E marte, 19.11.2019, 12:55 AM (GMT)

Sporti » Legjenda

Anton Mazreku

E premte, 01.04.2005, 04:02 PM


Anton Mazreku, ne faqet e pashkruara te nje ditari
 
Fakte nga jeta e futbollistit, komentatorit dhe njohesit te shkelqyer te historise se sportit shqiptar Anton Mazreku.

Shtate vjet me pare, me 8 maj te vitit 1998, ne nje nga sallat e Muzeut Historik ne Tirane, pas 40 vjetesh, komentatorit ta madh Anton Mazreku i kremtohej perseri pervjetori i lindjes. Perse kjo heshtje kaq e gjate per kete figure te shquar te sportit shqiptar? Vertet nje harrese?! Nepermjet copezave te kujtimeve te mia do te perpiqem te hedh edhe nje here drite mbi kete figure te paharruar jo vetem te mikrofonit dhe penes sportive, por edhe te gazetarise sone edhe ne fushen shoqerore e letrare.

6 tetor 1946
Per here te pare degjova zerin e Mazrekut


Ende nuk i kam mbushur nente vjetet. Si cdo femije, jam i dhene edhe une pas futbollit. Dhe keshtu bashke me vellane tim binjak, Luanin dhe bashkemoshatare te tjere, dua te shkoj ne stadiumin "Qemal Stafa" dhe te shoh ndeshjen e pare te Ballkaniades Shqiperi-Jugosllavi. Por sic ndodh me kalamajte, nga nje gabim prindet me denojne te mbetem ne shtepi e bashke me mua dhe im vella. Detyrohemi ta ndjekim ndeshjen nga Radio Tirana. Eshte hera e pare...

Mbetem i mahnitur nga golat e shpejte te Mirashit dhe te Telitit. Por mbetem gjithashtu i mahnitur nga zeri i atij qe pershkruan keta gola. (Me pas do te mesoj se ai eshte Anton Mazreku.) Ne pjesen e dyte nje shi i rrembyeshem derdhet mbi Tirane e doemos, mbi stadium. Jugosllavet shenojne tre gola dhe fitojne. Une dhe vellai deshperohemi, ashtu si dhe femijet qe kthehen te qullosur nga stadiumi. Megjithate, mua nuk me ndahet nga mendja tingellimi i zerit te vecante te Anton Mazrekut.

13 tetor 1946
Ndeshja vendimtare e Ballkaniades


Zhvillohet ndeshja vendimtare e Ballkaniades Shqiperi-Rumani. Taneve qe te shpallen kampione, u duhet vetem fitorja. E veshtire, por jo e pamundur. Kete radhe bashke me shume kalamaj te mehalles ndodhem me se fundi ne stadium. Dhe shoh golin historik te Telitit. Pastaj Loro Boricin me kuroren e dafinave ne koke dhe ne duar kupen e kampioneve te Ballkanit qe e meritojne futbollistet tane, qe pershendet shikuesit ne tribune. Une perpiqem te shquaj Mazrekun ne kabine, por eshte teper e veshtire. Atehere, le tribunen anesore, hidhem ne tribunen kryesore dhe midis turmave, permes qelqeve te kabines, mezi arrij te shquaj tiparet e nje burri qe flet para mikrofonit... Ka floke te drejte, balle te gjere, hunde pakez te harkuar. Ky eshte Anton Mazreku.

Qershor, 1948
Shkrimet e para te Mazrekut


Kam nisur te lexo cdo jave gazeten "Sporti". Me lene mbrese te thelle shkrimet e Anton Mazrekut, sidomos per ndeshjet "Tirana"- "Budapesti" (3-1), Shqiperi-Rumani (1-0) dhe Shqiperi-Jugosllavi (0-0). Mbetem i mahnitur nga shprehjet e tij: "...grumbull fanelash kuqezi brenda zones se rreptesise kundershtare", " ...dirigjenti Borici jep sinjalin e sulmit..." e sa e sa shprehje te goditura si keto qe Mazreku i perdor ne komentet ne Radio dhe ne gazeten "Sporti". Thuajse cdo dite ne kalamajte e mehalles luajme futboll ne ... rruge. Diku ne cep te saj ndodhet nje kamion i prishur dhe i braktisur. Nje dite une nuk luaj, por hipi mbi kabinen e kamionit dhe nis te ... komentoj ndeshjen duke imituar Anton Mazrekun. Kalamajte zbaviten. Ndonje kalimtar aty pari ndalet dhe me veshtron i habitur tund koken. "Me siguri ky cun do qe te behet komentator sportiv" mund te thote me vete. Ne te vertete ashtu eshte.

Pranvere, 1950
Mazreku, futbollist para syve te mi


Ndodhem ne fushen e Shallvares, qe me pas do te prishej per t'u ndertuar blloku i madh i pallateve te banimit me te njejtin emer. Dhe ja, pas nje ndeshjeje midis skuadrash te te rinjve, nje i njohur, me i madh se une, me thote: "E e sheh ate burrin qe po godet topin me kembe? Ai eshte Anton Mazreku".

Ja me se fundi casti i shumepritur. Ndodhem perballe tij. Ndiej se po me merret fryma. Eshte po ai qe kam pare ne kabine thuajse kater vjet me pare. Por pak me i thinjur. Nis te pershkruaj gjoja nje ndeshje futbolli sikur te jem si ai atje ne kabine. Mazreku ve buzen ne gaz dhe me perqafon. "Nuk eshte cudi qe nje dite te behesh dhe ti komentator futbolli" me thote pastaj duke me rrahur shpatullat.

Maj, 1958
Mazreku mbush 50 vjec


Lexoj ne gazeten "Sporti" nje artikull kushtuar Anton Mazrekut, qe ka mbushur 50 vjet. Sa do te doja ta uroja dhe une qe sapo jam bere 20 vjec. Jam ende student i vitit te trete te fakultetit gjuhe- letersi te Universitetit te Tiranes. Kam kater vjet qe shkruaj ne faqet e "Sportit" dhe te "Zerit te Rinise". Jo vetem kaq, por kam nisur te jem edhe foles ne Radio Tirana. Pa harruar kurre deshiren e flakte per t'u bere si Anton Mazreku, fotografine e te cilit e shoh te botuar te "Sporti" me mikrofon perpara duke komentuar nje ndeshje futbolli. E, megjithate,dita per ta takuar e per t'u bere mik me te eshte ende e larget.

Shtator, 1958
Prane tij, gazetar ne Radio Tirana


Kam mbaruar studimet universitare dhe jam emeruar gazetar ne Radio Tirana. Ne te njejten kohe vazhdoj te jem edhe foles i emisioneve kulturore. E ndiej qe ka ardhur casti im. Ndaj nje te diel marr nje nga magnetofonet e Radios, shkoj ne stadiumin "Dinamo", (sot "Selman Stermasi"), futem ne nje nga dhomat me pamje nga fusha dhe nis te regjistroj zerin tim "ne komentin" e nje ndeshje miqesore qe zhvillohet midis "Partizanit" dhe "Tiranes".

Te nesermen "komentin tim" e degjojne drejtuesit e redaksise se informacionit te Radios. "Nuk dukesh keq", -me thone, -por fjalen e fundit duhet ta thote Anton Mazreku. Ai eshte mjeshter i kesaj pune."

Dhe ja...pas nente vjetesh ndodhem perseri perballe Anton Mazrekut, por kete radhe gazetar 21-vjecar. I kujtoj takimin ne Shallvare. "Nuk e kam harruar", me thote. Te mos zgjatem: Ndez mikrofonin ne zyren e tij. Bashke me te ne zyre ndodhet edhe Pandi Allabashi, ate kohe nenkryetar i Komitetit te Kultures Fizike dhe Sporteve. Te dy jane te kenaqur. Mazreku me pergezon: "Ja erdhi dhe dita qe ti te behesh me te vertete komentator," -me thote. C'eshte e verteta, prej nje viti zeri i tij nuk degjohet me nga stadiumet. Nje urdher absurd nga lart e ndalon ate te jete komentator. "Ty te kemi nenkryetar te BFSSH-se, nenkryetar te Komitetit Olimpik. Keshtu, nuk te ka hije te komentosh ne Radio..." Argumente qesharake. Dhe te mendosh se keto organizma jane fare formale, aq me teper i dyti, po te marrim parasysh se Shqiperia nuk ka marre pjese deri atehere ne asnje olimpiade.

Prill, 1960
Ze fill miqesia me te


Megjithese jam gazetar i emisioneve kulturore, bej c'eshte e mundur te krijoj "Rubriken Sportive"qe fillon te transmetohet cdo te marte ne oren 20.30. Doemos, komentet e futbollit nis t'i beje Anton Mazreku. Keshtu ze fill miqesia ime me te. E kesisoj, ai me pas do te me zbuloje ndodhi interesante nga jeta e tij. Por jo te gjitha. Nje pjese do te m'i rrefeje me pas bija e tij, doktoreshe Adelina. Megjithate, se shpejti une dhe Ismet Bellova, do te jemi se bashku me te ne kabinen e transmetimit. Nuk di se cfare faktori behet shkas, por disa muaj me pas une dhe Ismeti vijme ne stadium ne oren 16.30. kur ndeshja fillon ne oren...16.00 e bashke me te edhe transmetimi radiofonik. Dhe eshte fat qe ne stadium ndodhet Antoni i cili thirret urgjentisht qe te komentoje ndeshjen. Dhe degjuesit cmallen me zerin e tij.

Maj, 1962
Mazreku nis serish komentet


Mbledhje ne zyren e drejtorit te Radio Tiranes ku jam edhe une bashke me Ismetin. Eshte ftuar edhe Antoni. Pas nje hyrje te shkurter drejtori i njofton Mazrekut se ai do te nise perseri te komentoje ndeshjet nga mikrofoni. Vlereson aftesite e tij dhe as qe kujtohet te thote qofte nje fjale te mire per mua dhe Ismetin, thua se nuk jemi ne qe prej disa vjetesh kemi mbajtur peshen e komenteve sportive ne Radio. Por nuk mund ta beje kete gabim Mazreku: "Une do te jem bashke me Ismetitn dhe Skifterin, -thote ai. -Ata vertet jane te rinj, por te afte. Do te jemi keshtu te tre se bashku".

13 shtator 1962
Fotoja e pare me Mazrekun


Megjithate, ne kete fotografi qe shihni ne nuk jemi te tre, por vetem une dhe Antoni. Ismeti nuk me kujtohet se ku u ndodh ne ato caste. Eshte pikerisht data 13 shtator 1962, kur ne stadiumin "Qemal Stafa", "Partizani" ndeshet ne turin e pare te Kupes se Kampioneve te Evropes me skuadren suedeze "Norceping". Eshte hera e pare qe nje skuader shqiptare merr pjese ne nje veprimtari kaq te rendesishme evropiane. Takimin e pare ne Suedi skuadra jone e ka humbur 1-0. Interesimi per kete ndeshje eshte teper i madh. Ai duhet te filloje ne oren 16.00. Mirepo treshja e gjyqtareve ceke e kryesuar nga Paulus, arrin ne aeroportin e Rinasit rreth ores 16.00. Alarm ne stadium. Gjyqtaret rrasen ne nje veture e ndersa ajo merr me shpejtesi drjt Tiranes, veshin uniformat dhe ne oren 16.20 zbresin drejt e ne fushe se bashku me te dyja skuadrat.

Ne kete interval jo te shkurter, kusheriri im, fotoreporteri i revistes "Ylli" dhe me pas kineast i njohur, Faruk Basha me nxjerr mua dhe Mazrekun ne kete fotografi, mjerisht e vetmja qe kam me te. "Pate fat, - me thote Antoni pas ndeshjes, - se golin tone te barazimit te shenuar nga Kraja e pershkrove ti". Ishte gezim per ne qe golat ne portat kundershtare t'i pershkruanim te tre. Por kjo ndodhte rralle sepse rralle skuadrat tona shenonin shume gola.

Tetor, 1963
Me flet per jeten e tij sportive


Bashke me Antonin po bejme nje shetitje ne bulevardin "Deshmoret e Kombit". E pyes per jeten e tij sportive. Nis e me flet per vitet ne Liceun e Korces kur filloi te luante futboll jo vetem me skuadren e liceisteve, por madje edhe te "Skenderbeut" te famshem si sulmues i majte. Me rrefente se luante ne skuader me Pilo Peristerin, Klani Marianin, Teli Samsurin e te tjere fubolliste te talentuar korcare. Ndalet te ndeshja finale e kampionatit kombetar te vitit 1930 qe duhej te zhvillohej ne fushen "Shallvare", ku korcaret per disa mosmarreveshje nuk u paraqiten dhe tiranasit u shpallen kampione. Me flet gjithashtu per pasionin e tij per te shkruar per futbollin dhe artin ne "Gazeten e Korces" dhe ne gazeta te tjera me pseudonimin "AKU". Me flet gjithashtu per punen e tij si mesues ne Korce e pastaj per transferimin ne Tirane e pastaj per propozimin e tij ne Ministrine e Arsimit qe te krijohej gazeta me emrin "Sporti Shqiptar" qe nisi ta drejtonte nga dhjetori i vitit 1935.

Maj, 1964
Interviste me Anton Mazrekun


Prej vitesh bashkepunoj per sportin ne revisten "Ylli", kryeredaktor i se ciles shkrimtari i njohur Qamil Buxheli, me ngarkon te bisedoj me Anton Mazrekun per te shkruar nje shkrim te gjate me titull "20 vjet futboll shqiptar". Ulemi nje pasdite ne klubin e shkrimtareve dhe artisteve dhe bejme planin e shkrimit. Ca ide i hedh dhe une ne leter, ide te cilat atij i pelqejne. Pas disa ditesh ndodhemi perseri ne klub dhe ai me zgjat shkrimin per ta lexuar dhe per te shtuar ato qe mendoja une Mbetem i mahnitur nga leximi i atyre faqeve.

- Profesor, ti patjeter duhet te nisesh te shkruash historine e futbollit shqiptar, - i them.

- Ke te drejte, ate do te bej nje dite, - me pergjigjet pas nje -casti ngurrimi.

- Ti e ke perjetuar futbollin shqiptar qe ne kampionatin e pare,- vazhdoj une duke i kujtuar episodin e ndeshjes midis "Tiranes " dhe "Skenderbeut" me1930.

Mazreku vetem sa buzeqesh pas fjaleve te mia dhe nje hije e trishte shfaqet ne syte e tij. Me pas do kuptoj arsyen e ketij ngurrimi.

Por te kthehemi te shkrimi. Per t'u njohur sadopak me stilin origjinal te Mazrekut, po rendis vetem nje fragment te shkurter nga ky shkrim, edhe pse i botuar me dy nenshkrime, ne maj-qershor 1964... "Bukuresht, 23 tetor 1949. Rumunet vendosin "shtetrrethimin". Topi si molle sherri goditet nga Bicaku, rumuni Farmati, nga Parapani, nga rumuni tjeter Apolcan. Por ngul kembe Borici te cilit i ve veton Petcovski. Debat i gjate. Topi heq piken e zeze,i pushtuar ne rrjeten e njezete e me shume kembeve, nuk di nga t'ia mbaje. Po ne fund Telii. ("Si nuk na u nda nje here ky Teliti!" -mendojne rumunet), shfaqet si fantazme dhe u tregon te tereve se nuk ka dhe nje rrjete tjeter. Ajo eshte prapa portierit Vojnesku. Gol!

Tetor 1965
Komenti surprize kur u permbysen shkallet


Ne stadiumin "Qemal Stafa" zhvillohet ndeshja midis "Partizanit" dhe "17 nentorit", nje derbi tradicional e si pasoje stadiumi eshte mbushur" plot e perplot sa nuk ke ku te hedhesh dhe kokrren e molles", sic shprehej jo rralle Antoni ne komentet tij.

Ne kabine ndodhem une dhe ai. Befas nga fillimi i pjeses se dyte tribuna portative perballe tribunes qendrore anohet e brenda pak sekondash qindra e qindra shikues mbi shkallet e drunjta te saj ndodhen me kembe mbi cimenton e korridorit te gjate te kesaj tribune. Zhurma qe sjell rrafshimi i shkalleve te drunjta, per shkak te rezonances, krijon pershtypjen e nje termeti. Tmerr, frike, panik.!...

Ne cati ortek mijera shikues shembin telat e ndodhen ne fushe. Doemos qe ka te plagosur, por per fat te mire asnje te vdekur. Te demtuarit ndihmohen nga vete futbollistet e dergohen me makina te rastit, madje dhe me makina te udheheqesve drejt e ne spital. Drejtori i Radio Tiranes i ndodhur nje shkalle poshte kabines se transmetimit, me ben shenje me duar qe komenti te nderpritet.Dhe une bej te njejten gje. Por Antoni vazhdon komentin, por kuptohet jo per ndeshjen, sepse fusha eshte dyndur nga mijera shikues te lebetitur. Me fantazine e tij ai i ben nje pershkrim tere lojes se zhvilluar deri ne ato minuta te pjeses se dyte. Keshtu kalojne te pakten 7-8 minuta, derisa ndeshja rifillon.

Pas ndeshjes Mazreku me shpjegon se, po te ishte nderprere transmetimi i ndeshjes, radiodegjuesit, sidomos ne Tirane, do te shqetesoheshin, duke gjykuar se dicka e rende do te kishte ndodhur ne stadium, ku ishin dhe te aferm te tyre. Dhe me te vertete ata kuptuan qe loja ishte nderprere, por jo se shkallet e drunjta te stadiumit ishin shembur dhe se shume shikues ishin rrezikuar...Dhe kjo per merite te Anton Mazrekut.

Dhjetor, 1965
Gabimi qe bera


Edhe tani nuk ia fal vetes gabimin qe kam bere. Qe nga viti1956 nuk kam lene numer te gazetes "Sovjetski sport" pa lexuar e sipas rasteve dhe te gazetes italiane "La Gaxeta delo Sport", por gazeten "Sporti shqiptar" te drejtuar nga Anton Mazreku, (dhjetor 1935 -qershor 1939), nuk e kam lexuar. Keshtu marr nje autorizim nga drejtoria e Radio Tiranes se vetem me autorizime te tilla mund te lexohej shtypi i para Luftes dhe duke shfletuar koleksionin e saj, mbetem i mahnitur. Artikuj, reportazhe, portrete, komente, analiza, informacione nga bota, te shkruara ne pjesen derrmuese nga vete Antoni e te shoqeruara me fotografi me parakalojne ne faqet e kesaj gazete. Por ka dhe fotografi te mbretit Zog edhe artikuj qe e himnizojne...

Por a mund te menjanohej kjo? Kjo ishte e detyrueshme per cdo gazete te asaj kohe. Mirepo ne faqet e brendshme te gazetes Mazreku nuk kursente fjalet me te ashpra per qeveritaret. Po jap vetem nje shembull shume kuptimplote: "Fajin kryesor qe nuk po perparojme aq sa duhet ne sport dhe ne art nuk e kane keshillat e aq me pak lojtaret tane. Natyrisht nuk e ka as populli i unjter. Fajin e kane klasat e nalta te vendit, e kane me pare se kushdo, zyrtaret e nalte, ministrat, deputetet, te psurit, universitaret tane, intelektualet..." ("Sporti Shqiptar", 17 tetor 1937).

Nuk mjaftojne vetem keto. Antoni ka krijuar ne kete gazete nje dritare per amatoret e letersise, ku boton ne cdo numer nje faqe me krijime letrare te autoreve me te medhenj te letresise klasike frenge dhe italiane. Njohes i shkelqyer i frengjishtes, qe e ka studiuar ne Liceun e Korces, si edhe italishtes, ai i perkthen vete keta autore.

Por nuk mjaftohet me kaq.Edhe ne faqet e shtypit periodik ai boton shkrime terheqese per probleme te artit, sidomos te kinematografise, si dhe per probleme shoqerore,duke deshmuar horizontit e tij te gjere kulturor.

E, megjithate, per Antonin, aso kohe, kishin nisur te qarkullonin fjale se ai kishte qene drejtor gazete ne kohen e Zogut, njeri "i privilegjuar" qe kishte ngritur lart lavdine e regjimit ne fuqi, kur ai nuk ishte vecse kryredaktor, redaktor, daktilografist, korrektor, pra, te gjitha punet i bente vete ne gazete dhe sic e pame, mbante qendrim kritik ndaj regjimit.

Atehere kuptova perse ai nuk donte t'ia hynte nje pune kaq te madhe: te shkruante historine e futbollit shqiptar, te cilen mund ta bente vetem ai. Atehere do ta kishte te pamundur. S'mund te ndodhte ndryshe kur ai shkruante se bashku me mua shkrimin "20 vjet futboll shqiptar" fillesat e te cilit datonin me 1944, duke injoruar ne menyre te trashe se ai kishte nisur vite me pare e me 1930 zhvillohej kampionati i pare kombetar ku si futbollist merrte pjese dhe ai vete..

Janar, 1966
Doja te dija sa me shume per te


Dua te mesoj sa me shume per Anton Mazrekun. Ndaj nje te diel, pas nje ndeshje, kur ndodhemi ne zyrat e godines se re te Radio Tiranes, shume larg stadiumit, pasi ka mbaruar regjistrimin e komentit te kampionatit, qe e kryeson "17 Nentori " i Frasherit, Halilit, Kasmit, A.Memes, Bukovikut, Xhackes, Hykes, Kazanxhiut, Ishkes etj nis e flet per kete skuader dhe hidhet te "Tirana"- 6 here kampione ne vitet 1930-1938, te skuadrat e lagjeve te Tiranes qe luanin kryesisht ne Shallvare. Pastaj ndalet te "Shpresa", "Rrufeja", te cilat u bashkuan ne nje skuader, emrin e se ciles e pagezoi ai vete - "Shprefeja", per ndeshjet e saj kunder skuadrave fashiste qe u kthyen ne manifestime te zjarrta kunder pushtuesve... (Vite me pas kur shkruaja bashke me regjisorin Gezim Erebara skenarin e filmit "Fushe e blerte, fushe e kuqe"; (1985), per rolin e Anton Mazrekut me flisnin ish-futbollistet e "Shprefese", Skender Begeja dhe Zyber Lisi(Fagu).

Me pas Antoni me rrefen se si nje dite nje oficer gjerman me nje shoqerues i vijne atij ne shtepi dhe i kerkojne te komentoje ne Radio Tirana ndeshjen e futbollit midis "Tiranes" dhe skuadres perfaqesuese te ushtrise gjemane ne Shqiperi, "Vermaht Ausvald", te cilen komanda gjermane kerkon ta transmetoje ne gjermanisht dhe ne shqip gjermanisht. Por Antoni ato dite humbet gjurmet e keshtu kjo ndeshje nuk transmetohet ne gjuhen shqipe.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT