E shtune, 20.04.2024, 04:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Nehat Jahiu: Nëno

E shtune, 10.01.2009, 02:22 PM


Nehat Jahiu
Nehat Jahiu
Nehat Jahiu

 

Nëno,

 

Dikush më shumë e dikush më pak

në vendin tonë na quajnë ardhacakë,

harruan djersën e gjakun në fusha e male,

harruan eshtrat e të parëve në këto varre.

 

Nëno,

 

Ti vatër e ngrohtë,vatër e imja e lashtë,

sa here ti prenë degët,ti aq më shumë lëshove shtat,

sa herë që të huajt ta shkelën tendën tokë,

bijtë e tu të ledhatuan,nuk të lanë të derdhësh lot.

 

Nëno,

 

Sa herë deshën në themele të ta shkulin gurin,

mbi varret tua ti lartë e më lartë ngrite flamurin,

sa herë që të pushtuan dhe ngapak na u lodhe,

por çdoherë tokën tënde me drith e mbolle.

 

Nëno,

 

Unë, biri yt, me mall e dashuri të përqafoj,

plagët që të huajt ti dhanë,kurrë nuk ti harroj,

shekuj me radhë nuk iu gjunjëzove gjithëkujt,

tokën tënde nuk  ia lëshove askujt.

 

Nëno,

 

Sa herë që të kaploj stuhia e dimri,

në arat tua ti mbolle lule prilli,

arat tua kurrë djerrina nuk të mbetën,

bijtë e tu asnjëherë nuk të lane vetëm.

 

Nëno,

 

Te kjo tokë,tokë e kuqe,

kanë mbirë shumë lulëkuqe,

kanë rënë në varr shumë nuse,

shumë trima lulëkuqe nëpër varre,

vdekja e tyre shkruar nëpër fusha e male.

 

Nëno,

 

Te kjo tokë me lisa,

janë këtu buka e rrita,

gjakëra të ngjizur në rasa guri,

shkaba qëndisur tek flamuri.

 

Nëno,

 

Te kjo tokë,tokë e fortë,

arat mbjellë me eshtra,dje e sot,

lule skuqur me gjak arbror,

te ti nënë me shumë morte.

 

Nëno,

 

Te kjo tokë janë vrarë shumë,

u derdh gjaku,u derdh lumë,

të bleruara janë mal e fushë,

dasmë bënë dasmorët me krushq.

 

Nëno,

 

Te kjo tokë,tokë shqiptare,

mbijnë lulëkuqet përmbi varre,

mbijnë lulëkuqet për çdo ditë,

e trimat e lirisë vijnë për ti ujit…

 

Nëno,

 

Kala e lashtë sa guri,

sa shkaba tek flamuri,

nuk të lane trimat të shtrihesh për dhe,

thanë: trojet këtu i kemi,këtu kemi le.

 

Nëno,

 

Korbat tu hodhën e të hodhën barot në sy,

deshën ti verbojnë,të të mos njohim ty,

po kush se njeh nënën,nënën tonë,

këtu është djepi shekullor,djepi ynë.

 

Nëno,

 

Si lulet tinëzisht,kur i palos e hidhura brymë,

për tokën tënde tanksat ty tu shtrinë,

ta hodhën helmin për të helmuar

ne ta puthëm token e në zemër të shtrënguam.

 

Nëno,

 

Me helm korbat gjakun,deshën ta pijnë,

deshën të ta helmojnë e ti nxjerrin sytë,

plagët,nënë, me ujin tënd ti shëruam,

rrënjët më thellë në token tënde ti lëshuam.

 

Nëno,

 

Shumë plagë të dhanë,

e për ty çfarë nuk than[,

oh,sa të dëshpruan,

po nuk të gjunjëzuan.

 

Nëno,

 

Eh,ç,mundime të dhanë,

e të qetë nuk të lanë…,

plagët vet i shërove,

dhembjet larg i mërgove.

 

Nëno,

 

Nuk iu nënshtrove dhunës,

roje bën maje kullës.

 

Nëno,

 

Kala e fortë,kala muri,

ndërtuar mbi shkëmbinj guri,

Nëno, moj kala me mure të trashë,

legjendë e një populli të lashtë.

 

Nëno,

 

Muret e tua,o sa të larta!

të mbrojti pushka,të mbrojti shpata,

nuk të lanë të shkrihesh si bor[,

trimat për ty thurrën kurorë.

 

Nëno,

 

Shumë i dashur është vendi i lindjes,

kur prej pragut sheh rrezën e drtës,

vetëm në ty jam i qetë dhe krenar,

djersë, gjak…,e eshtra të kemi falur.

 

Nëno,

 

Dashuria më djeg,zemrën ma kall,

kur ti nënëloke më del përball,

e unë tretem e tretem në mendime,

kur hyj e dal në të dhembshurat kujtime.

 

Nëno,

 

Te ti jam rritur me rrezet e hënës,

me kafshatën e bukës në fund te magjës,

buzën ma lagu molla e ruajtur në gji,

në djep druri më përkundi dora jote me ëmbëlsi.

 

Nëno,

 

Këtu te ti kemi lindur,oj nënë,

te ti pamë diell e hënë,

këtu ku lulen e pare çel pranvera,

dhe baltës si mjaltës i vjen era.

 

Nëno,

 

Këtu te ti kemi lindur,oj nënë,

stërgjyshrit vatrat ku na i kanë lënë,

këtu,ku dhe ferrat të bukura janë,

ku prindrit tanë varret i kanë.

 

Nëno,

 

 

Këtu tek ti kemi lindur oj,nënë,

bukën dhe ujin ku na e kanë dhënë,

këtu ku dielli dhe hëna na gëzojnë,

ku gjyshërve tanë eshtrat iu pushojnë.

 

Nëno,

 

Në tendën rrasë të gurit,

e mu në zemër të flamurit,

kemi qenë dhe jemi,

te ti emrin shkruar e kemi.

 

Nëno,

 

Këtu kemi qenë kur lind dielli,

e kur lulet na i çel prilli,

për here të pare,shekuj me radhë,

diellin e zjarrtë kemi dëshmitar.

 

Nëno,

 

Këtu kemi qenë kur lind hëna,

kur na buzëqeshi e dashura nëna,

për herë të pare,shekuj me radhë,

hënën e artë  e kemi dëshmitar…

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora