E premte, 19.04.2024, 11:16 AM (GMT+1)

Sport » Legjenda

Aferdita Podvorica

E enjte, 05.01.2006, 05:06 PM


Aferdita Podvorica, legjenda e futbollit te Kosoves

Eshte shqiptarja e vetme dhe me e suksesshme e te gjitha koherave. Viti 2005 ishte me i suksesshmi ne karriere per Aferdita Podvoricen. Me ekipin gjerman Turbine, ka fituar Kupen e Evropes, Kupen e Gjermanise dhe Ligen gjermane.

Aferdita Podvorica eshte futbollistja e pare shqiptare qe merret me futboll, dhe eshte e vetmja qe ka fituar titullin e Evropes. Futboll ka filluar te luaje ne Kosove, ndersa me pas ka shkuar ne Gjermani. Luan me sukses qe 10 vjet ne Ligen e pare gjermane. Ka kontrate deri ne vere me ekipin Turbine, ndersa ka mjaft oferta. "Si femije ne Podujeve luanim ne mehalle. Ne Kosove nuk kishte asnje klub te femrave, mirepo merresha nga pak me atletike. Ne moshen 14-vjecare, se bashku me familjen kemi shkuar ne Gjermani. Aty vazhdova shkollen. Ne klasen e dhjete luaja per shkolle, nderkohe me kane verejtur duke luajtur disa trajnere. U kam pelqyer dhe me paten bere nje oferte, te cilen e pranova. Qe 10 vjet luaj ne Ligen e Gjermanise, ne ekipin Turbine Potsdam, me perjashtim te dy vjeteve, (2000-02) kur kam luajtur per Wolfsburgun", tregon ajo. 27-vjecarja eshte sulmuese, por luan edhe si alo e djathte, ne fanelle mban numrin 15. Liga e Gjermanise eshte me e forta ne bote. Ekipi ku luan ajo, Turbine Potsdam, tash per tash, eshte me i miri ne bote. Eshte kampion i Evropes, kampion i Gjermanise dhe fitues i Kupes se shtetit. "Ne dy vitet e fundit jemi kampione te Gjermanise. Sezonin e vjeshtes e kemi mbyllur ne vendin e pare, pa asnje humbje. Kemi arritur deri ne finale te Kupes se Evropes, pasi kemi mposhtur kampionet e Austrise, Islandes, Frances, Suedise dhe Holandes. Finalja luhet ne maj, per kundershtar kemi ekipin tjeter gjerman, Frankfurt. Po ashtu jemi ne gjysmefinale te Kupes se Gjermanise, ku per kundershtar kemi Bayern

Munchenin", shpjegon Podvorica. Sipas Podvorices, ky klub edhe sivjet synon te tre trofete dhe ajo eshte optimiste se do t'i realizojne keto aspirata. Perpos saj, ne Ligen e pare gjermane luajne edhe dy futbolliste kosovare, me nenshtetesi gjermane. Aferdita Kallmeraj (20) luan ne Hamburg, kurse Fatmire Bajramaj (17), luan ne Duisburg. Podvorica, thote se te dyja jane talente dhe ka kontakte te shpeshta me to. Ajo eshte e informuar per klubet e futbollit te femrave ne Kosove. Thote se ka shume lojtare kosovare qe kane talent te madh. "Do te doja te apeloja te njerezit kompetente, qe te punojne me shume per futbollin e femrave dhe te formohet nje lige. Nese do te kishte organizim me te mire, me deshire do te vinim me ekipin Turbine per nje loje miqesore. Atje me pyesin dhe jane te interesuar te dine me shume per futbollin ketu", theksoi Podvorica.

Kete sezon, ne te gjitha ndeshjet kosovarja ka shenuar 8 gola. Per Podvoricen, ndeshja kunder kampionit te Suedise ishte loja e jetes. Ekipi Turbine kishte humbur si vendes 2:3, kurse ne ndeshjen e kthimit ka fituar 5:2, ku shqiptarja kishte shenuar nje gol dhe ka pasur dy asistime. Ishte zgjedhur lojtare e ndeshjes nga UEFA. Kishte oferte per ta marre nenshtetesine gjermane, por e ka refuzuar. "Ndoshta kam gabuar, por ky ishte vendimi im. Mburrem qe jam kosovare, dhe ndoshta kjo ka bere qe t'i refuzoj gjermanet", shtoi ajo. Ajo falenderon familjen e saj per perkrahjen dhe ndihmen qe i ka dhene ne cdo cast, por edhe dashuria e madhe per futbollin e ka sjell ketu ku eshte. "Me perkrahjen e familjes i kam arritur te gjitha keto gjate dhjete vjeteve. Duhet disipline dhe pune, per te arritur sukses. E dua futbollin me zemer, dhe e bej kete pune me kenaqesi", perfundoi ajo.

Emri: Aferdita Podvorica
Ditelindja: 10.09.1978 
Vendlindja: Podujeve,  Kosove
Kombesia:  Shqiptare 
Gjatesia: 166 cm
Pesha: 55 kg



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora