E enjte, 28.03.2024, 08:38 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Wikipedia, portali i dijes në rrezik

E shtune, 10.01.2009, 12:57 PM


Krijuesit e saj kërkojnë fonde për të mbajtur në këmbë strukturën që vizitohet çdo muaj nga 275 milionë vetë

Përpjekjet për ta shpëtuar nga mësymja e reklamave

Prej disa muajsh në Wikipedia, ata që navigojnë online ftohen të dhurojnë para për të shpëtuar enciklopedinë e lirë më të klikuar në botë. Arsyeja? Sepse është në rrezik. Megjithatë, tani apeli vjen direkt nga themeluesi i saj, Xhimi Donal Uells, i quajtur ndryshe "Xhimbo", dhe njeriu që e themeloi në vitin 2001. Objektivi? Për të mbledhur 6 milionë dollarë, të nevojshme për të mbajtur në këmbë një sajt ku gjenden më shumë se 11 milionë artikuj, e që vizitohet mesatarisht çdo muaj nga 275 milionë njerëz në të gjithë botën. Jemi një nga pesë realitetet e internetit, shkruhet në letrën e Uellsit, por shumë ndryshe nga gjithë të tjerat. Tani, kemi nevojë për ndihmë". Shpenzimet janë rritur bashkë me popullaritetin, ndërsa stafi i Wikipedia-s është i përbërë nga 23 veta. Duhet përmirësuar softueri që qëndron brenda gjithë enciklopedisë, për t‘i bërë më të thjeshta kërkimet dhe më të lehtë shkrimin dhe korrigjimin e materialeve. Por, për të garantuar përdorimin e lirë të materialeve dhe njohjeve pa kufij, të paktën për "Wales & Co", do të thotë të ndalojnë çdo lloj forme publiciteti. "Sepse brenda Wikipedia-s, ashtu si në një park publik, nuk ka hapësirë për spotet. Duam që ajo të vazhdojë të jetë e lirë dhe e fortë", përfundon Xhimbo në letrën e tij. Kështu, të ecësh në rrugën e vjetër do të thotë që nga njëra anë të besosh në punën e 150 mijë vullnetarëve që kanë kontribuar për ta "rritur" çdo ditë e më shumë enciklopedinë, duke e përkthyer edhe në 256 gjuhë të ndryshme dhe të bazohesh te donacionet e përdoruesve të veçantë, të dashuruar pas kësaj filozofie, mes të cilëve ka edhe shumë emra njerëzish të famshëm, si Bono i grupit U2. E në fakt, nuk është për t‘u habitur, pasi Wikipedia është bërë pjesë e rëndësishme e botës së madhe të uebit nga qindra milionë njerëz në botë. Ta imagjinosh internetin pa të, është njëlloj si ta imagjinosh pa "Google". Megjithatë, sipas asaj që shkruhet në faqet e "New York Times"-it, ose gazetave të tjera amerikane, format e publicitetit mund të jenë diskrete dhe shumë të dallueshme nga pjesa tjetër e përmbajtjeve të një sajti. Falë popullaritetit të enciklopedisë së tij, Uells mund ta bëjë vërtet të fortë dhe të pavarur, nëse pranon hyrjen e spoteve publicitare dhe duke i administruar të ardhurat nga reklamat online, në mënyrë të ndryshme nga ajo e zakonshmja. Por, në fakt gjërat kanë rrjedhur ndryshe. Uells tani është vënë nën akuzë, sidomos pas apelit të tij. Disa ish-pjesëtarë të "Wikipedia Foudation", që administron Wikipedian, këshilli i të cilës është zgjedhur pjesërisht përmes e-maileve nga të gjithë vullnetarët që punojnë për enciklopedinë, mbështesin idenë se Xhimbo ka abuzuar me fondet e mbledhura deri më tani. Në veçanti Deni Uoll, një ish-funksionar i "Wikimedia"-s, flet për darka 1300 dollarëshe dhe shpenzime që kalojnë shifrën e 30 mijë dollarëve, të cilat nuk janë justifikuar kurrë, që për njerëz si Xheri Jang dhe Lerri Pejxh, bashkëthemelues respektivisht të "Yahoo" dhe "Google", janë thjesht lëmosha. Por, për Uells, kjo është ekuivalente me një tradhti, të paktën për ata që formojnë "ushtrinë" e vullnetarëve pas Wikipedia-s. Megjithatë, objektivi prej gjashtë milion dollarësh duket i arritshëm tashmë. Kjo do të thotë se enciklopedia e lirë e Internetit mund të vazhdojë rrugën e saj pa ndryshuar asnjë presje. Të paktën edhe për 12 muaj të tjerë.

Rregullat

Wikipedia synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Ajo përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve. Çdokush prej nesh mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Por, jo gjithçka mund të regjistrohet në Wikipedia. Hapësirë gjejnë vetëm të dhënat zyrtare e të studiuara mirë, të cilat miratohen në mënyra të caktuara. Është një ndër rregullat bazë të enciklopedisë online më të njohur në planet. Dhe në fakt, sasia e artikujve që nuk pranohen në të, apo refuzohen në mënyrë të menjëhershme, është e shumtë dhe është bërë subjekt i një rritjeje që shkon në raport të drejtë me pasurimin me informacion të vetë sajtit.

Çfarë është Wikipedia

Emri

Rrjedh nga "wiki", që në gjuhën hauaiane do të thotë e "shpejtë", dhe "enciklopedi", që do të thotë "përmbledhje mendimesh"

Themeluesit

Wikipedia është themeluar nga sipërmarrësi Xhini Dondal Uells dhe nga profesori i informatikës, Larry Singer

Historia

Në janar të vitit 2001 u bë promovimi i saj i parë në gjuhën angleze. Vetëm pas katër muajsh kishte fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm

Fondacioni

Në vitin 2003 lindi "Wikimedia Foundation", një ent jopërfitues me qendër në Orlando (SHBA)

5

Është sajti i pestë më i vizituar në botë

275

Wikipedia vizitohet zakonisht nga 275 milionë njerëz në muaj

244

Numri i navigjeve gjatë një viti kap shifrën e 244 miliardëve

"Ndërmarrja"

12.7 miliardë është numri i përdoruesve të regjistruar, 23 të punësuar dhe 150000 vullnetarë të regjistruar

Enciklopedia online

www.wikipedia.org është e lirë, shumëgjuhëshe dhe universale

255 gjuhë

Përfshi këtu shumë dialekte dhe latinishten


10.8 milionë artikuj

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora