E shtune, 20.04.2024, 02:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Patrick Swayze: Po jetoj ferrin dhe është vetëm fillimi...!

E enjte, 08.01.2009, 11:48 AM


Patrick Swayze
Patrick Swayze
Pas një viti lufte të dhimbshme me sëmundjen e kancerit dhe zërave të shumtë që kanë qarkulluar rreth shëndetit të tij, Patrick Swayze ka pranuar publikisht përpra kamerave se po kalon ferrin për shkak të sëmundjes dhe është i terrorizuar për atë që e pret. “Besomëni se po përjetoj ferrin”- ka deklaruar ylli i Hollywoodit, i zhveshur nga të qënit sex simbol dhe duke pranuar se flet si një pacient.

Në një inetrvistë që pritet ë transmetohet sot në SHBA, dhënë me rastin e shfaqjes së filmit të tij të fundit, “The Beast”, Swayze është dukur i inatosur për atë që i ka ndodhur.

“Po është shumë e vërtetë që pyes pafundësisht se përse më ndodhi pikërisht mua dhe jam shumë i frikësuar”- ka treguar protagonisti i filmit që e bëri të njohur, “Dirty Dancing”, që dukej shumë qartë i dobësuar së tepërmi këto muajt e fundit.

Por, pavarësisht sëmundjes, ai ka marrë vetëm një ditë të lirë gjatë xhirimeve të fundit dhe ka punuar fort për 5 muaj me radhë duke lënë mënjanë edhe kurat për të nxjerrë në dritë projektin e tij më të ri.

Sipas tij, kur je në xhirime nuk mund t’i nënshtrohesh kimioterapisë, ose medikamenteve qetësuese, sepse ke shumë probleme ekuilibri.

Aktori zbuloi se kishte kancer në pankreas vetëm një vit më parë, në kohën e festave dhe diagnostikimi i bë në kohën që sëmundja kishte prekur mëlcinë.

Ai ka pranuar se ka humbur më shumë se 10 kg nga pesha e tij normale. “Jam duke kaluar ferrin dhe për fat të keq ky është vetëm fillimi”- ka thënë trishtueshëm ai.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora