga Qendra Egjiptiane për të Drejtat e Grave gjeti se gratë në Hixhab janë po aq të sulmuara sa edhe gratë pa vel. Gratë me më pak tesha, të cilat quhen kurva në Perëndim dhe gratë me më shumë tesha, të cilat quhen bushtra në Lindje të Mesme, janë dy anët e medaljes së njëjtë. Mënyra me të cilën meshkujt reagojnë ndaj veshjeve të tyre është ajo që ka rëndësi, e jo vetë teshat. Dhe ja ku arrijmë te dallimet në mes të kulturave. Për shkak të formës që merr ky reagim, qoftë nëse është fjalë e gjuajtur për shkak të frustrimit, apo dorës që të prek në publik, shumë diktohet nga normat sociale, ajo që përmbajtjet mbi shoqërinë dhe kulturën ndikojnë mbi lloje të tilla sjelljesh. Kjo është kur fushata egjiptiane e quajtur "Respekto vetveten" është fokusuar në ndryshimin e perceptimeve mashkullore mbi atë se çka është e pranueshme. Natyrisht, aty ka një koktejl emocionesh, me të cilat kemi punë, jo vetëm dëshirën për dominim, por gjithashtu epshin, dëshirën, madje edhe mërzinë, por një rrënjë kryesore, e që është dëshira që të imponosh veten tënde në hapësirën private të një gruaje, ta prekësh në një mënyrë që e bën atë të kuptojë se ti ekziston, është një dëshirë për dominim. E me këtë arrijmë te religjioni. T‘ia japësh një element religjioz sulmit seksual, më duket e gabuar. Shumica e meshkujve nuk kanë nevojë për religjionin që të dinë si të sillen. Për ata të cilët sulmojnë, religjioni nuk është asgjë më shumë sesa justifikim i veprimit. Kuptimi i kësaj, mendoj, shpjegon dy gjëra. Së pari shpjegon pse pakica e meshkujve, të cilët sulmojnë normalisht, janë shumë diskriminues ndaj caqeve të tyre, duke përjashtuar për shembull motrat apo kushërinjtë nga ky ekuacion, pavarësisht nga niveli i devotshmërisë religjioze të këtyre femrave. Gjithashtu shpjegon pse gratë, të cilat mbajnë velin, e madje edhe perëndimoret, të cilat përkohësisht e veshin gjersa janë në shtete myslimane, trajtohen me më shumë respekt nga disa, por janë subjekt i të njëjtit nivel sulmi nga të tjerët. Ngaqë veli, në këtë kontekst, është një simbol, një manifestim i jashtëm i devotshmërisë së brendshme, prandaj ata meshkuj të cilët janë të mësuar me atë se çka paraqet ky simbol, do t‘i trajtojnë këto gra me më shumë respekt, siç respektohen murgjit budistë në disa shtete, apo ushtarët në uniformë në shtete të tjera. Në të njëjtën kohë, ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë gra, do ta bëjnë këtë pavarësisht nga veshja e tyre, sepse po e bëjnë këtë gjë nga dëshira që të dominojnë, e jo nga ndonjë arsye religjioze. Ndodh që, duke pasur parasysh posterin egjiptian me lëpirëse, ata të cilët janë religjiozë ndiejnë me të vërtetë se veshjet modeste mund t‘i mbrojnë gratë nga sulmuesit. Por, t‘i japësh sulmit këtë dimension religjioz, duke sugjeruar se modestia është faktor i të qenit të sulmuar, është i rrezikshëm. Ua heq sulmuesve fajin dhe i detyron gratë të vishen në një mënyrë të caktuar. Ajo që do të ishte më e mirë, dhe jo vetëm në Lindjen e Mesme, është një shoqëri e cila ua pret rrugën këtyre krimeve, lejon gratë që në mënyrë të sigurt t‘i raportojnë ato, dhe një sistem legal efektiv, i cili i dënon sulmuesit. Të flasësh për religjionin, vetëm u jep sulmuesve diçka, prapa së cilës mund të fshihen.

G. Shqip